Emigrimi ne Australi

BeniT

Donatorë
Autoritetet australiane kërkojnë punonjës të kualifikuar, me qëllimin për të jetuar dhe punuar në Australi, këtë kontinent-shtet shumë të zhvilluar. Që prej një viti, autoritetet kanë paracaktuar dhënien e 72.100 vizave, ndërkohë që aktualisht emigrantët që plotësojnë kushtet, kanë në dispozicion rreth 150 mijë vende pune, të cilat reklamohen çdo javë. Nga ana tjetër, qeveria australiane ka parashikuar për periudhën 2003-2006, rreth 200 mijë viza për këtë kategori. Kjo iniciativë e qeverisë australiane është specifikisht e hartuar për të gjetur individë të cilët zotërojnë aftësinë dhe trajnimin e mjafueshëm, për të mbushur kërkesat për forcë punëtore, për të cilat aktualisht ka shumë nevojë ekonomia e vendit. Autoritetet njoftojnë se ndërkaq niveli i papunësisë është në nivelin më të ulët të të 10 vjeçarit të fundit, dhe nga ana tjetër, është vërejtur se 89% e atyre që kanë fituar vizën australiane, e gjejnë vendin e punës brenda 6 muajve nga mbërritja në Australi, dhe pjesa tjetër edhe për pak muaj akoma.Sipas njoftimeve, çdo aplikant mund të kualifikohet për të fituar të drejtën e pakufizuar të punësimit, për vete dhe partnerin në Australi, nëse është profesionist i kualifikuar, biznesmen ose student që ndërkaq po studion në një shkollë australiane.

اfarë kërkohet

Lista e Punësimit të Kualifikuar, SOL, është hartuar nga qeveria australiane për të zgjidhur çështjen e mungesës së punonjësve të kualifikuar në vend, duke tërhequr emigrantë të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme si dhe që kanë përvojën e duhur të punës. Lista e vendeve të punës është renditur alfabetikisht, sipas edhe Klasifikimit Standard të Punësimit në Australi, një lloj “fjalori” për çdo grup të mëposhtëm pune: Menaxherë dhe administratorë; Profesionistë zanati; Tregtarë e biznesmenë dhe profile të lidhura me to etj. Vende të caktuara pune kërkojnë një nivel më të lartë të zotërimit të anglishtes, sesa ai “mjaftueshëm”. Ndërkaq, kriteret bazë për marrjen e vizës në këto kategori, parashikojnë moshën, treguesin e kualifikimit në profesionin përkatës dhe përvojat e fundit në profesion. Përveç kritereve bazë, duhet gjithashtu që aplikanti të arrijë në numër të caktuar pikësh në testing përkatës. Në numrat në vazhdim, do të botojmë kriteret e hollësishme, kostot e aplikimit etj.
Kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët
Aplikanti për emigracion në Australi si punonjës i kualifikuar, një kategori për të cilin shteti australian ka nevojë, duhet së pari të plotësojë të gjitha kushtet bazë, për të vazhduar më tej procedurën e aplikimit.

Mosha

Aplikanti i cili pretendon të arijë të fitojë të drejtën e emigrimit në Australi duhet të jetë nën moshën 45 vjeç, pikërisht më momentin kur dorëzon procedurën e aplikimit.
Gjuha angleze
Kërkohet një aftësi e mjaftueshme për komunikim në gjuhën angleze, për të punuar në Australi. Kjo është kategoria e njohur si “vocational english”. Ndërkaq, një nivel më i lartë kërkohet për disa profesione të caktuara, ku vetë anglishtja është pjesë e formimit profesional. Kur aplikon, ky informacion të bëhet i ditur edhe nga autoriteti përkatës i pranimit. Rrjedhimisht, aplikanti inkurajohet të testojë njohuritë e tij gjuhësore para se të nisë procedurat.

