Hasan prishtina (1873 - 1933)

loyalx

Muslim
Hasan bej Prishtina ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin e dha për çështjën kombëtare shqiptare. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë.

Hasan Prishtina lindi në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci (tani Hasaprishtina). Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Por mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përseri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll.

Shovinizmi i xhonturqëve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri. Esat Pashë Toptani morri përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës.

Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes ’’ZUKRE’’ (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arësye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti së enjtes). Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore të qeverisë së Durrësit. Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqës në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Mori pjesë në përgaditjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e "zonës neutrale" të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.

Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar.

Në fund të muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.

“TRADHثTARI” HASAN PRISHTINA

Më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Mbas rrëzimit të qeverisë së Nolit më dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut.

Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, atëherë qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhës e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptarë shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse për të bërë historinë e Shqipërisë dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.

PASURIA E HASAN PRISHTINثS Nث SELANIK

Shkrimi i më poshtëm është marrë nga gazeta greke “Maqedonia e Re’’ e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, në Selanik, ku është shënuar se ai është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve’’.

Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare shqiptare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit’ djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundëshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë shumë e madhe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga (dikur zonë e privilegjuar). Ndërtesa është trekatëshe dhe rrethohet prej një oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë miljon dollarë amerikan. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. ثshtë e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirë me vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.


theranda.com​
 

Attachments

  • hasan_prishtina.jpg
    hasan_prishtina.jpg
    36.9 KB · Shikime: 20
Written by Tahir VELIU

"Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.


Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im

“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona”. - Kryengritja shqiptare e vitit 1915, - në internet prill 2007


hasanprishtina.com
 
PثRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE “MAQEDONIA E RE”

Shkrimi i më poshtëm është marrë nga gazeta greke “Maqedonia e Re’’ e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, në Selanik, ku është shënuar se ai është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve’’. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Ja dhe përshkrimi:

“Një tjetër vrasje që u bë në rrugën اimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen اimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim اelo, 28 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.

Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën اimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës اimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar.

Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtenë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes.

Fill pas krimit të tij vrasësi, që ti ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.

Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores ’’Beharnae’’ të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turur drejt rrugës ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta.

Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojes së policisë. Por nuk mundi t’i ik egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur:

- Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin.

Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit.

Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara.

Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë.

Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia.

Në orën 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.

Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun.

Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun.

Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajne tradhëtar.

Ibrahim اelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vërshtirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Morri pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”.


agimi.com
 
Kujtesa historike

Në 135- vjetorin e lindjes së atdhetarit, deputetit, ideologut, diplomatit dhe arsimdashësit të shquar demokrat e largpamës, Hasan Prishtina


H A S A N P R I S H T I NA

TRURI I LثVIZJES KOMBثTARE SHQIPTARE

(1908- 1933)




· Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja! Hasan Prishtina


Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI

Prishtinë, 02. 08. 2008



Ndër vendbanimet më të mëdha të Drenicës heroike është edhe Polaci. I shtrirë në një pozitë të mirë gjeografike, me tokë të bereqetshme e me kullosa të begata, përherë qe pikësynim i pushtuesve. Secili që shkeli në këto troje, e lakmoi këtë lokalitet të vjetër iliro- dardan. Për të, veçan ngulmuan cerberët e përtej Tunës. Kështu, midis dy luftërave botërore, këtij katundi iu shtuan edhe dy vendbanime të reja përplot me kolonë serbë e malazezë, Polaci i Ri dhe Kralica (sot më nuk ekzistojnë).


Sidoqoftë, Polaci mbeti ai që ishte, vendbanim autokton shqiptar. Banorët e tij jetojnë nëpër lagjet: Mahalla e Xhamisë (Kabashi, Kerolli, Xani, Hoti), Mahalla e Veliajve (Veliqi)), Mahalla e Kocëve dhe e Xanëve, ku jetojnë edhe familjet Gruda dhe Makolli. Në bazë të gjetjeve arkeologjike, si vegla pune, enë prej argjili, tjegulla, tulla, pastaj varrezat e vjetra etj., dëshmohet për vjetërsinë e këtij vendbanimi. Në fshat ka gjurmë të një kishe të vjetër te krishtere, që dëshmon se popullata ishte e besimit të krishterë, por më vonë përqafoi islamizmin. Në dokumentet e shkruara përmendet në kartat e mbretit Millutin (1313- 1318), në relacionet e arqipeshkv Pjetër Karagiqit (1725) dhe në regjistrin e manastirit të Deviçit (1777). Me emrin Polac është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës- Drenica, Prishtinë, 2005, f.133-134).

Nga ky truall, në çdo kapërcyell a periudhë historike, dolën njerëz të penës e të pushkës. Në mos për asgjë tjetër, Polaci ka ngelur në histori me atdhetarin më të madh të gjithë historisë sonë, me ideologun, me diplomatin, me arsimdashësin, me prijësin, me luftëtarin, me trurin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, me Hasan Prishtinën (1873- 1933).



Rrënjët në Drenicë



Kur, më 1771, një plak imëtak me emrin Ali, me qerren mbushur me plaçka, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri, askujt nuk i shkonte ndërmend se i nipi do të bëhej aq i madh, sa do ta trandë Perandorinë Turke në themel dhe do t’u prijë shqiptarëve në luftëra e beteja për çlirim e bashkim kombëtar. Ishte ky Ali Berisha i Policit të Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familjeje që vdiq dhe u varros në Polac. Në fakt, kur mori rrugën për në qytetin e lashtë të Vicianës, doli nga Mikushnica, nga lagjja Manxholli, ku kishte kohë që kishte zënë vend kjo rrënjë e Veliqëve të Polacit. Ky kishte me vete të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin

Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 fitoi titullin pashë.

Mahmuti la një djalë, Zejnullah bë Vuçitërnën dhe

Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin (Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933, Prishtinë, 2003, f. 16).

Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 1873 (kjo datë dominon në shumicën e dokumenteve të shkruara, por ka edhe mendime se ai ka lindur më 1878, si dr. Tahir Abdyli etj.). Deri më 1908 është quajtur Hasan Berisha-Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërna, kurse prej kësaj date, kur zgjedhet deputet i Prishtinës, nënshkruhet Hasan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e moshatarëve të vet. Familja e tij qëndronte mirë ekonomikisht. Axha i Hasanit e babai i Zejnullahut, Mahmuti, u angazhua në ngritjen e hekurudhës Mitrovicë- Shkup- Selanik, ndërsa i ati, Ahmeti punonte si furnizues i ushtrisë në garnizonin e Selanikut.

Djaloshi kureshtar dhe inteligjent, mësimet e para i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin e Prekazit, Hafëz Arifin (1834- 1902), nga i cili edhe u frymëzua me idenë e atdhetarizmës shqiptare. Meqë mësonte mirë dhe kishte mundësi materiale, ai do të vazhdonte shkollimin në Selanik dhe në Stamboll, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike- Juridike.

Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane, sidomos sa ishte në Selanik. Ishte ithtar i ideve të Revolucionit Francez (1789- 1794). Të gjitha këto u gërshetuan harmonishëm me edukatën e tij të lartë e të thellë familjare, përplot tipare atdhetare drenicase dhe u formua një personalitet i pastër e i kulluar liridashës, që nuk ia gjeje shoqin në gjithë shqiptarinë. Hasan Prishtina shumë shpejt u bë një erudit dhe purist i madh. Ai njihte shumë gjuhë. Brenda një kohe të shkurtër zuri pozita të rëndësishme në administratën turke dhe arriti të bëhet edhe kryekonsull në shtetin e Turqisë.



Deputet në Parlamentin turk



Ky veprimtar i palodhur u bë edhe më i njohur pas vitit 1908, kur u zgjodh deputet i Prishtinës për në Parlamentin turk. Ai që nga ky moment ndërroi edhe mbiemrin Vuçiterna dhe do të quhet Hasan Prishtina. Kontributi i tij në Revolucionin Xhonturk (Turqve të Rinj), qe shumë i madh. “Qëllimi i tyre ishte reformimi i Perandorisë osmane dhe rivendosja e Kushtetutës së vitit 1876. Për ta pasur përkrahjen e shqiptarëve, xhonturqit iu premtuan atyre se kur të arrijnë në pushtet, do t’ju njohin autonominë. Duke u bazuar në këto premtime, shqiptarët iu bashkëngjitën Lëvizjes Xhonturke dhe luajtën rolin vendimtar në rrëzimin e tiranisë së sulltan Abdyl Hasmitit II (1876- 1909). Në këtë rrjedhë, një rol të rëndësishëm, kishte edhe kazaja e Vushtrrisë, me në krye Zejnullah Begun dhe Hasan Prishtinën (Grup autorësh: Vushtrria me rrethinë, Vushtrri, 2003, f. 123).

Pra, trojet e tij, Kosova dhe Shqipëria, ishin ndër vatrat kryesore të këtij shpërthimi, që do të rezultonte me kthimin e Kushtetutës (Hyrjetit) dhe me disa premtime boshe. ”Kjo Lëvizje, e ndikuar nga revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit 1789, huazoi prej tyre devizën e njohur: Liri, Barazi, Vëllazëri, e cila u përdor si mjet propagandistik për arritjen e qëllimeve politike (Prof. dr. Ramiz Abdyli: Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinë, 2004, f.10).

Megjithatë, mundja e sulltan Abdyl Hamitit II, të cilin shqiptarët e quanin demon shpirtzi, u dha shanse të merrnin frymë më lirshëm edhe popujve të robëruar. Edhe shqiptarët e shfrytëzuan këtë hapësirë. Ata, edhe më parë kishin vepruar ilegalisht, por tashmë dolën hapur me klube, shoqëri e komitete. Kështu klubi Qendror “BASHKIMI” i Stambollit, gjegjësisht i Shkupit, ishte strumbullari i aktiviteteve atdhetare. Rreth tij ishin grumbulluar shumica e atdhetarëve shqiptarë, të cilët në prag të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, do të burgosen në Shkup e pastaj të dërgohen në Beograd.

Mirëpo, as turqit e rinj nuk e patën të gjatë, sepse nuk i realizuan premtimet e dhëna. Përkundrazi. Ata shkuan edhe më larg, nisen asimilimin e të robëruarve, duke i quajtur të gjithë shtetasit e Perandorisë Osmanlinj. Të zhgënjyer thellë, shqiptarët organizuan rezistencë edhe kundër tyre. Kështu, në përmbysjen e xhonturqve, shqiptarët dhe deputetët e tyre në Parlament luajtën rolin kryesor. “ثshtë me rëndësi të vihet në pah se në kohën e përmbysjes së xhonturqve në Stamboll ushtarët e Turqisë në Shkup, ndonëse ishin kryesisht aziatikë, i hoqën fesat dhe i vunë në kokë plisat e bardhë shqiptarë”(Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 38).

