Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

1459795732femrat.jpg

Femrat shqiptare janë ato që gjithnjë janë kujdesur për punët e shtëpisë, madje ky ritual i mësohet që në fëmijëri.

Ato rriten duke parë mamatë e tyre që bëhen copash kudo dhe përgatiten të jenë zonja të mira shtëpie. Pavaresisht emancipimit shoqëror, dhe thyrjen e kësaj tradite nga çiftet e reja, ku të dyja palët angazhohen për mbarëvajtjen e punëve, ka akoma nga ata të cilët janë tradicional e që mendojnë se nje grua e mire, eshte ajo qe ben gjithçka.

Një studim i fundit i PNUD tregon se ndarja e punëve në shumë familje shqiptare vijon të bëhet në mënyrë të pabarabartë, ku tradicionalisht gratë kanë më shumë ngarkesë se burrat, pavarësisht vullnetit të tyre për ta ndryshuar këtë situatë.

Studimi “Perceptimet dhe qëndrimet publike ndaj barazisë gjinore në Shqipëri” tregon se burrat dhe gratë shqiptare e kanë ende të vështirë të gjejnë balancën e artë të ndarjes së punëve.

Për këtë raport u morën 450 të intervistuar për mënyrën e ndarjes së punëve të shtëpisë, kujdesit ndaj fëmijëve, të ardhurat dhe menaxhimin e tyre.

Në rreth 80 për qind të rasteve janë gratë ato që bëjnë larjen dhe hekurosjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, gatimin dhe larjen e enëve; ndërsa burrat kishin gjasa të angazhoheshin më shumë se gratë në punë që lidheshin me riparimet në shtëpi dhe pagimin e faturave.

Sipas studimit, gratë shpenzonin mesatarisht 4.66 orë për punë shtëpie, ndërsa burrat më pak se gjysma e kohës së grave, pra 2.07 orë. Me rritjen e nivelit të arsimit, pakësohej edhe numri i orëve të shpenzuara për punë shtëpie, ndërsa e kundërta ndodhte për arsimin e dobët.

Megjithë luftën e madhe që bëjnë gratë për t’i integruar në punët e shtëpisë, sërish një pjesë e tyre ndjehen të diskriminuara nga kjo barrë e rëndë që i bie në shpatulla shpesh herë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit në çift.

/ Top Channel
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

"Madje ky ritual i mesohet qe ne femijeri"
Ktu do ndalesha... sepse problemi duhet shkulur nga rrenja
Perderisa ka nena te tilla qe vajzes i japin tgjitha punet e shtepis dhe djemve i thon tdalin per xhiro, asigjo ska per te ndryshuar.
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Jo se do i tallin Shqiptaret si burrat e gr pastaj...Jane dhe vete femrat fajtore ne fakt qe e pranojne kete gje sepse kshu jane mesuar,dhe kur u thua pergjigjen ''po ca tu bej me,po si bera une se luajne rendit ata'' dhe fillojne me te njejtin perkushtim nga e para...!
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Nuk eshte se e kane obligim patjeter kete, por ca gjera/detyra/ jane nga natyrshmeria e femres si femer, padyshim qe ka edhe nga burrat qe lajne enet, vetem se nr me i madh eshte i grave. Nuk ka gje te keqe edhe burrat kete ta bejne, sidomos nese jane cift, varesisht nga koha e lire qe kane si cift. Nuk e shoh diskriminim, vetem ne rast se u imponohet si pune qe duhet kryer patjeter.
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Enët si lajnë as gratë as burrat, por lavastovilja :p
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Une bleva mashinen per ene.. Dhe e leshoja si shpesh, nje nate burri me thote, aman dy ene futen ne mashin...laj me dore.. jo i them sdua.. lej se une do i laj.. i them ok. ai em shikon, kujton se do them e po mire do i laj une, mos i laj ai..kur pa se e kam seriozisht, dhe nuk lujta nga vendi..sa mire tha..futi edhe keto dy ene..ma mire i lane ajo..hahahha...edhe me sthote gje...kur sjam ne shtepi, ai han dhe i lan, mirepo une aty jooo...
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

