Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Erblinaa

Anëtar i ri




Femrat e bukura kanë prirje për tradhti
Ekspertët kanë treguar se femrat të cilat e kanë të lartë nivelin e hormonit estrogjen janë më pak të kënaqura nga partnerët e tyre dhe për këtë arsye janë më të prira që të tradhtojnë dhe t’i ndërrojnë shpesh meshkujt.
ثshtë interesant fakti që femrat të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë fizikisht shumë më atraktive, ndërsa ekspertët pohojnë se femrat e bukura më shpesh ‘peshkojnë’ për t’i gjetur meshkujt të cilët i kënaqin ato.

Studimi i realizuar në Universitetin e Teksasit, në të cilin janë përfshirë 52 studente, ka treguar se studentet më të bukura kishin pasur nivel më të lartë të estrogjenit. Ndërsa bukurinë e tyre e kanë caktuar studentët tjerë pjesëmarrës në këtë studim.

Të njëjtat femra janë pyetur se sa janë të kënaqura me partnerin e tyre dhe a mendojnë për tradhti. Rezultatet kanë treguar se studentet më tërheqëse kishin qenë më të pakënaqura me meshkujt e tyre.Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

tani qe ato femra qe kane shume estrogjen e terheqin me shume meshkuj kete e kuptoj, ama qe keto jane me te bukura, kete nuk e pranoj dot, dhe ska baze shkencore qe ta vertetoje.
bukuria e nje femre apo mashkulli, ska te beje shume me nivelet e hormoneve seksuale.
terheqja fizike ndaj seksit tjeter po, ka te beje.
ama hunden apo syte e bukur sti ben estrogjeni.
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

nuk ka te beje pamja...per te mos thene qe te shemtuarat kan me shum prirje sepsejan si ai robi qe bohet nga i varfer i pasur edhe shperthen ndersa e bukura nuk bie kollaj pre tundimesh se eshte mesuar me vlersim edhe ngacmime....
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

e vertet ket qe thua por
duhet cekur edhe ket sa ato vuajn me shum per ............sepse meshkujt ndoshta nga bukuria qe kan nuk kan guzimin tu afrohen
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

C'lidhje kane hormonet me bukurine e jashtme dhe me tradhetine te nje femer? Apsurde me duket.
Gjithsesi tradhtine e femres e ka ne dore partneri i cili duhet te dije te terheqin 100% nje femer, ti japin maksimumin. Sepse jo gjitha femrat e kane nivelin aq te larte qe te dijne qe ne rradhe te pare kur tradhton, tradhton veten tende, ul nivelin tend, pastaj ul patnerin. Qeshtja e bukurise s'ka lidhje fare me tradhtine, bukurine e jashtme ta fale Zoti kjo nuk do te thote qe pas atij lezeti femra s'ka gje tjeter, dhe eshte "mendjelehte" pra tradhton; personalitetin dhe bukurine qe duhet te kete nje femer tregohet te zgjuarsia, te inteligjenca, te prirjet dhe aftesite qe ka. Se c'me ra nder mend nje shprerje "femra i ka floket e gjata dhe mendjen e shkurter" ..e bukur dhe budallaqe..do thoja lum kush i ka te dyja!
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Kam pershtypjen se kjo do te ndikohej shume edhe nga vete fakti se konkurenca per keto lloj femrash eshte me e madhe dhe ideja se ato nuk do te jete kurre pa dike qe do te kete interes per te qene ne nje lidhje me to sikur i ben me egoiste me te veteperqendruara ne personalitetin e tyre. Kjo gjithashtu rezulton edhe ne mundesine e shumte per te zgjedhur qe nga ana tjeter eshte nje mundesi me shume per te ngopur imagjinaten femerore qe ska fund. Psh ato duke patur partnerin e momentit mendojne sesi do te ishte ai cuni tjeter qe i pelqen dhe i kerkon nje lidhje qe eshte nje shtyse e madhe per te tradhetuar.
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Ne fakt femrat e bukura kan me shume prirje per te tradhetuar dhe kjo as qe diskutohet ,
por arsyja nuk jane hormonet .
Sot degjova nje shprehje qe mu duk interesante , dhe madje doja te hapja nje teme te tille , bukuria dhe tradhtia bashkshortore.
Te gjitha femrat e bukura tradhtojne burrin ,degjova te thoje njeri sot.
Dihet se nje femer e bukur eshte me ne shenjester te "gjahtareve" dhe madje te bukurat shume e kane pothuajse te pamundur te jene besnike .
Duke qene e bukur , te afrohen raste marramendese , njerz te pasur , shume te pasur , teper te pasur , joshes dhe finok te afrohen ,dhe ne nje moment hezitimi apo dobesie , do
bjeri se nuk ben ne gracken e te pakten njerit prej tyre .
Kurse duke qene me pak e bukur ( se te bukura jane te gjitha ose gati te gjitha),
domosdoshmerisht ka dhe me pak raste , dhe ato qe ka ndoshta nuk ja vlejne , , se kur tradhton , zakonisht kerkon diçka qe partneri nuk ta ploteson , dhe ske pse tradhton me dike qe te afron me pak se partneri , se do ishte idjotsi.
E njejta gje eshte e vertet dhe per meshkujt , te bukurit jane me te perdispozuar te tradhtojne , pasi kane dhe me shume raste.
Ritja e rasteve qe jane te interesuara per ju , rrit dhe mundesit e tradhetis .
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

