Gjakova me udhërrëfyes turistik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Botimi “Gjakova City & Valbona Valley 2010” synon zhvillimin e turizmit kulturor.
Gjakova është bërë me udhërrëfyesin turistik, përurimi solemn i të cilit në praninë e shumë mysafirëve u bë në Bibliotekën ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. Në këtë udhërrëfyes janë prezantuar vlerat kulturore dhe historike të trashëgimisë kulturore, si dhe bukuritë natyrore të kësaj zone.

Monumentet kulturore e historike, bukuritë natyrore, arkitektura, tradita, si dhe të tjera vlera të qytetit të Gjakovës dhe Luginës së Valbonës janë përmbledhur në një udhërrëfyes - guidë turistike, që do të shërbejë si një prezantimi i denjë për vlerat që kanë këto dy vende. Guida Turistike “Gjakova City & Valbona Valley 2010”, vjen për herë të parë në duart e turistëve dhe të të gjithë vizitorëve. Përmes fotografive të fotografit të njohur Shkëlzen Rexha dhe tekstit të historianit Masar Rizvanolli, paraqiten vlerat e Gjakovës si qytet i trashëgimisë dhe Luginës së Valbonës si atraksion i turizmit malor.

“Sot për turizmin e bazuar në trashëgiminë kulturore ka një interesim të theksuar, prandaj është në rritje e sipër mundësia e vizitës së vendeve të ndryshme për ta njohur për së afërmi traditën, kulturën, arkitekturën dhe bukuritë natyrore që ofrohen. Kjo guidë i ofron të dyja këto vlera në një katalog të vetëm: Gjakovën si qytet i trashëgimisë dhe Luginën e Valbonës në Shqipëri si atraksioni turizmit malor”, tha menaxheri i projektit Kujtim Rrahmani.

Fotografi i shquar Shkëlzen Rexha, përmes syrit të aparatit fotografik ka “shenjëzuar” pikat më atraktive të bukurive natyrore të kësaj zone si dhe monumentet e trashëgimisë kulturore.

“Pos bukurive natyrore që joshin çdo vizitor, në këtë katalog me një vëmendje të theksuar përmes fotove dhe tekstit flitet për اarshinë e Madhe, ku mjeshtrit e vyer me duart e tyre të arta në mënyrë artistike kanë shprehur kreativitetin e tyre, qoftë në artizanate të ndryshme, në objektet fetare, ato të banimit dhe të tjera, duke lënë gjurmë të thella autoktone dhe dëshmi për të prezantuar vlerat e një populli me traditë”, tha Rexha.
Kryetari i shoqatës së turizmit kosovar “KOTAS”, Zekë اeku, e vlerësoi lartë këtë projekt si një ecje përpara në fushën e turizmit kosovar.

“Gjakova është i pari qytet që bëri një guidë të tillë, ndaj duhet që edhe qytetet tjera ta kenë një gjë të tillë. Fatkeqësisht, as kryeqendra e Kosovës nuk e ka”, tha اeku.
Ndërkaq, kryetari komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, shtoi se me këtë projekt Gjakova e ka nisur mbarë rrugën e zhvillimit të turizmit kulturor.

“Tash do ta kemi më lehtë t’i njoftojmë mysafirët me vlerat e mëdha kulturore të kësaj zone, ndërsa ata e kanë edhe më lehtë t’i shijojnë këto vlera”, tha Lekaj duke shtuar se këtë guidë e vlerëson si një pasqyrë të realitetit në Gjakovë dhe si një burim të informimit praktik dhe të domosdoshëm, i cili do të jetë në shërbim të vizitorëve.

Ai ka përmendur edhe faktin e risisë që sjell kjo guidë: “Deri më tani Gjakovës i ka munguar një prezantim për trashëgimin kulturore, vlerat, qytetërimin. Tani ata që do vijnë në Gjakovë do kenë se më çfarë të orientohen”.

Për guidën turistike ka folur edhe Skënder Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Tropojës.
“Vepra e sotme ka një vlerë të pakontestueshme. Akoma edhe më shumë rëndësi ka, ngase me këtë hapet edhe një rrugë ekonomike për Malësinë e Gjakovës. Gjithçka është e përmbledhur bukur dhe me një vlerë të posaçme. Që në kopertinë qartësohet bukur Gjakova, Malësia e saj dhe alpet. Vitin tjetër shpresojmë që një guidë e radhës të jetë akoma më e kompletuar, ku do të futen edhe bukuritë e zonës së Tropojës, e cila padyshim se do të rrisë vlerat e gjithë zonës”, tha Hoxha.

Zana Haxhiavdyli theksoi se përmes kësaj guide jo vetëm turistët, por edhe vetë qytetarët e Gjakovës dhe Malësisë njoftohen më afër me larushinë e monumenteve kulturoro-historike, bukuritë natyrore dhe freskinë e luginës së Valbonës.

Projekti i realizuar nga OJQ “Arteza" dhe "PRO" është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, Fondacioni “Fridrich Ebert Stiffung” dhe bizneset e Gjakovës.
Guida ka 138 faqe kolor. Expresi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top