Embelsira

Gliko me arra

Per pergatitjen e kesaj embelsire mire do ishte te gjeheshin arra te pa bera plotesisht.
Arrave u pritet pak pjesa e bishtit dhe maja, shphen ne mes me shtize, u behen disa shpuarje ne lekure, lihen ne uje te ftohte te rrjedhshem ose 12-20 ore duke ua nderruar ujin, zihen 5-8 min dhe lihen prape ne uje te ftohte 10-12 ore, duke ua nderruar ujin here pas here. Arrat vihen ne uje me gelqere 20-30 min, kulohen, lihen ne uje te ftohte 2-3 ore, shpelahen dhe vihen ne tenxhere duke u dhene 2-3 vale, pastaj kullohen. Nga sasia e sheqerit e caktuar per 1 kg arra hidhet 250 g nje here ose 1 got plot, 2 gota uje ose dhe me teper, sa te mbulohen arrat dhe zihen 8-10 min, kullohen dhe shurupi lihet ne nje ene. Merren arrat, u hapet vendi i shpuarjes me shtize dhe vendosen thelpinj bajame te zbardhura me uje te valuar.
Ne tenxhere ku eshte shurupi hidhet pjesa tjeter e sheqerit, zihet 10-15 min, hidhen arrat dhe zihen 15-20 min. Lihen per 24 ore dhe perseritet zierja 3-4 here. Glikoja pas pergatitjes lihet 2-3 ore ne diell dhe vendoset ne ene qelqi pa pika uji.
 
Muhaelbi armoatike


2796093178_e7a0dd8a50.jpg
Sot do sjell per ju receten e nje muhallebie ter pergatitur me dy asortimenete qe une i dua shume dhe kane nje arome te mrekullueshme.Kjo eshte arsyeja qe e titullova keshtu kete muhalebi.Se pari po ju jap receten , me tej dua t’ju flas veç per dy asortimentet qe i japin veçantine kesaj muhalebie.




[FONT=&quot]Per muhalebine aromatike ju duhen:[/FONT]
[FONT=&quot]4 gota uji qumesht[/FONT]
[FONT=&quot]3 filxhane kafeje miell[/FONT]
[FONT=&quot]1 kokerr peme çemçakizi [/FONT]
[FONT=&quot]1,5 gote uji sheqer[/FONT]
20 kokrra cardamom ( me vjen keq nuk e gjeta ne shqip kete fjale,
[FONT=&quot]Elettaria cardamomum eshte emri latinisht)[/FONT]
Zbrazni ne nje tas qumeshtin,shtoni miellin,sheqerin ,kokrren e çemçakizit te pishes pasi ta keni shtypur kete te fundit mire dhe kokrrat e cardamom dhe perzijini te tera me mikser.Perzijini ne zjarr te forte per me shume se 10 minuta.Lijeni te ftohet pakez dhe perzijeni serish me mikser.Me tej lejeni te ftohet.Servireni te fresket duke i shtuar disa kokrra cardamom siper.
Ju befte mire!@yummania
 

Attachments

  • 2796093178_e7a0dd8a50.jpg
    2796093178_e7a0dd8a50.jpg
    28.4 KB · Shikime: 0
Kek me hurma dhe banane

Materialet për 8-10 persona

* 250 gr. hurma pa bërthamë
* lëkurë dhe lëng nga 1 limon
* 2 banane të pjekura
* 200 gr. gjalpë i butë
* 180 gr. sheqer
* 3 vezë
* 230 gr. miell për kek
* 1/2 luge kafeje bakin
* feta molle (të cilat do të sheqerosen me 3 lugë gjelle sheqer)


Përgatitja

Në fillim vendosni hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku keni hedhur 90 ml. ujë. I zieni atë për 5 minuta, derisa hurmat të zbuten. Më pas i rrihni në mikser me qëllim që të qullen dhe të bëhen pelte. Në një tas shtypni bananet me pirun, derisa të shkrihen plotësisht.

