Fakte interesante/ Sa është numri i të krishterëve dhe kishave në Turqi, dhe sa i hebrenjve dhe i sinagogave

Arfenilla

Themelues i Forumit
Tani përderisa në botë është ngjallë një debat i nxehtë në lidhje me Aja Sofinë, ndërsa tek ne po kalon më shumë rrëshqitas nëpër rrjete sociale, e pash të udhës që bëjë një hulumtim rreth të krishterëve dhe kishave në Turqi. Gjithashtu, më interesoi edhe numri i hebrenjve që jetojnë atje si dhe i sinagogave të tyre.

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

1594796050268.png
Ajo që më ra në sy si tepër interesante, ishte numri i kishave dhe sinagogave në proporcion me përqindjen e të krishterëve dhe hebrenjve në Turqi. Në anët tjetër, kemi mësuar se numri i përgjithshëm i banorëve të Turqisë, sipas statistikave të 31 dhjetorit të vitit 2019, arrin në 83 milion e 154 mijë 997 banorë. Një vit më parë, Turqia kishte 1 milion 151 mijë 115 banorë më pak se në vitin 2019.

Sipas të dhënave të dala nga Dijeneti i Turqisë, numri i xhamive në Turqi është 84,684 sosh. Që i bjen, afër 1,000 banorë një xhami.

Në një intervistë dhënë TRT Haber-t në tetor të vitit 2017, Muftiu i Stambollit, Prof. Dr. Hasan Kamil Yilmaz ka thënë se në Stamboll janë gjithësej 3,565 xhamia, por që qyteti ka nevojë së paku edhe për 10,000 të tjera.

Duke u bazuar në një raport të ish-kryeministrit të Turqisë, Bekir Bozdag, të cilin e lexon në Parlament si përgjigje ndaj kërkesës së një numri të deputetëve të atjeshëm, del se në Turqi gjithsej janë 349 kisha dhe 38 sinagoga.

Nga ky numër i përgjithshëm i kishave, 140 prej tyre u takojnë rum-bizantinëve të cilët përfaqësohen nga kisha greke, 58 janë kisha sirianite. Numri i kishave ermenase ishte 52 kisha.

Sipas shifrave të numrit të të krishterëve në Turqi dhe numrit të kishave, i bjen se për 600 banorë atje një kishë është në shërbim të tyre. Dmth, nëse krahasojmë numrin e banorëve të krishterë me muslimanë, të krishterët avansojnë me përqindjen e kishave që i posedojnë në Turqi.

Megjithëqë në tokat e Anadollit hebrenjtë kishin ardhur atje prej 2500 vjet më parë, numri i tyre sot në Turqi është rreth 17,000. Ndërsa numri i sinagogave aktive është 38 sosh.

Bazuar gjithashtu në numrin e tanishëm të hebrenjve aty, ata qëndrojnë më mirë se muslimanët dhe të krishterët e atjeshëm. Ata kanë një sinagogë për 500 banorë.

Kthyer tek raporti i ish-Kryeministrit Bozdag, në Turqi veprojnë 260 shoqata dhe institucione të ndryshme të krishtera në pronësinë e të cilëve janë edhe 160 kisha të tjera.

Në anën tjetër, numri i të krishterëve që jetojnë në Turqi arrin shifrën afër 200,000 të krishterë. Nga burime të ndryshme mësojmë gjithashtu se ky numër mund të variojë edhe deri në 320,000 të krishterë. Prej tyre, 80,000 janë orthodoksë, 35,000 katolikë, 18,000 bizantinë nga Antakia, 5,000 bizantinë grekë, dhe 8,000 protestantë.

Kthyer në Stamboll, numri i kishave në këtë metropolë botërore është 39 sosh. Vetëm njëra prej tyre nuk është funksionale (Kisha ermenase “Kevork” në pjesën e Samatya-s), ndërsa të gjitha të tjerat janë në shërbim të besimtarëve dhe të vizitorëve të rastit.

Ndër kishat më të njohura dhe më të bukura në Turqi, janë me sa vijon:

1.Kisha bullgare “Sveti Stefan” (Stamboll – Fener)

2. Kisha katolike “Saint Antoine” (Stamboll – Beyoğlu)

3. Kisha ermenase “Ana Maria” (Stamboll – Beshiktash)

4. Patrikana ermenase (Stamboll – Kumkapi)

5. Kisha orthodokse e Antalisë (Antalia – Hataj)

6. Kisha ermenase “Uç Horon” (Stamboll – Beyoglu)

7. Patrikana bizantne “Yorgi Rum” (Stamboll – Fener)

8. Kisha greke orthodokse “Aya Triada” (Stamboll – Beyoglu)

9. Kisha orthodokse “Mar Petyun Keldani” (Dijarbakir) 10 Manastiri “Deyrulzafaran” (Mardin
).
 
Last edited by a moderator:
Nuk ve ne dyshim vertetesine e fakteve qe sjell i nderuari doktor me lart por prapeseprape ai nuk prek thelbin-
A duhet shnderruar Agia Sofia ne xhami?
Zoteria me lart justifikon shnderrimin e saj.
Si perfundim me duket nje shkrim i porositur dhe paguar nga turkoshaket.
 
E di ky profesori qe ato kisha jane qe ne periudhen biznatine aty, pra mbartin vlera historike kulturore fetare e me gjere si mund te prishen kur kane ato vlera?

Pse keq qenka turqia me ndertu xhamia te tjera nese pretendon ky qe qenkan pak?! Le qe sme duket argument bindes, Turqia eshte plot me xhamia.

Agia Sofia eshtr simbol i krishterimit ne te njejtin oborr me xhamine blu prandaj ai psikopati dhe injoranti Erdogan do ta prishe. Nese kane problem kishat le ti kthejne ne muze te pakten. Mos harrojne sa te ardhura ne vit ju japin turistat qe shkojne ne stamboll per ti vizituar dhe ato pervec sarajeve te sulltanit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top