E cte vesh te laje enet burrin ? Gjithe uje do beje , pune me shume do bej Grate ne duan pune te sakta me mire ti bejne vet . Ndihme do ishte per gruan nese burri nuk ben shume ene per te lare :p
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Unë skam shumë..., kështu ashtu makina pushon. Poqese e përdori, duhet te pres nje jave deri te mbushet.
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Jo ke ne e kemi bere me radhe kshu qe; hove-hove i lane nusja e pastaj hove-hove i lane nusja :foot
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

grate shqiptare ne fakt vdesin per nje cik burr,kshu qe se kane problem dhe te lajne enet :p
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Une bleva mashinen per ene.. Dhe e leshoja si shpesh, nje nate burri me thote, aman dy ene futen ne mashin...laj me dore.. jo i them sdua.. lej se une do i laj.. i them ok. ai em shikon, kujton se do them e po mire do i laj une, mos i laj ai..kur pa se e kam seriozisht, dhe nuk lujta nga vendi..sa mire tha..futi edhe keto dy ene..ma mire i lane ajo..hahahha...edhe me sthote gje...kur sjam ne shtepi, ai han dhe i lan, mirepo une aty jooo...

Pale sa korent harxhon ajo mashina se! Mir te ka thene burri, per dy ene eshte gjynaf te harxhosh gjith ate korent....kshu qe ti laj vet! :p
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

un asnjher nuk kam pretu ti laj ent. ..po e kam inat ti qes ne vende ku ishin....

shyqyr se kemi ece me koh dhe tani po i lan gishti :qershi: ..e sa do te doja te dal edhe nje per tengjere dhe tepisa lol Sidoqoft meshkujve sikur nuk ju shkon per ftyre me la en ..ata kan pun me qa dru :ski:
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Na la beqar kjo lavapjatsa e mas baft hajr e i hypt flaka lol lol
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Jo se do i tallin Shqiptaret si burrat e gr pastaj...Jane dhe vete femrat fajtore ne fakt qe e pranojne kete gje sepse kshu jane mesuar,dhe kur u thua pergjigjen ''po ca tu bej me,po si bera une se luajne rendit ata'' dhe fillojne me te njejtin perkushtim nga e para...!

M'kujtove fillimet e mia. Me tha njeher burri: po laj ato ene se ngelen ne lavaman. I them une: Nuk i sheh dot aty? Jo fare ma kthen ai. E po mir i them, laj, se s'me ngel hatri mua. lol.. E tani, nuk ankohet per asgje, se nqs ma thote dicka i them: Okay go ahead :)(dmth beje)

Burri im lan ene me thene te drejten, dhe lavatricen e vendos, por dhe gatuan ndonjeher, vetem se ka dicka. Po beri dicka s'me do tek koka. Me thote: O me le ta bej si di une ose hajd beje ti. haha
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Ka nga ata qe vazhdojne te punojne token e nuk flasin ju beni namin per enet.
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Une kam vite qe i laj vete enet,rrobat madje edhe gatuaj.Nje gje te tille do ta beja edhe me partnere ne krah,kuptohet kur ajo nuk mundet nga ndonje semundje ose eshte e lodhur ne pune.Se kshu une te laj enet edhe ajo te shikoj tv as qe behet fjale. :D
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Pale sa korent harxhon ajo mashina se! Mir te ka thene burri, per dy ene eshte gjynaf te harxhosh gjith ate korent....kshu qe ti laj vet! :p

hahah, ai i sheh dy ene, se duhet une ti laj, prandaj..kur duheshte ai, u ben shume ene:uff:.. tamam per mashinen jane...se femijet bejn ene, une ne vete, deri ne mbremje mbushet... po nuk ankohet tani hiq... fillimi ishte pak i veshtire ;)
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

M'kujtove fillimet e mia. Me tha njeher burri: po laj ato ene se ngelen ne lavaman. I them une: Nuk i sheh dot aty? Jo fare ma kthen ai. E po mir i them, laj, se s'me ngel hatri mua. lol.. E tani, nuk ankohet per asgje, se nqs ma thote dicka i them: Okay go ahead :)(dmth beje)

Burri im lan ene me thene te drejten, dhe lavatricen e vendos, por dhe gatuan ndonjeher, vetem se ka dicka. Po beri dicka s'me do tek koka. Me thote: O me le ta bej si di une ose hajd beje ti. haha

