Familja juaj :)

*deliza*

VIP
V.I.P
Familja eshte atdheu i zemres. Me pelqen keshtu ta filloj kete teme duke dashur t’ju nxis qe te tregoni si i keni ju lidhjet familjare. E kemi thene shpesh qe familja eshte e shenjte per te gjithe dhe nuk ngurojme ta vlersojme dhe ta ngrisim ate ne piedestalin me te larte. Por, sa ju jeni te lidhur me prinderit dhe motrat e vellezerit e juaj?

Doja fillimisht te dija nga sa antare perbehet familja juaj? Me cilin nga prindet jeni me te afert? Cfar keni mare si vyrtyte nga njeri dhe cfar nga tjetri? Cilat jane ato momente qe ato mund t’ju nxjerin nga takti kur mund te beni nje bisede bashke me ata:D

Po me motrat- vellezerit cfar raporte keni? Dalloni shume per nga natyra me ata?Ndoshta keni dhe niper e mbesa e do ishte mire te degjojme dhe per eksperiencat me to dhe per dashurine e pafundme qe dine ta japin? :).

Mundet bera shume pyetje por zgjedhni ju vet se ne c’menyre dhe c’drejtim do i jepni temes.


P.S. Me eshte blloku truni keq, nuk po me kujtohej ndonje titull qe do godiste me shume :(
 
Pe: Familja juaj :)

Mos keni fillu gje me lek ti keni mendimet :p

Nejse pergjigjem une vete :p

Ca te them, nga t’ja filloj…Jetoj ne familje te perbere nga 4 antare, prinderit, une dhe motra qe eshte me e vogel nga une. Kam raporte te shkelqyera me ballafaqime qe mund tejene te herepashershme duke mare parasysh ndryshimin ne gjenerata :)..Kam dy prind qe deri diku dhe jane te ndryshem..Babi eshte me liberal, mami sikur eshte me shume me tradicionalen (perfshi ketu shume gjera)..Te dy kane nje gje te perbashket qe kane dhene shume perkrahje, mbeshtetje, dashuri per ne dyjat. Nga babi do thoja qe kam mare seriozitetin ne pune, pergjegjsine, precizitetin dhe te shoh cdohere me realitet dhe objektivitet gjerat. Nga mami pastaj sikur kam mare perkushtimin ndaj punes, qetesine dhe ate qe jam emotive ndoshta me shume se ajo. Me kan ngel ne mendje dy shprehje qe kane thene:

Qe i kemi be bashke me motren te jemi krenaria e tyre, qe jane te lumtur qe sakrificat e tyre, menyra se si na kane edukuar kane rezultuar me sukses dhe kane arrit te bejne vajza me te cilat jane te kenaqura me arritjet e tyre.Kjo padyshim eshte nje force, eshte nje motivim me teper qe te vazhdosh rruges qe kemi nisur. Nje gje tjeter e thene nga babi im eshte se para pak kohesh e kisha pyetur ne i mungonte qe nuk kishte nje cun. U mendua dhe gati i perlotur me eshte perrgjigj:,,Ndoshta te ma kishe be kete pyetje para 15-20 viteve do thoja po, do doja te kem nje, por tashti me jo, kam ndryshuar mendje dhe nuk ju nderroj edhe sikur te me falin nje ushtri me djem’’…

Ballafaqimi pastaj me ta nuk ka qene asnjehere i ashper apo me tone te larta. Lirine e fjales dhe te kundershtimit e kemi pas cdohere. Her vet e her mes vete me motren bejme aleance dhe o i bindim te del ne ate qe ne e mendojme se eshte me e mira o ska :D..Nejse ka raste kur dhe ata na bindin ne at te tyren duke u mbeshtet cdohere ne eksperiencat dhe pervojat e tyre. Cdohere ne keto raste mami im perdor nje shprehje ,,Un dua t’ju shoh vetem juve mbi mua dhe une cdohere dua dhe punoj per me te miren dhe lumturine tuaj, andaj na besoni se keshtu do ju dal me mire’’ :)

