Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

ida angel

:)
V.I.P
Presidenti Topi priti sot aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në vendin tonë
Images.jpg

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga kreu i shtetit dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e saj për këtë nderimin nga ana e Kryetarit të Shtetit Shqiptar. Presidenti Topi priti sot aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në vendin tonë në përpjekje të promovimit të turizmit shqiptar. Të pranishëm në takim ishin, gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.

Gjatë bisedës së zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi vlerësoi lart veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje se vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet. “Ju jeni tashmë imazhi i mirë shqiptarëve që punoni për Shqipërinë”, - iu drejtua Presidenti Topi të pranishmëve në këtë takim. “Janë pikërisht këto arsye”, - u shpreh Presidenti, - “që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”.IKUB
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

E mori nenshtetesine ngaqe ishte e famshme??..Pasi njoh njerez qe jane sjelle me muaj te tere per te marre kete gje,edhe i nxjerrnin justifikime nga me te ndryshmet..Kjo ja sa ka ardh disa dite ne Shqiperi opla e mori...
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Kjo me i mare te gjitha nga Shqiperia e ka hallall , pasi nuk eshte rrit ne shqiperi edhe e do kaq shum..
 
Titulli: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

po ato qe nuk rriten ne shqiperi kane mall per vendin kurse ato qe riten atje e ikin ne amerike si psh................ kane mall per $$$$ dolarin.........nejse shihni videjon poshte kur e mori ate pas................

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Eo mir e kan njera iken njera vjen :p :p :p eliza behet shqiptare bleona behet amerikane dmth qe eliza nuk erdh falas tek ne por bem nje shkmbim mes yjesh me ameriken dham nje morem nje :p :p :p LOL LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Edhe un po du ? Pse mu jo ? Pse un duhet mu kon banore 5 vjet ne Shqiperi per me marr at passosh ? .
Sidoqoft kjo aktorja i ka pas disa filma te mir , por pastaj filloj me flliq me do filma porrno.
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

E mori nenshtetesine ngaqe ishte e famshme??..Pasi njoh njerez qe jane sjelle me muaj te tere per te marre kete gje,edhe i nxjerrnin justifikime nga me te ndryshmet..Kjo ja sa ka ardh disa dite ne Shqiperi opla e mori...

Ato te presin sepse gjith tani duke kerku nenshtetsine Shqiptare sepse u hoqen vizat pse nuk i kan kerkuar me kohe.
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Ky eshte fenomen i perhapur dhe ketu ku jetoj une, ata qe jane te famshem, ose qe jane bere, marrin nenshtetesine, ja pa u lodhur, pse jo pa paguar asnje kacidhe, nderkohe qe te tjeret, behen copash per ate leter te uruar.
Epo kur ke lidhje hajt i ke gjerat gati ne tabaka. Persa i perket Elizes, s'kam c'te them. Por he te pakten, e pranoi se ishte shqiptare. Po ashtu dhe James Bellushi.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Elizes bene me i dhene cfardo qe te lyp dhe jo vetem nenshtetesine :ciaoo:
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Dua dhe une nenshtetesi shqiptare :D...

Nejse une per Elizen kam nje simpati te vecante, edhe per vete ate edhe per ate qe eshte prezentuar gjithandej si shqiptare :).
 
Pe: Eliza Dushku merr dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare

Shume mire meriton cdo gje nga ne , sepse po e perfaqeson denjesisht SHQIPERINE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top