Ahaha opo ju kane rene te mire se madje dhe ju thone fjalen e mire per tju ndihmuar edhe pse se bejne po keta te sotmit te urdherojne moj ste pyesin shume ne mundesh a smundesh :p ...ndaj mos u qani se ka dhe me keq,kur thote Masteri te tjera gra ne kete kohe qe ne kemi luksin te shkruhemi e argetojme ketu ato punojne tokat .
Ncnc me late pa martuar dhe mua,ndonje Arab sme gjetet e sme gjetet lol
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Grate e forumit duket qe si lajne,tere diten ne forum :p
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

po sensuu,tek cila kategori ben pjese,tek ato qe lajn?
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Une laj enet,dyshemene,dyert, xhamat,tapetin lol
Mbaji shenim keto
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Eshte shume femrore te lash enet,te gatuash per familjen,te serviresh nje tavolin me dashuri :)
Tani ne fakt kur isha pa martuar gjithmone thoja;- nuk e dua nje mashkull qe lane enet "figurativisht" e perdorja kete, hahahahahaha.
E ne fakt martova tim shoq,qe parimisht thote,po s"ka asgje te keqe qe burri te beje pune shpie,te ndihmoje gruan e ti te dashur.
Por Kaq vite ama,s"dine ku ka luget apo pirunjet ne guzhine,apo te vendose enet ne lavapjate.
Po ika une per disa dite,duhet dy dite para ta ze per krahu ec ne guzhine te dish ku jane gjerat se do ngeli pa ngrene.
Tani ajo qe po ju them te pamartuarave; Mos martoni meshkuj qe nuk lajne enet .
Se me pretekst enesh ,asnje pune shpi nuk prekin,ata qe nuk lajne enet hahahahahahaha:p

Ndonjehere kur i them ama me ze gripi mua ,cdo besh ti ?
Me thote; do pres te sherohesh e do bej diet hahahahahaha :p

Dhe si perfundim femra mos i llastoni meshkujt,une e kam bere ,por eshte gabim.
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

un futem ne pjatalarese :D
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Dhe si perfundim femra mos i llastoni meshkujt,une e kam bere ,por eshte gabim.

Po pse gabim? A je e lumtur? kjo ka rendesi :p Plus e ke mundesine qe ti besh ti punet :)

Une doja te shtoja dhe kete: Si ti bjere njeriut se po te kthehen te dy ne shpi ne 7 darkes si un dhe im shoq vec po qe kafshe burri te mos e ndihmoj gruan. Futini nje te ndare :p
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Po pse gabim? A je e lumtur? kjo ka rendesi :p Plus e ke mundesine qe ti besh ti punet :)

Une doja te shtoja dhe kete: Si ti bjere njeriut se po te kthehen te dy ne shpi ne 7 darkes si un dhe im shoq vec po qe kafshe burri te mos e ndihmoj gruan. Futini nje te ndare :p

o te vdes un o moter qe do te ndash nevin ti qe ta ze une :D
 
ahhahaha,oh s"duhet me i llastu shume,degjo mua.

Mire kjo qe thua me oraret e punes qendron,se une normalisht kam me shume kohe se punoj pak ore ne dite.
Keshtu qe eshte normale,te merrem une me shume.
Por jo dhe aq,sa po ti thuash ne bej i kafe,duhet me i shku nga pas,se do te therras,ku eshte sheqeri?kafia? gazi ahhahahahah.
Ja pra ky eshte llastimi.
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

Une kam vite qe i laj vete enet,rrobat madje edhe gatuaj.Nje gje te tille do ta beja edhe me partnere ne krah,kuptohet kur ajo nuk mundet nga ndonje semundje ose eshte e lodhur ne pune.Se kshu une te laj enet edhe ajo te shikoj tv as qe behet fjale. :D

A ke noi vlla beqar kshu si vetja ti? :p (jk)
 
Titulli: Gratë vazhdojnë të lajnë enët…

o te vdes un o moter qe do te ndash nevin ti qe ta ze une :D

hahahahaha,po dhe te martoj perseri Nevi nje qe s"prek pune me dore ne shpi.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top