Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Një ndër pjesët përbërëse, ndoshta ndër më të rëndësishmet të profilit tonë, i cili përbën dhe ndërton imazhin tonë në një apo në mënyrë tjetër, është edhe firm,a jonë që shfaqet pas çdo postimi. Ma merr mendja se ajo paraqet një pjesë të rendesishme edhe te personaliteteve tona për të mos thënë se vetja ynë gjendet brenda saj. Pra, jo rrallë, është pjesa e cila flet edhe më shumë se sa postimet tona. Ndrsyhe unë i konsideroj si grafite moderne mes te cilave secili nga ne shfaqë personalitetin, një virtyt, një veti dalluese, një thirrje, një breng të pathënë, një urim........e shumë më shumë se ajo qe unë po mundohem të them. Them se do ishte interesante ti analizojmë, çfarë na ka shtyrë ti analizojmë, çfarë kemi kuptuar nga ato, cili është mesazhi që bart apo rrezaton ajo firmë e kështu me radhë.

Mos hezitoni, analizoni firmën e ndonjërit nga anëtarëve/eve. Ta shofim se cfarë rrezatojnë ato!

Pa ndrydhje, ju lutem! :dong::dong:
SUKSESE. :gjujpeshk:
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Pse mos te ja nisim nga e jotja? Tema shume e kendshme Kitrra.
Secili mund t'i japin interpretim personal atyre vargjeve qe ke shkruajt ti, por ne fakt thelbi qendron tek nje karakteristike i personalitetit tend. Kur shkruan: kashta noton e diamanti fundoset, tregon se sa vlere mund te kete pasurija, sa lumturi mund te te japin ajo, dhe qe dicka komplet pa vlere si kashta, ja del mbane, fiton mbi nje dickaje te cmuar, pasurija me e madhe qendron tek nje ndjenje e paster dhe pse e shoqeruar me varferi.

I Takoj luftetarit ne te cilin bashkohet e shkuara dhe e ardhmja. Oj Kosove moj nena JONE :) S'do shume komente.

p.S. me pelqen shume firma jote.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Urime per temen kitrra shume interesante.
Tani ajo thenia e pare nga Stanley Kubrick nuk mendoj se ka nevoje per tu shpjeguar.
Kjo e dyta eshte formuar nga nje teme ne te cilen nje antar [si shume syresh qe rregjistrohen ne forum per te bere ndonje postim ne nje teme te caktuar dhe pastaj zhduken ] me ironizonte duke menduar se kishte dhene shpjegim si nje dijetar mbi nje pyetje te ''madhe'' qe une kisha bere ,nderkohe qe pergjigjia ishte.....kuptohet vete.
Duke mos denjuar ti pergjigjem ne teme ju pergjigja me firme; Jo te gjitha pyetjet kane shpjegim madje te bera keto edhe nga njerez te vegjel ne dije ashtu si jam edhe une, askush nuk eshte ne gjendje ti pergjigjet disa pyetjeve [sado i madh,apo i ditur qofte] dhe nuk duhet te pretendoje qe mund ta beje kete,nese po tregon qe eshte shume i vogel,me i vogel se sa ai budallai qe beri pyetjen.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Te gjitha firmat qe kam pare me kane pelqyer ....secila prej tyre percjell nje mesazh shume godites ...

Do citoja te anetares Ketrushe

'' Per interesat e vetvetes edhe djalli mund ta citoj biblen '' ...........me te vertet qe eshte shume reale .

Sa per firmen time ....s'kam text te shkruar ...por ajo gjeja e vendosur si firme nenkupton shume .......just love ....vetem kjo do ta shpetonte boten :D
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

firma ime ka nje domethenie shume te madhe per mua sepse me kujton frazen qe ma ka thene i dashuri i zemres sime ne kohen kur po njiheshim...
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Urime Per teme qe ke haper Kitrra Nga une Qendrimi Bossi. Ju Pershendes gjitheve.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Shume teme interesante, por ka nje mungese te vogel, mendoj se secili prej jush duhet te kishte shkruar firmen ne postim, sepse gjate kohes i ndryshojme firmat...dhe ska me sens tema sepse nuk kuptohet per cfare e kishim fjalen.
Nqs nuk merziteni, do ju'a editoj postimet qe gjithcka te jet ne rregull. Nqs merziteni...sjua prek postimet...dhe me tej te vazhdojme temen me firmen e shkruar.

