Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj një banderole të shpalosur nga tifozët shqiptarë në ndeshjen e "Euro 2016"-s me Zvicrën.
Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.
Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit
“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.
Në banderolën e tifozëve shkruhet: “Greqia është fajtore, mbani mend gjenocidin ndaj اamërisë me 100.000 viktima shqiptarë”.
UEFA ndalon kategorikisht publikimin e parullave me përmbajtje politike. Kjo çështje pritet të gjykohet nga komisioni disiplinor i UEFA-s.
Shekulli