Festat e ditëlindjeve luksoze për fëmij!

MonaLisa

💫 Ipse valere opto 💫
Staf në FV.AL
Adm
Kam hasur të shoh festa ditëlindjesh per vajza të vogla nën moshën 10 vjeç duke festuar në luks, në qëndra estetike të posatshme duke u kujdesur per bukurin e tyre.

IMG_4419.jpeg

Si i mendoni këto festat që bëhen tani për femijë të vegjël, pa i lën hapsire fantazis së tyre por çdo gjë e servirur në tabaka floriri?
 
Goces time sdo i mungoje gje 😍🥹
 
Pashe keto dite nje emision. E ftuar nje nene VIP demek dhe moderatorja. Kjo nena kish marr dhe vajzen e saj. Dikur vajza e vogel u merzite dhe ua krisi ne mes emisioni:
A jeni more ju normal. Me keni lodhe me keso gjera 🙂

Une skam asigje kunder ketyre gjerave por se si me duken shume te tepruara. Gjithcka me skenar dhe regji. Tash hy gjyshja, tash duhesh te ngrihesh, tash merr fjalen tezja, tash halla e madhe, nxjerre halla e vogel per inat te halles se madhe e ja ve koke 200 euro 🤐 u ngrit daja i madh e t'ja ve nje 500 she 🤦 axha tjeter nje pakete dhurate sa nje shpi me nje kukell brenda 😝😜🤪

Nejse njerez jemi e vuajme per dukje por se si me duket se eshte zgjedhje e keqe e menyres per tu dukur IN 🙆
 
Hahahahahahahahha
Po kur i thonte mamit vet hajde luj me sarileee se e ke qejf 😂
 
Une kam tre femije.Dhe lavdi Zotit nga ekonomia nuk jam keq,por festa glamour nuk kam bere kurre dhe as kam ndermend te bej.
Nuk me duken te nevojshme dhe aq me teper tju krijoj ate "ide perrallash" sepse ka ditelindjen.
Jo.
Festa behet kur ka dashuri.Kur ke njerezit qe do prane.Mundohem tjua shpjegoh shpesh femijeve kete,per mos lakmuar ato qe shohin nga bashkemoshataret e tyre. Dhe ndihem e suksesshme ne kete pjese ,sepse ka pjese te tjera qe per mos tu ndjere keq femija,i pershtatemi trendyt fatkeqsisht.
 
Mu kujtua vjet shkova me kushërirën time të shoh filmin Barbie, salla plot me goca të vogla me nënat dhe me veshje në temën Barbie, dëgjoja femijet që pyesnin nënat “po pse qeshin njerzit ?” ( në fragmentet komike)
dhe ishin të habitura në fund sepse filmin nuk e kishin kuptuar. Është detyra e prindit të informohet dhe ti ofroj ose jo çfaredolloj eksperience, sendi ose aktiviteti femijës.
Kjo për të thën që shum vajza të vogla sikur nënat i trajtojn si ato kukullat me fije te dikurshme, ku nënat shpeshhere realizojn atë çkan ëndërruar për veten e tyre duke anashkaluar çfare vërtet duhet në fazat e moshës së femijës.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top