Rrihni ne mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtoni në të bananet dhe vezët dhe vazhdoni rrahjen.

Pasi të keni hedhur në miell sasinë e caktuar të bakinit e kaloni atë nëpër sitë dhe më pas e hidhni në masën e gjalpit dhe vazhdoni ta rrihni në mikser, duke pasur shpejtësi të ulët. Masën e zbrazni në forma të lyera më parë me gjalpë dhe përpiquni të rregulloni sipërfaqen e tyre, e cila nuk duhet të ketë të ngritura apo të ulura. Përsipër shtroni 1/2 e masës me hurma.

Shtroni mbi këtë masë një shtresë tjetër me banane dhe më pas vini përsëri nga masa me hurma. Në fund (shtresa e tretë) duhet të jetë nga masa me banane. E piqni kekun në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e hiqni nga forma dhe para se ta servoni e zbukuroni me fetë molle.

telegrafi.com
 
Tortja ' Tunel' speciale për “Bajram”

Tortja “Tunel” pëbëhet nga dy petë dhe dy filla.







Peta e zezë

-5 ve,
-5 lugë sheqer (i tund me mikser derisa të trashen pastaj ja shton), 2 lugë gjelle miell, 2 luge gjelle kakao, 100 gram arra të bluara dhe një pecivë. E pjek në tepsi katrore (në fund të tepsisë vendosni leter me vaj në mënyrë që mos të ngjitet peta)

Filli i kaftë

-100 gram arra të bluara,
-300 gram keksa të bluar (Plazma keksa),
-8 lugë gjelle sheqer,
-4 lugë kakao dhe një gotë të ujit qumësht dhe një margarin të shkrirë.



Peta e bardhë

-6 të bardha të vesë,
-6 lugë sheqer (i tund mirë me mikser derisa të trashen), pastaj ja shton 5 lugë miell dhe 3 lugë gjelle vaj. E pjek në tepsi katrore.

Filli i bardhë

I vlojmë 2 gota të ujit qumësht.
6 të kuq të vesë i përziejm me 8 lugë sheqer, 6 lugë miell dhe një gotë të ujit qumësht. Këtë masë ja qesim qumështit të vluar, dhe përziejm mirë në temperaturë jo shumë të lartë derisa të trashet masa. Ne fund ja qesim nje sheqer vanille dhe nje margarin te shkrire pasi te ftohet.

Këto ishin përgatitjet për petat dhe fillat. Tani fillojmë me rënditjen e petave dhe fillave.

Renditja (Shih në foto)
1. Filli i kaftë
2.Korja e bardhë
3.Fili i bardhë
4. Korja e zezë
5. Filli i zi
6. Korja e zezë
7. Filli i zi
8. Filli i bardhë
9. Korja e bardhë.

1. Së pari e vendosim fillin e kaftë me madhësi sa peta në formë të tunelit (ja japin formen e tunelit ne dore) . 2. Koren e bardhë e prejm në madhësi sa e mbulon fillin e kaftë. 3. E lyejm me fillin e bardhë përmbi. 4. e presim koren e zezë me madhësi sa e mbulon. 5.E lyejm me fillin e zi përmbi. 6. E presim koren e zeze me madhvsi sa e mbulon. 7. E lyejm me fillin e zi. 8. E lyejm me fillin e bardh. 9. E vendosim ne fund koren e bardhë.

Mbi mund ta lyeni me qokolladë kuzhine apo me shllag.
E prejme përgjysmë torten, pastaj në rriska.
 
Tortë me biskota

Përbërësit:

- 800 gramë biskota ‘petit’,
- 250 gramë arra,
- gjysmë litre qumësht,
- gjysmë margarine,
- 2 lugë kakao,
- 2 shllaga.