Por, kot. Për shqiptarët, asgjë e re. Edhe pse ministër i punëve të brendshme në Stamboll u vendos shqiptari Ferid pashë Vlora, përplasjet midis shqiptarëve të Kosovës dhe qeverisë turke veçse thelloheshin. Ekspeditat ndëshkuese të Xhavit Pashës kundër kryengritësve shqiptarë, në fillim të vitit 1909, e acaruan gjendjen edhe më.

Deputetët shqiptarë ngritën zërin kundër këtyre gjakderdhjeve e shkatërrimeve barbare. Më i zëshmi, si zakonisht, qe Hasan Prishtina, i cili me diskutimet e tij të zjarrta trazoi gjithë Parlamentin.

Dhe, të gjitha këta, nuk qenë pa rezultate. Në fillim të vitit 1910, ra kabineti i Hilmi Pashës. Në vend të tij u formua kabineti i ri i Haki Pashës, në të cilin nuk mori pjesë asnjë shqiptar i dalluar. Kryeministri i ri, që në fjalimin e parë, u tregua antishqiptari i madh: ” Më parë nga të gjitha do t’u flas për një gjë fort të nevojshme. Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë, janë shqiptarët. ثshtë frikë e madhe nga ky komb të mos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbet, të mos marrë diturinë me gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës” (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 47, citim: Rev. Leka, nr. VIII-XII, Bleni I, Shkodër, 1937, 388).

Edhe qarqet politike e publicistike serbe qonin ujë në mullirin e Haki Pashës. Atyre, më shumë së gjithë të tjerëve, u konvenonte pengimi i përparimit kombëtar shqiptar dhe shtypja mizore e kryengritjeve që kishin kapluar vendin. Zemra u bëhej mal me gjakderdhjet që shkaktonte satrapi Xhavit Pasha.

Shpirti revolucionar i Hasan Prishtinës nuk dorëzohej dot. Ai shpërthente si vullkan i pashuar, mu në gjirin e kësaj gërmadhe që, dita- ditës, po përmbysej nga brendësia e kalbur. Largpamësinë e tij, për rrezikun që vinte nga Aleanca Ballkanike, si për perandorinë, si për shqiptarët, nuk donin ta kuptonin fare. As kërkesat e tij për ta ndalur dhunën në Kosovë nuk i morën parasysh, andaj deputetët shqiptarë reagonin në mënyra të ndryshme...

Kryengritja e Madhe në Kosovë, në prill të vitit 1910, ku morën pjesë mbi tridhjetëmijë luftëtarë, u shua me gjak nga pesëdhjetë e pesëmijë forca turke, të udhëhequra nga Hilmi Pasha.

Kjo e tmerroi fare Hasan Prishtinën. Ai u ngrit në seancën parlamentare dhe kërkoi që të shpërndahej menjëherë kabineti i Haki Pashës, i cili mbante përgjegjësinë për ngjarjet tragjike. Kjo trimëri e pashoqe i la pa gojë parlamentarët turq. Shtypi shqiptar e quajti oratorin Luani i Prishtnës. Nga fjalët e tij mbrojtëse për kryengritësit u kuptua se ai ishte ideologu i tyre, andaj gjyqësia turke e dënoi me vdekje. Mirëpo, sulltan Mehmeti V Reshati, përdori diplomaci, duke e amnistuar.

Kjo nuk e frikësoi aspak deputetin kryengritës, siç kishin zënë ta quanin Hasan Prishtinën. Përkundrazi, ai përherë e më i ashpër. Kështu, më 3 mars 1911, prapë i parashtroi kërkesat kombëtare të kryengritësve shqiptarë, por ato u refuzuan nga Turqit e Rinj. Në mbrojte i doli plaku Ismail Qemali. Ministrat u zemëruan keq. Një deputet, Dervish beu nga Maqedonia, i doli prapa shpine dhe tinëz i ra shpullë plakut vlonjat. Hasan Prishtinës i erdhi aq rëndë, saqë i kërkoi dyluftim të pabesit. Sërish ndërhyn

Ismail Qemali: ”Biro! Ti i duhesh Shqipërisë!” Trimi e dëgjoi, por u tha troç: “Zotërinj, ta dini se kjo ngjarje do të sjellë gjëra shumë të liga!”.


Në kullë të Ahmet Delisë


Dielli i bukur pranveror po rrokullisej tej Bjeshkëve të Nemuna, duke ia lëshuar vendin muzgut krahë zi. Nga oborri i kullës së Balincit dolën dy veta hipur mbi kuaj. Morën përpjetë drejt kodrave të Galicës. Ecnin ngadalë duke kuvenduar qetas.

- S’mund ta plakja edhe sonte natën këtu. Po më bren diçka përbrenda. Sa më shpejt dua që të çlirohem, ta zbraz zemrën. Dua t’u shpalli luftë osmanlinjve të pabesë. Ndoshta më kupton edhe nuk më merr mëri që ika kaq shpejt, - thoshte ai më e riu.

- Të kuptova mirë, andaj të lejova- ia ktheu tjetri. Qëllimi yt fisnik e kombëtar më gjunjëzoi se përndryshe nuk do të lëshoja sonte kurrë. A e di që sa kohë s’kemi ndenjur bashkë?...

Në kodër të Galicës u ndalen për të pushuar. Zbritën nga kuajt dhe u ulen mbi do shkurre të prera rishtas. Ua hodhën një sy katundeve përpara: Galica, Luboveci, Mikushnica, Prekazi, Duboci, Beçiqi, Krasaliqi, Prelloci…U munduan të shohin edhe më larg. Polacin e kërkonin me sy, por kot. Nuk dukej prej andej, sepse edhe terri kishte zënë ta mbulojë horizontin.

-Ah, sa më ka marrë malli për këto anë,- foli përsëri ai i pari. Këto kodra e këto male të japin fuqi. Më shumë më pëlqejnë këto ferra murrizi se kolltukët Perandorake. Kontakti me to të forcon. Bëhesh si Anteu, i cili kur e prekte tokën ringjallej. Jemi vonë se do t’i binim rrotull, sa më larg që të shihja më shumë. Do të kthehesha edhe në Polac, të trualli i të parëve tanë. Aty pushon edhe stërgjyshi ynë, ndjesë pastë, Abdullah Aliu. Pranë Lkenit e ka varrin.

- Nisemi së na zuri nata, ia priti tjetri, duke hipur mbi kalë me njëqind mundime, ngase ishte trashur së tepërmi. Ke kohë për t’u çmallur me të gjitha. Dhe, vazhduan rrugën. E trupuan Lubovecin dhe, tamam kur po errej mirë, u gjenden në Prekaz. Hynë në kullën e Ahmet Delisë.

- Po cilët ishin vallë këta dy mysafirë të vonë?

- Ishte atdhetari sypatrembur Hasan Prishtina me kushëririn e tij besnik, Zejnullah Beun.

Po ç’kishte ngjarë vallë atë natë pa hënë në hyrje të Vushtrrisë?!

“Kur karroca, me të cilën Hasani dhe Zejnullai kishin ardhur nga Vuçiterni, po kthehej natën për atje, ra në pusi të patrullës te Ura e Gurit në hyrje të qytetit. Xhandarët, duke kujtuar se Hasani dhe Zejnullai ishin brenda në karrocë, shtinë mirë; po bataret bënë shoshë vetëm karrocierin dhe kujat...”(Skënder Luarasi: Isa Boletini; Tiranë, 1971, f. 114).

Ahmet Delia u gëzua shumë. Disa herë i përqafoi ngrohtësisht. Ishin të përmalluar. Plot tri vjet s’ishin parë, edhe pse kishin qenë shumë afër njëri-tjetrit. Në zemër të Perandorisë, Hasani në Parlament e Ahmeti në burg.

- O sa bukur po të qëndruakan rrobat e komitëve. Tash po dukesh malësor i vërtetë, tamam drenicak,- i thoshte Ahmeti. Nuk çmalleshin dot me fjalë. Kishin çka tregonin. Ahmeti kishte provuar gjithçka në qelitë e mykura të bodrumeve të gurta. Provokime, tortura e fyerje. Të gjitha i kishte përballuar. Kishte qëndruar stoik, i patundshëm…Ndërkaq Hasani mund të tregonte për poshtërsitë dha anomalitë që zhvilloheshin prapa perdeve parlamentare...

Të nesërmen, më 5 maj 1912, u tubuan krerët e Drenicës. Kishte edhe nga viset tjera shqiptare. Natën kishte ecur lajmi kudo: Hasan Prishtina kishte dalë në Drenicë. Në kullën e Ahmet Delisë do të mbahej një Kuvend historik. Dhe, të gjithë vrapuan andej. U mbush kulla plot e përplot. Hasanit e rritej zemra. U përgjigjej pyetjeve që ia bënin të pranishmit. Kënaqej me ta. Kjo i dukej e madhërishme në krahasim me Parlamentin Turk. Atje, anarki e vërtetë. Replika, sharje, fyerje e kacafytje fizike. E këtu krejt ndryshe, një flet të tjerët dëgjojnë. Mrekulli.

Pasdreke e bukur. Ora pesëmbëdhjetë. Kishin arritur të gjithë përfaqësuesit. Hasani, i ngazëllyer e plot emocione kënaqësie, u ngrit në këmbë dhe e mori fjalën:

-“Të dashur vëllezër! Nata pesëqindvjeçare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm. Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk. Tri vjet i kalova në të dhe çdoherë i pakënaqur. Aq haptas i kundërshtoja, saqë më quanin deputet kryengritës. U përpoqa me ngulm t’i mbroja të drejtat që na u garantuan me Kushtetutën e vitit 1908, por kot. Sa patëm mundësi e shfrytëzuam: E bëmë Alfabetin dhe i hapëm ca shkolla shqipe. Disa djem kosovarë ia dërgova Luigjit në Normalen e Elbasanit. Tërë pasurinë pata me e shkri për shkollat shqipe. Por, të pabesët, turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashës i mohoi të gjitha. Ai vetë pat deklaruar para deputetëve se: Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në Perandorinë tonë, janë shqiptarët. ثshtë frikë e madhe nga ky komb të mos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbët, të mos marrë dituri në gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Të gjitha këto i kundërshtova ditën e enjte, më 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmëruar haptas: Po nuk u përmbushen kërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrok armët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’i mbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita të gjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisë, atë të Skënderbeut dhe po i shpallim luftë TURQISث”.

Të pranishmit u pajtuan njëzëri. U betuan sipas tekstit që e kishte hartuar vetë Hasani, në të cilin thuhej: “Bajmë be e japim besën e burravet, se kemi me ba çfarëdo flije e në kjoft nevoja kemi me i ba kurban me duart tona robët e fëmijët tanë”.

