Eqerem اabej

Bilderberg

Anëtar i ri
“اABEJ, IM AT”- INTERVISTث ME BRIKENA اABEJ VAJZA E SHKENCثTARIT Tث MADH EQREM اABEJT

Intervistoi: Elsa Demo Gazeta “SHEKULLI” 09 Mar. 2008

Biseda me Brikena اabejn pati si shkas shpalljen që bota e kulturës shqiptare nëpërmjet ministrisë përkatëse, pritet t‘i bë jë vitit 2008 si "Vit i اabejt", i shkencëtarit gjuhëtar, Eqrem اabej (1908-1980). Deri atëherë, duke i lënë zyrtarë të bëjnë punën e tyre dhe duke e lënë اabejn t‘i flasë vepra, me ndihmën dhe sugjerimet e të bijës Brikena, po i japim në dorë lexuesit, një herë në javë, një cikël shkrimesh deri-diku divulgative në të cilat albanisti ynë ka rrokur çështje të gjuhë shqipe, të etnogjenezës, të etnokulturës etj, si psh, problemi i origjinës së gjuhës shqipe, emrat nacionalë të shqiptarëve, ilirishtja dhe shqipja...

Brikena e cila ka trashëguar mbiemrin "اabej" në botimet shqip, zbulon më poshtë surprizën e këtij viti: një اabej si nuk është njohur asnjëherë, një اabej poet që në vitin 1949 shkruante sonete dashurie për gruan e tij të jetës.

Po botojmë edhe një ese rebele të gjuhëtarit të shkruar në vitin 1929 kur ai u përgjigjet pseudofilologëve. Pse e botojmë ? Sepse është aq aktuale kur flitet për rishikimin e standardit dhe e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit. Nga ana tjetër gjuha e اabejt 21-vjeçar na tregon se me çfarë fryme po gatitej karakteri i shkencëtarit të ardhshëm.


Gazeta “SHEKULLI”: Në 100 vjetorin e Eqrem اabejt çfarë mendoni se do të bëhet?

BRIKENA اABEJ: Do të qe e udhës të organizohet një konferencë albanologjike, me studiues nga gjithë trojet shqiptare dhe gjithashtu me albanologë nga vende të ndryshme. Në përvjetore të tilla kështu veprohet në botën e qytetëruar. Duke qenë një kontribut për studimet albanologjike, të cilave ai u kushtoi gjithë energjitë e veta, kjo konferencë do të ishte dhe nderimi më i madh për Eqrem اabejn. Besoj megjithatë se do të ketë dhe aktivitete të tjera.
Unë si botuese po përpiqem të nxjerr disa botime veprash të tij që, megjithëse janë botuar kohë më parë, duke mbetur të shpërndara nëpër periodikë, është vështirë të gjenden sot.
Shpresoj që një ditë të dalë vepra e plotë e اabejt edhe brenda kufijve të Shqipërisë, sepse vetëm duke e pasur të plotë kupton përmasat e kësaj vepre. Për fat të keq, vepra e plotë deri më sot ka dalë vetëm në Kosovë në vitet ‘70, si dhe në një ribotim të mëvonshëm po atje. Kjo është një nevojë e ngutshme jo për t‘i bërë nder اabejt, por sepse studimet e tij janë me vlerë themelore për kulturën shqiptare. Ka edhe vepra që nuk janë botuar deri më sot, si psh. teza e doktoratës e vitit 1933, e cila ka disa vjet që është gati për botim e që do të dalë së shpejti. ثshtë një studim për arbëreshët e Italisë, e përkthyer nga gjermanishtja prej Ardian Klosit dhe e redaktuar nga unë.

Gazeta “SHEKULLI”: Në këtë vit, më 1933 ai kthehet nga Austria. Duke komentuar fotot, thatë që ai e ndjeu ardhjen si kthimin e një borxhi Shqipërisë.