Përgatitja:

Biskotat dhe arrat i grimcon. E shkrin margarinën dhe ia qet gjysmë litre qumësht e i len për të vluar. Pastaj me këto i ulë biskotat dhe arrat, ia qet kakaon dhe sheqerin derisa të ëmbëlsohet. Pastaj e vendos në tepsi dhe e gatuan që ta merr formën e tortës. E lyen përmbi me shllag dhe e zbukuron sipas dëshirës.
 
Torta 'zemër'

Koha e kursyer për bërjen e të ashtuquajturave ‘tortave të shpejta’, që shpesh bëhen pa pjekje dhe pa zierje, mund të përdoret për një formësim tjetër.

Përbërësit:

30 deri 35 biskota
100 ml qumësht të nxehtë

Për kremin:

1 krem për torte
350 ml qumësht
2 lugë kakao

Për stolisje:

1 shllag shkumë
Grimca çokollate

PROCEDURA:

1.Në fund të skajeve të kallëpit në formë zemre vëni fletën metalike të alumit (‘folinë’) ose atë të tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumështin e nxehtë.

2. Kremin e përgatitni ashtu që në një enë të thellë e hidhni qumështin e ftoht më parë të zier. Aty hidhni qeskën e kremit për torte dhe përzieni me mikser elektrik me shpejtësinë më të madhe për tre minuta dhe, pak minuta pa përfunduar hidheni edhe kakaon.

3. Një pjesë të kremit të përgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe një shtresë të biskotave të cilën po ashtu e lagni me qumësht dhe, pastaj e veni pjesën tjetër të kremit. Vëreni tortën në një vend të ftohtë dhe e lini rreth dy orë.

Servimi:

Para se ta servoni, nxireni tortën nga kallëpi dhe, pasi ta keni hequr fletën metalike, e vëni në një pjatë. Stoliseni tortën me shllag dhe me grimca çokollate.
 
ثmbëlsirë me portokalle

Përbërësit:

5 portokalle

4 lugë të mëdha çaji me sheqer

85 gr gjalpë

1 vezë e rrahur

30 gr miell

55 gr bajame të bluara

20 cm brumë i pjekur

1 lugë e madhe çaji me marmelatë kajsie

2 lugë të mëdha çaji me lëng rrushi


Përgatitja:

Nxehni paraprakisht furrën në 180؛C. Lajini dhe prijini në thela portokallet, shtrojini mbi një letër pjekëse dhe spërkatini me sheqer. Vendosini në furrë për 10-15 minuta, derisa sheqeri të bëhet në ngjyrë karamele dhe portokallet të marrin ngjyrë kafe. Largojini nga furra dhe, ndërsa janë ende të ngrohta, vendosini mbi një letër që nuk ngjit. Rrihni gjalpin me vezët, derisa përzierja të fryhet. Kremin e formuar hidheni mbi miellin dhe bajamet. Ngjyeni fundin e brumit të pjekur me marmelatë kajsie dhe mbi të hidhni përzierjen me bajame. Hidhni lëngun e rrushit mbi thelat e portokalleve dhe pastaj sistemojini mbi brumin e pjekur. Ulni temperaturën e furrës në 170؛C dhe lëreni ëmbëlsirën të piqet për 20 minuta. Pasi të piqet, servireni të ngrohtë duke i hedhur krem sipër.
 
Komposto me mollë

GATUAJ DHE SHIJO

KOS ME FRUTA

( për 10 persona)

Përbërësit:

120 gr corn flakes

150 ml qumësht

1.2 kg mollë

50 ml lëng limoni

120 gr sheqer

500 gr fruta të stinës

150 gr lajthi



Mënyra e gatimit:

Zbutni corn flakes në qumësht. Qërojini mollët dhe grijini trashë. Përzijini menjëherë me lëngun e limonit për të shmangur çngjyrosjen e tyre. Trazoni sheqerin në kos dhe bashkojini me kujdes të gjithë përbërësit. Zbukurojini me lajthi dhe fruta të freskëta.