Arsimi-Kualifikimi

Aplikanti duhet të ketë mbaruar një nivel arsimor më lart se shkolla e mesme, si universiteti ose çertifikatat-diplomat e njohura të barazvlershme, ndërkohë që për disa lloje punësh, pranohet edhe përvoja e mirë dhe e provuar e punës në sektorin përkatës. Kualifikimi profesional dhe aftësitë, konfirmohen nga autoriteti i pranimit, si të përshtatshme për profesionin me të cilin keni aplikuar. Kujdes: Nëse profesioni juaj nuk është në Listën e Punësimit të Kualifikuar, SOL, nuk mund të aplikoni.

Përvoja e freskët e punës

Kjo kërkesë është e veçuar nga kërkesa për provimin e aftësisë suaj profesionale para autoriteteve të pranimit. Kështu, nëse profesioni juaj në listën SOL vlen 60 pikë, ju duhet të keni marrë rrogë në këtë profesion për të paktën 12 nga 18 muajt e fundit, menjëherë para aplikimit. Nëse profesioni juaj vlen 40-50 pikë, kontakti juaj me punëdhënësin dhe pagën, është i nevojshëm për 2 nga 3 vitet e fundit para se të aplikoni. Për disa profesione, kërkohet një periudhë më e gjatë pune dhe përvoje, si p.sh. Manaxher. Përjashtim nga kushti i përvojës paraprake të viteve të punës, përbën rasti kur plotësoni kushtin e 2 viteve studime në Australi, dhe kjo më pak se 6 muaj para aplikimit për vizë.

Verifikimi i aftësive profesionale


Para aplikimit, aftësitë profesionale duhet të testohen nga autoriteti përkatës australian, sipas profesionit për të cilin synoni të aplikoni. Kujdes: Ky autoritet nuk është agjenci punësimi, por vetëm provon aftësinë tuaj për qëllim emigrimi.

Profesionet më të kërkuara


Disa prej profesioneve më të kërkuara në Listën e Punësimit të Kualifikuar, SOL, sipas kërkesave të autoriteteve australiane të emigracionit, janë të renditura si më poshtë, bashkë me pikët përkatëse që fitojnë këto profesione në aplikimin e çdo kandidati për emigrant të ligjshëm në Australi.


Profesioni Pikët

Kujdestare fëmijësh 50
Sekretare kompanie 50
Financier 60
Inxhinier projektues ndërtimi 50
Menaxher mjedisi, parqesh
dhe kujdesi të tokës 50
Menaxher shitjesh 50
Teknologji informacioni 50
Administrator Sportiv 50
Drejtues prodhimi 50
Menaxher furnizim dhe
shpërndarje mallrash 50
Llogaritar 60
Ekspert kontabël 50
Akupunturist 50
Specialist bujqësie 50
Arkitekt 50
Biokimist 50
Supervizor-teknik ndërtimi 50
Specialistë kompjuteri:
-Systems designer, systems programmer
software designer etj. 60
Laborant dentar 60
Dentist 60
Dietolog 60
Inxhinier minierash 50
Historian 50
Gazetar dhe profesione të lidhura 50
Ekonomist toke 50
Përkthyes 60
Oficer zbulimi 60
Biolog ujrash 60


