Floke te lyer, si te mbrojme ngjyren

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ngjyra e flokeve, me kohen ka tendenc te ndryshoje, tonalitetet marrin nje sfumature me te celet. Mbi te gjithe ne vere me diellin dhe ujin e kripur, ndryshimi shihet dukshem dhe zakonisht nuk eshte gje e bukur.

Problemi eshte se cfare duhet te bejme per te mbrojtur ngjyren. Per fat te keq, ngjyratr nuk qendrojne per nje kohe te gjate ne koke dhe duke i lyer vazhdimisht floket nuk eshte nje zgjidhje ideale. Rrezikojme te prishim rrenjen e flokeve. Keshtuqe ekzistojne kura post lyerjes. Kur shkoni te parukieri kontrolloni qe pas lyerjes te perdore fiksues. Me pas ne ditet ne vazhdim, ne shtepi, perdorni per floket tuaj larje me produkte per mbrojtjen e ngjyres.

--Gjerat per te evituar:

1- Uji shume i ngrohte humb shkelqimin e flokeve
2- Ekspozimi i tepert ne diell
3- Mos aplikoni vaj apo balsam me proteina kur jeni ne diell pasi kufizon ngjyren te futet ne thellesi te flokeve./burimi: ikubinfo/
 
Floke te lyer: si te kemi nje ngjyre te bukur!

Floket e lyer, jane delikat dhe te ndjeshem nga vete natyra, kane tendence te demtohen me lehtesi. Sa mund te zgjase ngjyra?

FileContent4-1.jpg

Efekti i ngjyres eshte deri ne dy jave( ne varesi dhe te ngjyres se lyer) Me pas fillon te zbehet dhe floket fillojne te humbasin ngjyren. Mes shume sfumaturash qe ekzistojn, duhet te zgjedhim ato te cilat mund te zgjasin me shume. Zgjidhja, mund te jete nga nje shampo me pigment natyral: per biondet me kamomil etj. Per te mbrojtur floket pas cdo shampo eshte e keshillueshme te beni nje shpelarje me acetat mjalti, pasi i ben floket me te shkelqyeshme dhe me te fort. Nje keshille tjeter per ti mbajtur se me te bute dhe te shndritshem dhe ti mbroni nga shfaqja e majave te dyfishta, cdo jave beni maske me vaj ulliri, e cila duhet te mbahet gjate gjithe nates.



ikubinfo
 

Attachments

  • FileContent4-1.jpg
    FileContent4-1.jpg
    16.7 KB · Shikime: 0
Per nje ngjyre qe shkelqen

Kur shkoni tek parukieri te lyeni floket, ato jane shume te shkelqyeshem. Pas dy javesh, efekti i shndritshem humbet dhe ngjyra ka tendenc te shuhet. Floket erresohen dhe humbasin tonalitetin qe kishin. Per te evituar, dhe per te parandaluar kete situat, dhe te beni qe floket tju qendrojne ashtu per te pakten 4 jave, ju nevojitet te perdorni shampo me pigment natyral, kamomil etj. Per ti bere floket tone akoma me te bukur dhe te shkelqyeshem mund te perdorni uthull molle, e nevojshme per ti ridhene flokeve shkelqimin qe deshironi dhe perforcon ngjyren./burimi: ikubINFO/
 
