WxP
Staf në FV.AL
Lista e 596 partizaneve që morën pjesë në luftë
Gjithmonë në kohë lufte, gruaja shqiptare ka dalë nga guaska prej shtëpiakeje dhe ka luftuar me armë për të mbrojtur familjen dhe atdheun. Emrat e shumë grave si: Teuta, Mamica, Shote Galica e shumë të tjera e kanë emrin të skalitur në historinë e Shqipërisë. Por gjatë gjithë historisë së vendit tonë, roli i femrës u ndie më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi u pushtua nga nazifashistët. Rreth 600 gra dhe vajza u ngritën në luftë për çlirimin e vendit përkrah burrave, duke dhënë edhe jetën. Ato thyen tabutë e kohës, duke u bërë një shtyllë e fortë e Luftës Nacionalçlirimtare. Gazeta “Tirana Observer” publikon listën e emrave të grave partizane të marra nga arkivat shtetërorë, historinë dhe organizimin e tyre kundër pushtuesve për çlirimin e vendit.
Historia
Në kohën kur vendi ynë po kërcënohej nga pushtimi italian, bashkë me grupet e rezistencës u bashkuan dhe gratë shqiptare. Ato zotëronin aftësitë e duhura intelektuale për të dalluar që demagogjia fashiste do ta çonte Shqipërinë drejt shkatërrimit dhe jo drejt zhvillimit siç pretendonin italianët. Kur i gjithë vendi u pushtua, qëndresa e vajzave dhe grave ishte nga format më të ndryshme. Qendra u bënë qytetet e mëdha me shkollat e tyre për vajza. Instituti femëror u bë një vatër e rezistencës kundër fashizmit, idetë komuniste kishin filluar të përhapeshin midis vajzave dhe bëheshin edhe më të forta. Vajzat ndërmerrnin veprime brenda institutit si: nuk nderonin fashistët, grisnin flamurin italian dhe thyenin fotografitë e Duçes. Kundër këtyre veprimeve u morën masa si përjashtime apo dënime brenda institutit. Në qytete e tjera të Shqipërisë, format e qëndresës ishin të njëjta, vajzat e shkollës së punës fishkëllyen dhe bënë zhurmë në momentin kur doli fotografia e Duçes. Vajzat e gjimnazit të Shkodrës morën pjesë aktive në demonstratën e madhe antifashiste që u organizua më 28 nëntor 1940. Mbasi në Tiranë, vajzat e institutit kishin prishur një mbledhje në përkujtim të marshimit fashist mbi Romë, të cilën e kthyen në një demonstratë të madhe, u përjashtuan nga ky institut dhjetë vajza. Gjithmonë merrej masa e përjashtimit për ato që quheshin elementë shqetësues për fashistët, një nga vajzat ishte Margarita Tutulani.
Gruas iu rezervua një rol i rëndësishëm në pjesëmarrjen e saj në Luftën Nacionalçlirimtare. Për rritjen e numrit të gruas në këtë lëvizje u angazhua një bërthamë e vogël grash. Puna e tyre e parë ishte të punonin me gratë e tjera në lagjet e tyre, duke formuar grupe diskutimesh, u shpërndanin trakte e komunikata. Pjesëmarrëse u bënë edhe gratë e fshatit, ato do të mjekonin partizanët e plagosur apo do t’i krijonin ndonjë strehë për t’u fshehur. Gratë iu drejtuan shkollave për të krijuar edhe aty celula. Në këto shkolla krijoheshin aktivitete, diskutohej, lexoheshin komunikata dhe këndoheshin këngë patriotike. Në lëvizje u tërhoqën gra të të gjitha profesioneve, infermiere, mësuese, etj. Femra kishte aftësi depërtuese nëpër familje për të propaganduar luftën kundër pushtuesve. Duke shfrytëzuar festat tradicionale, piknikët e ekskursionet, gratë mblidheshin dhe diskutonin për politikën dhe luftën. Gratë përdorën një tjetër mjet propagandues, teatrin, ato jepnin shfaqje nga jeta e lufta e grave, duke krijuar një efekt të madh në popull. Gruaja po fitonte vendin e saj në shoqëri dhe po e ndryshonte konceptin e gabuar që kishin shqiptarët në përgjithësi për femrën.