KOMPOSTO ME MOLLث

Përbërësit:

500 gr mollë të qëruara

200 gr sheqer

100 ml ujë

15 gr shkopinj kanelle

3 gr karafil

100 ml lwng limoni

200 ml lëng portokalli

vanilje




Mënyra e gatimit:

Copëtojini mollët në 8 pjesë. Shtoni sheqerin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, karafilin, vaniljen dhe kanellën në ujë për t’u zier për pak kohë. Pastaj shtoni mollët dhe përzijini ngadalë. Mos i lini të ziejnë tej mase. Hiqni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
 
Puding me fruta

Përbërësit:

8 feta buke të bardhë, pa kore dhe të prera në kube

2 banane të prera në feta

825 gram fruta të thara të trazuara

Rrihni bashkë:

300 ml qumësht

½ lugë reçel kajsie

3 vezë të rrahura

½ lugë çaji me kripë



Për shtresën e sipërme:

500 ml qumësht

¼ pluhur krem karameli

50 ml sheqer

¼ lugë çaji me kripë

2 vezë të rrahura

1 lugë çaji me vanilje

4 feta buke të bardhë pa kore, të prera në kube




Përgatitja:

Nxehni furrën në 200؛C dhe lyeni me gjalpë tavën e kekut. Përhapni kubet e bukës në fund dhe në anë të tavës së kekut. Vendosni në fund të tavës, mbi bukën, fetat e bananes. Hidhni me një lugë, mbi bukën dhe bananet, përzierjen e qumështit me reçelin. Përhapni në krye frutat e trazuara dhe lëreni mënjanë.

Për të përgatitur shtresën e sipërme nxehni qumështin. Për të formuar kremin trazoni pluhurin e kremit të karamelit, sheqerin dhe kripën me pak qumësht të ftohtë. Kremin shtojani qumështit mbi stufë. Nxeheni atë duke e trazuar vazhdimisht, derisa të trashet. Largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Trazoni bashkë vezët, vaniljen dhe kubet e bukës. Lërini për 10 minuta derisa të qullen dhe pastaj shtypini. Lëngun hidheni mbi përzierjen e frutave dhe piqeni pudingun për një orë ose derisa të marrë ngjyrë të artë. Pasi të piqet, hidhini përsipër kremin e përgatitur dhe servireni.
 
Tulluma

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë. 2060909350_0d36edcf82_m.jpg
 

Attachments

  • 2060909350_0d36edcf82_m.jpg
    2060909350_0d36edcf82_m.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Tulluma

Tullumba me Shurup

Per Brumin:
350 ml uje
100 gr gjalpe
240-270 gr miell
3 g kripe
6 kokrra veze
kanelle ose nje cope limoni
Vaj 2-3 gota

Per Shurupin:
1-2 mase uje
1-2 mase sheqer
vanilje ose cope limoni

Gatimi: Hedhim ne nje tenxhere te pershtatshme uje te kripur, gjalpe dhe kanelle ose cope limoni i veme ne zjarr te marrin vale. Pasi te kene valuar per 1-2 minuta, e heqim kanellen ose limonin qe patem hellur vetem per ere dhe veprojme ne kete menyre:
E largojme tenxheren prej zjarrit dhe shtiem ne te te gjithe miellin njeheresh, duke e trazuar me nje luge te madhe druri, ne fillim me ngadale dhe, kur mielli te jete perzier mire me uje, e trazojme me fuqi duke e vene perseri tenxheren ne zjarr. Vazhdojme se punuari keshtu pa nderprerje derisa brumi te behet elastik edhe te shqitet nga anet e tenxheres. E heqim atehere nga zjarri dhe, si te ftohet pak, fillojme ta punojme perseri me luge duke e hedhur te gjitha vezet nje nga nje.
Nderkaq, veme ne zjarr nje tigan te thelle me shume vaj dhe pasi te jete nxehur pak, marrim nga brumi i pergatitur nje luge kafeje dhe e hellim ne friture (qe brumi mor te ngjitet ne luge, cdo here para se ta presim, e zhysim ne yndyren e fritures). I leme te fergohen dhe si te fillojne te fryhen, e forcojme zjarrin, ne menyre qe te piqen mire e te marrin ngyren e arit. I nxjerrim nje nga nje nga tigani, pa i shpuar me pirun dhe i hellim ne shurupin e pergatitur derisa ta zbuten.
 