Per motren cfar te them…Jam sa e ngjajshme aq edhe e ndryshme me te..Ajo per nga natyra eshte me e hapur me njerez dhe shume me ambicioze se une, ka qejf shetitijet dhe leshohet ndonjehere ne do avantuara (jo dashurije :p) qe une jo cdoher e perkrah, po eshte nje cik kokforte dhe vazhdon me te veten :D…Jemi te ngjajshme se duam me te miren per njera tjetren, jemi tipa qe duam shoqerine, duam shetitjet, bejme shume shpesh biseda te gjata e nuk lodhemi kur.

E nejse po e perfundoj ketu qe mos te behem me e bezdisshme se kaq :D
 
Pe: Familja juaj :)

Une kam mardhnje te shkeqyera ma familjen me motrat dhe vllezerit e mi :D
 
Titulli: Familja juaj :)

Doja fillimisht te dija nga sa antare perbehet familja juaj?

Per momentin, jetoj me nenen, nje moter dhe gruan.

Me cilin nga prindet jeni me te afert?

Kuptohet, me nenen. Keshtu ka qene gjithmone, edhe sa e kisha babain gjalle.

Cfar keni mare si vyrtyte nga njeri dhe cfar nga tjetri?

N'pergjithesi jemi familje KTHYSE themi ne. Pendohemi shpejt, gjaknxehte, pishman shpejt :D

Cilat jane ato momente qe ato mund t’ju nxjerin nga takti kur mund te beni nje bisede bashke me ata

Cdo kush ka pikat e dobeta. Kur me godasin n'pika te dobeta me qellim, pelcas :D Ndodhin edhe keto gjera, kudo...! (E kisha fjalen per motren tani per tani).
 
Pe: Familja juaj :)

Familja eshte vendi yn i privilegjuar ku strehoemi....familja eshte shtepia jone, ngrohtesia dhe dashuria. Familja eshte mesuesja e jetes....keshillat, kritikat, sjellja dhe gjithcka ne e e marrim nga familja.


Ne jemi 5 antar ne familje (prinderore)....Babi im nje ish ushtarak, i rezervuar nje natyre sa naive po aq i dashur. Ben ne menyre absolute per ne, per te nje jemi gjithcka. Ajo qe shoh ne syte babait tim, ne sjelljen e tij edhe pse kan kaluar shum vite eshte respekti dhe dashuria qe ka per mamin :)....edhe pse ne jet kan kaluar veshtersi te medha te cdo natyre....perseri kan ditur ti kaperxejn dhe na kan percjell edhe ne vajzave te tyre dashurin dhe respektin, korrektesin per vete dhe per te tjeret..................Ah babit tim i eshte dashur te "dorezohej" shpejt ....i rrethuar vetem nga femra ai e di qe ne do ja ham koken me te mira :)

Mami im me shum se nje nene tradicionale,e rrept eshte nje moter per ne. Pas shkolle ja tregonim cdo gje mamit...edhe keshtu dalngadale ne te treja motrat filluam ti tregonim mamit cdo gje e ajo na degjonte keshillonte e asnjehere nuk na ndalonte te benim dicka, mjafton qe te di thoshte, un kam besim tek ju e dua te keni edhe ju tek un..ky ka qen rregulli i mamas time.......Un me motrat e mia kemi nje marrdhenie jashtzakonisht te mrekullueshme, edhe pse kemi diferenca moshe....edhe pse kemi karaktere te ndryshme, komplet te ndryshme jemi edhe fizikisht :).....edhe pse ne jemi tre motra ndryshe nga nj-tj jemi te lidhura ne menyre te cuditshme....qe te vogla rrinim gjithmon bashk, ne jemi motra edhe shoqe, ja themi cdo gje njera tjetres edhe gjerat me intime, me banale :)...kemi nje filling te papare, njihemi shume....e lexojm njera-tjetren edhe me nje shikim.......Nese jemi ne nje grup njerzish mjafton nje shikim dhe ia lexojm mendimet nj-tj.......Por sigurisht duke qen te ndryshme kemi perplasjet tona, mendimet tona, vendimet tona......Ka pasur diskutime te zjarrta midis nesh kjo eshte e padiskutuar sidomos mosha e adoleshences ka qen.....por perseri ne fund te cdo diskutimi, te cdo zenke apo kritike ne shtriheshim bashke te krevati i mamit dhe fillonim qeshnim....Edhe sot e kesaj dite kur mblidhemi te treja tek mami shtrihemi te katra te krevati dhe tregojm...qeshim e luajm si femije....si dikur.



