Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Didi

C'est la vie.
Flokët kanë nevojë që të kurohen me shumë kujdes, sepse një gabim i vogël mund të shkaktojë një dëm të madh. Ata mund të shkatërrohen, të këputen dhe madje ne mund të rrezikojmë t’i humbasim.

Kështu që, si me magji, pothuajse pa vetëdije, ne mund të përfundojmë tullacë apo me flokë të rrënuar definitivisht. Ky padiskutim është një problem tepër serioz. Ndaj duhet të bëjmë kujdes me produktet që blejmë dhe që përdorim.

Flokët flasin për ne

Flokët janë një pjesë përbërëse e jona, na tregojnë se cilët jemi, si jemi, dëshmojnë nga jashtë stilin tonë, por edhe atë çka ndiejmë. Meshkujt vetëm në këto vitet e fundit kanë filluar të kujdesen për flokët e tyre, ndërsa femrat e bëjnë këtë gjë gjithmonë, ndonjëherë edhe në mënyrë të fiksuar. Për to, flokë të bukur do të thotë që të ndihen mirë me veten e tyre dhe me të tjerët.

Armiqtë e flokëve

Janë të shumtë, por së pari jemi vetë ne të cilët nuk i kurojmë ashtu si duhet. Së dyti, ne duhet të bëjmë kujdes ndaj produkteve të posaçme për ta, ndaj klimës, ndotjes, stilit tonë të jetesës, ushqimeve, por edhe ndaj elementeve psikologjike, siç është ankthi dhe stresi. Nuk duhet shumë kohë për të krijuar dëme shumë të mëdha ndaj flokëve, kështu që edhe në këtë rast vlen shprehja “më mirë të parandalosh sesa të kurosh”.

Këshillat e ekspertit

Një ndër armiqtë e flokëve janë edhe mitet false, që në të shumtën e rasteve rezultojnë të dëmshëm, për shembull që ne duhet t’i lajmë çdo ditë ata, apo t’i krehim shumë shpesh! Por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Nëse do t’i bënim këto, lëkura e kokës do të fillojë të ketë probleme dhe pasoja të vazhdueshme. Për profesorin Paradi Mirmirani, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, “të kesh flokë të shëndetshëm është e mundur të dish se si të kujdesesh për ta përpara dhe pas stilimit”.

Shmangni tharësen

Zakonisht çdo larje e flokëve korrespondon me një tharje të tyre me tharëse. Por në fakt kjo gjë është e gabuar, thotë eksperti. “Ideale do të ishte t’i thanit me një peshqir ose t’i linit të lirë në ajër, siç ndodh në verë, sidomos kur ju keni flokë të shkurtër. Tharësja tenton t’i thajë shumë dhe t’i privojë nga substancat e tyre ushqyese. Por përveç kësaj, kur janë të lagur ata bëhen më të brishtë për t’u këputur në momentin që krihen me furçë apo krehër”, thotë prof. Mirmirani.

Për ata që kanë flokë kaçurrel

Nëse keni flokë me onde, të dredhur, ose kaçurrelë këshilla është që t’i krihni ata kur janë pak të butë, pak të lagësht, por me shumë kujdes dhe delikatesë. Përdorimi i furçës duhet të jetë i limituar sa më shumë të jetë i mundur, edhe pse kjo vlen në përgjithësi për të gjitha llojet e flokut…

Bëni kujdes me xhelin dhe llakun

Bëhet fjalë për produkte shumë të popullarizuara, sidomos në mesin e grave. Mbi të gjitha duhet të bëni kujdes në atë se çfarë blini. Duhet të shkoni te një tregtar që i njeh shumë mirë produktet e kujdesit të flokëve. Nëse nuk tregoni kujdes në këtë pikë për një periudhë të gjatë kohe, atëherë flokët tuaj do të fillojnë të bien dalëngadalë.

Përdoreni sa më rrallë pjastrën

Një rrezik tjetër për flokët tanë janë pjastrat. Ato duhet të përdoren sa më pak të jetë e mundur, edhe pse janë të domosdoshme për kapjet apo për lëshimet e flokëve. Nëse vërtet nuk ia dilni pa të, atëherë këshillohet që ta përdorni në një temperaturë të ulët kur t’i keni flokët e thatë. Po kështu mos e mbani pjastrën për një kohë të gjatë në të njëjtën pjesë floku. Do të ishte e mjaftueshme një apo dy sekonda, sepse nxehtësia i dëmton seriozisht flokët.

Lidhjet e forta i bëjnë flokët të bien

Kapja shtrënguar i dëmton shumë flokët, kështu që shmangeni sa më shumë, nëse doni që të keni përherë flokë të shëndetshëm.



