Esat Pasha deklaroi para vrasjes: “Do të kem një vdekje të dhunshme”

fcbesia

Anëtar i Respektuar
“The New York Times” publikon ekspertizën mjeko-ligjore dhe komentet për vrasjen. Akuzohen italianët për atentatin ndaj Esat Pashës. Si nisën hetimet për ngjarjen

PARIS – Ekzaminimi që iu bë sot trupit të Esat Pashës, ish-president i Përkohshëm i Shqipërisë dhe kryetar i delegacionit shqiptar këtu, që është qëlluar dhe vrarë dje nga një student shqiptar, nxori në shesh faktin se vdekja ishte e menjëhershme.
Ekzaminimi ishte bërë nga dr. Paul, mjeku zyrtar i qytetit të Parisit, i cili pa se dy plumbat kishin hyrë brenda në kraharor, ku njëri kishte prekur mushkërinë në anën e djathtë, dhe tjetri zemrën. Bashkëshortja e Esat Pashës ishte nisur nga Kostandinopoja për në Paris javën e kaluar dhe pritej të mbërrinte sot. Personalisht. Prokurori i Përgjithshëm, Theodor Lescouve, mori në pyetje këtë mëngjes studentin e ri shqiptar, Avni Rustemi. Më vonë ai deklaroi: “Unë e bëra vullnetarisht dhe nuk jam penduar. Unë e vrava për Shqipërinë”. Ishte vlerësuar se Esati kishte shkaktuar një dëm prej 10 milionë frangash gjatë luftës dhe ai (Avniu, shën. Red.) ankohej se këto ishin shkaktuar për shkak të gabimeve që ai kishte bërë kundër vendit të tij.
E ashtuquajtura zyra e shtypit të qeverisë shqiptare kishte nxjerrë një deklaratë duke afirmuar se “Esat Pasha nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar në Paris, pasi atje është Mehmet Bej Konica”.

Esat Pasha: “Do të kem një vdekje të dhunshme”

GJENEVث – Vrasja e Esat Pashës ditën e shtunë në Paris solli në mendje një fakt që kur ai ishte në Gjenevë disa muaj më parë, kishte parashikuar se do të përballej me një vdekje të dhunshme. “Unë dua të vdes si ushtarak, duke luftuar në krye të ushtrisë time të shqiptarëve”, - pati deklaruar Esati. “Atje (në Shqipëri, - shën. red.) ishin bërë disa komplote kundër meje, por, ndoshta përfundimisht një atentator do të arrijë t’ia dalë mbanë një ditë". Mediat franceze pasqyrojnë atentatin
PARIS – Shumë gazeta franceze bënë dje komente në lidhje me vrasjen e Esat Pashës, duke përmendur dështimet e italianëve që janë duke pësuar në Shqipëri nga lëvizjet nacionaliste. Disa gazeta me ndikim e lanë të kuptohet një gjë të tillë gjatë investigimit të vrasjes. Ato theksojnë se atentati ndaj Esat Pashës dukej qartë se ishte një vrasje politike dhe thanë se qeveria franceze duhet të ndëshkojë organizatorët, “nëse ata gjenden në Francë”.
Atentatori Avni Rustemi, i cili i përket një partie shqiptare në opozitë me nacionalistët mburrej duke thënë se data e 13 qershorit në vitet e ardhshme do të përkujtohej si dita në të cilën Shqipëria ishte çliruar nga tirani i saj.
Gazeta “Des Debats” hedh dyshimet më të forta: “A jemi duke hyrë në një rreth të ri të një krimi të organizuar?” – shkruante ajo sot në mbrëmje. “A po ecim në rrjedhjen e ekzekutimit përmes vrasjeve të njëpasnjëshme nga persona që fyejnë mbështetësit, që kanë medaljet e luftës në gjoksin e tyre?”. Gazeta kujton se vrasësi vinte pikërisht nga Roma dhe shton: “Rustemi ishte me 4200 franga me vete; shumë kjo që është e madhe për një të ri shqiptar, duke pasur parasysh edhe klasën së cilës ai i përket. Ne duhet të dimë se nga vinin këto para”.
Më pas gazeta kujton shërbimet shpërblyese të Esatit për kauzën e forcave aleate dhe shton: “Anglia, Franca, Serbia dhe Greqia i dhanë atij me kënaqësinë më të madhe besnikërinë e tyre. Por, qeveria italiane e vendosi atë nën një karantinë dhe e ndaloi atë që të qëndronte në Shqipëri. Kjo iu konsiderua atij si një implikim me Serbinë dhe e kërcënoi atë si armik në vendin e tij”. Për më tepër, gazeta rishikon shqetësimet e Italisë kundër nacionalistëve shqiptarë.
“Temps” publikoi një letër prej 4000 fjalësh të shkruar nga Esat Pasha pak momente para se ai të vritej. Në këtë letër drejtuar kryeredaktorit të “Temps” del se shqiptarët protestojnë në lidhje me trajtimin e tyre nga aleatët dhe kërkon që ai të pranohej si presidenti i Shqipërisë së pavarur, për ta çliruar vendin nga gjithë italianët”.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 15 korrik 1920



Hakmarrja, vriten 330 të burgosur italianë në Shqipëri

GJENEVث – Sipas një telegrami nga Beogradi, duke cituar informacionet e mbërritura këtu, “rreth 330 italianë të burgosur ishin vrarë nga xhindosja e shqiptarëve në Tiranë”. Thuhet se shqiptarët ishin tmerruar nga lajmet e vrasjes së Esat Pashës në Paris gjatë kësaj jave, - ish presidenti i Përkohshëm i Shqipërisë, - dhe vdekjen e tij ia atribuuan intrigës italiane. Vrasja e të burgosurve italianë, duke i marrë me një tren dhe vrarë në Kashar, më tepër sesa një larje hesapesh nga Tirana zyrtare, ishte vlerësuar dhe shprehur si shqetësim në lidhje me fatin e më shumë se 2000 oficerëve dhe ushtarëve italianë të kapur rob nga shqiptarët në luftimet në Vlorë ku beteja ende vazhdon.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 19 qershor 1920


Esati, viktimë e hakmarrjes së shqiptarëve

VJENث - Sipas shqiptarëve që kanë shkuar në Vjenë, informohet se Esat Pasha, i cili ishte vrarë në Paris më 13 qershor, ishte viktimë e një hakmarrjeje shqiptare. Në nëntor të vitit 1915, Esati urdhëroi një vrasës me pagesë që të ekzekutojë ministrin Nexhat Bej. Sipas një zakoni të vjetër shqiptar, familja e Nexhatit ishte betuar se do të hakmerrej dhe nipi i tij, Avni Rustemi, e ndërmori këtë detyrë. I riu e gjurmoi për 5 vjet dhe e vrau së fundi Esat Pashën në Paris.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 1 korrik 1920


Albania
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top