BeniT
Donatorë
Kjo dallohet pak me doket (adetet) dhe "gjamet", ne Hot, Grude, Triesh e Koje, por eshte interesant te lexohet se jane
metoda me origjinale
Forma më antike, më ekspresive dhe më spektakolare në të cilën plazmohet kriza e pikëllimit gjatë ritit mortor në malësitë veriore është gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thotë se "të dhënat më të hershme mbi gjamën e burrave dëshmohen nga Herodoti, i cili flet për ekzistencën e vajtimeve kolektive të fiseve dardane. Në mesjetë, Mikel Apostoli përshkruan një skenë mortore pranë Shkodrës, ku burrat dhe gratë, të cilët ai, në vitin 1437 i quan ende me emrin "taulantë", "vajtonin si kretasit", duke nënkuptuar me këtë modelet e lashta të vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim". Marlin Barleti dokumenton i pari gjamën personale të Lek Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut, ndërsa Pjetër Budi jep një tablo dramatike të malësorëve katolikë që i nderonin të vdekurit e tyre me gjamë të përgjakshme edhe gjatë salikimit fetar në shtëpinë e Zotit. Gjatë shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX janë pikërisht klerikët katolikë italianë dhe shqiptarë të cilët ofrojnë dokumentacionin etnografik më të pasur mbi praktikimin e gjamës në Malësinë e Dukagjinit, Malësinë e Madhe, të cilat kulmojnë me kodifikimin e dokeve mortore dhe të usullit të gjamës në Kanunin e Maleve, nga Shtjefën Gjeçovi [1900-'07]. Ndërsa gjatë gjysmës së dytë të shek. XX gjama do të bëhej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. اeta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerrë më në në pah funksionin dhe rëndësinë e këtij vajtimi prototipal në traditën mortore shqiptare. Përsa i përket regjistrimeve zanore të gjamës kolektive, ato janë shumë më të pakta, dhe ekzemplarët e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa në vitin 1972 në malësitë e Tropojës, Shkodrës, gjenden të depozituar vetëm në Arkivin Audiovizual të Institutit të Kulturës Popullore".
Shtrirja gjeografike e të gjamuarit
Gjama e burrave ka mbijetuar deri në dekadat e fundit në fshatrat katolike të Malësisë së Dukagjinit, Malësisë së Madhe, e pjesërisht të Pukës, Mirditës e Lezhës; por nuk ka munguar aspak në malësitë albanofone të Trieshit, Grudës, Plavës, Gucisë (Mali i Zi) dhe të Gjakovës (Kosovë). Kurse komuniteti mysliman i malësive ka qenë shumë më i frenuar prej dogmës fetare për të praktikuar ritin e gjamës, prandaj burrat myslimanë privatisht bënin gjamë individuale të mbyllur në kullë, kurse publikisht thërrisnin burrat katolikë për t'u bërë gjamë në raste vdekjesh. A. Ahmeti dhe P. Stojanoviq informojnë se gjamatarët profesionistë të malësive shqiptare shquheshin edhe kundrejt fqinjëve të tyre sllavë për ekzekutimet kolektive dhe individuale, prandaj dhe janë ftuar shpesh në ritet funerale malazeze dhe boshnjake për të thirrur gjamë fillimisht në serbisht dhe më pas në shqip. Këto dy aspekte dëshmojnë në mënyrë kuptimplotë se gjama kolektive dhe individuale e ekzekutuar publikisht gjatë ritit funeral, e ka nxitur komunitetin malësor shqiptar që të mposhtë shokimin nga vdekja, të fuqizojë kohezionin social, të ripërtërijë jetën normale të çorganizuar me ekuilibrat e saj të prishur, duke kapërcyer çdo dallim fetar dhe etnik