Tani un kam edhe burrin e vajzen:)...familjen time. e tani kuptoj cdo gje qe prinderit e mi me kan then....uhh sa shum keshilla, sa shume rebelime kemi pasur e tani me kumbojn ne vesh fjalet e tyre...kujdesja e tyre, shqetesimi i tyre per femijet.

Me bashkshortin qe ne fillim kam pasur nje marrdhenie komplete...terheqje e gati fatale :p...bashkshorti im eshte integruar si nje pjestar i famijes qe ne momentin e pare, motra e mia e shohin si vella me shum sesa kunat.....sdua te flas shume per kete se kam folur siper shume gjate spo ju lodh me shume. :p

Por ajo qe un dua qe un shpresoj te kem te mire, te shkelqyer si un me mamin tim eshte marrdhenia qe do ndertoj me vajzen time.....Ajo eshte drita e syve te mi......Ajo eshte jeta ime......:puc


p.s eh sa shume ka per te folur per familjen edhe kaq shum e zgjata...nuk lexohet kaq shume :p
 
Pe: Familja juaj :)

Per familjen time nuk lodhem kurre se shkruari... Ajo perbehet nga 4 persona prinderit, vellai dhe une.
Babai im ( filozofi keshtu e quaj une) kam mardhenia shume te mira me te, sidomos keto 3 vitet e fundit sepse kam filluar te shprehem me lirshem sec kam qene shprehur. Ka mbaruar per inxhinieri gjeoteknike, aktualisht ka biznes privat. Ben çdo gje per te miren tone ashtu si çdo prind tjeter. Serioziteti i tij di te harmonizohet bukur me humorin. Duhet te mendosh shume here nje fjale qe te thote sepse ta thote ne menyre indirekte...
Mamaja ime ka mbaruar ekonomikun dhe punon. Eshte shume e dashur tolerante, nje mike me e mire qe smund ta gjej ne asnje vend tjeter, nje pike mbeshtetje e forte per mua. Me ka rritur me shume dashuri dhe me keshilla, dua te jem shembull per ate! Ne syte e saj une humb totalisht
Vellai im tip i urte jo si une :p fjale pak dhe di mire kur te flase, toleron toleron pastaj shperthen ! Me vjen çik inat qe s'shprehet me mua aq sa shprehem une me ate ( ndoshta kjo per shkak te moshes sepse ai eshte me i madh dhe mendon qe se kuptoj :) )
Jam shume krenare per familjen time, i dua pafund. Me kuptojne si miqte e mi me te mire :)
 
Pe: Familja juaj :)