Besëlidhja nuk u bë vetëm për luftë kundër Turqisë, por për rezistencë të armatosur kundër çfarëdo pushtuesi.

Zëdhënës i parë i shpalljes së kësaj kryengritjeje mbarëshqiptare u bë Ahmet Delia. Ai u caktua që t’ia dërgojë letrën Sulltanit përmes prefektit të Vushtrrisë. Dhe, po atë ditë, pa humbur kohë fare, u nis në detyrën e tij të shenjtë. Në dorë ia dha letrën prefektit. Ai, tërë ankth, e përcolli lart. Veziri i madh, me gjysmë shpirti, ia lexoi Padishahut. Ai u xhindos fare. Nga inati s’dinte ç’të bënte. Disa herë e shtyri ta përsërisë. Disi nuk iu besohej. Në të fare qartë thuhej: “Tue u binde se politika Jeune-Turke po vijon mizorisht në Shqipni, ashtu si pata deklaruar në Parlament, po ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit të Turqisë”. Asaj rrugë vazhdoi edhe për në Mitrovicë. Një tjetër letër e kishte për Nexhip Dragën. Atij i shkruante: “Krejt kosovarët e unë ngrehëm flamurin ë kryengritjes kundër turqve të rinj. Në qoftë se nuk dëshiron me u nda prej popullit të Kosovës, ky njeri ka për detyrë me ju pri deri në vendin ku gjendem me shokët e mi”(Hasan Prishtina: Një shkurtim kujtimesh për kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Shkodër, 1921). Nga Mitrovica Ahmeti u kthye i zhgënjyer. Nexhipi nuk iu përgjigj ftesës, duke u arsyetuar se ishte “i sëmurë” dhe nuk u përballonte dot maleve. Edhe ndonjëri nga bejlerët tjerë i bishtnoi besëlidhjes duke e refuzuar haptas ose duke iu bashkangjitur me vonesë. Mirëpo, në përgjithësi, popullata e gjerë e përqafoi dhe e përkrahu përzemërsisht.

Të mos harrojmë se këtyre kryengritjeve iu parapriu edhe Komploti i Taksimit, mbajtur në Stamboll, më 12 janar 1912, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit (1844- 1919). “Deputetët patriotë shqiptarë, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina etj, krahas kërkesave kombëtare që parashtruan në parlament, organizuan edhe një mbledhje të fshehtë në Stamboll, ku u ndanë detyrat dhe u vendos që kryengritja të fillonte në Kosovë. Hasan Prishtina do të shkonte në Kosovë për organizimin e kryengritjes, ndërsa Ismail Qemali do të shkonte në shtetet evropiane për të siguruar ndihma për kryengritjen” (Grup autorësh: Historia e popullit shqiptar 8, Prishtinë, 2003, f.119).



Vendimet e Kuvendit të Juniku



Tubimi në Kuvend të Junikut, që i zhvilloi punimet prej 21-25 maj 1912, ishte vendimtar për fillimin e kryengritjes se përgjithshme. Edhe këtë ngjarje i pari e pasqyroi këngëtari popullor:



Ushton Gryka e Kaçanikut,

U mblodh paria n’odë t’Junikut,

N’Junik janë mbledhë shumë trima,

N’kam’ u çu’ Hasan Prishtina:

- Merrni vesh, të bijt e Kosovës,

Sot ne mreti i Stamollës

Na ka çu’ lira e pare,

Me ja shitë votrën shqiptare.

Ka harru’ i biri qenit

Se jem’ nipa t’Skënderbegit,

Se nuk domë dukat as lirë,

Veç Kosovën e domë t’lirë!


Vërtet aty u hartua Programi prej 14 pikash dhe u caktuan udhëheqësit për rajonet e Kosovës: Bajram Curri për Gjakovë me rrethinë, Hasan Prishtina për anët e Pejës, Sadik Rama për Llapushë, Anadrin e deri në Opojë, Xhemail Berisha me Isa Boletinin për Mitrovicë e Fushë të Kosovës dhe Idriz Seferi me Hasan Hysenin për anët e Gjilanit (Jetish Kadishani: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinë, 2003, f. 117).

Forcat shqiptare arrinin në mbi 10 mijë luftëtarë. Të gjithë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Memorandumi e tij, dërguar fuqive të mëdha, përbëhej nga 14 kërkesa, që më vonë do të njihen si “14 pikat e Hasan Prishtinës”. Ato ngërthenin këto kërkesa:



1. Me përdorue në Shqypni nëpunës të praktikuem puth dijnë gjuhën e zakonet e vendit:

2. Me ba shërbimin ushtarak vetëm në Shqypni e Maqedoni, për jashta kohës së luftës:

3. Me ba e me vu në zbatim ligje tue u bazue në ligjen e maleve për disa krahina në të cilat asht forcue me fakte se nuk mund të nxirret kurrnjë fryt prej organizimit të drejtësisë;

4. Me i dhanë shqyptarëve armët e nevojshme e moderne, mënyra e të damit të cilave do t’i përkitte Qeverisë;

5. Me themelue e me hapë shkolla reale në të gjitha Prefekturat e qendrave të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës e të Janinës, që numrojnë ka një popullsi ma se 300.000 frymësh, me hap edhe shkolla bujqësije si të Selanikut, mbasi vendi me krejt kuptimin asht nje vend bujqësie si dhe me shti në program të mësimeve gjuhën e vendit;

6. Me hape shkolla teologjike moderne nder vende ku asht nevoja;

7. Me kenë i lirshëm në Shqypni të hapunit e të themeluesit e shkollave private;

8. Me u mësue gjuha e vendit në shkollat fillestare, qytetse e në gjimnaze;

9. Me i dhanë randsi të posaçme tregtisë, bujqësisë e punëve botore si edhe me plotsue e me përhapë udhët e hekurit;

10. Me u vu në veprim organizimin e krahinave;

11. Me u kujdesue me ruejtë ma fort se përpara zakonet e tradicionet kombëtare;

12. Me e çpallë amnistinë, pa vështrue klasë e racë, për të gjithë othomanët që kanë marrë pjesë në kryengritje, për komandantët, oficeret, nëpunësit e ushatrët që kanë lanë ushtrit e vendet e veta si dhe për të liruaimit e t’ikunit prej burgut në kohën e kryengritjes;

13. Me u dhanë çdamin, mbas çmimit të vërtetë, prej Qeverisë Turke për të gjitha ato shpija që u prishen ma para e nuk u kje dhanë të zotve çdamimi si dhe për ata që u prishen e u rrenue kësaj here;

14. Me i marrë në gjyq të naltë pjesëtarët e kabineteve të Haki e të Sait Pashës (Dr. Tahir Abdyli: Po aty, f. 133-135).


Kryengritjet u zgjeruan dhe morën përpjesëtime edhe më të mëdha. Kudo: luftëra, përleshje e beteja të njëpasnjëshme. Kosova e tëra u la në gjak.



Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë (1912)



Ahmet Delia, fill pas Kuvendit historik të Junikut, u kthye në Drenicë dhe nisi aksionet konkrete. Brenda një kohe të shkurtër asgjësuan shumë banda diversantë serbe, të cilat, të veshura me rroba kombëtare shqiptare, bënin krime mbi shqiptarët, duke u përpjekur t’ua hedhin fajin atyre. Ai dhe Isa Boletini e morën përsipër vijën më të vështirë të frontit: Drenicë- Mitrovicë- Vushtrri- Podujevë- Prishtinë. Këtu ishin përqendruar edhe forcat kryesore turke nën komandën e Fadil Pashës.

Përleshjen e parë të përgjakshme me ushtrinë turke drenicasit e zhvilluan në Braboniq, më 19 korrik 1912, kur e shpartalluan një batalion të këmbësorisë turke. Për heroizmin luftëtarëve drenicas flet edhe konsulli austriak në Mitrovicë, Tahy, i cili, pos tjerash shkruante:” Dje, nga Peja ka mbërritur Regjimenti i Këmbësorisë nr. 37. U vonuan, sepse një orë pa mbërritur në Mitrovicë janë sulmuar nga shqiptarët e Drenicës në Braboniq, 25 persona janë çarmatosur, 2 prej tyre janë qëlluar, ku njëri ishte komandant togu”. Të njëjtën kohë ishin thyer keq edhe dy batalione të tjera në Boletin. Të bashkuar, drenicas e shaljanë, nën udhëheqjen e Ahmet Delisë dhe të Isa Boletinit, u nisen drejt Novi Pazarit. Edhe aty hynë pa pengesa të mëdha. I liruan të gjithë të burgosurit. Më 23 korrik, u nisen për në Mitrovicë. Tashmë ishin bërë 6000 luftëtarë. Valiu i qytetit nuk rezistoi fare. Mitrovicën e morën pa luftë. Marshuan drejt Vushtrrisë. Ushtria turke kishte zënë prita rreth urës së Silnicës. Por, kot, nuk qëndruan dot. Edhe ky qytet i lashtë u çlirua më 27 korrik. Të nesërmen u nisen për në Prishtinë.

Në çetat e Ahmet Delisë ishte radhitur edhe djaloshi 20-vjeçar, Azem Bejtë Galica, bashkë me dy vëllezërit e mëdhenj; Seferin e Zenelin. Heroizmi dhe trimëria e tij i kishin lënë përshtypje edhe Isa Boletinit.

- I kujt asht ai djalë?- pyeti Isa Boletini.

- I biri i Bejtë Galicës, Azemi, - u përgjigj njani prej trimave që ecte mbas tij (Ajet Haxhiu: Shota dhe Azem Galica, Tiranë, 1976, f.18). Trimi shaljan e kishte njohur mirë trimin drenicas, Bejtë Galicën. E kishte pasur shok lufte dhe dhëndër. Pa dalë mirë të Pestova e zuri. U përshëndet me të dhe e përgëzoi me këto fjalë: “Të lumtë, ore djalosh trim!. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh rrugën e tij luftarake. Kjo është rrugë e vështirë, por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra m’u bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një djalë trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë së një vend që lind brezni trimash nuk do të humbët kurrë! (Bedri Tahiri: Azem Bejtë Galica, Prishtinë, 1995, f. 27).

“Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Hasan Feri, Ahmet Delija e të tjerë po vepronin energjikisht nëpër krahinat e Kosovës që të lidhnin besën për bashkimin e forcave kryengritëse...”(Ajet Haxhiu: Hasan Prishtina dhe Lëvizja patriotike e Kosovës, Tiranë, 1964, f. 63).

