Presidenti Topi priti sot aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në vendin tonë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi dekretin presidencial për nënshtetësinë shqiptare aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga kreu i shtetit dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e saj për këtë nderimin nga ana e Kryetarit të Shtetit Shqiptar. Presidenti Topi priti sot aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në vendin tonë në përpjekje të promovimit të turizmit shqiptar. Të pranishëm në takim ishin, gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.
Gjatë bisedës së zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi vlerësoi lart veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje se vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet. “Ju jeni tashmë imazhi i mirë shqiptarëve që punoni për Shqipërinë”, - iu drejtua Presidenti Topi të pranishmëve në këtë takim. “Janë pikërisht këto arsye”, - u shpreh Presidenti, - “që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”.IKUB