FRD: Shqiptarë, përcaktoni Shqipërinë që doni me votë

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Fryma e Re Demokratike në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje shqiptarëve, që të votojnë për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Në një deklaratë zëdhënësja e shtypit, Eni Feruli deklaroi se ka ardhur koha qe vota masive qytetare te përcaktoje Shqipërinë e nesërme.

“Kur ka mbetur ende dhe 1 e 30 minuta kohe nga mbyllja e qendrave te votimit Fryma e Re Demokratike I ben thirrje te gjithe mbeshtetesve të saj dhe gjithe qytetareve qe te shfrytezojne kohen e mbetur per te marre pjese ne votime. Sot vota juaj vendos shume. Vota juaj mund ti jape fund tranzicionit dhe te krijoje nje sistem te ri politik per shtetin dhe qytetaret. FRD beson se vota juaj sot ka domethenie te shumefishte. Vota eshte detyre qytetare, e drejte kushtetuese, privilegj per brezin e sotem, akt atdhetar ne te mire te vendit dhe te ardhmes se tij, akt demokratik qe e shendosh sistemin. Vota tregon pavaresi, dinjitet, kuraje e force per te projektuar te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja. FRD ka bindjen se ka ardhur koha qe vota masive qytetare te percaktoje Shqiperine e neserme, dhe sot, kushdo qe ka pasur pakenaqesi apo zhgenjim, kushdo qe ka dashur qe gjerat te ecin me mire, qe qytetaret te degjohen dhe te respektohen ne te drejtat e tyre, qe zeri juaj te kete vleren e duhur, sot eshte koha te flase. Flisni me vote. Merrni miq e familjare ne telefon, sillni te gjithe ne qendrat e votimit, sepse sa me shume votues aq me shume jane shanset dhe garancite qe keto zgjedhje te behen zgjidhje reale per gjithe qytetaret dhe shoqerine shqiptare. Me kete rast FRD shpreh sigurine dhe bindjen e plote se procesi zgjedhor qe po perfundon, do te sjelle nje kapitull te ri politik ne Shqiperi, duke i dhene fund modeleve te vjetra te tranzicionit, te cilat edhe sot krijuan ngjarje te renda dhe cenuan jetet e pafajshme dhe solemnitetin e aktit te votimit. Ndaj bejuni pjese e ketij procesi, sa me pare, sa me shume, sa me aktiv, sa me te bindur se po beni gjene e duhur. Vote masive per mbylljen e tranzicionit. Vote masive per shtetin qe na mungon dhe qytetaret, per qytetarine dhe moralin politik”, theksoi Feruli.
(e.m/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    31.9 KB · Shikime: 32

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top