Titulli: Shqiptarët janë rraca më e bukur në Europë
Artikulli me i gjere:
New York Times 1911: Beteja e Vraninës - një Zhan d'Ark shqiptare; shqiptarët raca më e shkëlqyer në Ballkan e Kostandinopojë
Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911
CETTINJE, 9 maj. - Një vajzë e re, emri të cilës përkon me emrin e dhënë të Vajzës së Orleans, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra, ajo menjëherë zuri vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Mënjanë nga faza romantike e ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.
Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka ende 22 vjeç, dhe është "një grua e re e mirë-zhvilluar, e gjatë dhe e bukur.” Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit, dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre."
"Dhe a janë vrarë ndonjëherë?"
"Po, kjo ndodh shpesh."
"Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve; ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta."
Shtënia me armë është pothuajse, dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor - qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla - dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.
Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e Shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku.
Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë.
Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.
21 maj 1911 The New York Times
Foto e pare:
Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911
Kjo histori u publikua edhe në Francë në 'Le Petit Journal'
Foto e dyte:
Shkrimi i NY Times, i perkthyer me siper