Gurabije me bajame

Gurabije me bajame
f.1204112637903_m.jpg


Përbërësit:

1 1/2 filxhanë çaji me gjalpë te freskët
1 1/3 filxhan çaji me margarinë
3 vezë të freskëta
1 filxhan çaji me sheqer
1 filxhan sheqer pluhur për spërkatje
1 filxhan kafe konjak
1 lugë kafeje sodë
1 lugë kafeje vanilje
1 kg miell
1 1/2 filxhan çaji bajame të grira
1 1/2 filxhan çaji ujë

Përgatitja
Përziejmë margarinën me gjalpin e freskët me sheqerin, i shtojmë edhe vezët e freskëta dhe i përziejmë për gati 10 minuta.
Në vazhdim hedhim miellin, konjakun, sodën, vaniljen, bajamet, derisa të bëhet një masë e butë.
E lëmë pak brumin të pushojë dhe pastaj e ndajmë në forma sipas dëshirës.
Pasi kemi bërë format, i vendosim në një tepsi të lyer në vaj dhe i pjekim në temperaturë mesatare për 25-30 minuta.
Pas pjekjes i nxjerrim nga furra, i hedhim pak ujë dhe sheqerin pluhur.
 
Bajaderë

f.0720222653661_m.jpg
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:

* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Përgatitja:

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.

Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. ثmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.
 
Sorbet nga pemët e buta

f.0729235356896_m.jpg
Përbërësit për desertin më freskues verorë:

* 350 gr mjedra,
* 250 gr rrush serezi,
* 200 gr sheqer,
* 150 ml ujë,
* 1 e bardhë e vesë,
* lëngu i një limete ose limoni,
* 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”).

Përgatitja:

Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.

Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.

Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.

Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).

Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë.
 
Embelsirat e festave

Cilat jane embelsirat qe i konsumoni me shume gjate festave?
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Embelsira

Tortë me lajthi

Nevojiten (për 6 veta):
* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g çokollatë për gatim
* pak kripë

Për mbushje: 100 ml ajkë
Për shtresën e sipërme:
* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme
Përgatitja:

Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin.
Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.
 
Titulli: Embelsira

ثmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë

Nevojiten (për 24 copë):
* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:
Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.
Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.
Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.
Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.
Shërbehet e prerë në kube.
 
Titulli: Embelsira

Bakllava feste

Për një tepsi, nevojiten:
• 1 kg petë të bakllavasë
• 250 g margarinë ose gjalpë
Për shtresën e parë nevojiten:
* 125 g margarinë
* 2 vezë
* gjysmë gote (uji) sheqer
* gjysmë luge bakin.

Të gjitha këto përzihen mirë, pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër. Krejt kjo përzihet mirë, fitohet një masë homogjene dhe lihet anash.
Për shtresën e dytë nevojiten:
* 300 g arra të bluara
* 2 vezë
* gjysmë gote sheqer
* lëngu i një limoni.

Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë.

Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh). Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër).
Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen. Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë - arrat e parapërgatitura.
Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika, pritet bakllavaja në formë trekëndëshash.
Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet për t'u pjekur kujdesshëm, në temperaturë mesatare. Pasi të piqet, bakllavaja lihet për t'u ftohur mirë.

Sherbeti: 1 kg sheqer, 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje. Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë), hiqet nga temperatura, që sheqeri të mos trashet. Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur.
Shërbehet të nesërmen!
 