Si te zgjedhesh ngjyren e flokeve qe shkon me shume me ngjyren e lekures

Ngjyra e flokeve ben lekuren te duket me vibrante dhe e shendetshme nese ju zgjidhni ngjyren e duhur. Nese zgjidhni ngjyren e gabuar, lekura juaj do te duket si e shperlare.
Nje nga sekretet kryesore eshte qe gjini nese ju keni nje lekura juaj ka ton te “ngrohte” apo te “fresket”. Kur te arrini te identifikoni tonin e lekures tuaj do te jeni ne gjendje te zgjidhni nje ngjyre flokesh qe do te shtoje bukuri lekures tuaj.
Shkalla 1
Identifinoni nese keni ton te ngrohte apo te fresket ne menyre qe te mesoni ngjyrat qe i shkojne ngjyres te lekures tuaj. Nese ngjyra e lekures tuaj eshte shume e bardhe me nje look tonimi roze, ju keni nje ton te fresket dhe nese lekura juaj ka tone ngjyre pjeshke ose floriri, atehere ka shume mundesi qe toni i lekures tuaj te jete i ngrohte.
Shkalla 2
Shih cfare ngjyre rrobash ju shkojne me shume. Nese nuk jeni te sigurta se cfare ngjyre ju shkon, atehere qendroni para pasqyres dhe vendosni rroba te ngjyrave te ndryshme afer fytyres tuaj. Nese ngjyrat e bluse, jeshiles dhe lilase ju shkojne shume, atehere zgjedhja juaj me e mire do te ishte toni i fresket. Nese ju shkojne shume ngjyrat e kuqe, portokalle, dhe e verdhe, atehere zgjidhja juaj me e mire do te sihte toni i ngrohte.
Shkalla 3
Ngjyra e flokeve e zeze, e bardhje dhe kafe shume e zbardhur, eshte nje zgjedhje e mire per femrat qe kane nje ton te fresket. Bjonde ne flori, kafe e florinjte, dhe te kuqet e ngrohta u shkojne shume femrave qe kane ton te ngrohte.
Shkalla 4
Per nje look me natyral, zbardhi ose erresoji floket jo me shume se 3 numra nga gjyra jote reale. Nese nuk jeni e sigurt cfare ngjyre te perdoresh, keshillohu me nje profesional pasi ngjyrat e flokeve nuk dalin gjithmone si ngjyra qe reklamohet ne kuti. Gjithashtu, mos harro edhe te mendosh se sa kohe je e gatshme tu dedikosh flokeve. Nese i ngjyros shpesh, mund te besh ndryshime dramatike, por nese nuk i ngjyrosh shpesh atehere qendro tek gjyrat e peraferta me ngjyren tende natyrale pasi rrenjet e flokeve do te duhet te ngjyrosen sado pak qe te rriten floket. SJ
 
Bjonde apo brune? Cfare ngjyre ti bejme floket?

Bota ndodhet ne dileme qe ne krijimin e saj. Bjonde apo brune?
Edhe sot zgjedhja mbetet e veshtire. Ende nuk ka nje ndarje, por me mire se kushdo nje pergjigje deri diku te sakte mund ta japin vetem sallonet e bukurise aty ku nis ndryshimi.

Duke sfiduar vitet e tek-tuk edhe ndonje rrudhe ne fytyre, zonjat kerkojne te respektohet moda, kur vjen puna te ngjyra e flokeve.

“Te pakten klientet e mija tentojne drejt bruneve, ndoshta se tani eshte edhe dimri. Kryesisht dominojne brunet”, thote parkurierja Solianda Uzhuri.

Edhe pse per momentin ne piedestal qendron natyralia gjithnje eshte nje brez qe nuk i tradheton ngjyrat e hapura.

“Bjonde preferojne adoleshentet dhe moshat pak te medhaja”, thote Uzhuri.

Ndoshta kjo per nje arsye se biondet terheqin me shume vemendjen e meshkujve.

“Te gjitha jane te mira, por me pelqejne bjondet. Jane me te mira, me simpatike”, thote nje i ri.

Megjithate floket e erret jane ne epersi. Uzhuri e cila prej 10 vitesh kuron imazhin e klienteve te saj na tregon arsyen.

“Nje floke i bardhe kerkon te vesh me shpesh ne parukeri. Keshtu qe floku i erret eshte me praktike”, shpjegon ajo.

Pavaresisht nevojes per nje kujdes te vazhdueshem dhe jo pak te kushtueshem, ekzistojne vajza te shijeve ekstreme.

“Kam kliente qe nga ekstremi i te zeze kerkojne te shkojne tek platini brenda dites”, thote Uzhuri.

Po si mund te ndihesh nese eksperimenton ngjyra pa fund ne flokun tend. Kengetarja Julka eshte nje prej tyre. Ajo eshte e priur te ndryshoje ngjyrat qe per te eshte edhe nje lloj perkujdesje per veten.

Megjithate dilema e lashte me mire bjondet apo brunet eshte perhere e gjallë dhe e destinuar te mos kete nje rrugedalje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top