Fustani më i pabesueshem i parë ndonjë herë në evenimentet e Goden Globe, ka qënë ai i zgjedhur nga supermodelja Erin Wasson. Ta quash fustan në fakt është e eksagjeruar sepse top modelja ka mbërritur në tapetin e kuq me një veshje jashtë kufinjve të realitetit, totalisht trasparente dhe gjoksi i saj mbulohej vetëm nga një tantellë e qëndisur. Ndërsa pjesa e poshtme e fustanit me petale i tregonte këmbët plotësisht të zbuluara dhe shumë të dobëta ashtu si i gjithë trupi i Erin. (da.xha/BalkanWeb)