Dhe, shumë shpejt flaka e kryengritjeve përfshiu tërë Kosovën. Një vit më parë e kishte munduar veten kot sulltani plak, Mehmet Reshati V. Kishte ardhur në Kosovë, tek varri i Muratit I, të cilin, më 15 qershor 1389, e kishte therur me thikë trimi drenicas, Milosh Nikollë Kopiliqi. Erdhi për ta qetësuar gjendjen, por i shkoi mundi huq. Disa krerë, në mesin e tyre edhe Isa Boletini, nuk e pritën fare. Mosparaqitjen e tij e shfrytëzoi Hasan Prishtina për t’iu hakërruar sulltanit plak. “Pasha ekselencë, t’ju themi të drejtën as ne nuk na ka pasë hije me ardhë! E Isa Begu asht nga ana që nuk e gëlltit e as që harron nderin që me dajak i asht marrë popullit. Shqiptari çdo gja fal, po nderin kurrë, pa e marrë hakun. Qe, pra, Isa Boletini asht nji nga të parët e atyne, i vendosun e me karakter të papërkulshëm, si i ka hije shqiptarit. Ftesave që i kemi ba kështu na u ka përgjigj”(Tafil Boletini: Kujtime, Tiranë, 2003, f. 114).

As dorëheqja e xhonturqve s’dha rezultate. Shqiptarët ishin të vendosur në kërkesat e tyre që u takonin. Ata e çliruan Prishtinën, Ferizajn dhe u nisën drejt Shkupit…

Më 12 korrik 1912, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e shumë luftëtarë të tjerë u gjenden në Shkup si çlirimtarë. Kjo e tronditi në themel Perandorinë e kalbur osmane, saqë, më 5 gusht 1912, do të shpërndahet edhe Parlamenti i Stambollit.

Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e tokave shqiptare. E formuan Aleancën Ballkanike dhe, atëherë kur bisha euro-aziatike po jepte shpirt, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e porsaçliruara shqiptare, u vërsulen si një lukuni ujqish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej ta kafshonte një copë më të madhe nga trupi i gjakosur i Shqipërisë Etnike.

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të re. Fitorja e 28 Nëntorit 1912, ishte e brishtë dhe fare gjysmake. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga plaku i urtë, Ismail Qemali, Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato, pamëshirshëm, filluan zullumin dhe terrorizmin mbi popullsinë shqiptare. Shumica e udhëheqësve dhe krerëve të Lëvizjes ishin burgosur. Në mesin e tyre edhe truri saj, Hasan Prishtina. Ai, bashkë më disa shokë (Shaban Pashë Gjinolli, Xhemajl bej Sylejman pashë Berisha, Nuredin beu, Rushit beu, Muharrem Efendiu, Ibrahim be Kokolari nga Prishtina; Hasan Prishtina nga Vushtrria; Nexhip Draga nga Mitrovica; Seit Hoxha nga Shkupi; Qemail beu, nga Jashar Pasha Peja; Idriz Seferi me djalin Kasumin nga Gjilani dhe Mustafë Mysini, profesor nga Shkupi”, mbaheshin në burgun e Kalemegadanit në Beograd (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 178).

Pra, ata ishin kapur në Shkup nga forcat serbe. “Hasan Prishtina me shokë shteti serb e izoloi sepse nuk guxoi ta likuidonte publikisht ngase kishte drojë nga opinioni evropian. Prandaj, derisa Hasan Prishtina me shokë ishte burgosur në Shkup dhe depërtohet në kështjellën e Beogradit (4 nëntor 1912- 1 prill 1913) Serbia në Kosovë kishte vendosur pushtetin okupues të juntës ushtarake me dirigjime ruse dhe do të ushtronte gjenocid të paparë deri atëherë në botë (Dr. Hakif Bajrami: Pse Hasan Prishtina më 28 Nëntor 1912 nuk ishte në Kuvendin e Vlorës, Kosova nr. 24-25, Prishtinë, 2003, f. 131).

Për çudi, ndaj tyre, veçan ndaj Hasanit, mbanin qëndrim të butë. Silleshin mirë, se u duhej për ta qetësuar Drenicën e tij kryengritëse. Dhe, mashtroheshin keq. Nuk e hante ai atë karrem, nuk komprometohej kurrë.

Megjithatë, më 4 dhjetor 1912, formohet Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe Hasan Prishtina emërohet ministër i Bujqësisë (Akademik Kristaq Prifti: Pavarësia dhe shteti shqiptar, Kosova nr. 24-25, Prishtinë, 2003, f. 56).



Hapja e shkollës shqipe në Vushtrri (1915)



Hasan Prishtina është unikat edhe në fushën e arsimit kombëtar. “Kontributi i Hasan Prishtinës për zhvillimin e arsimit kombëtar është i madh dhe nuk mund t’i gjendet krahasim jo vetëm në historinë e popullit shqiptar, por edhe në historinë e popujve të tjerë. Përpjekjet e tij për shkollën shqipe përbënin një krah të luftës së tij të përgjithshme për lirinë kombëtare shqiptare,- konstaton historiani i njohur, dr. Muhamet Pirraku.

Ky arsimdashës i flaktë, fitoren mbi regjimin e tiranit sulltan Abdyl Hamitit, e shfrytëzoi në të mirë të gjuhës dhe shkollës shqipe. Me nismën e tij, pa humbur kohë, u organizua Kongresi i Alfabetit në Manastir, i cili i zhvilloi punimet prej 14- 22 nëntor 1908. Mirëpo, vendimi i Kongresit që, hëpërhë, të mbesin në fuqi dy alfabete, ai i Stambollit ( i Sami Frashërit) dhe ai i Shkodrës ( i Shoqërisë “Bashkimi”, të udhëhequr nga Preng Doçi, Gjergj Fishta, Ndoc Nikaj etj), nuk qe i kënaqshëm për Hasanin. Kjo sillte telashe të mëdha, ua hapte gojën armiqve, që të thoshin nuk ka bashkim kombëtar. Nisur nga kjo, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Ismail Qemali e deputetë të tjerë shqiptarë në Parlamentin e Turqisë, hartuan Programe dhe bënë kërkesa që populli shqiptar dhe gjuha e tij amtare të gëzonin barazi në perandori.

Në këtë vazhdë shkon edhe Kongresi i Elbasanit, i njohur edhe si Kongresi i Shkollës Shqipe, i mbajtur më 2- 9 shtator 1909. ثndrra e Hasan

Prishtinës që të dominojë alfabeti latin në shkollat shqipe, po bëhej realitet. Atë vit do të nisë punën edhe Shkolla Normale me në krye Luigj Gurakuqin. Në atë vatër diturie do të mësojnë edhe shumë nxënës nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinës. Ky atdhetar kishte vendosur që gjithë pasurinë e vet ta shkrinte për shkollën shqipe.

Dhe, kjo pati sukses. Përhapja e arsimit shqip mori rrugë të mbarë gjithandej trojeve shqiptare. Drejtori i Normales së Elbasanit, atdhetari Luigj Gurakuqi, i priste përzemërsisht djemtë e Hasanit, siç i quante ai nxënësit kosovarë dhe gjithmonë i entuziazmuar brohoriste: Rroftë Hasan Prishtina!

Peripecitë e shkollës shqipe gjatë asaj periudhe janë të shumta, herë lejoheshin, herë ndaloheshin, dhe, gjithmonë në kacafytje me ngfulfatësit e saj anadollakë, qëndronte i madhi, i dituri dhe sypatremburi, Hasan Prishtina.

Edhe pushtuesit e rinj, austro-hungarezët e bullgarët, nuk u treguan aq të ashpër ndaj shkollave shqipe në Kosovë. Ata që u gjendën nën sundimin austro-hungarez, për një nuancë jetuan më mirë dhe i gëzuan disa të drejta më tepër se ata nën sundimin bullgar. Ky pushtues lejoi hapjen e shkollave në gjuhën amtare. Aspiratat dhe përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës, veçmas të intelektualëve përparimtarë të tij, për një sistem arsimor në gjuhë amtare shqipe filluan të mëkëmben më 1916, në ato treva, të cilat i pushtoi Austrohungaria. Vjena lejoi dhe ndihmoi jo vetëm hapjen e shkollave laike e shtetërore shqipe, por njëkohësisht bëri të mundur që pjesërisht edhe administrata të realizohej në gjuhën shqipe (Prof. dr. Hajrullah Koliqi, Shkollat dhe arsimi në Kosovës në vitet 1915 - 1918, “Shkëndija”, nr. 4, Prishtinë, 1994).

Pra, shqiptarët, edhe pse të vetëdijshëm për qëllimet imperialiste të Vjenës, i shfrytëzuan rrethanat e krijuara dhe brenda një kohe të shkurtër u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe dhe u vendosën shqiptarë nëpër administratat lokale (nëpër komuna dhe rrethe).

Atdhetari, Hasan Prishtina, në këto kushte deri diku të volitshme, themeloi edhe organizatën politike me emrin “Komiteti i Kosovës”.”Rëndësia historike e kësaj organizate ilegale shqiptare me qendër në Mitrovicë ishte se në shkallë brilante e ndaloi përpjekjen e Austro-Hungarisë, që në bashkëveprim me Turqinë t’i deportojë shqiptarët e religjionit mysliman në Turqi. Deportimi duhej të fillonte më 1917 (Ethem اeku: Struktura politike e ilegales së Kosovës, Tiranë, 2006, f. 27 ).

Ndër qytetet që i shfrytëzuan këto rrethana ishte edhe vendlindja e Hasanit, Vushtrria. Aty, që në fund të vitit 1915 e gjejmë shkollën shqipe, e cila është ndër të parat në Kosovë. Nxënësit e parë të saj kanë qenë:

1) Emin Badivuku,

2) Musai i Ibrahim Agës,

3) Aliu i Latif Agës,

4) Fevziu i Mustafë Agës,

5) Ferat Ahmet Pika,

6) Sylejman Popova (djali i Hysit),

7) Maksut Xhafer Muharremi,

8) Isaji i Ibrahim Agës,

9) Hyzejr Hoti,

10) Naim Jahja Bylykemini,

11) Abdullah Begu,

12) Besim Zejnullah Begu (Berisha),

13) Përtej Izet Badivuku,

14) Jakup Hafuz Maxhuni,

15) Alushi i Mahmut Begut,

16) Bahtijar Begu,

17) Ilijaz Badivuku,

18) Hamdi Zajmi,

19) Rizai i Latif Agës,

20) Qazim Ali Riza,

21) Haki Guxha,

22) Sherif Isuf Gara dhe

23) Ibush Fanda (Fahri Buçinca, “Rilindja”, më 30. X. 1979).