Titulli: Embelsira

Sufle me çokollatë

Materialet:
* 250 gr. çokollatë (e fortë, pa qumësht)
* 250 gr. gjalpë
* 4 vezë
* 4 të kuq vezësh
* 120 gr. sheqer
* 40 gr. miell

Përgatitja
1. Në fillim shkrijmë çokollatën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë. Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me madhësi të ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën tjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo të fillojë të shkrijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marrë formë të njëtrajtshme.

2. Ndërkaq në një mikse rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin pak nga pak sasinë e miellit.

3. Lyejmë me gjalpë dhe miell fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të ftohen për 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë menjëherë.
 
Titulli: Embelsira

Revani

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.
* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima
 
Titulli: Embelsira

Sorbet nga pemët e buta

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për desertin më freskues verorë:
* 350 gr mjedra,
* 250 gr rrush serezi,
* 200 gr sheqer,
* 150 ml ujë,
* 1 e bardhë e vesë,
* lëngu i një limete ose limoni,
* 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”).

Përgatitja:
Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.
Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.
Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.
Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).
Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë./
 
Titulli: Embelsira

Roladë mozaik

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për patishpan:
* 6 vezë,
* 6 lugë sheqer,
* 6 lugë miell,
* 1 qeskë sheqer vanileje.

Filli:
* 300 gr biskota të bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone të grimcuara,
* 200 gr rrush të thatë të ulur në rum ose ujë,
* 300 gr arra të grimcuara,
* 150 gr çokollatë të grimcuar,
* 200 gr gjalpë të zbutur,
* 4 vezë të freskëta,
* 150 gr sheqer pluhur.
Përgatitja:
Gatuhet patishpani, derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme dhe piqet në furrë me temp.200 gradë C. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, çokollata dhe zhele bonbonet. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgaditur. Filli vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr çokollatë dhe përzihen mire me 4 lugë qumësht, 4 lugë vaj dhe glazura derdhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra të bluara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.
 
Titulli: Embelsira

Brumë universal

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 250 ml qumësht,
* 1 lugëz sheqer,
* 1 lugë miell,
* 2 qeska maja (tharm buke),
* 1 kg miell,
* 1 pluhur paste,
* 2 kokrra vezë,
* 2 gota jogurt,
* 1-3 lugë supe sheqer,
* 1 lugë e mesme kripë,
* 4 lugë vaj.

Në qumështin e vakët hidhet 1 lugëz sheqer, 1 lugë miell, maja dhe pasi përzihet, qëndron në vend të vakët gjersa të vijë. Në enë ku do të zihet brumi, vendoset mielli, ku i shtohet kripa, sheqeri, pluhuri pastë dhe vaji. Në masën e miellit, e duke e përzier shtohen vezët e tundura me pirun, jogurti dhe maja e ardhur. Brumi përzihet me lugë druri e pastaj në tavolinë të përmiellur ngjeshët mirë e mirë. Ndahet në dy pjesë, futet në qeskë najloni të lyer me pak vaj, lidhet qeska duke e larguar ajrin dhe futet në frigorifer për të qëndruar 4 orë.
Pas kësaj kohe, brumi i ardhur mund të përdoret për të gatuar bukë, pitalka, pizza, kifle, gërshetë etj. Ky brumë mund të gatuhet me masë të dyfishuar, pasiqë në frigorifer mund të qëndroj 7-10 ditë dhe çdo moment mund të shkëputet masë brumi dhe të përdoret për gatim të dedikuar. Varësisht nga lloji i gatimit edhe zgjatë pjekja. Pitalkat piqen në temp 190 gradë C për afro10 min.(edhepse çdo furrë është individuale)./
 
Titulli: Embelsira

Akullore në enë akulli

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 8 vezë të freskëta
* 10 lugë sheqer
* 4 qeska krem të rrahur (shllag)


Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.

Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.
Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.
Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.
Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli. Reçeta për enë akulli gjendet në librin”1000 receta për çdo familje”./
 
Titulli: Embelsira

Bajaderë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.
Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. ثmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.
 
