Frikë nga thellësia! Iguana gjigante në Oqeanin Paqësor

AnGeLiC

VIP
V.I.P
iguana-620x539.jpg

Në këtë video do të shihni një iguanë, e cila është filmuar së fundmi në Oqeanin Paqësor. Iguana me nofkën “Godzilla” duket vërtetë e frikshme, ndërsa noton në ujin e kristaltë të oqeanit, duke tentuar të sigurojë ushqim.

“Daily Mail” shkruan se videoja është bërë nga Steve Winkworth, në brigjet veriore të Isabelas, në ishujt Galapagos.

Siç duket edhe në video, iguana nuk shqetësohet aspak nga prania e zhytësit, ndërsa afrohet drejt tij, duke përdorur bishtin e saj të gjatë për të manovruar.

Ndërkohë, kjo iguanë ka marrë nofkën “Godzilla” për shkak të madhësisë dhe pamjes së saj.

Shekulli

Ps: Ka nje video mahnitese por smund ta marr...
 
Titulli: Frikë nga thellësia! Iguana gjigante në Oqeanin Paqësor

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Frikë nga thellësia! Iguana gjigante në Oqeanin Paqësor

Ky ne video nuk ishte aq i madh sa pershkruhej lool
 
Titulli: Frikë nga thellësia! Iguana gjigante në Oqeanin Paqësor

I vogel apo i madh si krijes, ma shtiu friken :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top