Pas tre- katër muajsh, po me këta nxënës u formua edhe banda muzikore-frymore (orkestra frymore) e shkollës, e cila u pagëzua me emrin e Hasan Prishtinës, i cili ishte nismëtar i saj dhe me mjetet e veta bleu veglat muzikore.

Të mos harrojmë se ky apostull i arsimit shqip, në të njëjtën kohë, e kishte hapur edhe një shkollë shqipe në Polac të Drenicës, në vatrën e të parëve të vet.

Në anën tjetër, as krahun luftarak, nuk e la të pushojë për asnjë çast. Pas shuarjes së dy kryengritjeve dhe depërtimit të forcave serbe thellë në tokat shqiptare, ky atdhetar, edhe pse ishte ministër në Qeverinë e Durrësit, kaloi në Malësinë e Veriut dhe riorganizoi rezistencë të re me dibranët e me lumjanët. Kështu, kur sulmohet Garnizoni serb në Zhur, grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i këpusin telat (lidhjet) telegrafike e telefonike në malet e Koretnikut (Sheradin Berisha: Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006).

“Hasan Prishtina, për t’i treguar edhe njëherë botës së lirë se populli shqiptar kërkon liri dhe bashkim, se asnjëherë nuk është pajtuar dhe nuk do të pajtohet me gjendjen e krijuar në Luftën e Parë Ballkanike, me shokët e idealit dhe me përkrahjen e popullit punoi dhe organizoi edhe kryengritjen e tretë, të cilën drejtpërdrejtë e udhëhoqi vetë, e cila shpërtheu më 12. 2. 1915 në Zhur dhe përnjëherë u përhap në vijën Qafë Thanë deri në Malësinë e Gjakovës (Dr. Liman Rushiti: Rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesve serbo- malazezë 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25, Prishtinë, 2003, f. 169).



Takimi me Azem Galicën


Patriotët shqiptarë, krahas çeljes së shkollave në gjuhën shqipe, u angazhuan edhe për organizimin e kryengritjeve për çlirim dhe pavarësi kombëtare. Kështu, në verë e vitit 1916, Hasan Prishtina dhe Azem Bejta, u takuan në Vushtrri dhe për tri ditë rresht, biseduan dhe trajtuan shumë probleme madhore kombëtare. Siç dihet, Azem Galica, prijës ideor e shpirtëror e kishte Hasan Prishtinën. Edhe Hasani, çdo aksion luftarak e realizonte përmes trimit të paepur, Azem Bejtë Galica.

Nga ky moment u punua paralelisht në dy fronte:

1) Në hapjen e sa më shumë shkollave shqipe, të cilat do të punojnë deri në vitin 1918 dhe

2) Në përgatitjen e një kryengritjeje të armatosur me karakter gjithëkombëtar.

“Qeveria borgjeze e Jugosllavisë pati problem në fillim (1918 e deri më 1928) me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me armë, e cila ishte shkolla më e avancuar për atë kohë për fitoren e lirisë e udhëhequr nga Bajram Curri, Hasan Prishtina,. Azem Bejta e shumë të tjerë”(Dr. Hakif Bajrami: Qëndrimi i Jugosllavisë Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në Kosovë (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinë, 1983).

Se tash e tutje punohej me Program të qartë shihet edhe në takimin e Azem Galicës me inspektorin e përgjithshëm të Beogradit, Mihajlo Ceroviqin, në tetor të vitit 1919, në Fushë të Zhabarit, ku, në mesin e kërkesave të tij ishin edhe këto: ”Të lejohet hapja e shkollave shqipe; gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare, dhe nëpunësit e huaj të zëvendësohen me nëpunës shqiptarë...(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 89).

Kështu, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë, që deri tash kishte pasur më tepër karakter lokal dhe ishte zhvilluar në formë guerile, në vitin 1918 merr përmasa të gjera. Në tërë Kosovën, sidomos në zonën bullgare (Bullgaria ishte para kapitullimit) ndihej zëri i kryengritësve. Po përgatitej një luftë e përgjithshme.

Këto lëvizje dhe përgatitje i përcillte edhe Serbia. Kapiteni i ushtrisë, Kostë Millovanoviqi (1871- 1944) nga Gjyrakovci, i njohur më tepër si Kostë Peçanci ose Kostë Vojvoda, kur kthehet nga fronti i Selanikut interesohet të lidhet me Azem Bejtën, kinse për një luftë të përbashkët kundër austro-hungarezëve. Kështu, në verën e vitit 1918, ata takohen në fshatin Pridvorcë të Koloshinit të Ibrit, në shtëpinë e Alempie Bozhoviqit. Aty i heton xhandarmëria austriake dhe e ndërrojnë vendin. Kalojnë në Varragë ku e lidhin një lloj marrëveshje, sipas së cilës do të luftonin bashkë shqiptarë e serbë deri të çlirohet vendi e pastaj secili popull do të jetojë i lirë në trojet e veta.

Edhe pse u lidh kjo marrëveshje, askund nuk përmendet, as nuk dihet për ndonjë luftë të përbashkët. Dihet se Kosta, kudo i shfrytëzonte luftërat dhe fitoret e Azem Bejtës, të cilin e “konsideronte” komandant. Këtë e vërteton edhe Sokol Mehaj nga Tomoci i Istogut, i cili thotë se ka qenë në rrugë afër Gjyrakocit, kur kaluan Azemi dhe Kosta. Serbët dhe ushtarët e zënë robër, që punonin në rrugë, filluan të brohorasin “Rroftë Kostë Vojvoda!” Kosta iu afrua njërit dhe duke i rënë me këmbë i bërtiti: “Thuaj: Rroftë Azem Bejta e jo Kosta, ky është komandant!”(Liman Rushiti, “Rrethanat politike-shoqërore në Kosovë (1912 - 1918)”, Prishtinë, 1986, fq. 199)

Siç u pa më vonë, kjo kishte qenë tradhti dhe mashtrim djallëzor, që u kushtoi shtrenjtë çetave kryengritëse. Sidoqoftë, armët e lirisë jehuan anë e kënd trojeve tona...



Themelimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”



Të nxitur nga momentet historike, një grup intelektualësh e patriotësh, vendosën të krijonin një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin në luftë për çlirim kombëtar. Kështu, më 1 maj 1918, intelektualë e patriotë të shquar, nën udhëheqjen e Hoxhë Kadriut (Kadri Lutfulla Prishtina 1978 - 1925), ilegalisht u grumbulluan në Shkodër dhe formuan Komitetin me emrin “MBROJTJA KOMBثTARE E KOSOVثS”. Në të vërtetë ky ishte vazhdim i “KOMITETIT Tث FSHEHTث”, krijuar gjithashtu në Shkodër nga Hoxhë Kadriu, më 1915.

Komiteti, edhe pse selinë e kishte në Shkodër, kudo, që nga jugu e deri në veri, i kishte degët dhe nëndegët e veta. Ai kishte edhe organin e vet, gazetën “POPULLI”, të cilën e udhëhiqte Sali Nivica, e cila botohej në Shkodër. “Gazeta kreu një mision të shenjtë, detyrën e mbrojtjes së idealeve kombëtare”(Dr. Lush Culaj: Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918- 1928, Prishtinë, 2004, f. 48).

Në Këshillin Qendror të KOMITETIT Tث KOSOVثS bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjidhnin kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin. Kryetar ishte Kadri Prishtina, i cili në shenjë të erudicionit të tij quhej Hoxhë Kadriu, sekretar ishte Bedri Pejani, nënkryetar Hysni Curri. Të tjerët ishin anëtarë, por secili kryente detyra të caktuara.(Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997, f. 29).

Në kohë të ndryshme, si anëtarë të Komitetit punuan me vetëmohim luftëtarët e Lëvizjes Kombëtare Demokratike si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir (i poshter) Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif Pasha, Sotir Peci, Ragip e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj. (Eqber Skëndi, “Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina)”, Prishtinë, 1992, fq. 38).



Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”



Për t’u ndihmuar kryengritësve Komiteti i Kosovës përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës më 1919, me këtë përmbajtje:

I. Asnjë kryengritës nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.

II. Asnjë kryengritës nuk guxon të djegë shtëpia, të rrënojë kisha e gjëra të tjera.

III. Plaçka është jasak (e ndaluar) e kryengritjes.

IV. Asnjë kryengritës nuk guxon të bëjë ndonjë shëmtim mbi trupat e të vrarëve të armikut, as t’i zhvesh ata armiq që vdesin a plagosen ose që zihen robër.

V. Veprimi më i gjallë është kundër ushtrisë, xhandarmërisë, kundër komitëve të armikut që kundërshtojnë me armë në dorë...

VI. Një tradhtar që kundërshton luftën krahas me armikun ose veç është kundër qëllimit shqiptar, ka për t’u vrarë pa gjyq e pa afat e kushdo që të jetë. Por, një tradhtar pa armë në dorë ka për t’u gjykuar para gjyqit të kryengritjes (pas) e ka për t’u dënuar mbas dokumentesh e jo vetëm sipas thashethemeve të hallkut.

VII. Me të zbatuarit e jo me të çliruar të një katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe çarshia të ruhen me njerëz, besnikëria e kryengritjes të ndjekë armikun pa afat e pa bjerrë asnjë dakik nëpër qytet e nëpër katunde.

VIII. Kot e pa nevojë, as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit të armikut, s’ka pse të derdhet. Por aty ku është nevoja një kryengritës nuk guxon të kursejë aspak gjakun e vet.

IX. Aeroplanët, konsullatë e çka i përket këtyre ka për t’u ruajtur me njerëz më besnikë e me të marrë vesh.

X. Të vrarët shqiptarë s’kanë për t’u shti në dhe derisa të vijë një komision i huaj. Mizoritë e bëra prej armikut kanë për t’u shënuar dhe për t’iu dëftuar Evropës e Amerikës (Dr. Limon Rushiti, “Lëvizja kaçake në Kosovë (1918 - 1918)”, Prishtinë, 1981, f. 94 – 95).

Më 24 prill 1919, filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi.. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919.

Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe i poshter Rexha i Kërnicës.

Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta.

Në dhjetor të vitit 1919 dhe janar të vitit 1920, Hasan Prishtina, kryesoi delegacionin, që Komiteti “Mbrojtja Kombëtare Shqiptare” dërgoi në Konferencën e Paqes në Versajë- Paris, për të kërkuar bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të mbetura jashtë kufijve londinezë me shtetin kombëtar shqiptar.