Familia ime perbehet nga 7 antar :D

Jemi 6 femi dhe nena 7 :D
Babai me ka vdek kur kam qen ne nje mosh fare te vogel nga ku skam pas as mundsi ta njoh , Nuk do me interesonte shum mardhnia qe mund te kisha me te do te me mjaftonte qe do i flisa nje her ne emer baba pasi sarrita ta kuptoja se cdo te thosh emri baba :(
mardhjen te mira kam pas per her me maman time si dhe me motrat dhe me vllezrit :)
Pavarsit se ne shpi jetoj vetem me vllaine e vogel dhe maman sepse te gjith te tjetert jan martuar dhe kan dal ne hesap te vet :D
Por prap kemi nje mardhenje te ngusht me njeri tjetrin dhe kuptohemi shum mir me njeri tjetrin :D
Mardhnjet me te mira do te vecoja ktu i kam me motren qe esht pak me e madhe nga mua :D
Normal si cdo familje mund te ndodh dhe ndo nje debat bernda familjes por gjithmon e kemi nje aftesi qe ta zgjidhim aty per aty me njeri tjetrin cdo problem :)
Ka momentr qe jam duke fol dhe fillojn me acarroj ose me ngacmoj gjat bisedes dhe ndoshta e ngrej pak zerin por ne pergjithsi jam tip i qet dhe gjakftohet veshtir te behem me nerva :D pasi gjith kohes jam ne nje harmoni te mir i qeshur dhe njekonsisht tip i qet, ka raste kur me hipin ato te miat dhe aty sme lunan me njeri madje sflasin hic kur me hypin nervat :p :p :p
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Familja juaj :)

Une a adhuroj, e dashuroj, dua te jem me te cdo cast e cdo minute........e kam fjalen per cunin :D
Edhe gruan por i cik me pak se cunin.... :p
 
Titulli: Familja juaj :)

Familja ime perbehet nga mami dy vellezerit e nje moter ;(
ndonjeher zihem me motren pse me prek gjerat ose pse ja prek,me mamin kam marrdhenje te mira edhe m vellezerit gjithashtu.Me duan edhe i dua shum ;)
 
Titulli: Familja juaj :)

kam familje gangsterash :D

hahahahahahaha sa kam qesh :p

Sa per temen;

Familja eshte mbi mua,ndaj vete fjala familje permbledh gjithcka!!
 
Titulli: Familja juaj :)

Familja ime perbehet nga mami dy vellezerit e nje moter ;(
ndonjeher zihem me motren pse me prek gjerat ose pse ja prek,me mamin kam marrdhenje te mira edhe m vellezerit gjithashtu.Me duan edhe i dua shum ;)
Qofshi me jete Jetmira.
 
Titulli: Familja juaj :)

Familja ime per te tjeret mund te jene thjesht nje ne milion....po per mua jane motivi i dites sime.
Arsyeja kush jam...rrenjet e mia...e tere qenia ime.
Deshira ime me e madhe eshte ti jap me te miren e mundshme sepse e meritojne!
E vetma strofke ku dashuria ka vetem kuptimin e plote te saj.
Nje deshire qe me levron cdo cast ne mendje eshte vetem nje....sikur te mundesha edhe njehere te ktheja kohen pas e te rijetoja ato qe sot nuk mundem.
Ate kohe kur dikur ishim te katert te pandare....
Por edhe pjesa gjysma mungon , une jam ajo qe brenda vetes kam dejet e tyre. Familja ime e vetmja dashuri qe kurre nuk shteron!
 
Titulli: Familja juaj :)

Familja ime.
Jam njeriu me me fat ne bote, shpesh e kam thene dhe e them, kam pas fatin te jetoj dhe rritem ne nje familje te shendosh, me nenen, dhe dy vllezerit, edhe me mungesen e babait, qe eshte gjalle, por larg ne gurbet...
Pastaj pata fatin, te martohem dhe te krijoj familjen time, qe kam dy femije te mrekullueshem, qe jane drita e syve te mi, jane cdo gje qe kam...Jane pasardhesit e mi, qe mundohem te jene ashtu sic i takon nje njeriu me plotekuptimin e fjale..
Familja ime eshte jeta ime, jane endrrat e mija, shpresat. Lus Allahun ti ruaj, sdua me shume ne kete jete, keshtu si jam, dhe ata te jene mire, kur jane ata mire, une jam shume me mire...i vleresoj dhe me vleresojn...thjeshte edhe zenkat me to me kenaqin...
Eshte nje privilegj i madhe te qenurit pjese e nje familje...
 