/ Top Channel
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

eh e dime aman , une drejtuesen e flokeve e mbaj ne cante, gjithsesi me jane rregulluar 1 cik qekur kam nderruar bojen dhe shampon i marr organike, gjithashtu ju bej brazilian keratine 2 here ne vit....
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Shmangni tharësen

Zakonisht çdo larje e flokëve korrespondon me një tharje të tyre me tharëse. Por në fakt kjo gjë është e gabuar, thotë eksperti. “Ideale do të ishte t’i thanit me një peshqir ose t’i linit të lirë në ajër, siç ndodh në verë, sidomos kur ju keni flokë të shkurtër. Tharësja tenton t’i thajë shumë dhe t’i privojë nga substancat e tyre ushqyese. Por përveç kësaj, kur janë të lagur ata bëhen më të brishtë për t’u këputur në momentin që krihen me furçë apo krehër”, thotë prof. Mirmirani.

Disa thone eshte mire ta perdorim tharesen e disa ta shmangim. Nese i leme ashtu te lire kam degjuar se me lehte mund te perfitohet migrena...
Une gjithmon mvaret nga motivimi qe kam, kur me shpejton puna as nuk i thaj...
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Disa thone eshte mire ta perdorim tharesen e disa ta shmangim. Nese i leme ashtu te lire kam degjuar se me lehte mund te perfitohet migrena...
Une gjithmon mvaret nga motivimi qe kam, kur me shpejton puna as nuk i thaj...

Thahen shume me bukur pa tharese, ne menyre natyrale.




Për ata që kanë flokë kaçurrel

Nëse keni flokë me onde, të dredhur, ose kaçurrelë këshilla është që t’i krihni ata kur janë pak të butë, pak të lagësht, por me shumë kujdes dhe delikatesë. Përdorimi i furçës duhet të jetë i limituar sa më shumë të jetë i mundur, edhe pse kjo vlen në përgjithësi për të gjitha llojet e flokut…
Nqs ske me ca humb kohen, krih kacurrelat me furce :p
Le njehere qe te fryen floket ne menyre te papare, por edhe elektrizohen.
Per kacurela dhe onde, perdoret kreheri me dhemb te gjera dhe te ralla.
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Thahen shume me bukur pa tharese, ne menyre natyrale.



Nqs ske me ca humb kohen, krih kacurrelat me furce :p
Le njehere qe te fryen floket ne menyre te papare, por edhe elektrizohen.
Per kacurela dhe onde, perdoret kreheri me dhemb te gjera dhe te ralla.

I kam provuar dhe pa i thare floket, leqe me ka zene koka por kacurrelat
skane shume volum dhe rrin si te shtypura.

Ndaj me pak shkume dhe duke i thare me tharese me graden me te ult
kacurrelat dalin perfekte:D

Saper kreherin, nqs kacurrelat jane nga ato te dendurat perdoret ai me dhemb te
medhaja se kur ke pak sti kreh mire, te pakten mua me duket sikur smi kreh fare. lol
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Pse me duket sikur po shisni mende me kacurelat e juaja eee???? :p

Mire eshte te mos perdoret sh tharesja e piastr.
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

I kam provuar dhe pa i thare floket, leqe me ka zene koka por kacurrelat
skane shume volum dhe rrin si te shtypura.

Ndaj me pak shkume dhe duke i thare me tharese me graden me te ult
kacurrelat dalin perfekte:D

Saper kreherin, nqs kacurrelat jane nga ato te dendurat perdoret ai me dhemb te
medhaja se kur ke pak sti kreh mire, te pakten mua me duket sikur smi kreh fare. lol

Ska gje me te bezdisur se ajo shkuma ne floke...
Floku duket bukur, me shkelqimin natyral.
Plus qe e ngarkon flokun ne menyre te tmershme, mund te shkaktoj e zbokth, me kohen ndikon dhe ne sasine e yndyres ne floke.
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Kapja shtrënguar i dëmton shumë flokët, kështu që shmangeni sa më shumë, nëse doni që të keni përherë flokë të shëndetshëm.

prandaj mua me bin shum floket.
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

prandaj mua me bin shum floket.

Po nqs nuk i kap, dhe i le te lirshme, haen majat me shpejt.
Gjithsesi njehere ne 3 muaj keshillohet te priten majat e flokeve.
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Po nqs nuk i kap, dhe i le te lirshme, haen majat me shpejt.
Gjithsesi njehere ne 3 muaj keshillohet te priten majat e flokeve.

eshte interesant edhe pse kam flokun e that shum me bien! vetem uji i deti mi ben mir .
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Une edhe tharesen dhe pjastren e perdor por jo cdo dite. Digjen majat, i pres dhe kaq....cdo gje ne rregull.
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

eshte interesant edhe pse kam flokun e that shum me bien! vetem uji i deti mi ben mir .

Arfe gjithmon te bien floket? apo ne muaj specifik?

Sepse renia eshte normale, sidomos tani. Mundohu
dhe te gjesh nje shampo qe i ben mire flokut tend se
dhe ajo ndikon.






Une edhe tharesen dhe pjastren e perdor por jo cdo dite. Digjen majat, i pres dhe kaq....cdo gje ne rregull.

Pjastra nuk djeg vetem majat Lega por komplet flokun dhe e dobeson.
Ndaj sa me pak do perdorur:)
 
Titulli: Gjëra që u bëjnë keq flokëve

vaji kokonant eshte me I miri per c'do gje , perdoreni 2 here ne jave eshte edhe pa shpenzime :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top