Titulli: Embelsira

Pemë në xhelatinë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 100 gr mjedra
* 100 gr pjepër
* 1 nektarinë
* 1 shegë
* 1 mollë
* 3 banane
* 1/5 kg pjeshka
* 50 gr rrush të zi ose qershia
* 2 limona
* 450 ml ujë
* 250 ml kompot pemësh të konservuara
* 30 gr xhelatinë ose 18 fletë xhelatine
* 6 lugë sheqer

Përgatitja:
Qërohen pjeshkat dhe molla, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe vendosen në ujë me sheqer që të ziejnë për 5 min. Në ndërkohë fletët e xhelatinës ulen në ujë të ftohtë për 5 min. pastaj kullohen dhe në lëngun e nxehtë, hidhet xhelatina e kulluar duke e përzier gjersa të shkrihet. Shtohet kompoti. Nëse përdoret xhelatinë pluhur, përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
Bananet qërohen, priten në rrathë dhe spërkaten me lëng limoni. Në enë kuglofi ose tjetër të thellë, vendosen radhazi të gjitha pemët. Mbi pemë derdhet lëngu i vakët me xhelatinë dhe ena futet në frigorifer për disa orë ose gjatë tërë natës në mënyrë që të mpikset xhelatina. Në çastin kur shërbehet, ena futet në ujë të nxehtë për 1-2 sekonda dhe përmbyset në pjatë të cekët më të madhe. Pritet sikurse tortë dhe mund të shërbehet me ajkë të rrahur
 
Titulli: Embelsira

Biskota Caji

Per 1 kg. biskota duhen:

- miell 600 g
- sheqer 400 g
- gjalpe 400 g
- 4 kokrra veze ose te verdha vezesh 8 kokrra
- sode 4 g
- arra te grira 50 g
- uje 50 g

Pergatitja:

Ne nje ene rrihen gjalpi dhe sheqeri deri sa te krijojet nje mase e bardhe e njellojte, pastaj shtohen vezet dhe uji. Rrihet masa me nje luge druri ose me dore sa te krijohet nje mase homogjene. Zihet brumi me miell te situr me sode buke.
Brumi hapet ne peta me trashesi 3-4 mm, pritet ne forma te ndryshme ose ne mungese te formve me gota te vogla pije. Biskotat vendosen ne tepsi (tave) te lyer me gjalpe, me largesi nga njera tjetera, siper lyhen me te verdhat e vezeve te holluar me pak uje dhe sperkaten me arra te grira ne forme kubike ose te grire holle. Piqen ne furre ne temperaturen 200-220 celcius per 10-15 minuta.
 
Titulli: Embelsira

Koktej shampanje

Për 8 persona. Përgatitja: 5 minutaNevojiten:
* 1 shishe shampanjë
* pak brendi
* 8 katrorka sheqeri
* pak liker
* 1 portokall
* 2 limona

Përgatitja:
Katrorkat e sheqerit qiten në gota për kokteje, të ftohura më parë në frigorifer. Në secilën katrorkë qitet nga një pikë liker dhe nga një lugëz brendi. Gotat mbushen ngadalë me shampanjë të ftohur.
• Koktejet shërbehen të zbukuruara me fizalisë (kjo egzotë mund të blihet edhe në tregtoret tona ), me feta portokalli dhe me lëvore limoni.
• Nëse dëshirohet koktej pak më i ëmbël, brendi mund të zëvendësohet me liker portokalli. Ky koktej mund të përgatitet edhe në një enë të madhe, porse duhet shërbyer menjëherë, që të mos humbin flluskat.
 