Si u organizuan gratë
Në frontin e madh që u krijua kundër pushtuesve, gratë nuk kishin si të mungonin. Ato krijuan Organizatën e Gruas, me qëllim që pjesëmarrja e gruas të ishte e organizuar dhe në të ardhmen gratë të ishin të afta kur të viheshin në poste drejtuese. U krijua Bashkimi i Gruas Antifashiste Shqiptare dhe në rrethe filloi ngritja e këshillave të gruas antifashiste. Në Konferencën e II Nacionalçlirimtare që u mbajt në Labinot të Elbasanit më 4 shtator 1943, mori pjesë edhe një delegacion i gruas e përbërë nga Ollga Plumbi, Ela Gjikondi dhe Nexhmije Xhuglini. Në konferencë, delegacioni bëri kërkesë që Organizata e Gruas të njihej dhe të bëhej pjesë e Frontit Nacionalçlirimtar, kërkesa e tyre u aprovua. Në Tiranë u zgjodh nga 100 delegatë të lagjeve të ndryshme, Këshilli i Gruas Antifashiste. Kryetare ishte Ollga Plumbi me sekretare Nexhmije Xhuglinin.
Por pati dhe nga ato gra intelektuale që nuk mbajtën qëndrim miqësor ndaj kësaj organizate të gruas. Këto gra mendonin se Bashkimi i Grave Antifashiste nuk duhej të bashkohej me një forcë politike, por duhej të bashkëpunonte me të gjitha forcat e tjera kundër fashizmit. Këto pikëpamje nuk u pranuan dhe gratë që e mendonin kështu u përjashtuan nga organizata. Këshilla tashmë kishte dhe në fshat, por puna aty ngadalësohej nga elementët fanatikë. Në Veri të vendit këshillat u ngritën më vonë, si pasojë e kundërshtimit të vendasve me krerët e tyre.
Disa nga gratë humbën jetën në disa prej punëve që u ishin ngarkuar këshillave. Esma Dervishi, anëtare e këshillit në Karbunarë u vra tek çonte ushqime në mal. Sarete Gabaj, aktiviste e organizatës u kap nga nazistët dhe u torturua për ditë me radhë dhe më në fund u dogj e gjallë, sepse nuk u dha informacion nazistëve.
Organizata filloi punën e saj në terren, atje ku kishte më shumë nevojë. Bule Naipi, e dërguara e Komitetit të Qarkut të Gjirokastrës punonte në Libohovë e Konispol, duke ngritur aktive femrash të reja dhe grupe edukative. Këto do ishin dhe bërthamat e organizimit femëror. Gra si Qeriba Derri u kthyen nga Franca ku kishin emigruar dhe u bashkuan me lëvizjen antifashiste. Qeribaja ngriti organizata grash në shumë fshatra, por ajo nuk mjaftohej vetëm me kaq. Në Operacionin e Dimrit të janarit 1944, Qeribaja ndodhej bashkë me batalionin e dytë të Brigadë V Sulmuese, në grykën e malit të Pishës. Atje ajo tregoi një heroizëm për t’u lavdëruar, e tradhtuar më vonë, Qeribaja burgoset në Burgun e Vlorës. Ajo torturohet barbarisht për të dhënë informacion, por që kurrë nuk u dorëzua. Qeriba Derri pushkatohet më 4 prill 1944. Si nevojë e menjëhershme u konsiderua ngritja e një organi shtypi, i cili i shërbente shumë më mirë çështjes kombëtare. Drejtimin e kësaj reviste e mori Nexhmije Xhuglini dhe Ollga Plumbi. Vendi i botimit ndryshonte shpesh si pasojë e terrorit që ushtronin fashistët.
Më prill 1942, gratë e Kavajës të mbuluara me çarçaf e perçe dolën bashkë me burrat e me të rinjtë në demonstratë për të kërkuar bukë. Në Elbasan, më 8 gusht 1942, mjaft vajza morën pjesë në demonstratën e bukës. Haxhire Myzyri e Aleksandra Mano goditën majorin e xhandarmërisë fashiste me shuplaka e me zymbylet që kishin në duar.
Një nga demonstratat më të përgjakshme ishte ajo e qytetit të Korçës, ku mbetën të vrarë 59 persona dhe u plagosën 93 të tjerë, shumica e tyre ishte gra.