Viza kur ke lidhje me nje qytetar australian

Ai person që ka lidhje familjare me një qytetar(e) australian, mund të përfitojë qëndrim të përhershëm në Australi, kur termi “lidhje” nënkupton marrëdhënie martesore, një lidhje “de fakto”, një martesë në perspektivë (fejesë) ose marrëdhënie “të ndërvarur”, që nënkupton lidhjes mes personave të të njëjtit seks. Edhe martesa me një qytetar(e) australian, nuk të garanton automatikisht të drejtën e qëndrimit në Australi. Për këtë, personi duhet të aplikojë për atë të quhet “viza partneriale”. Kjo e fundit ndahet në disa kategori, në varësi të lidhjes që qytetari i huaj ka me atë australian. Kështu, për lidhjen martesore dhe atë “de fakto” (lidhje martesore e pazyrtarizuar), i huaji aplikon veças për “vizën e martesës”; po kështu për vizën e fejesës dhe të lidhjes së ndërvarur. Kjo pasi ka procedura të veçanta për secilën nga këto kategori. Nuk mund të aplikojë për vizë, ai qytetar i huaj që ka borxhe apo precedentë penalë ndaj Komënuellthit australian apo Zelandës së Re. Nga ana tjetër, secili aplikant duhet të ketë një sponsor. Ky i fundit është normalisht, ai që ka lidhje me aplikantin, (bashkëshorti(ja), i fejuari (a) etj). Qytetari i huaj që kërkon vizë australiane, duhet të plotësojë formularin përkatës “Aplikimi për emigrim në Australi me partner”, i cili është formati 47SP, dhe gjendet në internet, ndërsa sponsori përkatës duhet të plotësojë formatin 40SP. Të dyja formatet, i interesuari duhet t’i printojë dhe t’i bashkojë në dosjen e tij të aplikimit.

Proceset

Emigracioni përmes partnerit është një proces me dy faza. Së pari, pasi plotësohen kriteret, autorietetet australiane japin një vizë të përkohshme. Pas dy vjetësh, autoritetetet vlerësojnë lidhejn në fjalë dhe konsiderojnë dhënien e vizës së përhershme. Personat që kanë aplikuar për “synim martese”, pra të fejuarit, kanë në dispozicion 9 muaj kohë për të hyrë në Australi pasi marrin vizën e përkohshme, dhe duhet të martohen para se të aplikojnë për kategorinë “viza martesore”. Në përgjithësi, vizat e përhershme jepen pasi është vlerësuar nga autoritetet lidhje në fjalë, ku aplikantët dhe çdo person i përfshirë në aplikim, duhet të plotësojnë edhe kriteret ligjore, kërkesat shëndetësore dhe ato të karakterit personal etj, para se të konsiderohen për këtë vizë.

Kriteret shëndetësore

Aplikantët dhe personat e angazhuar në aplikim, (fëmija poshtë 18 vjeç etj), apo dhe të afërmit me të cilët aplikanti jeton bashkë, por që nuk do të udhëtojnë me të, duket të bëjën ekzaminimet mjekësore, të cilat do të bashkëngjiten dosjes së aplikimit. Në ekzaminime, përfshihen kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritete mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nënkupton përjashtim automatik.
Australia kërkon mjekë dhe infermierë
Departamenti Australian i Emigracionit, ka bërë të ditur se ndër profesionet më të kërkuara, janë ato që lidhen me mjekësinë dhe infermierinë, në shumicën e profileve të tyre. Më poshtë po botojmë profesionet dhe specialitetet e veçanta, bashkë me pikët përkatëse. Kujtojmë lexuesit se kriteret bazë që duhen plotësuar, pa të cilat nuk mund të vazdhohet procedura e aplikimit, janë:

Lista SOL për mjekësinë

Profili Pikët
Anestezist 60
Dermatolog 60
Specialist i urgjencës 60
Mjek i përgjithshëm 60
Obstet-gjinekolog 60
Ofthalmolog 60
Pediatër 60
Patolog 60
Psikiatër 60
Radiolog 60
Kirurg 60
Infermiere për invalidët fizikë 60
Infermiere për të paaftët mendorë 60
Mami e kualifikuar 60
Infermiere e përgjithshme 60
Terapist 60
Farmacist industrial 50
Farmacist spitalor 60
Farmacist i pakicës 60

Si emigrojnë prindërit me garancinë e fëmijëve

Edhe prindërit e moshuar kanë mundësi të emigrojnë në Australi, nëse ata kanë të një fëmijë ose më shumë, që jeton në këtë vend, është qytetar australian, rezident i përhershëm në Australi ose qytetar i Zelandës së Re, kur ky i fundit ka plotësuar kushtet australiane sipas marrëveshjeve dypalëshe. Vizat që autoritetet australiane kanë në dispozicion për prindërit, ndahen në dy kategori:
Kategoria e prindërve
Për të aplikuar për emigrim në Australi si prind i fëmijës së rritur që jeton në këtë vend sipas kushteve të mësipërme, duhet të jesh i sponsorizuar, përgjithësisht nga fëmija. Numri i vizave të disponuara nga autoritetet australiane të emigracionit për këtë kategori, është gjithsej 1 mijë në vit.

