Giethoorn, mrekullia e qytetit pa rrugë (Foto)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nëse jeni nga ata që urreni trafikun, qyteti i duhur për ju gjendet në Holandë, në provincën Overijssel. Sekreti i këtij qyteti të vogël nuk është që të mos kesh makina si në Venecia.

80d9d5bac1c3eb9d09538531d896ea98-640x360.jpg


Jemi duke folur për Giethoorn, e njohur si “Venecia e Veriut”, ku rrugët janë si kanale me ujë që rrethojnë zonën e banuar. Kanalet me ujë kanë pak të përbashkëta me Venecian në Itali. Bëhet fjalë për një fshat me 3 mijë banorë, i themeluar nga njerëz të “paligjshëm” dhe mercenarë që luftonin në vitin 1230, ku dhe u stacionuan në këtë pjesë toke.

Boat-hire-Giethoorn-640x426.jpg


Qyteti është pa rrugë dhe u themelua për të fshehur banorët e tij nga persekutimet fetare të shekullit XII. Disa vite më vonë murgjit ndërtuan kanale si ato që shihni tani. Sot ky qytet duket sikur ka dalë nga një përrallë. E vetmja rrugë ekzistuese në fshatin Giethoorn është një pistw ku pedalojnë biçikletat.

1327572124_0-640x480.jpg


Të gjitha të tjerat janë në nën ujë. Giethoorn gjendet 120 km larg Amsterdamit, në mes të parkut natyror, Weerribben-Wieden. Që të shkosh atje duhet të nisesh nga aeroporti i Amsterdamit dhe të marrësh me qira një makinë.

image.jpg


Një zgjidhje tjetër alternativë është një fluturim Ryanair që bën një rrugë për në Groningen, i cili është rreth gjashtëdhjetë kilometra nga Giethoorn.

Giethoorn-Visit-1125x750-640x427.jpg


Për ta vizituar mjafton një barkë tipike e quajtur “Boat Whisper”, një lloj anije elektrike dhe jo e zhurmshme, që ju lejon të shihni këtë qytet të mrekullueshëm, ose ju mund të shkoni me një tur të organizuar, me barka të vogla, për shkak të urave karakteristike prej druri që qëndrojnë mbi kanale.

Geithoorn.jpg


g.shqip
 
Titulli: Giethoorn, mrekullia e qytetit pa rrugë (Foto)

E bukur per tu vizituar, ama nuk do te kisha jetu aty me shume se 2 jave.

Pas moshes 70 vjecare ndoshta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top