Gjate e gjerë për shenjen e DASHIT

D.

.
DASHI (21 mars – 19 prill)

DASHI është shenja e parë e Zodiakut, është shenjë zjarri. Mashkullore, themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. ثshtë shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut dhe prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të vecanta një materialiste dhe një krijuese.

Karakteristika të përgjithshme (mashkulli, femra)
Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht.
Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të lindurit dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura. Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën, sepse ata janë shpesh herë optimistë. Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar shpesh herë naivë. Janë njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë, kapadai, entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e tyre. Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese.
Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh dhe mossuksesesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë shpesh herë e nisin një projekt dhe mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë. Janë inisiatorë të ideve të reja sepse kanë idenë të shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht. Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit. Shpesh irritohen shpejt nga cektësia e miqve të tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Në nivelin mendor të lindurit dash janë të zgjuar e objektivë. Ju pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera herës iu futen sfidave të kota ku pësojnë veç humbje. Shumë nga veprimet e tyre mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë. Ata janë egoistë duan të jenë gjithnjë të parët pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre. Nëse një dash ndihet i ndrojtur ka mundësi që ndaj tij në fëmijëri të jetë ushtruar dhunë. Këto ngjarje mund ta kenë frenuar atë. Nga ana tjetër këto forca mund të krijojnë një dash autoritar dhe intolerant, pëlqejnë aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnë të parët. Urrejnë: të presin, dështimin, tiraninë.

Karakteristikat e mashkullit të Dashit
Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit ka tendencë që të jetë në çdo rast autoritar dhe të irritohet lehtë. Pa dyshim, ka një temperament të rrëmbyer, impulsiv, kurajoz, optimist dhe shumë rrallë u jep rëndësi hollësirave. Shpesh ai vihet në telashe serioze, sepse është shumë i bindur që ka të drejtë dhe ky qëndrim e pengon t’u verë veshin këshillave që mund ta ndihmonin. Megjithatë edhe kur mendon se ka dështuar në iniciativat e tij nuk ndalet për tu qarë apo penduar. Përkundrazi rifillon menjëherë kokëulur drejt synimeve të reja. Burri i kësaj shenje i do shumë dhe gjithmonë ndryshimet e çdo lloji dhe është mendërisht shumë i hapur. Në gjykim tregohet pak sipërfaqësor dhe këmbëngulës, kokëfortë dhe orvatet të zvogëlojë vështirësitë deri në mohim.

Karakteristikat e femrës së Dashit
Femra që lind në shenjën e Dashit mund të përcaktohet si egocentrike që zotëron një besim të pafund në aftësitë e veta. Karakteri i saj është i hapur dhe lëkundet ndërmjet entuziazmit të madhe dhe formave të depresionit e mbylljes në vetvete që e bëjnë të duket jo konstante në mënyrën ekzistencës së saj. Mendimi i thellë apo reflektimi nuk është një pikë e fortë e saj. Ajo ka gjithmonë frikë se mos humbë diçka apo dikë. Përpiqet gjithmonë të fitojë jo vetëm dashurinë, por stimën e të afërmit. Kur e ndjen veten të vlerësuar dhe të respektuar ka më pak frikë nga braktisja. Ajo është e aftë për çdo lloj sakrifice dhe sforcimi për të arritur qëllimin e saj, mjafton që ta ketë përcaktuar atë. E ka shumë të zhvilluar kultin e miqësisë dhe prandaj mund të mbështetesh në ndihmën e saj. Ajo është e aftë të sakrifikojnë për miqtë nëse ata kanë nevojë për të. Ajo dëshiron, të njohë, të mësojë sa më shumë në çdo fushë.
Kjo mund ta bëjë të shpërndarë, sepse do të tentojë gjithmonë të mos jepet pas një fushe të veçantë, por të njohë çdo gjë nga pak.