Kategoria e prindërve për të cilët kontribuon

Nën këtë kategori, autoritetet kanë në disponim 3500 viza në vit, ndërsa theksojmë se aplikantët për vizë në këtë kategori, paguajnë një shumë aplikimi për të herë të dytë, mjaft më të lartë se hera e parë (kur kërkojnë qëndrim të përhershëm në vend), si taksë për arsye të kostove të mundshme shëndetësore. Edhe për këtë kategori, përgjithësisht sponsori është fëmija që aplikon për të marrë prindërit.

Kërkesat bazë

Përveç kërkesës kryesore, që fëmija të jetë qytetar australian ose me qëndrim legal të përhershëm në këtë vend, ka edhe disa pika të tjera që duhen plotësuar, për të nisur aplikimin për vizën e prindërve. Kështu:
-Prindërit duhet të kalojnë të ashtuquajturin “testin e balancimit familjar”. Me fjalë të tjera, nëse prindërit kanë më shumë fëmijë në moshë madhore jashtë Australisë sesa në vend, ata nuk kualifikohen. Në Australi duhet të jetojë të paktën gjysma e fëmijëve të rritur e prindërve. Për shembull, nëse prindërit kanë dy fëmijë në moshë madhore, njëri prej të cilëve jeton ligjërisht në Australi sipas kushteve të përshkruara, ata mund të aplikojnë për “vizën e prindërve”.
-Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret shëndetësore dhe të kryejnë testet mjekësore përkatëse, sipas kërkesave të aplikimit të përshkruara edhe më parë, si kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritete mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit.
-Nëse aplikon për vizë të përhershme prindërore, personi(at) duhet të dëshmojë se ka sigurim mbështetjeje (është i siguruar) financiare të njohur nga autoritetet, me faturat përkatëse të paguara, (të paktën një).

Vizat studentore për në Australi

Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është resident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të stiduiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të rregjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë. اdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftësë etj, të përkthyer dhe noterizuar).

Kushte bazë

Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu:
-Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
-Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
-Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”.
Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të pëqëndrohemi në vizat për shkollat e larta.

Dokumentacioni

Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë studentore, është si vijon:
-Aplikimi për vizë studentore, formati 157A
-Pasaporta
-Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës arsimor australian ku ju doni të studioni.
-Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor
-Evidenca që tregojnë se ju keni pundësi të paguani kurset e studimit
-Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën gjatë studimit
-Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore
Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj. Njoftim: Zyra përgjegjëse për aplikimet për vizë australiane të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, është ambasada australiane në Athinë.
Adresa: Ndërtesa THON, Kryqëzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinë, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresë e-mail: [email protected]

Lista e dokumenteve që kërkohen

Të gjithë aplikantët për vizë australiane të emigrantit të kualifikuar, duhet të paraqesin këto dokumente, ose aplikimi do të kthehet si i paplotësuar.

-Aplikanti duhet të plotësojë në mënyrë korrekte formatin 47SK “Aplikimi për migracion të kualifikuar në Australi”
-Të paguajë kuotën e tarifës së aplikimit në dollarë australianë, sipas mënyrës së përcaktuar në format, (kurrë në para kesh)
-Certifikatë e plotë e lindjes dhe të dhënat për personat e tjerë të përfshirë në aplikim, nëse ka.
-Dokumentacion për vlerësimin e aftësive nga autoriteti i pranimit të aplikimit.
-Adresën e plotë ku jetoni dhe ku keni parashikuar të jetoni në vazhdi gjatë kohës së procesimit të aplikimit.
-Aplikimin fillestar që i keni dërguar adresës ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001.