Ideologu kryesor i Lëvizjes Kaçake



Hasan Prishtina për asnjë çast nuk pushoi së punuari për çështjen kombëtare. Tashmë, ai ishte truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përkrah dy burrave të mëdhenj të kombit, dy drenicasve të pandarë, Hasan Prishtinës dhe Azem Galicës, qëndronin edhe dy burrëresha sypatrembura, Igballe Prishtina dhe Shotë Galica. Këto bashkëshorte e bashkëluftëtare besnike, pos aksioneve luftarake, nëpër fronte e beteja, ndihmonin edhe në organizimin e përhapjes së diturisë e të gjuhës amtare në masat e gjera popullore. Sa e sa libra e abetare arritën t’i shpërndajnë anë e kënd trojeve tona të mbuluara nga terri i natës pesëshekullore aziatike.

Lufta e Parë Botërore, në të cilën morën pjesë 74 milionë ushtarë, mori fund në nëntor të vitit 1918. Ajo u kushtoi popujve 10 milionë të vrarë, 21 milionë të plagosur, afër 8 milionë të zënë robër dhe 3.5 milionë invalidë të rëndë të luftës (Dr. Xheladin Shala, “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe (1912 - 1918)”, Prishtinë, 1990, fq. 341).

Pas Luftës së Parë Botërore, disa popuj fituan lirinë dhe pavarësinë, kurse disa të tjerë ranë nën robërues të rinj. Shqiptarët, pas gjithë atyre luftërash dhe përpjekjesh për çlirim kombëtar, përsëri mbeten të robëruar. Kësaj here vatrat e tyre i shkeli një pushtues i egër e barbar, që shqiptarët e njihnin prej vitit 1913.

Secilën dramë politike të Evropës gjatë historisë (Luftën ruso-turke, dy luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore) Serbia e ekspansioniste i ka shfrytëzuar për zgjerimin e kufijve të vet nga të gjitha anët. Kështu, edhe krijimin e shtetit të parë të sllavëve të jugut ajo e konsideronte si rast për të shtrirë përfundimisht pushtetin e saj mbi Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe mbi territoret e tjera joserbe (Tomisllav Marçinko, Luftërat dhe zgjerimi i kufijve të Serbisë, gazeta “Bashkimi”, nr. 2, Prishtinë, më 12. III. 1991).

Kështu, pa humbur kohë borgjezitë serbe- kroate- sllovene, më 1 dhjetor 1918 formuan shtetin e përbashkët me emrin Mbretëria SKS, e cila më vonë shndërrohet në Jugosllavi monarkiste. Themelimin e saj e nënshkruan: Nikolë Pashiqi për serbët, ndërsa Ante Trumbiqi për kroatët dhe sllovenët. Mbret u zgjodh Aleksandër Karagjorgjeviqi.

Në kuadër të këtij shteti, ku dominonte elementi serb, u përfshi edhe territori i Kosovës. Banorët e saj (me përjashtim të serbëve dhe malazezve) sërish i ndoqi fati i eksploatimit dhe mohimit të tërësishëm të të drejtave kombëtare (Miodrag Nikoliq, Njëqind vjet nga lindja e Zef Lush Markut, “Rilindja”, më 24.X.1985).

Posaçërisht shqiptarët iu nënshtruan një terrori dhe zullumi të tmerrshëm. Mbi ta u vërsulën xhandarë e banda plaçkitëse, ushtarë e xhelatë të tërbuar. U krijua një gjendje e vështirë dhe e padurueshme. Filluan rrahjet, maltretimet, burgosjet, plagosjet, vrasjet, internimet, zhdukjet masive e deri te djegia e fshatrave të tëra. Shkollat që ishin hapur në gjuhën shqipe, në zonën austro-hungareze, u mbyllën menjëherë. “Me një fjalë, populli shqiptar u gjend në situatë mjaft të vështirë dhe iu ekspozua formave më brutale të shfarosjes dhe shtypjes, duke mos gëzuar as të drejtat më elementare dhe demokratike” (Dr. Jusuf Bajraktari, Rrënjët historike të autonomisë në Kosovë “Rrjedhat”, nr. 1, Poneshevc, 1990).

اetat e lirisë, të udhëhequra nga Azem Bejtë Galica, e kuptuan se armët nuk duhet hequr nga supi. Përkundrazi, ato duhej shtrënguar edhe më fuqishëm, duhej organizuar edhe më mirë në luftë kundër një pushtuesi barbar e të pamëshirshëm. Kështu, në Drenicë ende valonte shqipja e lirë. Organet e pushtetit të ri e kishin të vështirë të depërtonin në këto vise sepse: “Atje ekziston një çetë (اeta e Azem Bejtë Galicës - vërejtja e autorit, B.T.) me 50 - 60 shqiptarë të armatosur, e cila qysh në fund të tetorit (1918) shetiste dhe kontrollonte nëpër terren duke i dëbuar kryetarët e komunave që i kishte vendosur pushteti serb, nën moton: “Qysh ju mund të vendosni pushtetin serb kur këtu do të jetë Shqipëri...”. Sipas mendimit të naçallnikut të Zveçanit, derisa kjo çetë nuk çarmatoset, pushteti nuk mund të hyjë në Drenicë, respektivisht nuk mund të ketë autoritet”(Bogumil Hrabak, “Reokupacia oblasti srpske i crnagorske dr‍ave”, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinë, 1968, f. 271).

Këto që thoshin organet pushtetmbajtëse ishin të vërteta. Azem Bejta me çetën e tij, që nga momenti kur Kostë Peçanci dhe forcat franceze e tradhtuan në Pejë, doli në Drenicë dhe i filloi aksionet luftarake. Të gjitha organet lokale, kryetarët e komunave dhe rretheve që i kishte vendosur Serbia i ndoqi dhe i dëboi. Me sugjerimet që i mori nga Komiteti i Kosovës e veçan nga Hasan Prishtina, ai inicioi formimin e çetave të tjera. Kështu brenda pak ditësh kudo ndihej zëri i kryengritësve, të cilët në çdo vend e në çdo rrugë zhvillonin luftime guerile.

Mbretëria SKS që nga themelimi nëpërmes politikës agrare, me kolonizimin e këtyre trojeve me elementin sllav, hartoi programe për serbizimin e territoreve të Shqipërisë Etnike.

Në të vërtetë këto plane ekzistonin qysh në vitin 1912, por luftërat e ndërprenë zbatimin e tyre. Mirëpo, si akt zyrtar, u shpall më 25.II.1919, kur u miratuar Dekretligji për zbatimin e reformës agrare.

Përkundër këtyre masave represive, forcat kryengritëse po vepronin kudo. Numri i tyre ishte rritur shumë. Në ndërkohë Azem Bejtë Galica ra në kontakt me ideologët e Lëvizjes اlirimtare, me Hasan Prishtinën, me Hoxhë Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramën etj. dhe ia kishin filluar përgatitjeve për një kryengritje të përgjithshme në Kosovë kundër pushtuesit serb.

Brenda një afati të shkurtër u grumbulluan forca të mëdha, të cilat vetëm pritnin shenjën e fillimit të kryengritjes. Këto përgatitje, rekrutimi i të rinjve dhe mobilizimi i burrave për luftë, i ka paraqitur mjaft mirë dhe këngëtari popullor:



Kush po zhdirgjet Qyqavicës

Luftëtarët e Azem Galicës

Shumë ushtrinë e ka tubue

trup Drenicën e kanë trupue

se n’اubrel kokan shkue

lypin djem henez me shkrue,

mbret Azemin dojnë me e vnue.

Azem Bejta ni mbret i ri

Sadik Rama pasha i tij

S’i kanë shoktë në shtatë krali..

Siç po shihet, idelogu kryesor i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të viteve 1918- 1924, e cila më shumë njihet me emrin Lëvizja Kaçake, është i palodhuri Hasan Prishtina...



Kryeministri largpamës që donte bashkim kombëtar e jo gjakderdhje vëllazërore



Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur për copëtimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Lëri Kosovën dhe trojet e tjera, që përherë ishin të gjakosura me pushtuesit grabitqar, por edhe kjo gjysmë Shqipëri ishte katandisur keq. Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët!- do të lutej me plot të drejtë mendjendrituri ynë, Faik Konica. Në të vërtetë, shqiptarët dallkaukë të atyre ditëve, të vitit 1921, ishin bërë varrmihës të vetvetes. Kabinetet qeveritare ndërroheshin për çdo ditë. Ishte bërë mishmash i vërtetë, ku nuk e njihte qeni të zonë. Veprohej sipas interesave klanore, fisnore, krahinore, fetare e individuale. Edhe dora e huaj ishte e pranishme në ato gatime.

Hasan Prishtina nuk pushonte së vepruari në rrugën e nderit kombëtar. Ai mori pjesë edhe në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe, që nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur deputet i Dibrës në Parlamentin Shqiptar.

Në këto rrethana shqetësuese, Hasan Prishtina, përpiqej të bëjë ç’është e mundur për të shpëtuar nga Shqipëria gjysmake. Më 8 dhjetor 1921, Këshilli i Lartë ia besoi formimin e Qeverisë. Kryeministri i ri, me vizione të qarta të bashkimit kombëtar e formoi kabinetin e tij me këtë përbërje:

1. Luigj Gurakuqi- ministër i brendshëm,

2. Fan S Noli- ministër i jashtëm,

3. Zija Dibra- ministër i luftës,

4. Hoxhë Kadriu- ministër i drejtësisë,

5. Koço Tasi- ministër i financave,

6. Kristo Dako- ministër i punëve botore dhe

7. Haki Tefiku- ministër i Arsimit Publik.


Mirëpo, kabineti i tij nuk u pëlqye nga Ahmet Zogu dhe esadistët, andaj që të mos vinte deri te gjakderdhja vëllazërore, ai tërhiqet, duke dhënë dorëheqje pas katër ditësh. Zogu nuk u kënaq me kaq. “Armiqësia e Zogut ndaj grupit prokosovar në Shqipëri vazhdoi edhe pas periudhës së marrjes së pushtetit, në dhjetorin e vitit 1924. Ai i kishte premtuar Beogradit se do ta ndalonte Komitetin e Kosovës; disa nga udhëheqësit kryesorë të këtij Komiteti, si për shembull, Hasan Prishtina, ikën në Vjenë. Zogu arganizoi një atentat për ta vrarë atë në Vjenë më 1828, por pa sukses. Edhe Hasan Prishtina përgatiti një kundëratentat për të vrarë Zogun, por edhe ai dështoi; pastaj po atë vit Hasan Prishtina u dënua nga Zogu me vdekje, në mungesë”(Noel Malcolm: KOSOVA- Një histori e shkurtër, Prishtinë-Tiranë, 2001).

Pra, Ahmet Zogu vazhdoi ndjekjet dhe dënimet e atdhetarëve shqiptarë, duke i shpallur si antikomëtarë. Kështu, për vrasjen e Hasan Prishtinës, u premtuan 2000 franga ari si shpërblim. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me Azem Galicën, të cilin e kishte dënuar me vdekje, në mungesë.

