Erazmi i Roterdamit - Lavdërimi i اmendurisë

Në vitin 1506 Erazmi i Roterdamit bëri një udhëtin në Itali, që e kishte dëshiruar shumë kohë më parë, dhe vizitoi shumë qytete të atij vendi, ngaTorinoja në Romë. Si u kthye në Angli, mysafir i mikut të dashur Thomas More, shkroi esenë' e famshme "Lavdërim i اmendurisë", në të cilën, me një stil plot gjallëri e tërheqës, shprehte krizën morale të epokës së vet, duke përdorur me mjeshtëri të rrallë alegorinë e paradoksin.

Përshkrimi

Protagonisti i veprës është اmenduria, që flet në vetën e parë para dëgjuesve, duke marrë në analizë (mund të themi duke marrë nëpër gojë) veten e botën, pa kursyer askënd. Fjalët e saj tingëllojnë tallëse e me dy kuptime. اfarë na qenka çmenduria? Padituria e njeriut të thjeshtë, qe rron në harmoni me natyrë'n, larg sofizmave të intelektualit të' stërholluar,, apo dituria e rreme e nderuar dhe e ngritur në qiell nga bota? Mos është vallë' forca instinktive e pasioneve, e dashurisë, e rinisë, e iluzioneve, apo mendjemadhësia e të diturve pedantë, dogmatizmi i fdozofëve (ne do të thoshim sot, i ideologëve kokëngjeshur), lakmia e pangopur e tregtarëve, dëshirat pa fre për jetë luksoze në mes të të mirave kalimtare, që aq shumë i tërheqin njerëzit? Tërë njerëzimi, me zakonet e huqet e veta, del si në paradë para اmendurisë, si në një skenë të madhe ku aktorët paraqiten herë me një maskë e herë me një tjetër, sipas roiit që luajnë në shoqëri. اmenduria shikon anën e prapme të' sendeve, kërkon të nxjerrë në dritë karakterin e dyfishtë të çdo realiteti, anën racionale dhe irracionale të çdo dukurie, me të cilat mplekset e tërë jeta e njeriut; deri te përvoja më e lartë, e cila shtron si të vetmen perspektivë të shpëtimit çmendurinë e ndritur të besimit, si zgjidhjen e fundit për të dalë nga lëmshi i ndërlikuar i çmendurisë së kësaj bote.
Sado që rrënjët i ka te letërsia satirike klasike, Lavdërim i اmendurisë është një vepër jashtëzakonisht moderne, me një humanizëm të thellë, që nën veshjen e ironisë të paradoksit, jep një mësim të mirë se e vetmja rrugë për bashkëjetesë paqësor në mes njerëzve është toleranca e arsyeshme.
albaniabook.com

PS by LeVoyageur-Lexojeni...ja vlen :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top