BRIKENA اABEJ: Po, si detyrim moral dhe si detyrë. Detyrim moral ndaj atdheut, që një pjesë të kohës e kishte mbajtur me bursë në Austri, kur ishte fëmijë. Detyrë sepse mendonte që duhej kthyer në Shqipëri për të kontribuar për mëkëmbjen kulturore të vendit. Po nuk ishte i vetmi në ato vite, ishte një brez i tërë universitarësh të rinj që vepruan kështu. Në Shqipëri kishte vetëm pak gjimnaze në atë kohë, universiteti u themelua pas më se 20 vjetësh, dhe ata pak universitarë që kishte Shqipëria ishin të gjithë të diplomuar jashtë shtetit, në Austri, Gjermani, Itali, Francë etj. Një pjesë e mirë e tyre u kthyen për të punuar në Shqipëri.

Gazeta “SHEKULLI”: Sipas jush çfarë raportesh ka ruajtur me shtetin اabej, në atë kohë dhe në vazhdim me regjimin?

BRIKENA اABEJ: Them se i ka pasur konstante marrëdhëniet me çdo shtet, dhe thelbi i kësaj marrëdhënieje ishte ky: distancë këmbëngulëse. Kjo, si për parime personale ashtu dhe prej edukatës familjare. اabej vinte nga një familje nëpunësish shteti, kanë qenë njerëz që jetonin me rroga, nuk kanë pasur pasuri. E kanë respektuar shtetin, po kanë pasur një parim në familje: mos u përzjeni kurrë në politikë. Ky ka qenë një parim që ata e kanë trashëguar brez pas brezi. Nga ana tjetër kanë qenë patriotë e atdhetarë. Në Shqipërinë e pushtuar nga fashistët psh. اabej ka bërë një rezistencë jo të hapur, një rezistencë të fortë do të thosha, por pa shkelur parimet e tij. Mund t‘ju jap një shembull. Gjatë pushtimit fashist ai ishte për njëfarë kohë mësues gjimnazi. Ishin të detyruar që me raste festash të dilnin mësuesit dhe të detyronin edhe nxënësit që të visheshin me uniformë fashiste. Ai këtë nuk e bëri asnjëherë, por nuk dilte të thoshte hapur që unë jam patriot, e urrej pushtuesin fashist, por gjente mënyrën e tij. Dhe për shembull thoshte: nuk e kam uniformën, e kam çuar ta pastroj në pastërti. Kuptohej mirë që ky ishte një justifikim. Jo më kot më pas italianët e larguan "me punë" në një gjysmëinternimi në Itali. Pra, gjërat që nuk i donte, gjente mënyrën me maturi të mos i bënte, për të vazhduar punën dhe për të kryer ato detyra që i quante shumë më të rëndësishme dhe më jetëgjata sesa jetëgjatësia e një pushteti politik; qoftë dhe e pushtetit komunist që ishte e gjatë, 45-vjeçare. Ka shumë ngjarje thuajse anekdotike të marrëdhënies së tij me pushtetin komunist, po s‘është vendi këtu të zgjatemi sot.

Gazeta “SHEKULLI”: Kur vjen fjala tek Kongresi i Drejtshkrimit, ka dhe nga ata që me të drejtën e penës thonë se aty "ishte dhe firmosi" edhe اabej, për ta veshur me përgjegjësi për atë që u vendos përgjuhën shqipe më 1972.

BRIKENA اABEJ: Në radhë të parë dua të bëj një sqarim. Ajo që u vendos për gjuhën shqipe më 1972, pra gjuha letrare KOMBثTARE, nuk ka qenë një gjë e keqe, por një arritje e madhe për shqiptarët kudo që janë. Nuk jam specialiste e mirëfilltë e kësaj fushe, por edhe krejt jashtë nuk jam, pasi merrem me botime e pra punoj me gjuhën shqipe. Po më mirë se kushdo mund të sqarojnë vetë shkrimet e tij. Duhet thënë se për gjuhën letrare اabej kishte punuar qysh në vitet ‘50, bashkë me kolegët e tij të nderuar Xhuvanin, Cipon, Domin etj. Në një artikull të vitit ‘52 me titull "Detyra e gjuhësisë shqiptare në lidhje me gjuhën letrare kombëtare e probleme të tjera" ai thekson dy detyra kryesore: 1. Mbledhja e materialit; 2. Studimi i këtij materiali. Këto do të ishin kushtet pa të cilat nuk mund të merrej një vendim. Besoj se një pjesë e kësaj pune ndërkaq qe kryer deri në fillim të viteve ‘70, kur u mbajt Kongresi i drejtshkrimit. Nga ana tjetër fakt është që "gjuhët e përbashkëta të shkrimit e të literaturës zakonisht ndërtohen mbi një bazë dialektore. Kjo ndërkaq përbën pikënisjen për një zhvillim të mëtejmë..." shkruan ai më 1972, në një artikull tjetër "Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes", artikull që mbaron me këto fjalë: "... hartuesit e tij do të udhëhiqen nga një ndjenjë e lartë përgjegjësie. Në formulimin e çdo rregulle do të jetë e pranishme vetëdija që është puna për një drejtshkrim të caktuar jo për disa mijë veta, po për katër milionë njerëz që e kanë shqipen gjuhë amtare."

