Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0419234340526_m.gif

Në moshën prej dy deri dhjetë vjet fëmijët bëjnë pyetje çdo dy minuta, ndërsa vajzat katërvjeçare janë më kureshtaret. Vetëm 18 për qind e fëmijëve e pyesin babanë së pari.

Marrja në pyetje nga policia nuk është asgjë në krahasim me fëmijët që janë duke u rritur, veçanërisht të atyre në fazën e kureshtjes e cila fillon rreth vitit të tretë të jetës së fëmijës, ka treguar studimi i faqes së internetit Littlewoods.com në 1000 nëna me fëmijët në moshën prej dy deri dhjetë vjeç.

Nënat mesatarisht përgjigjen në 288 pyetje në ditë, nga të cilat disa janë banale, ndërsa të tjerat shtysë e vërtetë për të menduar, shkruan Daily Mail.

Rreth 82 për qind e fëmijëve pyetjet më parë do t'ia bëjnë nënës, dhe jo babait, dhe ato janë "viktimat" më të shpeshta të marrjes në pyetje. Të vegjlit kureshtar mesatarisht bëjnë mbi 105 mijë pyetje në vit, edhe pse numri i pyetjeve dallon nga mosha dhe gjinia e fëmijës, më kureshtaret janë vajzat në moshën prej katër vjeç. Ata do t'i bëjnë nënës pyetje të re çdo dy minuta që i kalojnë bashkë, ndërsa koha kur fëmijët janë më kureshtar është zakonisht koha e drekës dhe darkës.

Shembuj të pyetjeve të fëmijëve:
• Pse është uji i lagësht?
• Prej çka përbëhen hijet?
• Si marrin frymë peshqit nën ujë?
• Prej çka është i bërë dielli?
• Si nuk e shohim Zotin?
• Pse është qielli i kaltër?
• Si dalin bebet nga nëna?
• Si rrinë në ajër avionët?
• Si ka hyrë bebja brenda nënës?
• Pse ndërrohet Hëna?
• Sa është e rëndë Toka?
/Telegrafi/
 
Titulli: Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

ishalla qai i jemi i redukton pytjet se per 300 pyte ne dite pergjigje te duhen 8 ore ghaghhahaa
 
Titulli: Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

Femijet jane me shume te zgjuar sec mendojm ne. Ka shume libra per sjelljen e femijeve dhe
sesi mund te vijn keto pyetje dhe sidomos per ate pyetjen se nga lindin femijet diku aty tek mosha
3 vjece fillojn te pyesin dhe sidomos neqoftese lind nje femije tjeter ne familje!
 
Titulli: Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

Pse keshtu e pse ashtu pse atje e pse ketu pse ketu e pse atjee psee psee pseeee pseeeeeeeeeeee ??????????????????/
 
Titulli: Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

e vertet se femijen jan shum kureshtar me ate imagjinaten e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top