Personaliteti i Dashit
Fjalët kyçe të shenjës të Dashit janë “nesër” dhe “unë jam” dhe janë të dyja të zbatueshme në personalitetin e mashkullit dhe femrës. Energjia e të lindurve në shenjën e Dashit është në të vërtetë e jashtëzakonshme. Por mund të bëhet pothuajse e rrezikshme për ata, sepse ndodh që pa e kuptuar të arrijnë të shpenzojnë të gjithë potencialin dhe energjinë për punë në projektet e shumta që kanë skicuar gjithmonë të torturuar nga frika se nuk do të arrijnë t’i realizojnë të gjitha.
Dashi, pa dyshim, mërzitet kur nuk mund të veprojë, ose kur është në pritje për të vepruar dhe ka nevojë të vazhdueshme të ushqejë egon e tij të fortë me veprime, ose me mungesë të tyre me iluzione. Sigurisht që personaliteti i Dashit nuk u shmanget gënjeshtrave edhe pse më pas i urren ato: kur ka vendosur të gënjejë, di ta bëjë këtë me shumë mjeshtëri, aq sa është e vështirë t’ia heqësh maskën. Shpesh ndodh që i linduri Dash (femër apo mashkull) të mos jetë besnik dhe kjo i detyrohet, para së gjithash faktit që mosbesnikëria arrin të paguajë sqimën, mburrjen e lindur dhe kuriozitetin e padashur të tij.

Të lindurit në dhjetditëshin e parë (21 – 31 mars)
Janë shumë impulsivë dhe arrijnë me vështirësi të kontrollojnë instiktet e veta, sepse kanë të gjitha karakteristikat primare të shenjës.

Të lindurit në dhjetditëshin e dytë (1 – 10 prill)
Kanë dhuntinë e bujarisë, por janë dhe shumë krenarë, sqimtarë dhe ambiciozë, sepse marrin pak nga Luani (shenja e dytë e zjarrit).

Të lindurit në dhjetditëshin e tretë (11 – 20 prill)
Janë më të ëmbël, më të urtë, më të menduar e reflektivë e respektojnë më shumë mendimin e tjetrit, sepse ndikohen nga Shigjetari që është shenja e tretë e zjarrit. Këta janë dhe më të drejtë, më pasionantë, më sentimentalë, por dhe më të mençur.

Dashi dhe dashuria
Në lojën e dashurisë të lindurit nën shenjën e Dashit ata janë gjithë zjarr por dinë të jenë edhe romantikë me partnerin. Në dashuri godasin lehtë sidomos në moshë të pjekur. Disa prej tyre janë besnik kur martohen dhe janë për familje të madhe, për të tjerë dashuria është një problem i dorës së dytë. Në lidhjet personale ata janë të sinqertë, direktë, janë miq bujarë dhe entuziastë. Kanë dëshirë të fortë seksuale që i bën dashnorë pasionantë, por dhe të bezdisshëm. Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën Don Zhuanë dhe martesat mund të dështojnë. Në se ty të pëlqen një dash duhet të lidhehs me të me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbësh.


Femra e Dashit në Dashuri.
Femra e shenjës së Dashit në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës. Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores së fëmijëve. Në periudhën e fejesës mund të ndodhë që tek ajo të alternohen momentet e entusiazmit të madh me momente të tjera refuzimi dhe pasigurie kundrejt shokut të saj. Kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë pasionante dhe instiktive, sensuale dhe me xhelozi, pa toleruar me një romanticizëm relativ. ثshtë e qartë që në raportin sentimental femra e kësaj shenje mbetet e paduruar, kokëfortë dhe egocentrike. Megjithatë duhet njohur aftësia që ka për të frenuar xhelozinë e saj të pafund dhe nuk përjashtohet të arrijë të bëjë të ndryshojnë mendim, sepse do të sillet në këto raste me një utësi të pafund për të cilin dhe ajo vetë ka gjithmonë shumë nevojë. Në dashuri ajo sillet në mënyrë të vrullshme, të rrëmbyeshme. Por shpërblimet e saj kanë jetë të shkurtër e nuk lënë gjurmë. Përpiqet të zotërojë edhe në jetën e burrit të saj. Ajo di ta jetojë dashurinë me bujari. Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij. Me të ajo do të sillet në mënyrë altruiste, por megjithatë nuk u jep shumë rëndësi kërkesave psikologjike të tij.