Pra jo vetëm për shqiptarët brenda Shqipërisë, po dhe për ata përtej kufijve.

اabej nuk ishte njeri që bënte lëshime parimore, ai punoi pa u lodhur për shqipen në të gjitha fushat, edhe për shqipen letrare, dhe jam e bindur se pjesëmarrja e tij ndër vite në diskutimet për drejtshkrimin në Institut ka ndihmuar në shumë raste për të bërë zgjedhjet e duhura. Për shumë çështje ai ka arritur të imponohet.

Për fat të keq shumë njerëz sot flasin duke lexuar gjysmë faqe këtu dhe gjysmë faqe atje, krijojnë gjykimet e veta që në të vërtetë janë paragjykime dhe nuk nxjerrin rezultate reale. اabej kishte një vështrim shumë të gjerë të gjuhës letrare shqipe, duke qenë studiuesi i mirëfilltë dhe më i miri i historisë së gjuhës shqipe, i teksteve të vjetra të gjuhës shqipe, i historisë së shkrimit shqip, ai e dinte se dialektet nga koha osmane e këndej kanë divergjuar, janë larguar nga njëri-tjetri, nuk kanë konvergjuar. Kështu që raste që sot mund të duken toskërisht ai e dinte që nuk janë toskërishte, po janë të shqipes më të vjetër. Ai sa ishte tosk, ishte dhe geg me shpirt, sepse tekstet e vjetra shqipe të cilave u kushtoi jetën janë të gjitha të gegërishtes.

Do desha të citoja edhe këtë nga njëri prej artikujve të mësipërm që shpresoj se ju do t‘i botoni:

"Me formimin e shtetit shqiptar, edhe gjuha shqipe ka marrë dhe ka për të marrë... një zhvillim konvergjent të dialekteve. Dhe kjo rrugë duhet të ndiqet, sepse një shtet unitar nuk mund të mendohet pa një gjuhë unitare. Këtu s‘e kam fjalën për një gjuhë letrare të vetme, sepse shkrimtarët mund të vazhdojnë të shkruajnë në dialektin e tyre, po është puna për një gjuhë të administratës, nëpër tekstet shkollore etj...

Gazeta “SHEKULLI”: Si shkencëtar a e ka ndjerë veten të izoluar nën regjim? Ju çfarë keni vënë re?

BRIKENA اABEJ: Kjo është një pyetje të cilës mund t‘i përgjigjesha gjatë. Por fare shkurt po them se natyrisht që vepra e tij do të kishte pasur përmasa të tjera nëse ai do të kishte vijuar punën e Joklit në Universitetin e Vjenës qysh në vitet ‘30, duke vijuar me kontaktet e përditshme me kolegët etj. Këtë po e them unë, se ai nuk ishte njeri që ankohej, as që shante. Ai punonte në kushtet që kishte e me mjetet që kishte. Jeta e tij ishte puna.

Gazeta “SHEKULLI”: Pse thoni që اabejn e citojnë pa e lexuar?

