Konfirmohet njohja e Kosovës nga Swazilandi

Ado

FISEBILIL-LAH
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka marrë të martën, një note verbale nga ambasada e Swazilandit në Kuvajt - me një shkresë përcjellëse të ambasadorit të Swazilandit në këtë vend, princi Senzangakhona Phesheya Dlamini, i cili në cilësi të emisarit të posaçëm të ministrit të jashtëm të Swazilandit ka mbajtur kontakte dhe biseda për njohjen me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamitin.

Nota verbale, siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk i adresohet MPJ-së apo ndonjë institucioni tjetër në Kosovë, por ajo u drejtohet përfaqësuesve diplomatikë rezidentë dhe jo rezidentë të vet Mbretërisë së Swazilandit.

Në këtë notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Swazilandit i njofton misionet e veta diplomatike, se “Mbretëria e Swazilandit ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes kanaleve diplomatike është në kontakt me autoritetet e Swazilandit, me qëllim të formalizimit të plotë të njohjes”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Disa ditë më parë, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, prezantoi njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti jugafrikan, duke thënë se kjo njohje erdhi pas shumë takimeve që ai kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm të këtij shteti F.M. Lutfo Ephraim Dlamini dhe shume personalitete te tjera të Mbretërisë së Swazilandit. /Telegrafi/
 
Titulli: Konfirmohet njohja e Kosovës nga Swazilandi

Hajde perhajr na koft !
 
Titulli: Konfirmohet njohja e Kosovës nga Swazilandi

Njohjeve te ardhura nga Bexhet Pacolli nuk u besoj me se sipas buxhetit :lexim:na kan njohur edhe shume shtete tjera :ciaoo:pastaj ky buxheti tere vitin e ka bere 1 prill :lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top