Histori ndryshe.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Shpesh kerkohet te rivelohet nji metodo e pershtatshme per kuptimin e llafallogjise.Ato pellitje,llapaqenitje, jane te kambashkuara me instrumenta analitike te pandryshueshem ne vazhdimesi,ne sensin qe cdo hap vjen i perseritur.Por perseritja ka ndryshim vetem ne radhen e tingujve e triades akordike,kur njihere fillohet nga nota me e ulet e triades dhe heres tjeter nga nota me e larte.Ralle qendrohet ne mesin e saj,ne tercen e primes.Degjuesi kerkon te vahzdoje zhvillimin,qe te con ne indetitetin e struktureste muzikore-shkruese dhe kuptimit te vertete simbolizuara ne te tjera vazhdime,por degjon perseri nji Do maxhor te vazhdueshem,e then ndryshe,nji iso e veshtire me tre nota,ose tre zera,terca te primes e te secondes ose primen,tercen dhe kuinten.U detyrova te shkoja larg ne kohe me ane te tunelit te Zvicres dhe rastesisht takova Sokratin ne trutuaret e djegura te Athines.I merzitur pamase nga ajo qe po ndodhte me sterniperit e adoptuar te tij,me tha:
-O ylli e Mengjesit,shiko se cfare solli Homeri me Akilrat dhe Udhizerat e tij.
-Mos u merzit Sokrat,ata jane te adoptuarit e races tende.Races tende i humbi trashegimi mashkullor.ne vitin 00,trashgmitaret e tu linden vetem femra qe Tito Livio u vuri emrin Graecam.
-I shikoj,i shikoj.Po pse nuk adoptuan te bardhe sic ishin vete te pakten?”.
-Kishin mbaruar Sokrat,i kishin detyruar Romaket te shkonin ushtare me pagese ne Vllahi.Keshtu qe nga Afrika e aferme,Egjypti e disa nga fise Kurde,mblodhen cfare mblodhen aty deri reth vitit 1850,vitit te arte te rilindjes se adoptuarve.Kulture e dije ata tani posedojne bile shume.
-Dije?Perse shprehja ime e famshme “une di nji gje qe sdi asgje”,nuk ka me vlere?
-Jo se nuk ka vlere Sokrat.Per kete u mundua dhe Shekspiri me “te jem apo te mos jem,kjo asht pytja” dhe nuk e gjeti dot pergjigjen.Ajo vlere ka,por nuk ka pergjigje.
-Pysis dhe jo pyes-me korrigjoi Sokrati duke u larguar tere frike nga zjarri i cili kishte filluar te kaperdinte dyqanet aty afer
Pas Sokratit,ndeza nji pishtar ne zjarrin e dyqaneve dhe u nisa jo si Dionisi,jo si Zeusi per te vrare dike e shakterruar dicka,jo per te djegur librat,por per te kerku me gjet ne skutat me te erreta te bibliotekave te hapuar per publikun (ato te Vatikanit thone se do t’happen ne vitin 3000,pas apokalipsit) nji metod me te pershtatshemse se metoda llafolloge moderne,me tri nota ne nji vrime.
Ne albanopolis me doli perpara e bija e Cabejit,i degjuar shume nga ato ane ne metoden nji vrime nxjerr tre nota,e cila ishte duke ngritur permendoren e babait te vete para nderteses qe simbolizonte injorancen e gjysem te adoptuarve.E pyta se ku m und te gjeja metoden,dhe ma tha qe librat e babait tim shiten ne Kosenve ne qytetin e Prijsve te lashte qe sot quhet Prishtine.Koha e shkuar me kishte ndikuar ne menyren time t’emenduarit.Me dukej akoma vetja nji banor i Ilirise antike (sipas hartave Romake).Po pse Prishtine,ne e kemi quajt Prijes tine.Nejse…shfleto e shfleto faqe pa mbarim…
Glottologia,lidhja e tingujve ne goje,konsonanca,disonaca,traspozicione,afiso,infiso,metatesi,tmezi..Nuk po gjeja asnji pergjigje te pytjes time.
Doja thjesht te kuptoja se si tingujt e alfabetit nderthuren midis tyre dukes sjelle te gjithe fenomenet qe kane sjelle ndryshimin e gjuheve te çdo vendi dhe epoke.Asgje.Do te doja edhe sikur Njigje,por Asnjigje.Gjithandej kulture ciceroniana(ciceron zogu,cerr,ciu,ci,ci),akademike.Asnji kulture specifike,konkrete.Ne fund bllokime te llojit,ose injorance e ndihmuara nga fraza te tipit “vjen nga greiqishtja”,vjen nga “ebraishtja”,vjen nga…nga “pi” greku. SAL/ SEL > FAL/ FEL > VAL/ VEL > AL/ EL > aFl, aPl, FaFl, BaBl… gjithmone diell jep?
Shkrues te lashte puthesakembesh,shkrues moderne puthesa kembesh.Amatore vetenderuar porfesioniste,armatosr me llafollogjine e veshbukosurve dhe sy perdosurve.Se per ate qe ne veteem e quajme “tru”,nuk kam çte flas,kane bile pak si teper.
Pompoze shkruasish,anonime pompoze,qe shkruajne ne menyre ekzemplare,me nji pasuri gjuhesore te jashtezakonshme,te paarritshme;por shpesh jane palloni(Palloni=eshte fjale italisht dhe jo shqip),te gjithe jasht te vertetes,vetem fryrje te medhafjale,omofone dhe arbitrare me nje imagjinate me arbittrare.
Fallsitet qe te ngri qimet e kokes ne mes duartrokitje te turmave pa emer(elite-e rrite).fallsiteti,nese vishet mire,duartrokitet,prej shekujsh ndodh.
Nese dikush dhuron ide pa kastumin e fallsitetit,fillon akordi i vazhdueshem i isose triade.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top