BRIKENA اABEJ: Lexuesi ka për ta parë edhe tek shkrimi i tij "Kundër pseudofilologëve" që do të botoni ju, të cilin e ka shkruar në moshën 21-vjeçare! Mesa duket ka qenë një dukuri e lashtë në këtë vend. Shqiptarët e duan në të vërtetë gjuhën e vet, mirëpo kanë shumë qejf të ngrenë mite mbi të. Pastaj dalin ca të tjerë të cilëve u duket sikur i çmitizojnë këto mite, dhe të dyja palët, si puna e atyre gjelave që përshkruan اabej, zihen pa lexuar. اabej është i kthjellët dhe i rezervuar. Ai e quan gjuhësinë një shkencë ekzakte, nuk jep mendime a prioroi. Edhe kur është pothuajse i sigurtë ai thotë që unë kam këtë hipotezë, po duhen bërë studime të mëtejshme. Ndërsa ata që e citojnë nuk e lexojnë اabejn, sepse ai gjithnjë e më pak lexohet, është gjithnjë e më pak i pranishëm nëpër librari. Në Shqipëri ndodh një gjë që mua më dhemb dhe që është një nga të metat tona kryesore: harresa, mungesa e kujtesës. E kemi zakon që çdo 20-30 vjet fillojmë dhe i riciklojmë vlerat, fillojmë nga zeroja, dhe kjo është gjë shumë e keqe, sepse nuk të lë të ecësh përpara.

Gazeta “SHEKULLI”: Në këtë mënyrë ju pohoni edhe bashkëkohësinë e veprës së gjuhëtarit.

BRIKENA اABEJ: Këtë nuk e them unë, as më takon mua ta them, e kanë thënëtë tjerë, që janë specialistë. Vepra e tij besoj është nga ato që koha nuk ua bjerr po ua shton vlerat.

Gazeta “SHEKULLI”: Deri në fund të 2008-ës keni ndonjë botim suprizë ?

BRIKENA اABEJ: Do ketë, sepse unë do të botoj më në fund sonetet e tij, sonete dashurie që ai i ka shkruar në kohën kur është njohur me nënën time, më 1949. Ka qenë një dëshirë e të dyve që të mos botohen deri sa ata të ishin gjallë. Ime më ka gjashtë muaj që nuk është më mes nesh, kështu që tani këto vargje mund të shohin dritën e botimit.

Gazeta “SHEKULLI”: Domethënë për herë të parë do zbulojmë një اabej poet?

BRIKENA اABEJ: Po, po, اabej ka qenë shumë poet në shpirt, ka qenë i dashuruar me poezinë qysh në rini të hershme, dhe nuk është e rastit që i ka nisur studimet e tij me poezinëe poezinë popullore. Dinte mijëra vargje përmendësh gjermanisht, nga Goethe, Schiller, Heine, po edhe poetë shqiptarë si De Rada, Fishta, psh. të cilët i çmonte jashtë mase, Lasgushin patjetër. E pyesja si kishte mundësi që i mbante mend, si i kishte mësuar? Nuk i kam mësuar përmendësh, më thoshte, i mbaj mend. Me sa duket në shkollën klasike që ata bënin në fillim të shekullit në Austri, kaq shumë studiohej me hollësi dhe zbërthehej poezia, dhe mësuesit ishin aq të aftë, saqë ai pa u ulur kurrë t‘i mësonte përmendësh, i kishin gjithnjë në mend ato vjersha.

Gazeta “SHEKULLI”: Me letërsinë thuhet që e kishte mbyllur shumë herët, për t‘u marrë me literaturën e profesionit.

BRIKENA اABEJ: Shumë herët jo, ai kishte një formim klasik të shëndoshë, njihte me themel klasikët e mëdhenj që nga antikiteti, mbase sepse universiti në atë kohë, fundi i viteve ‘20 e fillimi i viteve ‘30, ishte një gjë elitare, pedagogë ishin personalitete botërore. Mbaj mend se më ka treguar njëherë që kish ndjekur një semestër të tërë një cikël leksionesh për Dostojevskin nga Trubeckoj, personalitet i madh rus, që ato vite ndodhej në Universitetin e Vjenës.
Rreth viteve ‘50 kur iu fut punës për Buzukun, nga mosha 40 e ca vjeç, kam përshtypjen që ai gjithnjë e më pak kishte mundësi të lexonte letërsi, nuk i mbetej kohë. Megjithatë në shtratin e vdekjes i lexoi disa libra që i kishin ngelur merak.