Të tjera

-Duhet të përcaktoni qartë profesionin tuaj, siç specifikohet në listën e profesioneve të kualifikuara SOL.
-Për të gjithë familjarët tuaj, nëse janë në listën e emigrimit ose jo, duhet të paraqisni 4 foto pasaporte të kohëve të fundit, ndërsa identiteti dhe ditëlindja e secilit të jetë e printuar pas fotos.
-Aplikanti duhet të paraqesë fotokopje të noterizuara të faqeve të pasaportës së tij, që janë të përdorura, (që kanë viza të tjera, shënime etj).
-Aplikanti duhet të paraqesë dokumente që vërtetojnë përvojën e punës.
Aplikanti duhet të përfshijë në dokumentacion, evidenca të njohurisë së anglishtes.
-Nëse posedohet testi IELTS, pranohet vetëm dokumenti origjinal.
-Aplikanti që synon të plotësojë testing e pikëve, të përfshijë një kopje të çdo liçensë pune apo anëtarësie në organizata ekonomike që posedon.
-Aplikanti duhet të plotësojë formatin 80, “të dhëna personale për karakterin”, dhe të përfshijë detaje të adresave të tij të banimit për 10 vitet e fundit.
-اdo person i familjes i varur nga ju, bashkëshorti(ja) apo fëmijët mbi 18 vjeç, nëse emigrojnë me ju ose jo, duhet të plotësojnë formatin 47A, “Detaje për fëmijën ose familjar tjetër mbi 18 vjeç”. Formatet e përmendura gjenden në sajtin e DIMIA.
-Nëse bashkëshorti(ja) nuk emigron bashkë me ju, detaje pse është marrë ky vendim dhe nëse synon të emigrojë pas jush në vend.
-Nëse personat e përmendur gjatë gjithë aplikimit tuaj janë të martuar, duhet një çertifikatë e martesës së tij/saj, dhe kjo kërkesë vlen edhe në rastet e divorcit, vdekjes së partnerit etj.

Lista e Panelit të Mjekëve

Ku bëhet kontrolli mjekësor për vizë australiane
Siç e kemi theksuar në numrat e mëparshëm, vizitat e kualifikuara mjekësore janë të domosdoshme, gjata aplikimit të të interesuarve për vizë emigrimi në Australi. Këto vizita përfshijnë një sërë testesh nga të cilat aplikantët duhet të dalin me sukses. Që rezultatet e kontrollit mjekësor, të cilat i bashkëngjiten dosjes me dokumentat e tjera të aplikimit për vizë, të njihen zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekësore duhen kryer tek një kategori e caktuar mjekësh, të akredituar në Panelin e Mjekëve, ose ndryshe lista e specialistëve të mjekësisë të njohur nga autoritetet australiane. Siç e kemi theksuar, në ekzaminimet mjekësore, përfshihen kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritetet mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nënkupton përjashtim automatik. Për më shumë informacione, aplikantët mund të drejtohen tek mjekët e akredituar. Për shqiptarët e interesuar për procedurat e vizës australiane, po japim sot listën e emrave dhe adresat e mjekëve nga Paneli i Mjekëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi, ku ata mund të drejtohen në varësi të vendndodhjes së tyre. Kjo listë njihet nga ambasada australiane në Athinë.

Shqipëri
Dr. Thanas Gjika
Poliklinika N 9
Kati 3, Rruga Kavaja
TIRANA
Tel: 00 355 4223035

Kosovë
Dr. Rujije Hoxha
IOM
24 Maji Nr 49,
Prishtinë,
Tel: 38 549058/ 249149/ 249059

Dr. Ramadan Dedinja
IOM
24 Maji Nr 49,
Prishtinë,
Tel: 38 549058/ 249149/ 249059

Dr. Halit Yemri
IOM
24 Maji Nr 49,
Prishtinë,
Tel: 38 549058/ 249149/ 249059

Greqi, Athinë
Dr. Ioanni Mastrokostas
17 Chremonidou Street
Pangrati 11633
Tel: 210 7517322

