Gënjeshtrat klasike të femrave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ka nga ato që nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për ushqimin gënjejnë edhe veten, duke u hequr sikur hanë pak dhe shëndetshëm

Dikur gënjeshtrat i kishin këmbët e shkurtra, sot duket se e kanë edhe barkun plot, sidomos kur personi që i thotë është një grua. Ka nga ato femra që nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për ushqimin gënjejnë edhe veten, duke u hequr sikur hanë pak dhe shëndetshëm, edhe pse peshorja tregon të kundërtën duke u hequr maskën. Nuk duhet t’i thoni vetes gënjeshtra, sepse jo vetëm që do të rrënjosni thellë ndjenjat e fajit, por nuk do të jeni në gjendje as të ulni kilet e tepërta.

Sipas një sondazhi të “Timex Multisport Team”, që kujdeset për atletët profesionistë, duke u dhënë atyre mbështetje psikologjike dhe fizike, është vënë re se femrat gënjejnë 474 herë në vit për sa i përket ushqimit. “Nuk e kuptoj se përse nuk më bëjnë më xhinset e vjetra”, - thonë, ndërsa janë duke ngrënë një biskotë. Në fakt, nuk ishte i nevojshëm një studim shkencor për të kuptuar se në pjesën më të madhe të rasteve femrat fshihen pas të ashtuquajturave dietave, duke i gënjyer të gjithë ata që i rrethojnë dhe vazhdojnë të hanë patatina, të pinë verë, të shijojnë një ëmbëlsirë ose të mos i rezistojnë tundimit për të konsumuar ndonjë aperitiv.
Nuk arrijnë të jenë të sinqerta as me veten, dhe ndërkohë që trupi mbulohet nga dhjami, ato mbyllin veshët e tyre dhe të atyre që i rrethojnë (kanë nevojë për dëshmitarë që të konfirmojnë alibinë e tyre) për të mos dëgjuar gjepurat që thonë. Gënjeshtrat më klasike janë: “Sot nuk kam prekur bukë me dorë!” (gjë që nuk e ul nga pesha, pavarësisht se thotë këto fjalë); “Në drekë kam ngrënë vetëm sallatë” (nuk e llogarisin vajin dhe ullinjtë që gjendeshin në sallatë); “Hëngra vetëm një copë të vogël tortë”, apo “Kam pirë vetëm dy gllënjka verë!” (po si është e mundur që torta u mbarua dhe shishja e verës është pothuajse në fund?)

ثndrra e këtyre “gënjeshtareve” është të identifikohen me masën 42, edhe pse realisht janë 48 ose 50. Të dashura vajza, nëse dëshironi që të mos gënjeni veten dhe të dukeni vërtetë mirë, keni vetëm dy rrugë: të bëni shumë aktivitet fizik, ose ta bindni veten se nuk do të jeni kurrë një modele kopertine.
Ndonjëherë një fytyrë e qeshur është shumë herë më e bukur se një barkë i sheshtë.


B:Gazeta shqip.
 
Pe: Gënjeshtrat klasike të femrave

Njerez me komplekse...
 
Titulli: Gënjeshtrat klasike të femrave

ahuu sikur te shikojm ashtu ti bejm analiz cdo fja,l kush edi sa do na dalin fjal te sakta
 
Titulli: Gënjeshtrat klasike të femrave

ahahah kaq pak??? :p
 
Titulli: Gënjeshtrat klasike të femrave

C'ishte ky material kshu :p nje shuplak per neve :p
 
Pe: Gënjeshtrat klasike të femrave

ne fakte une kam qesh me lote kur e lexova artikullin,,athua tani per festa,,kur me pelqente shume noi ushqim...rrija shifja,,,:p..pyesja ke kisha afer ne tavolin..
ama e marre dhe nje cope do shendoshem me shume se nje kg,,?....hahahahaha,,,,kushe ishte afer meje qeshte thoshte jo..jo..po merre,,athua ske ngren..pake hengre..ahahahaha..:p:p...
keshtu qe cte bejme dhe ne femrat..keq me kg..e keq pa kg..:p..
 
Titulli: Gënjeshtrat klasike të femrave

Tema do ishte me bukur Djema tregoni fatkeqsite tuaja ne lidhje me rrenat e femrave :p
 
Titulli: Gënjeshtrat klasike të femrave

E para gjithmone me takon te jem i dyti :D kurr i treti ose i pari hahahahhaha
 
Pe: Gënjeshtrat klasike të femrave

Sa zhgenjyes ky sondazhi :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top