Republic Of Kosovo
Ado !
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i uron të djathtës shqiptare fitore në zgjedhjet e 28 qershorit. Haradinaj ka bërë publike preferencën e vet politike pas një takimi që ka zhvilluar tw enjten me një delegacion të partisë Lëvizja e Legalitetit të Kukësit.
“ثshtë në interes të shqiptarëve kudo që janë që zgjedhjet të shkojnë mirë. Nga ana ime, e subjektit tonë politik, i dëshirojmë një fitore të djathtës në Shqipëri. Kemi një kujdes të veçantë për z. Sylejman Gjana duke u nisë nga respekti që kemi për Mbretin dhe partinë Lëvizja e Legalitetit”, u shpreh Haradinaj.
“Besoj se në të ardhmen do të kemi bashkëpunim më të ngushtë në dobi të interesave të popullit shqiptar si në Kosovë edhe në Shqipëri duke bashkëpunuar me ngushtë si në binjakëzimin e komunave tona por edhe në afrimin e politikave tona të përbashkëta në interes të popullit shqiptar”, tha kryetari i Lëvizjes së Legalitetit Sylejman Gjana.
Në të njëjtën kohë, Haradinaj është shprehur në favor të rritjes së investimeve në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri: “Unë e dhashë një mendim timin që në të ardhmen do të ishte në interes që të shtrihen investimet e Kosovës, nga buxheti i Kosovës, në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, një kufi që duhet të zbehet në vazhdimësi”.
Kreu i opozitës në Kosovë Ramush Haradinaj është i vetmi lider deri tani që është ka bërë publike mbështetjen e tij për një forcë politike shqiptare. /alsat/