s'esht pun hormonesh,po se femrave te "bukura" i hipen vetja ne qejf nga propozimet e shumta..dhe duke menduar se jane te bukura,gjihtmone kan mendimin se meritojne dicka me te mire nga ajo qe kane...e dita dites kjo shtohet e shkon puna deri ne tradheti..........
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Nganjeher keto studimet qe shkruhen neper revista apo gazeta etj etj , shkruhen me shum per te terhequr vemendjen e lexuesit per ta bler ate , sepse nuk esht aspak e vertet dicka e till... sepse fakti i hormoneve dhe bukurise tek nje femer esht shum relative ..
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Shpjegohet shume thjeshte. Femrat e bukura ngacmohen me shume e me shpesh, rrjedhimisht tundohen me shume.
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

ska te beje me ngacmimin, se ngacmohen me shpesh e me shume.
sipas kesaj teoris i bie qe ato qe nuk tradhtojne jane te shemtuara kshu? apo ato qe kane patur nje partner vetem gjithe jeten e tyre qenkan te shemtuara.
nuk eshte aspak keshtu.
e gjitha eshte nje loje biologjike, dhe hormonale.
estrogjen t elarte ne gjak kane dhe femra qe sjane te bukura.
mashhkulli nuk terhiqet nga hunda e bukur e nje femre per te kryer aktin seksual, por nga sinjalet hormonale qe leshon trupi i saj, e nga aromat qe leshon ai( te cilat varen nga hormonet seksuale femerore, pra estrogjenet, dhe nga ato mashkullore).
pra po i "pelqeu" atij sinjali biologjik qe leshon femra, do doje te kryeje detyrimisht detyren e tij natyrore dhe misionin e tij te ardhjes ne kete bote, pra ciftezimin.
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Cudi, une s'para them... ah sa do te doja te beja nje femije me kete bukuroshe...

Do doja ta nisja, por jo ta perfundoja... He he dhe ti se te kuptova ku doje te dilje.

Ka femra qe nuk tradhetojne pikerisht per arsye se s'ka asnje mashkull per te bere "sevap"

Nuk lidhet vetem me aspektin biologjik kjo ceshtje, por edhe ate social.
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Lum partneri im..Do fleje i qete nga kjo ane,se s'paskam per ta tradhetuar ndonjehere.Kush mi hedh syte mua??? E mbi te gjitha kush i hedh syte atij???Se duhet te vleje dhe per meshkujt ky studimi apo jo?? :D
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Normale qe gocat e bukra kan me mundsi per te tradhtu, kush i propozo te shemtutat mer jahu, vetem me qen 1 i sharrum keq per () lol.
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Lol me kishte shptuar dhe ky studim pa e lexuar nga amerikanet :p :p :p

Tani normal qe mbas bukuris shkojn te gjith :p :p :p
 
Pe: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Prirja per tradheti nuk mund ti atribuohet vetem te bukures, ndryshe do kishim shum "tenxhere pa kapak"...
 
