“Facebook” nxjerr “në shitje” përdoruesit

Lajmërimi se “Facebook”, rrjeti më i madh shoqëror, është duke planifikuar të shesë pesë miliardë aksione në bursë, duke vlerësuar kompaninë në total në 100 miliardë dollarë, ka krijuar shumë spekulime për milionerët e miliarderët e rinj që do të krijohen.

Por, janë të paktë ata që kanë pyetur se çfarë ka nxjerrë realisht “Facebook” në shitje. Përgjigja? Klientët e tij, secilin prej 845 milionë personave që kanë një llogari në këtë rrjet shoqëror.

”Facebook”, që prej themelimit është bazuar në dy lajmotive. E para, ajo e bashkimit të njerëzve kudo ndodhen dhe e dyta, premtimi se hyrja në këtë rrjet do të mbetet gjithmonë pa para.

Megjithatë, përderisa rrjeti nuk kërkon para nga klientët e tij, kjo do të thotë se ata në të vërtetë janë produkti që kompania shet. Vlera e “Facebook” përllogaritet në bazë të numrit të personave që e përdorin.

Me një ushtri prej më shumë se 800 milionë personash, gjysma e të cilave e përdorin “Facebook” në mënyrë të përditshme, rrjeti është shndërruar në mediumin e ëndërruar për të gjithë kompanitë e mëdha që duan të reklamojnë.

Në fakt, nëpërmjet disa kodeve të sofistikuara, sa herë që kërkon diçka në “FB” ose duke u bazuar tek preferencat e like që çdokush realizon, përllogariten interesat e secilit dhe kështu përzgjidhen reklamat që personit do t’i interesonin.

Duke u kuotuar në bursë, ekspertët parashikojnë që “Facebook” të bëhet shumë më komercial nga sa është, duke nxjerrë përfitime edhe më kolosale prej përdoruesve të tij, të cilët janë malli i vërtetë që do të nxirret në bursë.

facebook-mark.jpg

/T/CH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top