Mashkulli i Dashit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, mashkulli i kësaj shenje sillet në mënyrë mjaft posesive (zotëruese) dhe nuk i merr shumë në konsideratë nevojat psikike të partneres së tij. Edhe ai si femra është i vrullshëm dhe entuziast, gjithmonë shumë instiktiv dhe nganjëherë thuajse primitiv por edhe prepotent, dyshues dhe shumë polemist. Temperamenti i tij është shumë sensual, pasional dhe tepër vital; të kërkon të konsiderojë femrën që dashuron si një pronë të tij. Ai është xheloz por mundohet ta fshehë dhe arrin të duket thuajse indiferent, në të vërtetë ai vuan në heshtje pasojat e xhelozisë, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar si vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie. Në raportin e çiftit ai vendos gjithë kokëfortësinë e tij; ndihet shumë nevoja që ka për t’iu imponuar gruas së tij dhe për të arritur atë që ka parapërcaktuar. Ai di të fitojë duke u munduar të duket në sytë e të zgjedhurës tamam siç do ta dëshironte ajo, veçse pastaj ai është shumë xheloz, sedërmadh por edhe grindavec. Ai i përshtatet me vështirësi dhe është relativisht i paaftë për t’u thelluar, duke qenë sipërfaqësor, ai nuk preokupohet shumë për dëshirat e nevojat e femrës që dashuron. Seksualisht mashkulli i shenjës së Dashit sillet në mënyrë të shëndetshme, të zjarrtë, pa sfumatura dhe butësi. Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme. Mund të ndodhë që të rrëmbehet shumë nga puna dhe në këtë rast çifti e kalon pa brejtje të ndërgjegjes jetën.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 mars)
Përmbledh të gjitha karakteristikat e shenjës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 prill)
Do të ketë në dashuri tipologji të Luanit që vijnë nga shenja pasuese e zjarrit, tipike për Luanin.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 prill)
Janë më të ëmbël, më sentimental por edhe më të mençur sepse merr karaketeristika nga Shigjetari (shenjë tjetër e zjarrit).

Dashi në miqësi
Të lindurit në shenjën e Dashit në miqësi ata janë besnikë dhe këmbëngulës për të zgjatur një mëri. Gjithë këto cilësi dhe difekte kontradiktore i bëjnë të lindurit e kësaj shenje shumë tërheqës vetëm sepse ndryshojnë nga të tjerët. Kush i do Dashi nuk mërzitet.

Femra e Dashit në miqësi (shoqëri)
Femra e shenjës së Dashit është zakonisht një mikeshë shumë e mirë, gjithmonë gati për të ndihmuar në momente e nevojë, por mund të përpiqet të imponohet dhe jo gjithmonë di të sillet në mënyrë diskrete. Si mikesh mund të jetë pak invaduese dhe pse e bën pa keqdashje apo shpirtligësi. Femra e kësaj shenje jepet pa u menduar gjatë, me shumë vrull, por shpesh pëson zhgënjim nga i afërti, gjë që e plagos thellësisht, mbasi ajo nuk e pret. Edhe pse pëson zhgënjim nga ndonjë raport miqësor ajo nuk ndryshon qëndrim: miqësia ka shumë rëndësi për të. Gjithmonë në kërkim të miqve të rinj ajo do të hedhë prapa krahëve eksperiencat negative. Femra e shenjës së Dashit si mike përpiqet të jetë jo vetëm mbështetje por edhe udhëheqëse.
Mashkulli i Dashit në miqësi
Edhe mashkulli e ka të theksuar ndjenjën e miqësisë edhe pse shumë më të dobët se ajo e femrës së kësaj shenje. ثshtë një mik ideal dhe bujar, që megjithatë nuk duron ta kundërshtojnë. Me miqtë ai është mjaft sedërmadh dhe i mbetet hatri shpejt. Një mashkull i kësaj shenje nuk e tradhëton kurrë mikun, por gjithnjë largohet pa idhënë shpjegime për sjelljen e tij, në qoftë se do të ndihet i zhgënjyer dhe kur vë re se nuk e kanë kuptuar duke krijuar një mur që do të mbetet i parrëzueshëm.