Dr. Tz. Nikolaidis
C/-L Seitanidis MD
18 Sina Street (5th Floor)
Athens 10672
Tel: 2103604278

Dr. Dimitrios Kalogeromitros
Cnr Michalakopoulou and Xenias 20
Athens 11528
Tel: 2107774293

Dr. Papageorgiou
Dr. Christos Kapouranis
115 Ymittou Street
Athens 11634
Tel: 2107515069

Selanik, Greqi
Dr. G. Vayionas
Agias Sofias 46
Thessaloniki 54622
Tel: 228685

Dr. V. Kelemouridis
107 Egnatias Street
Thessaloniki 54635
Tel: 230249

Rodos, Greqi
Dr. Nicolaos Papanikolaou
Ethnikis Antistaseos 57
Rhodes 85100
Tel: 30 22410 27278
Fax: 30 22410 75551

Ku duhet të adresohen shqiptarët

Aplikimet për viza të përhershme australiane, me përjashtim të disa kategorive që do t’i përmendim hollësisht më poshtë, bëhen në ambasadën australiane në Athinë. Në këtë mision diplomatik, përpunohen dokumentacionet e aplikimit për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ashtu si dhe për qytetarët e Greqisë, Bullgarisë, Italisë, San Marinos, Maltës dhe qytetit të Vatikanit. Pra dosja e aplikimit dorëzohet këtu, përpunohet dhe po prej kësaj zyre merret edhe përgjigja përfundimtare.

Ndërkaq, theksojmë se:
-Aplikimet për vizat e emigracionit të kualifikuar, depozitohen me postë dhe procesohen në Adelaide Skilled Processing Centre, qendra e procesimit të kualifikuar në qytetin australian Adelaide.
-Aplikimet për vizë biznesi depozitohen dhe procesohen në Perth Business Skills Processing Centre.
-Aplikimet për vizat e kategorive “emigracioni i prindërve” dhe “emigracioni i prindërve kontribues”, të sqaruara edhe në numrat e kaluar, depozitohen dhe procesohen në Perth Offshore Parents Centre.
-Aplikimet për vizë të përkohshmë nga Greqia, Shqipëria dhe për shqiptarët e Kosovës, si dhe Bullgaria, përpunohen në ambasadën australiane në Athinë
-Aplikimet për Programin Special të vizave, (ku hyjnë edhe vizat për talentet e veccanta), dorëzohen në Hobart Special Program Processing Centre, pra qendra e procesimit të këtyre lloj vizave në qytetin australian Hobart.

Si bëhet pagesa

Ambasada australiane në Athinë njofton se për qytetarët shqiptarë, pagesa e taksës së aplikimit bëhet përmes llogarisë bamkare në euro. Shuma derdhet në bankë, për llogari të kësaj ambasade, (Australian Embassy, Athens, Greece), me kushtin që kjo bankë me degë në Shqipëri, të ketë selinë e saj kryesore në Athinë. Kujdes: Autoritetet australiane të emigracionit dhe zyrat e tyre nëpër ambasada, nuk pranojnë në asnjë mënyrë dërgimin e parave mes postës, kesh etj. Nga ana tjetër, tarifat e aplikimit për vizë mund të paguhen në ccdo zyrë të Departamentit të Emigracionit, Ccështjeve multikulturore dhe Indigjene në Australi, DIMIA, nga të afërmit e aplikantëve, ndërkohë që fatura e pagesës i bashkangjitet aplikimit të dorëzuar nga ambasadën e Athinës. Tarifat e aplikimit për vizë i shkojnë kostos së procesimit të dokumentacionit dhe nuk janë të kthyeshme, pavarësisht nga rezultati pozitiv apo negativ i aplikimit. Qeveria australiane ruan të drejtën të ndryshojë tarifën pa lajmëruar më parë.


Më shumë informacione: www.immi.gov.au
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top