Engjejt bien me turinj...

Parathenie : Ky shkrim i dedikohet te gjithe atyre qe ne privat me kane kerkuar nje shkrim tek konkurset por jo pa nje qellim nuk kam shkruar. Jo per ti treguar dikujt qe jam menefregist apo thjesht nje kontrapedal por ketu vij dhe shkruaj me te shumten e rasteve kur jam i frymezuar (i merzitur) dhe nuk di ku ti perplas mendimet...

Me falni qe padashje mund tju kem ofenduar ! Nuk kam patur ate qellim.

"ثngjëjt bien me turinj !! "

Me kujtohet me the ;

"Nuk ma ke puthur me doren"

Mjaftoj kaq dhe u lekunda . Nuk ishte nje lekundje dosido , por si ato qe ndien kur tundet toka prej termetit. Per te paren here qe kur te kam njohur nuk dija cfare te te thoja... Te genjeja skish kuptim , te te thoja te verteten do me dukej sikur do tja dorezoja shpirtin atij enjelli turivarur qe pret te gezohet kur lendojme dike , ah... dike qe nuk vjen dy here ne jete...

Vura syzet qe mos te me vije re qe syt po mu dridhnin dhe kishin filluar te mbushen. Te mbushen nga mllefi se me cfare dreq qorrsokaku kam futur veten . Nuk kam guxim te ta them...nuk guxoj as te formuloj fjalet qe do ma pikojne shpirtin , do ma therin zemren do me copetojne...sikur te praboja te behem gjysmak.

Nje tjeter engjell me foli , vertet engjell dhe me tha

" un besoj ne zot , besoj vertet. Ai na ve ne prove gjithe kohes , mos u genje o shpirt i bardh mos e ngjyros dhe ti anen tende me te mire me ngjyrat e merzise dhe te pikellimit. Mos bie pre e nje sirene deti qe te gllaberon pa e kuptuar qe po fundosesh. Te lutem , un jam i engjelli qe bashk me ty do te ndjek gjithmone kufo qe te shkosh , cilado qofte zgjedhja jote ne jete"

Nuk mendoja kurrsesi qe jeta do me perplaste tek keto dritherima te shpirtit. Atehere kur nuk mund te mbushesh dot as me fryme dhe te gjesh qetesi nje moment...perpiqesh te shtiresh gjith kohes se ke bere gjerat e duhura dhe zgjedhjet e unikale ne jete. Sikur ai shpetimtari i mjeraneve me mantelin e sakrifices gjithmone te varur ne qafe...

Mundesh shume mire te genjesh nje opinion , nje njeri, nje milion veta...por smundesh me te genjesh veten.

Sa e veshtire eshte te shikosh veten...duke rene , duke rene nga ai piedestal genjeshtrash ,,, nderkohe qe bie dhe shikon veten ne sy dhe thua thjesht "PSE ? "

Gjith genjeshtrat qe ti thash ty o engjelli im ti thashe sepse mendoja qe jeta ishte e thjesht , isha naiv shum naiv, me thoje mos u nxito...gjithmon genjeja veten preferoja te degjoja te njejtin vals...

Valsi rreme i madheshtise ai qe sot me perrplasi me fytyre , aq keq saqe nuk mbledh dot me copezat e shperndare te vetes
 
Nje efekt e pati , te bera te shkruash (;

Doja te shkroja ne privat qe nuk me punon çati nga celi por pashe qe i ke bllokuar mesazhet.
 
Ju lexoi tere njerezia :p lat nam :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top