Dashi në familje
Femra e shenjës së Dashit nuk ka një ndjenjë të theksuar për familjen ku ka lindur, ndoshta sepse ka ndodhur shpesh që të ketë patur një fëmijëri me probleme në familje, me mungesë vëmendjeje dhe dashuri fakt që e shtyrë të ndihet si një peshë në familjen e saj. Përkundrazi, familja që ajo do të krijojë, do të ketë një rëndësi shumë të madhe për të dhe mbi të gjitha femra e kësaj shenje do të bëjë gjithçka për të qenë një nënë e mirë, një mikeshë e mirë për fëmijët e saj me të cilët sillet në mënyrë autoritare dhe një çikë e paduruar.
Mashkulli i shenjës së Dashit përkundrazi duke qenë shumë i dhënë pas punës, për t’u dalluar si ia sugjeron ambicja e tij, shpesh nuk është i pranishëm në familje. Megjithatë ai mundohet të jetë një mik i mirë për bijtë e tij, duke ia lënë nënës edukimin e tyre. Me fëmijët ai është ose shumë autoritar ose që u lejon çdo gjë; dhe ky fakt vjen nga mungesa e lindur e ndjenjës së masës. Gjithashtu, duke qënë njeri shumë i sigurt për opinionet e tij, do të pranojë me vështirësi ato të fëmijëve, nëse këto do të jenë të ndryshme. Me familjen ku ka lindur do të mbajë një raport të mirë, edhe pse do të jetë pak i shkëputur dhe jo i ngrohtë.

Prirjet profesionale të Dashit
Nëqoftë se të lindurit e shenjës së Dashit merren me sport thyejnë rekorde shpesh herë, në qoftë se i kushtohen artit janë elektikë dhe me fantazi.
Femra e lindur në këtë shenjë nuk e duron rutinën, monotoninë, disiplinën e tepruar do të përpiqet gjithmonë të sigurojë një punë të pavarur që i pëlqen, pra një autonomi maksimale si dhe mundësinë për të qenë e para në sektorin që ka zgjedhur. Për atë janë të përshtatshme profesionet e lira, artet figurative nëpërmjet të cilave mund të shprehë krijueshmërinë e vet si dhe të gjitha aktivitetet që kërkojnë energji dhe dinamizëm si për shembull të gjitha veprimtaritë sportive. Karakteristika këto që bëjnë pjesë në personalitetin akti dhe entuziast të kësaj femre. Duhet të ketë kujdes për mos harxhuar shumë energji edhe në punë.
Mashkullit të shenjës së Dashit sikurse femrës i pëlqen të jetë i pari dhe nga natyra kërkon të jetë “kapo”. Me karakterin e tij energjik mund të bëhet një avokat apo politikan i zoti, dhe një sipërmarrës i pavarur i mrekullueshëm. Mund të kenë rezultate të dukshme edhe në profesione që presupozojnë kërkime si: mjekësi, kirurgji, fizikë dhe astronautikë. Por mund të bëhen dhe piktor, aktor, shkrimtarë, skulptorë, atletë, eksploratorë, marinarë, aviatorë, liderë dhe ushtarë të zotë.
Një këshillë: të lindurit në këtë shenjë nuk duhet të lejojnë që në punë të tërhiqen nga rrëmbimi dhe padurimi.

Dashi dhe Paratë
Të lindurit në shenjën e Dashit qofshin meshkuj apo femra kanë një mënyrë për teprim më shumë nga shfaqjet e tyre dhe kështu janë dhe kundrejt parave. Ata mund të jenë shumë kopracë ose shumë bujarë, pa masa të ndërmjetshme. Dashi me gjithë maturinë e tij, me vështirësi akumulon fate të mëdha sepse mbetet gjithmonë i shpërndarë. Ata shpenzojnë me kënaqësi për të gjithë, për gjërat që mund të bëjnë jetën më komode dhe më të lehtë ose punën më të shpejtë; ata do të shpenzojnë madje me kënaqësi për të bërë udhëtime ose për të blerë ndonjë makinë.
Po ashtu ndërmjet një objektivi të modës dhe diçkaje antike, ato do të zgjedhin të parin edhe po të mos jetë i domosdoshëm. Duke qenë njerëz të prirur ndaj së ardhmes, kjo zgjedhje është shumë e kuptueshme. Në raportin me paratë ndaj Dashit ndikon pozicioni i Hënës dhe i Diellit domethënë në cilin pozicion të horoskopit do të ndodhen Hëna dhe Dielli.