Gratë në luftë
Lufta e grave me armë në dorë nuk ishte një fenomen i ri i panjohur. Historia mijëvjeçare e vendit tonë, në periudha të ndryshme njeh shumë luftëra për tokë, liri e pavarësi që ka zhvilluar populli ynë, në të cilat gratë kanë marrë pjesë krah përkrah me burrat dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Por ndërsa atëherë pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur, në të shumtën e rasteve ishte spontane e lokale, në kushtet e luftës antifashiste, ajo dallohet për masivitetin, shkallën e ndërgjegjshmërisë, kompaktësinë dhe organizimin e saj në shkallë kombëtare. Pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur, ndeshi në fillim në pengesa dhe vështirësi për faktin se nuk ishte krijuar ai opinion i nevojshëm shoqëror mbi rolin e saj në Luftën Nacionalçlirimtare, i cili t’u kundërvihej mentaliteteve dhe koncepteve të shumta konservatore, prapanike, patriarkale, feudale dhe borgjeze, të trashëguara nga e kaluara. Kështu, gradualisht, gruaja fillon të jetë aktive në luftën popullit. Kryerja me sukses e një sërë aksioneve dhe goditjeve të njëpasnjëshme të forcave partizane kundër pushtuesit fashist në krahina të ndryshme të vendit i shkaktuan atij dëme të mëdha dhe sollën si pasojë çlirimin e mjaft zonave. Pjesëmarrja e gruas në kryengritjet e armatosura kishte rëndësi vendimtare jo vetëm për fatet e Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe për vetë gruan, pasi si forcë e rëndësishme shoqërore që përbënte gjysmën e popullsisë, gruaja duke marrë pjesë edhe në kryengritjen e armatosur, vihej në kushte të barabarta me burrin, për sa i përket të drejtave e detyrave ndaj Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo gjë me thellimin e revolucionit, kur në plan të parë po dilte lufta për çlirimin shoqëror, nuk mund të mos ndikonte pozitivisht edhe në zgjidhjen në tërësi të problemit të gruas, të emancipimit të plotë të saj. Nga ana tjetër , pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur tronditi nga themelet tërë botëkuptimin borgjez e mikroborgjez, konceptet reaksionare, obskurantiste, patriarkale dhe paragjykimet fetare mbi rolin dhe pozitën e saj në shoqëri. Ky botëkuptim dhe këto koncepte ishin kultivuar gjithmonë nga klasat shtypëse dhe shfrytëzuese. Pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur i dha një grusht dërrmues edhe propagandës fashiste, e cila përpiqej t’i mbante gjallë e t’i ushqente këto koncepte frenuese. Fakti që gruaja ishte në gjendje të përballonte me sukses të gjitha pengesat e vështirësitë që sillte me vete lufta e armatosur (privacionet, lodhjet fizike etj.,) shkatërronte mitin, sipas të cilit gruaja si “seks i dobët” “ishte e destinuar gjoja vetëm për të lindur e rritur fëmijë”, por, “aspak e aftë të luftonte si burri me armë në dorë dhe aq më tepër për luftën partizane”, koncept ky i rrënjosur thellë në vetëdijen e shumë njerëzve, si të burrave ashtu dhe të grave. Duke e parë nga ky aspekt, dalja partizane kishte më tepër rëndësi për gruan sesa për burrin. Për të arritur deri atje, sa të rrëmbenin pushkën, grave e vajzave në përgjithësi iu desh të luftonin në disa drejtime: nga njëra anë duhej t’i bënin ballë presionit të madh e të vazhdueshëm të propagandës armiqësore të pushtuesit fashist dhe reaksionit të brendshëm dhe nga ana tjetër, të mposhtnin pengesat dhe vështirësitë që u nxorën në mjaft raste vetë prindërit e njerëzit e tjerë të familjes dhe sidomos opinioni shoqëror.
Konferenca I
Më 17 mars 1943, në Tiranë, gratë e Shqipërisë organizuan për herë të parë në historinë e vendit tonë, Konferencën I të tyre. Kjo konferencë u organizua nga Fronti Antifashist i Gruas, për të ndërgjegjësuar masën e grave, që ato të jepnin një kontribut më të madh në luftën kundër fashizmit. Vetëm mbi bazën e një bashkimi të organizuar do të mund të çimentoheshin lidhjet midis grave, si dhe uniteti i tyre në kuadër të Frontit të përbashkët Antifashist Nacionalçlirimtar. Karakteristikë themelore e organizimit do të ishte se ai do të krijohej si një bashkim luftarak për qëllimet e luftës, do të krijonte edhe kushtet për emancipimin e plotë të gruas. Në këtë konferencë morën pjesë gra nga të gjitha viset e Shqipërisë.