Hasan Prishtina ishte i vendosur në rrugën e tij atdhetare e revolucionare. Nuk i trembej aspak vdekjes. Kjo u vërtetua edhe kur e një ditë marsi 1922, i rrethuan befasisht. Ishte vetëm me të shoqen, Igballën. I rrokën armët dhe i zunë pozicionet. Në ndërkohë ai u ul dhe, me gjakftohtësi mahnitëse, e shkroi Testamentin, me të cilin tërë pasurinë e vet ia linte shkollës shqipe. Mirëpo, derisa Hasani e shkroi testamentin, Igballja me armë në dorë kishte çarë rrethimin.



Në Zonën Neutrale të Junikut (1921- 1923)



Nën presionin e Fuqive të Mëdha, dhe të luftërave të pandërprera në Kosovë, në muajin dhjetor 1921, u formua e ashtuquajtura “Zona Neutrale e Junikut”. Ky territor i lirë përfshinte këto fshatra: Junik, Mulliq, Batushë, Brovinë, Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc, Shishman e Koshare (Liman Rushiti, Po aty, f. 184). Në të u vendos pushteti nga ana e popullit vendës, nga shqiptarët dhe gëzonte autonomi të plotë. Si shumica e çetave kaçake, edhe اeta e Azemit kaloi atje. Me veti i kishte edhe dy gratë: Shotën e Zojën dhe u vendos në shtëpinë e Tafë Hoxhës.

Nuk kaloi shumë kohë e në Zonën Neutrale të Junikut erdhi edhe Hasan Prishtina që u vendos te Salih Bajrami- Berisha (Mr. Ibrahim اitaku: AZEM GALICA dhe veprimtaria luftarake e çetave kaçake të Drenicës, Prishtinë, 1996, f. 387).

Kryengritësit, herë- herë, dilnin edhe jashtë territorit të vet. Kështu ngjau edhe në fund të vitit 1922, kur u vendos të sulmoheshin forcat qeveritare zogiste. “Mbledhja u mbajt nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës e të Azem Galicës. Para se të niseshin për këtë sulm, Hasan Prishtina para më se 1200 kryengritësve te Kroni i Gjocës, në Junik, mbajti një fjalim të zjarrtë. Pas fjalimit kryengritësit menjëherë u hodhën në sulm, dhe qysh në ditët e para të janarit 1923, ata morën Tropojën, mandej krejt Hasin, rrethuan qendrën e prefekturës-Krumën, sulmuan forcat e xhandarmërisë në Krahinën e Nikaj- Mërturit dhe arritën deri në breg të Drinit. Luftimet më të rrepta që u zhvilluan ato ditë, ishte sulmi rreth Krumës që u zhvillua nga dy drejtime. Njërën anë e drejtoi Azem Galica, ndërsa anën tjetër Sadik Rama”(Mr. Ibrahim اitaku: Po aty, f. 418).

Azem Bejtë Galica, siç është parë edhe nga kërkesat e tij, drejtuar Qeverisë serbe, ishte dashamirës i madh i arsimit. Sa shumë e çmonte mençurinë! “Thuhet se Skënderbeu, kryoxhakut e vente Kokë Malqin, si plak të mençur, afër tij Lekë Dukagjinin, si burrë të Kanunit e në vendin e tretë ulej vet. Azem Galica, ndërkaq, në vend të madh e qitke Ramadan Shabanin, si mendar, ngat tij Hasan Prishtinën, si dijetar e të shkolluem e në vend të tretë u ungjke vet. Megjithatë, në Drenicë, zakonisht thuhej: Ku t’ungjet Azem Bejta, është vendi i madh” (Dr. Mehmet Rukiqi: “Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë, Prishtinë, 1998, f. 65”).

Kryetrimi e donte shkollën dhe librin në përgjithësi, veçmas atë në gjuhën amtare. Këtë më së miri e vërteton letra e një mësuesi serb, Milivoje Bozovica, i cili i mësonte nxënësit shqiptarë, në gjuhën serbo-kroate, në shkollën fillore të Turiçecit. Ai shkruan: “Njëherë, papritmas pas Luftës së Parë Botërore, shkova për ta vizituar vëllanë, i cili atëherë punonte nëpunës i komunës në Runik. Në katundin Qubrel, papritmas njerëz të armatosur dolën nga mali, më lidhën dhe filluan të më maltretojnë. Kur erdhi Azem Bejta më pyeti kush jam e çka jam. Unë ia thashë të vërtetën se jam mësues fshati. Ai pastaj urdhëroi të më zgjidhin dhe m’u drejtua:

-Ne, miku im, nuk jemi kundër mësuesve, por kundër borgjezisë serbomadhe. Merre kutinë dhe mbështille një cigare. Pastaj më uroi udhë të mbarë dhe suksese të mëdha në shkollë”
(Nebil Duraku, “VUS”, Zagreb, 9.VI.1971, nr. 997).

Në “Zonën Neutrale të Junikut”(1921- 1923), me iniciativën e Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Azem Galicës u hap shkolla për të rritur. “Shkolla e katundit Golaj në Has qe kthyer në një “shkollë komitash”. Atje, me pushkën në njërën dorë e në tjetrën librin, shquhej midis luftëtarëve të lirisë së Kosovës sokolesha dhe komita e vjetër kombëtare, Shota, e cila për gjashtë muaj mori dëftesë për klasën e tretë. Ajo u thoshte shokëve: “Jeta pa dije është si lufta pa armë”. ثshtë për të shënuar se për mbarëvajtjen e اetës në mësime vazhdimisht interesoheshin vetë Hasan Prishtina e Azem Galica (Ajet Haxhiu, Po aty, f. 184).

Se Hasan Prishtina arsimin e kishte në qendër të vëmendjes tregon edhe Apeli i tij i fundit, i vitit 1931, dërguar sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Kombeve, Enrik Drumandit në Romë, i shkruan në Vjenë, në gjuhën frënge, ku pika e parë u kushtohet shkollave shqipe: Afër një milion shqiptarë të banuar në Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre amtare. Ju është ndaluar të themelojnë shkolla me mjete private” (Dr. Izber Hoti: Në udhëkryqet e historisë dhe të historiografisë shqiptare, Prishtinë, 2003, f. 14).

Pasi e bëri edhe një vit e ca nëpër Malësi, sidomos në Zonën Neutrale të Junikut, Hasan Prishtina dhe disa atdhetarë të taborit të tij, largohen fare nga Shqipëria...Edhe aktiviteti i tij në ilegalitet, pati efekte pozitive. “Së bashku me Bajram Currin punoi aktivisht në përgatitjen e revolucionit të 1924-ës. Njëkohësisht mbante lidhje me çetat kryengritëse kosovare nga të cilat s’e shkëputi kurrë vëmendjen, sepse i konsideronte të domosdoshme për ekzistencën e lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Hasan Prishtina mendonte se ndryshimi i regjimit në Tiranë do të ndikonte për realizimin më me me siguri të kushteve për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të mbetura nën zgjedhën serbe”(Marenglen Verli: Nga Kosova për Kosovën, profile biografike, vëllimi i parë, Tiranë, 2006, f.244).

Ai, në mërgim, u vu në krye të organizatës “Komiteti i اlirimit të Kosovës” dhe besnikërisht përcolli rrjedhat e ngjarjeve në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, që po vuanin nën barbarinë serbe. Për të gjitha këta raportonte në Lidhjen e Kombeve dhe në organet më të larta evropiane.



Atentati kobtar në rrugën اimisku në Selanik




Paralajmërimi i Hasan Prishtinës se Ahmet Zogu është i dëmshëm për kombin dhe vendin, andaj duhet qëruar nga faqja e dheut, doli i saktë. Matjani i tërbuar, nuk zgjodhi mjete e metoda për të ardhur në pushtet. Me përkrahjen e serbëve e mundi Qeverinë e brishtë të Nolit dhe u vërsul mbi atdhetarët e vërtetë. Hasan Prishtinës po i thaheshin krahët. Më nuk i kishte Azem Galicën, trimin që, për të gjallë e kishte paralajmëruar e kërcënuar Ahmet Zogun dhe përkrahësit e tij se, “nji kime floku të kresë me m’ja luajt Hasan Prishtinës e Bajram Currit, qe besa tanë bejlerët, bashkë me princin e tyne Zogun kam me i varë nëpër rrugë!”(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 149). Madje ai qe caktuar të bënte atentat në të, por për shkak të rrethanave të krijuara ai vendim nuk u ekzekutua. Pra, pas një epopeje të lavdishme ishte shuar edhe Zona e lirë e Drenicës e njohur më shumë si ARBثRIA E VOGثL (1923- 1924). Atij tashmë i mungonin edhe shumë e shumë të tjerë, i mungonte Avni Rustemi (1895 - 1924), i mungonte Luigj Gurakuqi (1879- 1925), i mungonte Bajram Curri (1862- 1924)...

Jeta e atdhetarit të madh shqiptar në mërgim po vështirësohej dita- ditës. Në gjurmë të tij ishin lëshuar shumë shpirtshitur, të cilët e ndiqnin këmba- këmbës. “Kështu, vetëm në Vjenë, për vrasjen e Hasan Prishtinës, dërgohen, së paku pesë atentatorë që dihen: Pjetër Kallmeti (nëntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt 1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku në atë kohë, edhe Hasan Kosova” (Dr. Tahir Abdyli, Po aty, f. 283). Kjo edhe e detyronte që shpesh t’i ndërronte vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qëndrimet. Kudo që shkonte, në Gjermani, në Francë etj. punonte dhe vepronte në të mirë të çështjes kombëtare. Zëri i tij, përmes Memorandumeve e peticioneve të ndryshme, depërtoi edhe në Lidhjen e Kombeve. Sa ishte në Paris fati e goditi pamëshirshëm. Atje i vdiq bashkëshortja dhe bashkëveprimtarja, Igballe Prishtina. Ky qe grushti më i rëndë i jetës për këtë vigan të papërkulur. Këtë më së miri e dëshmon letra e datës 8 qershor 1931, të cilën Hasani ia dërgoi Zonjës Maria Urban në Vjenë:



“ Zonjë

Unë e humba gruan time, ajo vdiq, më goditi një e keqe e madhe, më dërmoi një e keqe e paparë, vërtet jam fatkeq. Gjithmonë besoja se unë do të vdisja para saj, por vaj, ajo vdiq para meje duke lënduar zemrën time e duke më lënë në një situatë të pamëshirshme. Ah, çfarë fati tmerrshëm, çfarë goditje mizore. Nuk e di se si do të jetë e mundshme t’i qëndroj kësaj çmendie që po ma gërryen zemrën në një mënyrë të pabesueshme. Nuk po gjej kurrfarë ngushëllimi. Prej sot në kuptimin e plotë të fjalës jam fatkeq.