Dashi dhe Shëndeti
Të lindurit e kësaj shenje si meshkuj dhe femra janë të përgjithësi të shëndetshëm gjithmonë në gjendje për të rifituar shpejt formën e tij të zakonshme fizike pas sëmundjeve dhe vuajtjeve. Koka është pjesa më delikate e Dashit, pra truri, fytyra, sytë dhe veshët por mund të vuajnë edhe nga veshkat, stoomaku, mëlcia, zemra. Të lindurit e kësaj shenje kanë mungesë kalciumi dhe potasi. Në fakt dhëmbët i kanë delikat dhe kockat e dobëta. Sytë i kanë shpues dhe të shndritshëm. Nëse kanë dhembje në sy mund të përdorin kajsitë për t’ia larguar sadopak dhembjen. Shpesh njerëzit e kësaj shenje kanë ethe të forta por me kohëzgjatje të shkurtër, e marrin veten shpejt. Ju këshillohet sporti për të zbutur tensionet nervore dhe për të gjetur një ekuilibër të mirë. Duhet të dalin në ajër të pastër për të furnizuar me oksigjen trupin dhe trurin. Ushqimi për Dashin duhet të jetë i paisur me kalcium, i domosdoshëm për dhëmbët dhe kockat, që me moshë do të bëhen gjithmonë e më të dobët, me potas dhe proteina që gjenden në mish, vezë, djathra dhe sojën, kontornot me thjerrëza, qiqra, fasule të bardha, rrepa, qepë, lulelakër janë më të mirat. Këshillohen boronicat që ndihmojnë sytë dhe lëngu i agrumeve që ka shumë vitaminë C. këshillohet të shmangin ushqimet me yndyrna. Mëlçia e tyre delikate nuk duhet sforcuar me ushqime të rënda as me pije alkolike. Do të ishte mirë të bënim bizita në muzeume në ekspozita ose duke dëgjuar muzikë. Femrat e Dashit çlodhen duke qëndisur jashtë në ajër të pastër. Për pushime rekomandohen më shumë mali dhe fshati sesa deti.

Dhjetëditshi i parë (21 – 31 mars)
Preket më shumë nga ethet e shkurtra por të forta si dhe nga shqetësime të aparatit gjenital.

Dhjetëditshi i dytë (1 – 10 prill)
Janë të ndjeshëm në veshkat, ndaj të ftohtit dhe në grykë. Mund të kenë probleme hepatike dhe shkak të tensionit nervor.

Dhjetëditshi i tretë (11 – 20 prill)
Mund të jenë subjekt nevralgjik i problemeve me dhëmbët dhe me aparatin gjenito – urinar.

Planetet që ndikojnë kryesisht tek Dashi janë Marsi, Urani dhe Dielli.

Vlerat e Dashit
Femra e lindur nën shenjën e Dashit është e vendosur, e zjarrtë, shpesh optimiste një krijesë që di ti përballojë prapësitë e jetës pa u qarë.
Ajo është kurajoze, depërtuese, shumë idealiste, një zonjë shtëpie shumë e mirë, që kur do di të frenojë xhelozinë e saj të pafund dhe dëshirën për të mbizotëruar; një femër që sigurisht nuk është nga ato që shkojnë me llogari dhe që përpiqet gjithmonë të krijojë në jetën e saj në çdo fushë. Duke u mbështetur në operativitetin e saj të jashtëzakonshëm, ajo di të përdorë inteligjencën e saj të madhe, në punë ka shumë interesa dhe një sens të thellë dinjiteti; është e zgjuar dhe e zonja, e përzemërt dhe e dhënë pas përparimit të drejtë.
Mashkulli i kësaj shenje është shumë energjik, i vendosur, i guximshëm, plot iniciativë, optimist, këmbëngulës dhe një punëtor që nuk njeh lodhje dhe vështirësi. Janë dinamikë, të shpejtë, entuziastë e të dashur. Në dashuri ai di si të transformohet me gjithë impulsivitetin e tij, në një partner të butë, kur ëmbëlsohet nga përkushtimi dhe përkëdheljet e gruas që do. Personat e zhvilluar kanë një intuitë të mirë.

