Fushata- Rama nga Vlora, apel Berishës për votën

Зngjεll

___________
1245517333.jpg

Mijëra vetë kanë mbushur sheshin e “Flamurit” në Vlorë në mitingun e kreut të PS Rama. Nga Vlora Rama i kërkoi Berishës të heqë duart nga vota dhe askujt mos i shkojë ndër mend të prekë votën e lirë. Rama tha se PS ka arsye të forta për të fituar.

VLORE- Mijëra vetë kanë mbushur sheshin e “Flamurit” në Vlorë në mitingut e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama në këtë qytet. Rama u tha mbështetësve të tij se socialistët kanë arsye të forta që i cojnë në fitoren e sigurt në 28 qershor. Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje – tha kreu i partisë më të madhe në opozitë ndan qartësisht të ardhmen e vendit me të shkuarën e 18 viteve tranzicion.

“Kjo është beteja e të rinjve që nuk kanë perspektive. Kjo është beteja e sipërmarrësve që nuk kanë liri. Kjo është beteja e Shqipërisë së gjunjëzuar nga varfëria, e Shqipërisë së cënuar nga papunësia, e Shqipërisë së cenuar nga dhuna dhe korrupsioni. Ne do të fitojmë, sepse Shqipëria nuk mund të humbasë.”- tha Rama.
Nga sheshi i “Flamurit”, Rama i bëri dhe njëherë thirrje Berishës të heqë duart nga votat, nuk do të kenë vrimë ku të futen ata që do të kërcënojnë për marrjen e votës- tha kreu socialist.
“Nga ky shesh i flamurit të atdheut, i bëj thirrje Sali Berishës, të bëj të njëjtën gjë që i ka mbetur: të humbasë me dinjitet, duke u distancuar publikisht nga të gjitha ata shërbëtorë të paskrupullt të pushtetit të tij, që ushtrojnë presion mbi mjekët, nëpunësit, mësuesit, mbi njerëzit e varfër, për të marrë votën me pahir”-theksoi Edi Rama.

“Ndërkohë i bëj apel të gjithë ata drejtorë e shefa, që përdorin pushtetin e popullit për të kërcënuar mësuesit, nëpunësit e shtetit, mjekët, njerëzit e varfër e të pambrojtur, se nuk e ndryshojnë dot fatin e kësaj beteje, duke i kërkuar votat me dhunë, nuk e shmangin dot humbjen duke blerë vota. Nuk e mbajnë dot pushtetin duke vjedhur vota. Le të shohim veten dhe ta lëmë kryeplakun e politikës së vjetër në fatin e tij. Ne jemi përgatitur ta mbrojmë votën e popullit më mirë se sa e mbrojtëm në Tiranë dy vjet më parë dhe në 28 qershor do të fitojmë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, me një rezultat historik që nuk ka forcë që e përmbys.”- theksoi Rama.
Nuk ka forcë që ndryshon fatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, i është përgjigjur Rama entuziazmit të mijëra banorëve të pranishëm dhe kjo sepse sipas tij vetëm Partia Socialiste është e gatshme të marrë përsipër të ardhmen e vendit dhe tu japë problemeve të vjetra të shqiptarëve sot zgjidhje të reja.
Ne do të fitojmë- tha Rama që vendi të mos ketë më kryeministra që të ndajnë pushtetin me klientët e familjes së Sali Berishës dhe për kryesocialistin fitorja e sigurt do të vuloset pikërisht këtu në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë.
“Vlora e ka vulosur fitoren e 28 qershorit dhe vulat e Vlorës në historinë e këtij vendi, janë vula që nuk shlyhen. Në fakt, është një porosi, është një porosi që e kam dëgjuar në Shkodër: deri më 28 qershor, mos rregulloni asgjë nëpër shtëpitë tuaja, sepse vjen Saliu me gërshërë për të bërë inaugurimin.” – përfundoi Rama./news24/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top