Think Pink! Say NO to breast cancer!:fluturoze:
Firma ime ska ndonje fillozofi te madhe. Eshte moto-ja e fushates kundra kancerit ne gji. Gjuha roz po ashtu reprezenton parandalimin e kesaj semundje dhe ne te njeten kohe SHPRESEN.
Pse e kam zgjedhur pikerisht kete? Sepse po shtohet nr dita dites...dhe femrat duhet te sensibilizohen dhe te ken me shume kujdes per vete...Eshte semundje qe sherohet po e kape ne kohe.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Firma ime eshte tipike ateiste. Nuk e di kush e ka thene, por me ka pelqyer shume.
Give a man a fish, and he will eat for one day
Teach a man fishing, and he will eat for his whole life
Teach a man religion, and he will die praying for one fish

Me pelqen shume firma e ERA_VL. Tregon se njerezit duhet te jene vetvetja, te kene karakter te forte, dhe jo te ndikohen nga mendimet e te tjereve, sepse e bukura e njerezve eshte se jane te ndryshem.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Firma ime eshte nje thenie e Carli Caplin...me pelqen se ka shume domethenie brenda ...spo e kopjoj se mund ta lexoni poshte...
Me pelqen forma e Kitrres ,karamele zana e swetzzines........
Doni sdoni Angeldevil e ka firmen me te bukur eshte gje e rendesishme ajo gjeja per te cilen flet ai ne firmen e tij...:kercejme:
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Selli mund te te korrigjoj disa gabimo ortografike te firmes tende????

Ti criticheranno sempre, parleranno male di te, e sarà difficile che incontri qualcuno al quale tu possa piacere come sei.
La vita è come un'opera di teatro,

Pjesa tjeter eshte mire.

Te me falesh, por jam fanatike e gjuhes korrekte.

Kitrra urime per temen. Shume e goditur
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Urime per temen Kitrra....

Cdo firme ka nje kuptim demethenes,por une do vecoj firmen e Iron_Leon.....

Jam shume i vogel qe te mund te bej pyetje te medha

Mendoj qe nuk ka aq te medhenj te cilet mund tu pergjigjen pyetjeve te vogla qe une bej

Eshte shum firme modeste por me shum kuptim demethenes....
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Firma e ida angel

Just love

Nga ajo qe ka rrezatuar ida deri me tani ne forum them se i ka pershtatur edhe firmen e vet. Asnjehere nuk e kemi pare idne te jete nervoze kendej. Vazhdimishte eshte munduar te rrezatoj sa me shume dashuri, respekt, dhe miresi ndaj abshkanetareve ketej. Them se kjo firm edhe eshte qelesi e mbarvajtjes se jetes sone. Pak dashuri (ne kuptimin gjeneral) eshte ajo me e mira e cila do munde ti dhuronim njeri tjetrit qofte edhe ne kuptimin figurativ. Sa me shume qe ju ofrojme njerezve dashuri dhe sa me pak urrejtje gjithsesi se jeta jone do jete me ne harmoni. Do jete me e lehte. Edhe armiqve tane nuk do ishte keq tu a kthenim me dashuri. Pak dashuri eshte ajo qe shkrin akujt mes njerezve pa marre parasysh raportet andaj nese cdo gje e fillojme me te besoj se do kemi me pak pengesa dhe problemet do i tejkalojme me me shume lehtesi. :gjujpeshk:
 
Kitrra eshte e vertet ,vetem dashuria do mund ta bente boten me te bukur .......Zoti na e ka dhen si dhurat ...pavarsisht se njerzit e shperdorojne ose nuk dine ta menaxhojne mire ....nese do kishte dashuri te paster sot ....atehere s'do ta enderronim parajsen ne boten tjeter.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams

kjo eshte firma ime e momentit qe perkthete' E ardhmja i perket atyre qe besojne ne bukurine e endrrave te tyre' Eshte nje dhenie qe e kisha degjuar me perpara dhe me kish pelqyer shume pasi tregon nje vertet shume te madhe.

Endrrat jane shume te rendeshishme per ne dhe cdokush ka nje enderr qe deshiron ta bej realitet. Nje njeri pa endrra eshte nje i vdekur ne shpirt , eshte dikush pa ambicje pa aspirata PA JETE sigurisht pa te ardhme.

Te gjithe kemi endrra dhe te gjithe duhet te besojme ne bukurine e tyre pasi fundja te enderrosh nuk te kushton asgje....​
 
Pe: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Firma e Dashurijes sone te FV :
Te sfidoj. . .!!!. . .Si?. . . Me indiference... dhe jam e bindur, ne fitoren time. . .

Indiferenca eshte menyra me e lehte...
 
Pe: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Mua me pelqen firma e Elushe:
Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes(firme me shume kuptim dhe i pershtatet kohes mese miri)...
 
Pe: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshëm për ta përballuar ate..

Kjo firma me pelqeu, e Zzines e ndonje tjetri qe nuk e kam pare me vemendje.
 
Titulli: Firmat e anëtarëve/eve te forumitvirtual!?

tgjith kan firma te bukura :(
Ktu esht forum Shqip kta perdorin firma ne gjuh te huaj :)
Lind pyetja po kta anglezet,gjermanet, francezet ne forumet e tyre (kta antar).A Mbajn gje firma ne gjuhen Shqipe ? Apo ja fus kot :D ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top