Francë, rasti i parë i burgosjes për mbajtje perçeje

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
burqa.jpg

Një nënë 32-vjeçare do të shndërrohet në të parën që do të burgoset në Francë për refuzimin e heqjes së perçes së plotë në publik.
Hind Ahmas, mbajtëse e një pasaporte franceze, refuzon të pranojë legjitimitetin e vendimit të marrë nga një gjykatë në Paris më parë gjatë vitit dhe do të burgoset për 15 ditë, gjatë të cilëve është e detyruar të marrë kurse për të drejtat dhe detyrimet civile.
Ajo u arrestua në mënyrë të përsëritur në kryeqyteti n francez, duke shkelur ligjin që detyron qytetarët të mos mbajnë veshje që u fshehin fytyrën, për arsye sigurie. Ligji ka goditur veçanërisht besimtarët myslimanë, me femrat që u lejohet të mbajnë perçe, por jo burka, siç quhet veshja që mbulon krejtësisht trupin, me përjashtim të syve.
Ishte presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ai që ndërmori nismën e shumëdebatuar të këtyre kufizimeve. Ahmasit nuk iu lejua e drejta e apelit, pasi ajo nuk shfaqi asnjë shenjë pendese dhe në gjykatë vazhdoi të paraqitej e mbuluar.
Megjithatë, asaj iu bë e qartë nga avokati i saj se nëse nuk do të pranojë kufizimet e ligjit në ambientet publike, atëherë përballet me mundësinë që të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.
”Nuk ka asnjë mundësi që unë të heq burkën. Nuk do ta bëj kurrë. Janë gjykatësit ata që duhet të marrin leksione për të drejtat civile dhe jo unë”, u shpreh Ahmas
Gruaja, e cila ka refuzuar të paguajë një gjobë prej 100 eurosh për këtë shkelje, ka sfiduar vendimin e gjykatës franceze duke pretenduar se do ta dërgojë çështjen në gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

/gazetashqip/
 
Pe: Francë, rasti i parë i burgosjes për mbajtje perçeje

Kto aq ma shum qe mundohen ta denojn Islamin aq ma shum shtohen Besimtart Islam kto harrojn se ne kte mnyre vetem qe shtojn kureshtjen e jo muslimnave :)
 
Pe: Francë, rasti i parë i burgosjes për mbajtje perçeje

Sdoja ta postoja kete per te evituar "percarjet" :p....Po kjo ka thene pashaporte franceze sme bejne gje mua edhe "kokefortesi" dalluese si disa, pa bere emra.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top