Familja Kola me biznese në tre kontinente, Shqipetare

alfonci

Veri investigatio
-- nga i poshter SINA, New York

Vëllezërit Kolaj - Famous Familigia Pizza në vendin ku realizohen të gjitha ëndërrat e botës



NEW YORK CITY: Në njërin prej kanaleve televizive më prestigjozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FoxNews, dje në zonën e Nju Jorkut, e përreth tij, në programin "FoxBusiness", kanali 5-të, në Mahattan, ftoi në studion e tij - tre nga katër vëllezërit Kolaj - Paulinin, Gjonin dhe Gjergjin. Ata ishin mysafirët e radhës, të drejtuesit të këtij emisioni David Assman, gazetar i njohur politik dhe i programeve të biznesit. Tre vëllezërit Kolaj, të cilët mendohet se kanë kapur ëndërrën amerikane, me bizenesin e tyre të famshëm dhe të suksesshëm Famous Familigia Pizza, janë bërë shpesh herë protogonistët e faqeve të shtypit amerikan, gazetave dhe revistave më të mëdha amerikane.

Ndonjëherë, edhe anë e mbanë botës, për suksesin e tyre në industrinë e biznesit pica - restaurant.
Biznesi i tyre me pica, të firmës Famous Familigia Pizza, vitin e kaluar (2 mars 2008) arriti deri në zonën tregtare të Hong Kong International Airport. Ndërsa, para lojrave olimpike "Pekini 2008", biznesi i tyre Famous Familigia Pizza,"pushtoi" edhe zonën tregtare në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Duke i bërë biznesmenët shqiptarë, vëllezërit Kolaj, me 66 lokale Faoums Familigia Pizza. Biznese zyrtare këto, në të tri kontinetet - Amerikë(në 18 shtete), Europë dhe Azi. Industria e këti lloj biznesi, të quajtur Franchising - "disa restaurante të njëjtës firmë", është nga më populloret dhe model biznesi në SHBA-së. Famous Familigia Pizza,që njihet si biznesi zyrtar i vëllezërve Kolaj, nga Kosova, është fitues i dhjetra medaljve dhe titujve nga më prestigjozët në Amerikë, për restaurantet. Biznesi i tyre, është sponsori i disa filmave të njohur amerikan, i fushatave elektorale, dhe fushatave humanitare. Ata kanë një biznes të suksesshëm, kryejnë vepra bamirësie dhe janë njujorkezë të vërtetë, thonë gazetarët amerikanë.

Famous Familigia Pizza, ka dhënë një kontribut të veçantë me anë të vëllezërve Kolaj në çështjen e Kosovës, këtu në SHBA-së. Ata e kanë përkrahur e mbështetur me mjetet financiare, çlirimin dhe pavarësisnë e Kosovës, dhe shumë veprimtari e aktivitete të tjera, të komunitetit shqiptarë. Vëllezërit Kolaj, i kanë thënë medies shqiptare se duan që suksesi i tyre të jetë afatgjatë, dhe se filozofia e tyre nuk është vetëm të rrisin bizneset, por, edhe të ndihmojnë të tjerët dhe t’i japin komunitetit shqiptarë. Në fakt ata e kanë bërë traditë tashmë, që të ndajnë një pjesë të të ardhurava të tyre, shoqatave bamirëse dhe të ndihmojnë në raste fatkeqësish të mëdha. Kështu bënë ata edhe me rastin e Uraganit Katrinës: “Uragani Katrina pati efekt të madh, shumë njerëz humbën jetën dhe ekonominë. Ne kemi mbledhur rreth 40 mijë dollarë në restorantet tona.", kanë thënë ata.

Nuk janë shumë të bujshëm dhe thonë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë për komunitetin shqiptar është që të kenë një emër të mirë, duke përhapur kështu emër të mirë edhe për shqiptarët e tjerë, e t'u tregojnë atyre se si mund të bëshë biznes. Gjithmonë kur bëhet fjalë për vëllezërit Kolaj, pronarët e Famous Famiglia, një aktivitet i suksesshëm picerish me qendër në New York dhe i përhapur në 18 shtete të tjera të Amerikës.

Familja Kola nga Kosova - Familja Piza në SHBA-së Mbasi jetuan disa vjet si emigrantë në Frosinone - Itali, mamja e tyre Roza dhe pesë fëmijët mbrritën në vendin e ëndërrvave. Ndoshta, duke menduar të realizojnë njërën prej ëndërrave të tyre, biznesin e suksesëshm në Amerikë. “Këtë biznes e kemi filluar në 1986-ën, qysh 19 vjet të shkuara. Jemi katër vëllezër. Kemi pasur sukses të mirë. Kemi pasur mundësi me e rritë biznesin, me punëtorë dhe partnerë të mirë. Sot, kemi më shumë se 56 lokale, vetëm në 18 shtete të Amerikës. Dy lokalet e fundit janë hapur në Europë dhe Azi, Hong Kong dhe Kinë më së fundi.

