Gjermania nëpërkëmb Anglinë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfaqësuesja e Gjermanisë është treguar skuadër shumë më e fuqishme përballë Anglisë duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 4-1, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Gjatë një pjesë të parë fantastike, Gjermania ishte ekip dukshëm më i mirë se Anglia. Me të filluar takimi, Mesut Ozil u gjend para portës angleze, mirëpo dështoi të shënojë për shkak të vendosjes së mirë të portierit David James.

Ndeshja vazhdoi me temp të lartë, ndërsa goli erdhi në një moment shpërqendrimi të mbrojtjes angleze. Pas një degazhimi fenomenal të portierit gjerman Manuel Neuer dhe një reagimi amatoresk të John Terryt, Miroslav Klose u lirua bukur nga Mathew Upson, me ç’rast shënoi për epërsinë e parë të gjermanëve (20’).

Një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes Kloses dhe Mullerit, e shfrytësoi Lukas Podolski, i cili nuk e pati problem të shënonte për rezultatin 2-0 (32’).

Anglia arriti ta ngushtojë rezultatin pas një krosimi nga këndi, të cilin e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer Steven Gerrard, që me një harkim në zonë arriti ta shërbejë Mathew Upson, i cili shënoi për rezultatin 2-1 (37’).

Në fraksionin e dytë vetëm sa u sqaruan gjërat. Anglia e nisi me dominim pjesën e dytë, por ishin gjermanët ata që u treguan konkretë dhe shfrytëzuan gabimet e mbrojtjes së dobët angleze.

Dy kundërsulme të Gjermanisë ishin vrasëse për Anglinë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bastian Shweinsteiger gjeti të vetmuar Thomas Mullerin që nuk e pati të vështirë të shënonte për golin e tretë të gjermanëve (67’), ndërsa pas një kundërsulmi tjetër identik, Mesut Ozil tejkaloi mbrojtjen angleze, ndërsa më pas e shërbeu Thomas Mullerin që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim (70’) dhe të katërtin për Gjermaninë.

Në çerekfinale gjasat janë shumë të mëdha që të kemi edhe një “finale” tjetër, kur kihet parasysh se kundërshtar i Gjermanisë mund të jetë Argjentina, mirëpo njëherë duhet të presim për duelin e të dielës mbrëma që skuadra e Maradonas e zhvillon kundër Meksikës. /Telegrafi/



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Gjermania nëpërkëmb Anglinë

Awwww ca ndeshjeje,,,ndeshjen ne fakt e pashe ne makine rruges per shkoder po ate golin e dyte te Anglise e pashe shume mire...
S`kisha pare ndonjehere nje GOL AQ TE QARTE QE NUK QUHET GOL!!!

me vertete qe u nda 4-1 po kushedi si do kishte ndikuar po te kishte dale barazim pjesa e pare,,edhe ne rezultat & ne nivel emocional..njs mo kto gjermant vrl lujten mire ,kush e duro turpin po dolen kampione te botes..omg shpresat tek ty i kam argjentine :lol:
 
Titulli: Gjermania nëpërkëmb Anglinë

Eshte e kot te komentoje nje ndeshje, ku sdo komente... Uber alles!!!!
 
Titulli: Gjermania nëpërkëmb Anglinë

o ajsi me thuaje pak se cfare dha anglia ne 4 ndeshje perse kapeni tek ai gol ,kur gjermania pati raste ti kishte futur 4-5 gola pjesen e pare
anglia mori hakun
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top