Franca kthehet në shtëpi Henri takohet me Sarkozi

redi-

Anëtar i Respektuar
PARIS- Një Francë e poshtëruar dhe nën vështrimin e egër të 100 tifozëve ka zbarkuar dje në aeroportin privat La Bourget. Forcat e sigurisë i kanë mbajtur larg avionit Boeing 737 me ngjyrë të verdhë ata pak njerëz që kishin dalë për të shprehur inatin e tyre ndaj futbollistëve të kombëtares. Mungonte në bord Maluda, që është bërë baba dhe ka fluturuar për në Londër, por edhe Riberi që ka zgjedhur të fluturojë me një xhet privat për të shkuar në shtëpi ose me pushime. “ثshtë një situatë e rëndë, - thotë një 30 vjeçar, - ata ç’nderuan fanelën e Francës dhe jam këtu për t’u ulëritur në fytyrë”. Por, kuptohet që forcat e sigurisë kanë qenë të shumta për kthimin në atdhe të “Gjelave”. Ndërkohë, Tieri Henri, pasi ka zbritur nga avioni, ka hipur menjëherë në një makinë blu dhe është shoqëruar për në Elize, ku e priste presidenti Nikolas Sarkozi. Madje, ky i fundit ka anuluar një takim me një grup OJF-sh për të pritur kapitenin e kombëtares dhe për të zbuluar dështimin në Botëror.
Akuzat e ministres
Ndërkohë, ministrja franceze e sporteve Zhoslin Bashlot ka dalë dje përpara mediave duke mos kursyer asgjë ndaj futbollistëve për sjelljen e tyre të rëndë. Ajo e quajti një “rrënim” paraqitjen atë çfarë ndodhi në Afrikën e Jugut, ku përfaqësuesja e “Gjelave” u kthye në një prej skuadrave më qesharake në historinë e turneut. Ajo madje ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Zhan-Pier Eskalet, duke thënë: “ثshtë e pamendueshme që ai të vazhdojë të jetë në krye të këtij institucioni”. “Ka disa palë që janë përgjegjëse për këtë rrënim, - deklaroi ministrja. – Të parët janë futbollistët, që u sollën në një mënyrë që të gjithë e panë. Dhe më duhet të them se bëma e fundit, refuzimi për të takuar dhe përshëndetur tifozët, disa prej të cilëve kishin shkuar aty duke lënë pushimet dhe duke harxhuar kursimet e tyre, ishte një sjellje e patolerueshme”, deklaroi Bashlot.
Prapaskenat
E përditshmja franceze “Le Parisien” ka zbuluar dje prapaskenat që çuan në bojkotimin e stërvitjes dy ditë përpara ndeshjes me Afrikën e Jugut, gjë që shënoi një precedent të frikshëm për një kombëtare kaq të madhe si Franca. Sipas saj, vendimi është marrë të shtunën në mbrëmje, kur edhe Anelka ishte prezent. Ndërsa iniciativa është marrë nga kapiteni Evra, Riberi dhe Gallas. Diskutimi ka qenë i fortë, por në fund vendimi ishte unanim. Komunikata më pas është shkruar nga kapiteni i Patris Evra. Të dielën, Evra dhe Abidal takuan trajnerin Domenek për dy orë dhe i shpjeguan arsyet e vendimit. Riberi ndërkohë, theu paktin e heshtjes dhe ndërhyri live në televizion për t’u kërkuar falje francezëve. Evra u zemërua nga kjo dhe i ulëriti: “Ti mendon vetëm për veten tënde!”. Më pas, erdhi ora X. Në 16.00, futbollistët u paraqitën në fushën e stërvitjes, por refuzuan të stërviten. Në autobus tensioni ishte në maksimum. Gurkuf ka dashur të nisë stërvitjen, por e kap Riberi: “Shko po të duash, bëj yllin, por do të mbetesh vetëm”. Nuk mbaron këtu. Pasi kanë zbuluar pasojat katastrofike të vendimit të tyre, futbollistët u takuan në darkë dhe vendosën të kërkojnë falje publike për ngritjen e dorës. Evra ishte kundër, por u bind. E megjithatë, faljet nuk erdhën, pasi Domenek e ndaloi të dilte në sallën e konferencës për shtyp ditën e hënë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
 
Titulli: Franca kthehet në shtëpi Henri takohet me Sarkozi

Kot iken vet keta si nuk morren dhe Pipinot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top