Pe: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Prandaj eshte i qete zemra ime me mua,e ka fjet mendjen ai LOL,tradhetine ja leme te bukurave,ne po marrim cunat e mir si fillim LOL

Ska lidhje fare bukuria me tradhetine,eshte cdo gje tek njeriu,jo pamja e tij...Jo gjithe femrat qe tradhetojne jane te bukura...Tradhetia ka shume shkaqe dhe bukuria nuk eshte shkak per tradheti,eshte ndoshta justifikim??Njeriu edhe nga dheu e nxjerr justifikimin te dale i ''mire''...
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Per te bukuren thon se ka prirje me teper per te tradhtuar por jam i mendimit se te shmtuaret i luaj fen trahdtis :p :p

Ska te bej bukuria pasi tradhtija varet nga shum faktor jo vetem nga ana e bukuris sic e ka shprehur dhe antarja siper mund ta perdorin ne rast justifikimi....
 
Pe: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

tem me koti skisha lexuar naiher...
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

te jesh e buku apo jo, kjo eshte ceshtja...:p
mendoj se te qenit e bukur dhe tradhetia kane te bejne aq me pak me faktorin hormonal, sepse besoj se do jete e njejte si tek nje fmeer e bukur dhe e shemtuar..Mendoj se tradhetia nuk varet nga bukuria por nga koncepti qe mund te kete dikush, nje femer ne rastin konkret, per dashurine dhe besnikerine ne nje lidhje. Ashtu si femrat e bukura kane prirje te tradhetojne sepse pas shume komlimenteve ju hyn vetja ne qejf, ashtu edhe te shemtuarat kane prirje te tradhetojne qe ne rastin e pare qe ju jepet, lidhur kjo me ndjenjen e tyre te inferioritetit qe kane ato ndaj vetes per shka k te bukurise...
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

edhe te shemtuarat tradhetojne.....pastaj mos i shif llamarinen...shifi motorrin lol ahahahahah LOL
 
Pe: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Kam njojtur ca te "shemtuara" qe o nene o nene ....

Ajo me e bukura e shkolles kish mbet me goje hap nga habija...

Se kjo vete e kishte fajin,,,i lodhte cunat me naze...

E shemtuara ne fjale bente proces te shkurter me cunat :qeshje::qeshje::qeshje:
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Edhe ka mundesi. Ne gjithmon flasim per mundesin e veprimit. Pra mundesia e veprimit varet nga mundesia dhe kompetenca qe ke per te ebre nje gje. Pra, shume njerez nuk e kane mundesin e veprimit dhe shpeshe thirren ne ate se une nuk do e beja.

Pra, thene me shkurt e bukura (qoft si fizik apo si shpirt) gjithnje eshte ne poziten e ekspozimit apo tentimit per nenshtrim dhe normalisht qe statistikat do jene ne favor te saj. Pra nga kjo rezulton edhe prirja e bukurosheve ngase ato mundesite i kan me te medha ne krahasim me te tjeret, megjithate nuk eshte absolute asigje dhe nuk guxojme te pergjithesojme. :kafe:

Por, ne disa raste kemi edhe te kunderten ngase, e bukura (ajo shume e bukura) ka me pak shance nga frika e meshkujve qe ti ofrohen dhe meshkujt zakonishte nuk i ofrohen se bukures (them kshu ne pergjithesi) dhe me ka rastise te takoje femer te bukur e cila kishte mungesa ne interesim :dylbi:
 
Pe: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

Besoj se vlen e njejta gje si per meshkujt edhe per femrat..me shume opcione ne tavoline edhe nqs e ka krimbin ne shpirt atehere..tradheton me shume. :)
 
Titulli: Femrat e bukura kanë prirje për tradhti!

E thënë më shkurt se të tjerët:femrave të bukura ja u kërkojnë më shumë , në mos një herë, një herë do bjen në rrjetë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top