Fiori Dardha: "Hervin اuli konfliktual.

Malsi

Anëtar i Nderuar
image_409.jpg

Moderatorja e emisionit "Fiks Fare", Fiori Dardha, ka reaguar pas ngjarjes në Teatrin Kombëtar, ku drejtuesi i këtij institucioni sulmoi fizikisht dhe nxorri me forcë jashtë, gazetarin e Abc News. Sipas asaj që shkruan prezantuesja e Fiks-it, drejtori Hervin اuli njihet si një njeri konfliktual. Fiori Dardha thotë se nuk ka marrëdhënie personale me asnjë nga palët e përfshira, por pyetjet që ajo ngre, duket sikur hedhin dritë mbi vorbullën e thashethemeve të ngritura për këtë rast. Gazetarja shkruan se asnjë aktor nuk ka dalë e të pohojë se Eni Shehu ka ngacmuar apo provokuar aktorët, pretendim ky i Hervin اulit, për të arsyetuar dhunën që ushtroi ndaj gazetarit. Lexoni më poshtë reagimin e Fiorit në IG:

"Nuk e njoh personalisht drejtorin e Teatrit Kombetar. Mund te kem shkembyer ndonje pershendetje, ose t'i kem "rrembyer" ndonje deklarate ne kohen qe beja emisionin "Bla bla bla", si regjisor ose, ndoshta, si pjese e KOP-it e ideator te fushatave elektorale.

Si regjisor e njoh disi me shume, sepse i kam pare disa shfaqe.

Nuk e di pse emrin e Culit me shume e lidh me histori debatesh e konfliktesh.
Ndoshta eshte natyra tij qe krijon potere, ndoshta eshte zgjedhje, ndoshta i bien vertet ne qafe... kete nuk e di!

Di me siguri qe me shume e njoh per zhurmen qe krijon, sesa per ate qe realisht ben.

Pasi mesova per konfliktin me gazetarin e ABC News (te cilin me shume e njoh nga reportazhet gjate stines se veres e ndonje shkrim shpotites tek lapsi.al), duke qene se asnje pale nuk me krijon besim maksimal, me linden disa pyetje. Sigurisht qe pyetjet e mia nuk kane lidhje fare me faktin se drejtori Culi dorezon, bordi qe ka zgjedhur vete e nxjerr fitues e me pas zbaton nje projekt si regjisor ne institucionin qe ai drejton.

Thjesht jam kurioze te di:
Si nuk doli nje nga aktoret qe te pohoje hapur se eshte ndjere i provokuar e i bezdisur nga gazetari/aktor?

Ta zeme se vertet gazetari ka shkaktuar probleme. Drejtori duhet te merrej me shoqerimin e tij jashte dyerve te institucionit? Nuk ka staf Teatri Kombetar?

Ta zeme se drejtori Culi, (duke qene se eshte dhe regjisor i shfaqes), ka qene i ngarkuar emocionalisht dhe sigurisht i stresuar per shfaqen dhe kesisoj e ka shkarkuar ngarkesen tek gazetari/aktor. Kur nuk e perballon dot kete ngarkese, a nuk duhet te zgjedhe te beje o drejtorin, o regjisorin?
P.S: Pershtypjen per shfaqen, do e jap pasi ta shoh.
Suksese trupes!"

lapsi.al
 
Titulli: Fiori Dardha: "Hervin اuli konfliktual.

Palacolliqe te tilla degjon vetem ne Shqiperi, nje drejtues institucioni qe zihet me grushta si alabak brenda nje institucioni shteteror dhe ende eshte ne pune eshte skandal.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top