Të metat dhe dobësitë e Dashit
Femra e kësaj shenje është mjaft kapriçioze, kokëfortë e kryeneçe. Mund të jetë edhe grindavece, që irritohet lehtë e çrregullt dhe e shkujdesur; mund të grindet lehtë, është hatërmadhe dhe shpesh i mungon diplomacia. ثshtë një grua e pavarur dhe shumë autoritare. Këto dy karakteristika mund të komplikojnë raportin e saj në çift, nëse shoku i saj do të bënte gabimin që të përpiqej ta ndryshonte. ثshtë e prirur për të përballuar pengesat me shumë vrull dhe frontalisht. Kjo mënyrë mund t’i sjellë shumë rreziqe dhe dështime. Do të ishte mirë të kishte më shumë durim dhe diplomaci. Femra e lindur Dash nuk përballon problemet e së tashmes, të cilat kur mbeten pazgjidhur mund të zmadhohen dhe madje të bëhet të pazgjidhshme. Kjo mbi të gjitha mund të ndodhë me shëndetin.
Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit mund të arrijë në një agresivitet të tepruar, thuajse pa e kuptuar, që mund ta çojë madje dhe në provokacione. ثshtë tip inatçi, kapadai, pothuajse gjithmonë e tepron me manifestimet e intolerancës dhe këmbënguljes. Ai kërkon privilegje në jetën e çiftit duke rrezikuar kështu mirëkuptimin dhe marrëveshjen me partneren. Tendenca e tepruar për kritikë mund ta çojë lehtë në pesimizëm ndaj të ardhmes. I mban me shumë vështirësi premtimet, sepse harron fjalën e dhënë, veçanërisht në gjëra të vogla. Mashkulli i kësaj shenje bëhet i dobët për shkak të natyrës së lindur të tij që piqet dhe nxjerr me vështirësi mësime nga jeta, ai do t’i përsërisë gabimet e tij shumë herë, aq sa shpesh arrin në pleqëri me plot brejtje të ndërgjegjes për gjëra ose persona që i kanë ikur nga duart për faj të tij. Në përgjithësi i linduri i Dashit është i pakuptueshëm, prandaj pëson shpesh aksidente më shumë se të tjerët madje dhe nga më banalet.

Ekstravagancat e Dashit
Femra. Origjinaliteti i femrës së lindur nën shenjën e Dashit shprehet me supersticionin e tepruar dhe me dashurinë për sportet mashkullore dhe shumë luftarake. Ajo nuk e duron kurrë afrimin me një njeri për të cilin nuk ndjen simpati; kjo sjellje është krejt irracionale dhe instiktive, sikurse dhe fakti që ajo nuk është tolerante as për problemet që lidhen p.sh. me trafikun qytetar apo kundrejt një pengese të papritur që e detyron të heqë dorë nga një projekt i saj. Mashkulli i kësaj shenje me karakterin e tij dominues manifestohet edhe kundrejt disa objektivave të veçanta nga të cilat nuk do të hiqte dorë kurrë apo nuk do t’i jepte hua. Këto janë objekte që lidhen me emocione të thella ose me vende që i kujtojnë diçka të bukur. ثshtë shumë supersticioz dhe i bindur se ka gjëra dhe persona të mund të jenë negativë ose shumë pozitivë për të.