Gazeta “SHEKULLI”: Për shembull?

BRIKENA اABEJ: Një nga librat që lexoi verën e fundit, korrik 1980, ka qenë "Gatopardi" i Lampedusës. Kam përshtypjen se kur njeriu arrin tek të dyzetat apo pesëdhjetat, koha relativizohet dhe ti përveç kohës tënde e ndjen veten pjesëtar edhe më fort tëkohërave të shkuara. Kështu që duke e hapur rrezen e kohës, natyrisht do zgjedhësh vetëm majat. Kujtoj gjithnjë një fjalë që më thoshte në vitet ‘70, kur më shihte që lexoja pa fund romane bashkëkohore, e ndikuar natyrisht si çdo i ri nga moda e ditës: "Kena, një shkrimtar nuk është i madh kur është i madh 50 vjet pas vdekjes". Pra që vetëm nëse vazhdon të quhet i madh edhe më pas, njqind a dyqind vjet më vonë, atëherë ai është vërtet i madh.

Gazeta “SHEKULLI”: Si e mori vdekja?

BRIKENA اABEJ: Në Romë, larg shtëpie, në spital. E rrëmbeu një kancer në mushkëri pa mbushur vitin. Ishte 72 vjeç, në valën e punës e plot energji. Punoi deri ditët e fundit. E nisën në spitalin ku qe operuar, ditën e ditëlindjes së tij, më 6 gusht, dhe mbaroi pas një jave, më 13 gusht. Ishte atje vetëm me nënën time. Ka qenë me fjalë deri në fund, i drobitur fizikisht po me mendje të kthjellët për atë që po ndodhte.
U deshën 3 ditë që të vinte trupi. Më 13 gusht në Itali është ferragosto, djegagur, gjithçka është e mbyllur, asnjë zyrë që të lëshonte çertifikatën e vdekjes nuk punonte. Ime më më ka treguar që korteu i përmotshëm u nis nga klinika në periferi të Romës dhe për çudi, megjithëse nuk i binte rruga andej, u detyrua të rrotullohej dhe të kalonte përreth "Piazza Albania" ku është monumenti i Skënderbeut në kalë. Ishte ky si një nderim i fundit.

Gazeta “SHEKULLI”: Do ishte mirë ta mbyllnim intervistën me ndonjë anekdotë (nëse ka të tillë) për fëmininë e tij. Pyetja merr shkas nga ajo fotoja e vjetër ku اabej 8 a 9 vjeçar është mes moshatarëve në shkollën e Gjirokastrës.

BRIKENA اABEJ: Në atë foto është dhe vëllai më i madh i tim eti, Feridi, i cili kishte mbushur moshën e shkollës dhe hyri në klasë të parë. Mirëpo Eqremi i vogël kishte qarë kaq shumë, që të vente bashkë me vëllanë në shkollë, sa i ati i qe lutur mësuesit ta pranonte në klasë, duke i thënë se ishte i urtë nuk do të bëntë zhurmë. Ai ndoqi mësimet dhe doli i pari.

Kunder Pseudofilologeve

Eqrem اabej (Botuar më 1929)

Nga shtyllat e Shekullit të Ri të verës, si dhe nga ato të Gazetës së Re duket çiltas se një epidemi grafomanie paska kapur shumë "Krena të naltë"! Kush në jetën e tija ka pasur raste të mësojë anglishten nëpër fabrikat e Amerikës, gjermanishten në tabarin-et e Vjenës, frëngjishten në Mont-Martre, e italishten në Kafet‘e Barit, sot, i fryrë si gjel deti, na del përpara, i stolisur me rrobën transparente të pseudonimit, e...-o temporal, o mores!- me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanti pra! Parturiunt montues, nascetur ridiculus mus!
Pra, sikundër në fletoret e Perëndimit ndodhet feuilleton-i, tek ne nuk do te mungojë, si frukt pas buket, një artikull "filologjik", i cili ka misionin, si ç‘duket, të zëvendësojë një zakon shqiptar që është duke u shuar: luftën e gjelave. Nënë maskën e shkabës, këta gjela luftojnë trimërisht me njerijetrin, duke u gjakësuar, por dhe me maskë që jeni, e dimë se jeni gjela, o gjela!