Titulli: Embelsira

ثmbëlsirë festive

Për 8 persona • Përgatitja: 45 minuta • Zierja: 1 orëNevojiten:
* 1.6 dl verë të ëmbël
* 5 të kuq të veve
* 60 g sheqer ajkë e ëmbël
* 1 lugë niseshte
* 300 g shllig
* 150 g krem të gatshëm të lajthive (për shembull nutellë)
* 20 g fletë xhelatine për biskotën e gatuar nga të bardhët e veve
* 300 g sheqer pluhur
* 250 g lajthi të fërguara
* 5 të bardhë të veve

Përgatitja:
Përgatiten biskotat nga të bardhët e veve: lajthitë e fërguara dhe të prera në copa të mëdha përzihen me sheqer dhe qiten në një enë të gjerë me fund të trashë, u shtohet shkuma e fortë e të bardhëve të veve. Pastaj kjo masë nxehet në temperaturë të ulët kujdesshëm, duke e përzier me lugë të drunjtë, rreth 10 minuta, përderisa masa të bëhet si një krem ngjyrëçelur.
• Në letër që shërben për pjekje, vizatohen me laps 2 rrathë, me perimetër prej 28 cm. Secili rreth i letrës qitet në tepsi të veçantë. Masa e të bardhëve të veve, e përzier me lajthi, qitet, me anë të shpatullës, në letrat e parapërgatitura dhe sheshohen mirë. Piqen 45-50 minuta në furrë të nxehur në 150 shkallë C.
• Të kuqtë e veve miksohen me sheqer, u shtohet niseshteja dhe vera, masa nxehet në avull, duke e përzier pandërprerë.
• Fletët e xhelatinës zbuten në ujë të ftohtë, ulen me 4 lugë ajkë të nxehtë. Kjo masë i shtohet kremit të lajthive, por së pari zbutet në avull, lihet për t'u ftohur, pastaj shtohen edhe 120 g shllag.
• Biskatat (nga të bardhët e vezëve) lyhen me kremin në të cilin është shtuar vera.
ثmbëlsira zbukurohet me "lule" shllagu dhe futet në frigorifer, derisa të shërbehet.
 
Titulli: Embelsira

ثmbëlsira nga çokollata dhe bajamet

Nevojiten:
* 2 lugë bajame të bluara
* 100 gr çokollatë për zierje
* 3 lugë kafe turke të fortë
* 2 lugë miell
* 70 gr sheqer i kafenjtë
* 3 vezë
* gjalpë

Për lyerje: 70 gr çokollatë për zierje, 1 dl ajkë të ëmbël, 2 lugë kafe turke të fortë, 4 toptha akullore vanilje.
Përgatitja:
Katër këllëf ëmbëlsirash lyhen me gjalpë ndërsa fundin dhe anët lyeni me bajame të bluara. اokollatën e copëtoni, e përvëloni me kafe dhe e lini të shkrihet ngadalë. Pastaj i shtoni miellin, gjysmën e sheqerit dhe të kuqtë e vezëve. Të bardhtë i tundni mirë bashkë me sasinë tjetër të sheqerit, derisa të formohet një shkumë e fortë.
Shkumën ia shtoni masës me çokollatë e miell, duke e përzier ngadalë nga fundi deri në sipërfaqe. E tërë masa ndahet në katër këllëfët e përgatitur (me gjalpë e bajame), mbulohen me foli dhe lihen në temperaturë të dhomës të qëndrojnë rreth 1 orë. Futen në furrën e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, derisa masa të mbushë këllëfin dhe të forcohet.
Në ndërkohë përgatitet yçi (masa për lyerje). Ajka nxehet deri në vlim, hiqet nga zjarri, shtohet çokollata e thërrmuar dhe përzihen derisa të fitohet një masë e lëmuar. Shtohet kafeja dhe përzihet përsëri. Pasi të jenë pjekur dhe nxjerrë nga furra, ëmbëlsirat lihen të ftohen, rrotullohen në pjatat ku do të shërbehen dhe sipër ju qitet yçi (masa për lyerje). Anash shtohet nga një topth akullore nga vanilja dhe ndonjë kokërr bajame.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top