Këshilla për Dashin
Si femrat dhe meshkujt e kësaj shenje kanë prirje të mendojnë se mjafton kurajo në jetë për t’ia dalë mbanë mirë, por nuk është gjithmonë kështu. Janë shumë të nevojshme dhe reflektimet për të njohur gabimet që pastaj t’i korrigjosh. Por këtë një njeri i shenjës Dash vështirë se mund ta arrijë. Për të mirën e tij ai duhet t’i imponojë vetes një farë disipline në veprime dhe të mos reagojë gjithmonë sipas impulseve të tij. Shpesh mund të jetë tepër egoist dhe për të arritur qëllimin e tij arrin të harrojë kë ka përreth dhe madje atë që do me gjithë shpirt, duke rrezikuar të bëjë gabime e dëme që pastaj, edhe po të dojë, nuk do të arrijë të riparojë as me vullnetin më të mirë. Shenja e Dashit është padyshim plot me kontradikta dhe kjo i detyrohet faktit që përmbledh vlerat dhe efektet e të gjitha shenjave të tjera. Megjithatë ekziston një karakteristikë që i bashkon të gjithë: të paktën në një sektor të jetës: Dashi do të bëjë gjithçka për të qenë i pari dhe për t’u konsideruar më i miri. Të lindurit e kësaj shenje kanë privilegjin me të vërtetë origjinal për t’u konsideruar si “foshnja e përjetshme” madje dhe kur plaken mbeten të çuditur dhe të çorientuar e aq më keq nuk janë të aftë të pranojnë pleqërinë me qetësi dhe si një eveniment krejt të natyrshëm. Përkundrazi ata që dinë ta kthejnë këtë në një periudhë pozitive, mund të bëhen udhëheqës shumë të mirë dhe pika të vlefshme referimi për të rinjtë. Një këshillë: ju që keni lindur në shenjën e Dashit mundohuni t’i keni gjithmonë në konsideratë hollësirat që janë të rëndësishme dhe kur nuk duket si domethënëse.

Kombinimi i Dashit me shenjat e tjera
Në miqësi: Të lindurit e shenjës së Dashit do të kenë një mirëkuptim dhe miqësi të mirë me Demin e durueshëm sepse kanë të përbashkët sensin praktik; me Binjakët e gjallë, tek të cilët magjeps e papritura; me të disponueshmen Virgjëreshë, me Peshoren e ëmbël dhe me Shigjetarin, hijeshinë dhe nurit të të cilit i nënshtrohen, me Akrepin inteligjent të cilit i adhurojnë thellësinë psikologjike, kundërveprimin dhe autokontrollin, me Ujorin origjinal tek i cili vlerësojnë inteligjencës dhe autokonvencionalizmin, përveç nurit të magjishëm. Raporti i miqësisë mund të rezultojë i vështirë me Luanin prepotent, tepër autoritar, me Gaforren dyshuese tepër të pavendosur, me Bricjapin e ftohtë, tepër të ashpër dhe që llogarit çdo gjë dhe me Peshqit që largohen sepse kështu do të lëndojnë Dashin me ndjenjën e tij për të dominuar.

Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht meshkujt edhe femrat e Dashit do të kishin raporte më të qeta më të shtruara më të hapura me të lindurit e Demit ose të Gaforres. ثmbëlsia e Gaforres është për Dashin shumë tërheqëse. Edhe me Akrepin nuk do të linin shumë probleme. Me Luanin dhe Shigjetarin do të shkonin mirë sepse janë të tre shenja zjarri. Përkundrazi, do të ishte i pamundur një mirëkuptim me Bricjapin se është iftohtë dhe pak i ndjeshëm, me Peshqit që janë shumë të pakapshëm, me binjakët që në dashuri janë të pabesueshëm, jo besnikë. Vështirë edhe me Peshoren.

Në punë: Përshtatje optimale kanë me Luanin, Virgjëreshën, Shigjetarin, Ujorin sepse me këto shenja Dashi ka të përbashkët dashurinë për punën dhe cilësitë që do të kompensojnë difektet e tij. Diskutimi sigurisht nuk është i lehtë me Bricjapin, Binjakët, Peshoren dhe Gaforren sepse mënyra e mendimit dhe metoda mund të krijojë divergjenca të mëdha.

Mashkulli ideal për femrën e Dashit
Para së gjithash nga i zgjedhuri prej femrës së shenjës së Dashit kërkohet një ndërshmëri dhe besnikëri e pakushtëzuar. Duhet të jetë një shok bujar dhe plot ngrohtësi, por edhe pak xheloz që të mos i mungojë kurrë kurajo dhe ndjeshmëria. Për këtë femër ka shumë rëndësi që të ketë një besim të verbër në shokun e saj. Gjithashtu ajo ka nevojë gjithmonë edhe pse s’e pohon për një mbështetje të fortë që e kërkon më mënyrën instiktive tek shoku. Duhet tëjetë i hapur, disponibël por jo mbytës. Ai duhet të dijë si ta mbrojë.