Tash, duke lënë të qeshurit, duhet të konstatojmë me hidhërim se është një turp kulturor për ne, që Atdheu i ynë është ay vend i Europës, në të cilin në shekullin e XX, njerës që mundet të jenë të zotë për nëpunësira ndofta dhe të nalta, por që s‘dinë as pikë prej filologjisë, njerës që në jetën e tyre s‘kanë dëgjuar një Konferencë filologjike, njerëz që s‘kanë as më të vogëlën ide mbi mënyrën si punohet sot në lëmin e gjuhës, që të tillë njerëz dalin e mbushin shtyllat e fletoreve me artikuj jo vetëm fare të kotë, por edhe të dëmshëm e duke u sharë me shoqishoqmin, dhe si! Kush i përflet tjetrit se tash doli nga veja, dhe se kur ay ishte nër "shpërgajt" e djepit, ky punonte për Shqipëri! Bukur! Patriota! Por kush ju tha të futeni nër labirintet e gjuhës? E me ç‘të drejtë e quan tjetrin "ignorant" vetëm pse është kundërshtar i "ideve filologjike" të tua?

A është kjo filologji? A imponohet njeriu me sharje?

Zakoni i botës së qytetëruar e do që të luftohet për ide, e jo për inate personale, për ç‘fryrjen e të cilavet janë të çelura kaq gjykatore!

Sot secili në Europën e qytetëruar, para se të merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft viet në bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me exaktitudë matematike, duke qenë se filologjia është një nga dituritë më të shtrëngueshme (severe) e më exakte që munt të jenë në botë.

Se të mos ishte kështu, nuk rrinte Gustav Meyer-i të merresh tridhet viet me radhë me albanologji d.m.th. me studimin e asaj gjuhe të shkretë, të cilën "filologët" t‘anë të sodit, të dalë shpejt si kërpullat pas një shiu, janë duke e përçmuar në një mënyrë të tillë!
Kurrkush nuk ka të drejtë të shkruajë mbi gjuhë pa u pat marrë viet me radhë me studimin e vërtetë të saj! Kurrkush! Se gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar! Dhe mos e ngani thesarin me duart t‘uaja, zotërinj dilettanta!
Gjuha është një element i naltë kulture, nuk është një objekt mode! Nuk mundet të "riformohet" aq shpejtas si ç‘mundesh secili të vishet a la Perrot për Karnaval!

Kush ju ka shtyrë ju të shkruani mbi gjuhë? Kur keni manin‘e shkrimit, pse nuk shkruani ç‘të doni mbi numismatikë, grafologji, mathematikë, teologji, përmbi fizikë, anatomi, analytikë e histori? E t‘a lini rehat këtë gjuhë të shkretë, e t‘a punojnë të tjerë të cilët të merren me të vërtetë me studimin e saj?

Kush do të shkruaj mbi shqipen, më parë duhet të jetë marrë me studimin e gjuhëvet indoevropiane përgjithësisht, e pastaj duhet të ketë studiuar gjithë shkrimtarët shqiptarë e gjithë albanologët e huaj, numri i të cilëvet është‘ aq i math, sa studimi i tyre lyp viet me radhë pune të parreshtur.

Se filologjia nuk është zbavitje, është larg nga dilettantismi. ثshtë dituri, dhe që të kapesh me dituri, duhet të dish!




 

Attachments

  • Eqerem Cabej.jpg
    Eqerem Cabej.jpg
    13.3 KB · Shikime: 21
Ashtu eshte.Fatekeqesia e shkences Europiane te Gjuhesise dhe e ngeljes saj mbrapa, sidomos shkolla angleze eshte sespe gjuhetaret e degjuar Europiane nuk e njohin gjuhen shqipe ose e njohin shume pak.Nese do te njeihej gjuha shqipe nga koka si Meyer(ai e dinte fare pak ate) dhe po te mos ishte Eqerem Cabej nen tutelen negative te Komunizimit Shkenca Europiane e gjuhesise duhet te ishte afersisht 200 vjete perpara.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top