Titulli: Familja juaj :)

Do i permbahem asaj qe ka thene Anne Frank.
Sa me pak te dijne njerezit per jeten e njeri tjetrit,aq me te mira jane marredheniet mes tyre.
 
Titulli: Familja juaj :)

Familja e ime eshte e c'mendur .... 6 femije, te gjithe individuale me vete, me shije , pasione te ndryshme . Jetojme secili ne shtepine e tij/saj . Mundohem te shkoj gjithmone e fundit nga fundi neper raste festash e ditelindjesh- Ndersa viziten tek prinderit refuzoj ta bej, kur ka femije te tjere te pranishem ... gjithmone shkoj vetem, qe te kaloj kohe vetem me prinderit. Akoma kapemi tek gafat e femijerise, duke marre parasysh qe shumica tashme, vijne te shoqeruar nga pala e tjeter. ...kjo persa i perket - ne femijeve.

Ndersa ne lidhje me prinderit, si fillim jemi ne me fat qe i kemi e vazhdojme ti kemi, pastaj jane ato ... qe njeri pas tjetrit kemi mundesine qe ti mbajme mire e ti trajtojme/respektojme si Mbret-Mbretereshe.

Ps...Kam/Kemi kaluar nje femijeri ,adventurire perfekte. Crazy but i love it ....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja juaj :)

Ne jemi 4 dhe bojm zhurm sikur me qen 400.
Mund te them se jam me e lidhur me mamin per te vetmin motiv qe ka qen gjithmon prezente, si ne aspekt pozitiv si ne negativ.
Nga ajo kam marr padurimin dhe sensibilitetin... kurse nga babi strukturen fizike ( kopja babit me thon tgjith), embelsine dhe deshiren per cmendurira.
Kam 1 moter qe e kam si kukull.. sepse e tille eshte, e bukur si kukull barbie dhe delikate.
Jemi komplet te kunderta dhe na bashkon vetem pasioni per akulloret, birrat dhe pretty little liars ( serial qe shofim gjithmon bashk).
Dikur isha e konsideruar si delja e zez e familjes kurse sot jam ajo qe mban ngjitur tgjith.
 
Titulli: Familja juaj :)

Ne fakt te familja ime i gjen qe nga njeriu I bute deri te vrasesi, une jam me e buta :p
 
Titulli: Familja juaj :)

Familja ime!
Prinderit e mi i kam pare gjithmone si shoke te njeri tjetrit e te tonet,
babushi im esht nje lexues i pashok , nje gjeolog dhe ing fjal pak.bota e jashtme e njeh per autoritar dhe te zotin , shikon boten me nje vizion mahnites ,largpames,liridhenes deri ne extrem kur ve besimin dhe etiketen se meriton cdo liri, i dashur dhe gjithmone vigjilent i pranishem dhe i gatshem cdo cast per cdo rastesi..
Mamaja eshte e buzeqeshur , sy e goj mjalt ne kuptimin e mirefillte te fjales , kujdestare dhe ne cheff zonje grua ne shije dhe paraqitje ,me ne dy motrat ajo ka detyren e veshtire te keshilloj apo te mospranoj zgjedhjet tona si edhe aftesine te ket autoritet e te ha zemren me fjal te embela.
ndersa motren e kam mrekullin e jetes :ajo esht vertet vet jeta , shume e pjekur per moshen, e aft ne shkoll dhe zgjedhjen e shoqerise, shume e ndjeshme e kam shprehur edhe ne poezit.. me pak fjal jan familja qe me ben krenare, qe me ben te jetoj per to.. nese do e zgjidhja e nese do mundja tju jepja cilesit me dore nuk do kisha arritur tju jepja ckan ndaj faleminderit zotit qe ju perkas e qe jan rrenjet e mija.
lumturia ime jan ato te tre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top