Femra ideale për mashkullin e Dashit
Mashkulli i kësaj shenje do të parapëlqejë të ketë përkrah një shoqe të jetë elegante por që të mos bjerë shumë në sy. Përkundrazi të jetë e matur, e devotshme, inteligjente por që të mos e pëlqejë polemikën. Partnerja e tij nuk duhet kurrë t’i vejë në dukje aftësitë e saj intelektuale. Për mashkullin e Dashit ka shumë rëndësi të jetë e sigurtë për besnikërinë absolute të gruas që ka zgjedhur, ai nuk do ta falë gruan e tij as për “zbavitjen” më të vogël. Ai do që të ketë edhe një raport miqësor me gruan e tij.

KURIOZITETE PER DASHIN
Vendet që preferon Dashi
Vendet dhe qytetet që i përshtaten më tepër të lindurit në këtë shenjë që në astrologjinë politike simbolizon iniciativën, veprimet e dhunshme, revoltat dhe regjimet diktatoriale janë: Gjermania, Anglia, Japonia, Palestina, Peruja, Polonia, Siria, Napoli, Padova, Verona, Krakovi, Berlini, Marseja dhe Firenceja. Në këto vende dhe qytete të lindurit nën shenjën e Dashit do të ndiheshin më mirë sepse janë vende që u përkasin të njëjtave shenja zodiakale.

Ngjyrat e Dashit
Të lindurit në shenjën e Dashit, veçanërisht gratë parapëlqejnë të kuqen për veshjet e tyre. Kjo ngjyrë nuk këshillohet sepse thekson impulsivitetin mjaft të dallueshëm të kësaj shenje dhe prirjen për agresivitet. Do të jetë mirë, përkundrazi që të parapëlqehet bluja në vend të së kuqes ose e kaltra të cilat janë ngjyrat që sjellin qetësi dhe sinqeritet.

Orët e dashurisë
Për çdo të lindur nën shenjën e Dashit orët e dashurisë, pra momentet që konsiderohen më të favorshme për të shprehur ndjenjat e veta janë: ora 12 deri në 13 ditën e dielë, e hënë, e mërkurë dhe të enjte, ose 24 deri në orën 1 e diel, e hënë, e enjte dhe e premtne.

Dielli, Jupiteri, Hëna dhe Afërdita janë veçanërisht të favorshëm për shenjën e Dashit dhe janë drejtuesit e këtyre orëve.

Hajmalia që i sjell fat Dashit është një kokërr qelibari ta mbajë me vete kudo të varur diku. Ndërsa unaza që sjell fat është një unazë hekuri, argjendi, nikeli ose platini, sepse këto elementë konsideron dhe planeti Mars që është zot i të lindurve nën shenjën e Dashit. Guri i çmuar me fat diamanti. Tërheq dashuri, sjell suksese financiare dhe fat.

Disa kuriozitete të kësaj shenje

Karlo Rubia, اarli اaplin, Arturo Toskanini, Leonardo da Vinçi, Van Gogu, Bismarku, Bahu, Fan Kurajani, Kartezio, Gregori Pek, Sara Simeoni, Nilde Loti, Klaudia Kardinale, Mina, Beti Dejvis, Hajdeni, Gogoli, Valeria Marini, Russell Crou, Adolf Hitler, Genta Ismaili, Selin Dion

Pasaporta astrologjike

Periudha 21 mars – 20 prill
Elementi Zjarri
Cilësia Kardinale pozitive, themelues
Gjinia Mashkullore
Planeti sundues Marsi
Gurët e çmuar Rubini, diamanti, kalamiti
Parfumet e tyre Parfumet e forta, intensive, manushaqe.
Lulet e preferuara Trëndafili, lulemustaku, barbarosa
Pemët, bimët Shega, bredhi i kuq, ahu, pisha, qepa
Ditët me fat e martë, e enjte
Ngjyrat e preferuara e kuqe, e purpurt dhe bluja
Numrat me fat 1, 3, 5, 9 (për lojra)
Stili kazual dhe klasik
Numri planetar 5
 
Lexova deri nga gjysa pastaj humba ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top