Të fala Z.,burrit tuaj, ua puth sytë fëmijëve.

Pranoni nderimet e mia të përzemërta.

Hasani



P. S. Në këtë moment e mora letrën tuaj, ju falënderohem Zonjë, Edhe njëherë po ua përsëris një fakt, vërtet jam mjaft fatkeq. Urban beu më shkroi për ëndrrën që e kishte parë para disa ditësh për gruan time”.



Së fundi, i lodhur, i mërzitur, i vetmuar, i demoralizuar dhe i thyer shpirtërisht, u dëbua nga Vjena dhe u vendos në Selanik, në banesën ku jetonin e ëma dhe i vëllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisë. Spiuni i regjur, Ibrahim اelo nga Resnja e Maqedonisë, i cili kishte mbi gjashtë muaj që po e përcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe këtu. Siç duket ai kishte informacione të sakta dhe erdhi pikërisht ato ditë kur Hasani ishte larguar nga banesa e të vëllait dhe ishte vendosur në një banesë..

Më 14 gusht 1933, në rrugën اimisku të Selanikut, derisa po shëtiste, Ibrahim اelo i doli Hasan Prishtinës pas shpine dhe e qëlloi me katër plumba. Trimi e kishte parë, por i kishte besuar. E pagoi me kokë sinqeritetin e tij prej atdhetari besnik.

Sipas një varianti tjetër vrasja kishte ndodhur kështu: “Një shqiptar i bëri shoqëri për të pirë një gotë me të në kafenenë “Astoria” të Selanikut, për sapo u ulën, ai nxori revolen dhe i zbrazi gjashtë plumba në trup”(Noel Malkolm: Po aty, f. 299).

“Hasan bej është vrarë në çastin kur ka dalë nga kafeneja “Astorija” në shoqëri me vrasësin dhe ishte nisur të shkonte tek i vëllai Omer Fevzi Prishtina, i cili banonte në Selanik, në rrugën “Pavle Melasi” nr. 24. Vrasja ka ndodhur në mënyrë të befasishme dhe në rrethana të jashtëzakonshme. Hasan bej dhe vrasësi i tij kanë qenë ulur dhe kanë biseduar në të njëjtën tavolinë në kafenenë e përmendur...(Prof. dr. Liman Rushit: Vrasja e Hasën Prishtinës sipas gazetës serbe “Politika”, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinë, 2006, f. 336)

Krismat e këtij atentati jehuan larg e larg. Reagimet qenë të ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore të madhe. Kjo tregon se sa i rëndësishëm ishte Hasan Prishtina.

“Hasan Prishtina pati një jetë me shumë peripeci. Armiqtë politikë i bënë katër herë atentate, dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë dhe gjashtë herë u dënua me vdekje (xhonturqit një herë, Esat Toptani një herë, serbët një herë, qeveria e Ahmet Zogut tri herë” (Marenglen Verli: Po aty, f. 247).

Për një kohë, emri dhe vepra e të madhit Hasan Prishtina, i cili, përveç veprimtarisë së bujshme politike, njihet edhe si autor i shumë artikujsh dhe i një përmbledhjeje kujtimesh për Kryengritjen antiosmane të vitit 1912, sikur mbetën nën tisin e harresës.

Në vitin 1977, me një ceremoni zyrtare, eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. Ata u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve, në Kukës, në qytetin e Heroinës Shotë Galica. Me dekret presidencial nr. 435, datë 26.01.1993, atdhetari dhe luftëtari Hasan Prishtina është dekoruar me Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë, me këtë motivacion:”Udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithëkombëtare për pavarësinë që sollën krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912”.
Në Kosovë puna qëndroi më ndryshe. Patriotin demokrat, Hasan Prishtina, populli e mbajti në mendje e në zemër. ”Hasan Prishtina, ose Hasën Beg Vushtrria, siç quhet nga shumë tregimtarë, zë vend të denjë në tregime popullore. Krijuesit dhe bartësit s’mund ta fshehin krenarinë e tyre, me rastin e tregimit, sepse ai ishte me origjinë nga Polaci i Drenicës. Njihej si luftëtar i penës dhe i pushkës që nga vitet 1908- 1933. Ishte direk i të gjitha ngjarjeve, i luftërave dhe i rezistencës, deri në shpalljen e Pavarësisë më 1912, dhe më tutje. Luftoi për njohjen e Shqipërisë dhe bashkimin e tokave shqiptare, për arsimin dhe kulturën shqiptare. Ndihmon moralisht dhe materialisht hapjen e shkollave shqipe. Ishte iniciator për dërgimin e nxënësve kosovarë në Normalen e Elbasanit”(Dr. Mehmet Rukiqi: Po aty f. 123).

Mirëpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e anatemoi dhe e ndaloi dhunshëm. Emri dhe bustet e tij nëpër shkolla e institucione të tjera ishin caqe të vandalëve mesjetarë të stepave karpatiane.

“Ideologu e luftëtari i madh shqiptar, Hasan Prishtina, veprën e vet të madhe për çlirimin e atdheut e nisi dhe e sosi me mjete të pastërta. Për bashkimin dhe organizimin e shqiptarëve për kryengritje të përgjithshme përdori mjetin më të fuqishëm që kishte- besën shqiptare. Me këtë institucion të lartë shpirtëror gjithmonë Hasani i kreu me nder e me sukses. Ishte njeri i besës, ndaj kishte autoritet të burrat e dalluar të kohës në të gjitha viset shqiptare” (Faton Mehmetaj- Fitnete Ramosaj: DEاANI- Monografi, Zgjimi, Deçan, 1997, f.161).

Sot është koha që kjo figurë e shquar dhe e nderuar kombëtare, të vlerësohet drejt dhe t’i jepet vendi i merituar në histori e në Altarin e Pavdekësisë. Emri dhe fotot e tij nëpër shkolla, rrugë e institucione, nuk mjaftojnë. Jo, jo! Ai meriton më shumë. Ai dhe vepra e tij duhet përkujtuar e nderuar me konferenca e simpoziume shkencore dhe duhet përjetësuar në lapidarë e në shtatore madhështore anë e kënd Trojeve Etnike Shqiptare. Në këtë vazhdë u shkrua edhe ky shkrim modest përkujtimor, pa mëtuar të thuhet diç e re, të cilin dua ta përmbylli me mendimin e tij antologjik: “Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur jepni mendimin tuaj!”.



LITERATURA



1. Abdyli, dr. Tahir: Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933, Prishtinë, 2003.

2. Abdyli, prof. dr. Ramiz: Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinë, 2004.

3. Bajrami, dr. Hakif: Pse Hasan Prishtina më 28 Nëntor 1912 nuk ishte në Kuvendin e Vlorës, Kosova nr. 24-25, Prishtinë, 2003.

4. Bajrami, dr. Hakif: Qëndrimi i Jugosllavisë Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në Kosovë (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinë, 1983.

5. Berisha, Sheradin: Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006.

6. Bajraktari, dr. Jusuf: Rrënjët historike të autonomisë në Kosovë “Rrjedhat”, nr. 1, Poneshevc, 1990.

7. Fahri Buçinca, “Rilindja”, më 30. X. 1979.

8. Culaj, Mr. Lush: Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997.

9. Culaj, dr. Lush: Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918- 1928, Prishtinë, 2004.

10. اitaku, mr. Ibrahim: AZEM GALICA dhe veprimtaria luftarake e çetave kaçake të Drenicës, Prishtinë, 1996.

11. اeku, Ethem: Struktura politike e ilegales së Kosovës, Tiranë, 2006.

12. Duraku, Nebil: “VUS”, Zagreb, 9. VI. 1971, nr. 997.

13. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit: Hasan Prishtina (Përmbledhje dokumentesh 1908- 1934), Tiranë, 1983.

14. Grup autorësh: Vushtrria me rrethinë, Vushtrri, 2003.

15. Grup autorësh: Historia e popullit shqiptar 8, Prishtinë, 2003.

16. Haxhiu, Ajet: Hasan Prishtina dhe Lëvizja patriotike e Kosovës, Tiranë, 1964.

17. Haxhiu, Ajet: Shota dhe Azem Galica, Tiranë, 1976.

18. Hoti, dr. Izber: Në udhëkryqet e historisë dhe të historiografisë shqiptare, Prishtinë, 2003

19. Hrabak, Bogumil: Reokupacia oblasti srpske i crnagorske dr‍ave, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinë, 1968.

20. Koliqi, prof. dr. Hajrullah: Shkollat dhe arsimi në Kosovës në vitet 1915 - 1918, “Shkëndija”, nr. 4, Prishtinë, 1994.

21. Kadishani, Jetish: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinë, 2003.

22. Luarasi, Skënder: Isa Boletini, Tiranë, 1971.

23. Mehmetaj, Faton-Ramosaj, Fitnete: DEاANI- Monografi, Zgjimi, Deçan, 1997.

24. Malcolm, Noel: KOSOVA- Një histori e shkurtër, Prishtinë-Tiranë, 2001.

25. Marçinko, Tomisllav: Luftërat dhe zgjerimi i kufijve të Serbisë, gazeta “Bashkimi”, nr. 2, Prishtinë, më 12. III. 199).



26. Nikoliq, Miodrag: Njëqind vjet nga lindja e Zef Lush Markut, “Rilindja”, më 24. X. 1985.

27. Osmani, dr. Jusuf: Vendbanimet e Kosovës- Drenica, Prishtinë, 2005.

28. Prishtina, Hasan: Një shkurtim kujtimesh për kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Shkodër, 1921.

29. Prifti, Akademik Kristaq: Pavarësia dhe shteti shqiptar, Kosova nr. 24-25, Prishtinë, 2003.

30. Rushiti, dr. Limon: Lëvizja kaçake në Kosovë (1918 - 1918), Prishtinë, 1981

31. Rushiti, dr. Liman: Rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesve serbo- malazezë 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25, Prishtinë, 2003.

32. Rushiti, prof. dr. Liman: Vrasja e Hasan Prishtinës sipas gazetës serbe “Politika”, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinë, 2006.

33. Rukiqi dr. Mehmet: Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë, Prishtinë, 1998.

34. Skëndi, Eqber: Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinë, 1992.

35. Shala, dr. Xheladin: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe (1912 - 1918), Prishtinë, 1990.

36. Tahiri, Bedri: Azem Bejtë Galica, Prishtinë, 1995 (ribotim 2007).

37. Verli, Marenglen: Nga Kosova për Kosovën, profile biografike, vëllimi i parë, Tiranë, 2006.

………………….

Prof.Bedri Tahiri: Rifat Galica-luftëtar i shquar i Lëvizjes për اlirim



 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top