Jemi të kënaqur dhe shpresojmë të hapim edhe më shumë lokale në Amerikë”, thotë Paulin Kolaj, president i kompanisë. Kjo kompani është ngritur nga katër vëllezërit Kolaj. Ai thotë se kur mendon sesi e kanë filluar aktivitetin, është mirënjohës që kanë arritur kaq shumë: “Ky vend(SHBA) të jep shanse të vërtetë për çdo lloj race dhe kombësie. Amerika, është vend emigrantësh. Jam i kënaqur se babai ynë ka pasur dëshirë të na sjellë në këtë vend për shans të vërtetë. Baba jonë na ka vdekur, kur ishim të vegjël, ishte i ri nuk ka pasur mundësi të vijë këtu, por shyqyr zotit ne patëm mundësi të bëjmë diçka me jetën tonë dhe për të respektuar emrin e babait tonë, për të nderuar nënën tonë, sepse është grua e mirë dhe kjo është një nxitje e madhe”. Vëllezërit Kolaj Ndoi, Paulini, Gjoni dhe Gjergji dhe motra e tyre, Zoja, kanë lindur në Budisalc të Kosovës, por ëndrra e të atit, Pashk Kolaj, ishte që të vinin në Amerikë. Ai së bashku me gruan, Rozën, shkuan në fillim në Itali, ku i ati fatkeqësisht vdiq pa e parë Amerikën. Roza me vështirësi i mbajti fëmijët dhe, më në fund, i solli në Amerikë në vitin 1970.

Gjon Kolaj thotë se për suksesin falenderon zotin dhe të atin, i cili saktrifikoi jetën e tij që ata të bënin një jetë më të mirë”. “Nëna ime është prova që çdo gjë është e mundur. Kur ajo erdhi këtu ishte në të tridhjetat me pesë fëmijë, nga të cilët më i vogli vetëm disa muaj. Dhe kjo tregon se nëse dëshiron diçka me gjithë shpirt, nëse punon me gjithë përpjekjet e tua, mund ta arrish. Dhe jeta jonë është prova për një gjë të tillë. Dhe ne duam të arrijmë akoma më shumë”.

Gjon Kolaj është i lumtur për suksesin e deritanishëm dhe shpreson që kompania të zgjerohet edhe më shumë: “Jam vërtet i lumtur, sepse ka qenë një rrugë e gjatë për ne që nga Kosova, në një kamp në Itali dhe që të arrijmë më në fund në vendin ku realizohen të gjitha ëndërrat e botës,. Pra, ne treguam se jemi kompani e fuqishme dhe vitin tjetër do të zgjerohemi edhe në vende të tjera”. Planet për zgjerim për këtë kompani me qarkullim 35 milionë dollarë në vit, përfshijnë 20 pika të mundshme shitjeje në vende nga më të rëndësishmet e qyteteve më të mëdha në Amerikë. Kryesisht nëpër aeroportet ndërkombëtare nga New Yorku e deri në Hong-Kong e Pekinë më i fundit. Por për ta treg tërheqës është Evropa dhe është e natyrshme që, në këtë kuadër, të mendojnë për Shqipërinë dhe Kosovën: “Ne kemi ndërmend të shtrihemi edhe në Evropë, në Shqipëri dhe në Kosovë, se, në fund të fundit, ne nga Kosova jemi. Një gjë e tillë do na jepte kënaqësi familjare”, thonë ata.

Kjo, pra, është historia e suskesit të, Paulinit, Gjonit dhe Gjergjit, të njohur si “Vëllezërit Kolaj” që donin të çonin në vend ëndrrën e babait të tyre. Ata janë katër vëllezër, por tre prej tyre ishin dje edhe mysafirët e televizionit FoxBusniss.” Dhe, duket se ia kanë arritur qëllimit, thotë gazetari i emisionit FoxBuisness, David Asman për familjen shqiptare nga Kosova, pronare te restoranteve "Famous Famiglia Pizza", qe ka biznes ne 18 shtete te Amerikës, shtetet dhe vendët më të mëdha në SHBA. Dhe që ditët e fundit ata e dërguan biznesin e tyre Famous Familigi Pizza edhe në Kinën e largët, aeroportin ndërkombëtar të Pekinit” në prag të lojrave olimpike”Pekini 2008”.

Biznesment e suksesëshm nga Kosova, janë bijët e një emigranti patriot dhe i ikur nga sundimi sllavo-komunist. Ata tërë jetën e vet ia kan dedikuar, familjes së tyre në rradhë të parë dhe shqiptarëve. Ata me aftësitë e tyre, i'a arritën në SHBA-së, vendin e munëdsive të mëdha, të krijojnë "principatën" e tyre të biznesit - me 66 lokale Famous Familiglia Pizza. Duke i ndezur “dritën jeshille” prosperitetit personal, e familjar, dhe në fund të kontribojnë aq shumë duke bërë diçka, atë çfarë edhe mund të bënin ata si biznesmenë për Kosovën e çështjen shqiptare. Vëllezërit Kolaj kanë hyrë në rrugën e suksesit e tyre, dhe këtë e kanë arritur dhe vazhdojnë t'i realizojnë në tokën e lirisë dhe kampionen e demokracisë në botë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

marre nga:

gazeta shkodra

vizitoni faqen e kompanise se tyre:

Famous Famiglia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top