“HAPESIRE 01” Për të rinjtë në fushën e arteve pamore

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
“HAPESIRE 01” Për të rinjtë në fushën e arteve pamore

Nga Agron Polovina*

Konkursi i të Rinjve në fushën e Arteve Pamore “HAPESIRE’01” u çel pak ditë më parë në qytetin e Beratit, në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, si një përpjekje për të vitalizuar me artistë të rinj dhe vepra bashkohore skenën artistike të qytetit. اmimi u krijua në vitin 1998, në fillim i njohur si اmimi “Pranverë” e më vonë “Spring” dhe i cili më vonë do të zhvillonte disa edicione njëri pas tjetrit deri në vitin 2002, kur u zhvillua për herë të fundit dhe fitues u shpallën të rinjtë Johan Tavanxhi, Stavri Guga e Keid Tamo. Këtë herë, në konkurs morën pjesë 29 artistë pamore nga Berati, Tirana, Gostivari, Fieri, Tetova, Vlora etj., deri në moshën 26 vjeç. Nga keta artistë, u seleksionuan për pjesëmarrje 61 vepra te shprehjeve, gjinive, teknikave dhe materialeve te ndryshme duke filluar nga ato tradicionale, pikture, skulpture, grafika, deri tek ato bashkëkohore siç janë: video art, instalacionet, fotografi etj. Juria e kryesuar nga z. Genc Mulliqi shqyrtoi punimet e artistëve Bledar Rusi, Ermal Mbrakulla, Entela Cekani, Llambi Mita, Desareta Kalluci, Qerim Greva, Ervin Berxolli, Rezarta Pilafi, Eduart Karaj, Hilmi Mehmedi, Xhezair Abazi, Ticiana Fejzullau etj. dhe përzgjodhi katër veprat më të mira fituese të اmimit “Hapësirë’1”: اmimi i Parë, Ermal Mbrakulla (Berat) me pikturen “Bunkeri” për kompozimin e veçantë dhe gjetjen në mënyrën e paraqitjes së një realiteti, i parë nga brendia e një hapësire të mbyllur duke risjellë në këtë mënyrë situatat tronditëse të izolimit.
اmimi “Banka Popullore” (i dytë) e meritoi Aldo Radostani (Tiranë) për skulpturën “Kompozim” me te cilën ka dhënë një mesazh provokues me një plastikë ekspresive dhe njëkohësisht duke përçuar risi me përdorimin e materialeve të riciklueshme në një punë 3-dimensionale. اmimi i Tretë iu dha Entela Cekanit (Tiranë), me videon “Aeroporti” ku janë të krijuara situata paradoksale të arritura nëpërmjet një montazhi të realizuar mirë, situata që janë rrjedhojë e një realiteti të përditshëm shqiptar.
اmimin Special e meritoi Xhezair Abazi (Gostivar), për dy pikturat e titulluara “Nga tradita”, ku revokohen me mjete eksprasive elementet vizuale të traditës shqiptare. Fillimisht synimi i tij ka qenë ekspozimi dhe promovimi i shumë të rinjve të talentuar, nxënës të shkollës artistike apo studentë të Akademisë së Arteve nga qyteti i Beratit. Konkursi pati meritën e evidentimit të shumë talenteve, kryesisht nxënës të shkollës së mesme artistike, të cilët më pas do të vazhdonin studimet në Akademinë e Arteve. Në të njëjtën kohë, me këtë اmim plotësohej e gjithë periudha kohore, që nga konkursi “Kolor” për artistët e vegjël deri në “Spring” deri tek “Lear”, konkursi per artistët profesionistë.
Filozofia e Galerisë në këto vite, ka qenë inkurajimi dhe ruajtja e krijimtarisë së arteve pamore. Krijimi i mundësive dhe hapësirave të gjithë artistëve, por veçanërisht artistëve të rinj, pasi ata janë më pranë lëvizjeve artistike të momentit, si edhe njëkohësisht edhe më të rrezikuarit , duke qenë në fillimin e një rrugëtimi të vështirë dhe veçanërisht emocional. Konkursi “Hapësirë” është një projekt i ri , qe synon te risjellje mbas disa viteve ndërprerje اmimin për të Rinjtë në Artet Pamore. Vështirësitë në organizimin e aktivitetit dhe ndërprerja e tij, treguan se ishte e domosdoshme tashmë rishikimi i statusit te konkursit për të pasur një çmim për të rinj në arte pamore ne qytetin e Beratit. Prandaj “Hapësirë” është një projekt që kërkon të mbështesë krijimtarinë e artistëve të rinj me pretendimin për tu bërë të pranishem, në traditën më të mirë të اmimeve të Galerisë, “Lear” dhe “Kolor”. Rikonceptimi i اmimit për të Rinjtë në arte pamore në qytetin e Beratit do të sillte ndryshime të rëndësishme jo vetëm nga ana e strukturës, por dhe të pjesmarrjes së artistëve. Organizimi, sipas një formati te ri, e kishte të nevojshme edhe zgjerimin e hapësirës dhe gjeografisë së konkursit. Përpjekjet e Galerisë “Edward Lear” dhe mbështetja e çmuar e Bashkisë së Qytetit dhe Bankës Popullore u finalizuan me këtë ekspozitë, që i kaloi përmasat gjeografike të qytetit të Beratit.Kjo ekspozitë, me vlera të veçanta dhe befasuese artistike, karakterizohet nga nje konceptim krejt i veçante i veprave dhe një performancë e larte e individualiteteve dhe përvojave te reja krijuese, të cilat, ne shume raste ishin te papritura për publikun. Aty te bie menjehere ne sy tendenca për të sjellë zhvillimet bashkohore të arteve pamore të cilat shfaqen guximshëm dhe pa rezerva, nga këta të rinj të talentuar, të cilët sjellin më shumë informacion dhe që premtojnë dhe kanë kërkesa për të eksperimentuar, megjithëse janë në hapat e para të krijimit të individualit artistik
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top