Eliminohet Italia

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kampioni i botës në fuqi është turpëruar nga Sllovakia për t’i dhënë fund Kampionatit të sivjetmë Botëror që në fazën grupore.

Sllovakët e nisën sfidën shumë më mirë me kontrollim të lojës që në minutat e para. Pas një hutie në mbrojtjen italiane, Robert Vittek kaloi përfaqësuesen e tij në epërsi (25’).

Në fraksionin e dytë u inkuadrua Andrea Pirlo që ishte dhe katalizator i lojës së italianëve. Në minutën e 67-të, pas një harkimi të bukur në zonë, goditjen e Quaglierallas nga vija e dëboi Martin Skrtel. Topi kaloi vijën, por gjyqtari Howard Webb heshti.

Një pasim të mrekullueshëm të Marek Hamsik e shfrytëzoi për mrekulli Robert Vittek që nga mospërqendrimi i Giorgio Chiellinit shënoi për 2-0 dhe gëzimin e madh në shtabin sllovak (73’).

Në minutat në vazhdim Italia hodhi të gjitha forcat në sulm, me ç’rast u zhvillua ndeshje tejet dramatike. Antonio Di Natale nga një goditje e kthyer nga portieri sllovak shënoi golin e parë për italianët në këtë sfidë (81’). Në tentim për të marrë topin, u krijua një rrëmujë në zonë, kur portieri sllovak e grushtoi Quagliarellan, veprim që u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Drama vazhdoi dhe në minutën e 85-të, Italisë ii anulua një gol pa të drejtë. Fabio Quagliarella shënoi golin e barazimit për Italinë, por për herë të dytë në këtë sfidë, Azzurëve iu mohua goli, kësaj radhe për shkak të pozitës jashtë loje.

Megjithatë, përkundër presionit të italianëve, Sllovakia e vulosi fitoren historike me anë të Kamil Kopunek që në kontaktin e parë me top, parabolloi portierin Federico Marchetti, pas një pakujdesie në mbrojtjen Azzure.

Pranë rezultatit 3-1 dhe kur të gjithë humbën shpresat, del në skenë Fabio Quaqliarella që me një parabollë mjeshtërore fotografoi portierin sllovak Mucha (90’) dhe vazhdoi dramën e cila nuk dha rezultat në minutat e mbetura shtesë.

Pasi që ndeshja tjetër Paraguai-Zelandë e Re përfundoi me barazim pa gola, Paraguai prin Grupin F me pesë pikë, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Sllovakia me katër pikë. Italia me dy pikë dhe në pozitën e fundit, përshëndetet nga Kampionati Botëror. /Telegrafi/
 
Titulli: Eliminohet Italia

aman se per lojen e Italise ne kete boteror kam pasur alergji
Angelo+Palombo
 
Titulli: Eliminohet Italia

People duhet te ishim barazim se ai topi qe u perplas ne kemben e atij sllovakut duhet te quhej gol!!!

anyway wtf Italia i love you <333
 
Titulli: Eliminohet Italia

"Drama vazhdoi dhe në minutën e 85-të, Italisë ii anulua një gol pa të drejtë.""""""""

shtoj dhe qe kto sllovaket u treguan shum te poshter... . bonin kot sikur vriteshin.... sa me humb koh..
nuk me pelqeu as italia as te tjeret
italia n'fillim sikur po msonte me i gjujt topit ahhahaha sa kemi qesh
mpelqyen patatinet qe hengra gjat lojes XD
 
Titulli: Eliminohet Italia

Muoriiiiiiiiiiiiiiiiiiii !!!!!!!!!!!!!!!!1111
 
Titulli: Eliminohet Italia

LOL LOL uuuuuu sa mire e kane:lol:
 
Titulli: Eliminohet Italia

per ndeshjen e sotme them se u penaliziu deri diku dhe nga albitri ,por po ta marresh se cfare ka thene itali kete kampionat eishte skandal,pastaj talanot e dreqit 5 min e fundit u kujtuan te luanin futbool
 
Titulli: Eliminohet Italia

Italia korri ate qe mbolli.E nisi dobet dhe sigurisht qe keq do perfundonte.
 
Titulli: Eliminohet Italia

o sa qef qe qenka eliminuar

hic se kam qef italine si skuader. edhe pse un behem gjithmon me ate qe fiton
hhiihihihihi
 
Titulli: Eliminohet Italia

Te gjitha ekipet e medhaja dolen shume kot kete vit .... skandal
 
Titulli: Eliminohet Italia

Nuk është interesant vetëm një kombetare ta fitoj botërorin për ketë Italia lejoi që të mposhtet:sharre::sharre::sharre:


Unë isha me Italinë:automatik:
 
Titulli: Eliminohet Italia

....pritej qe italia do te eleminohej...sepse ne ekip mungonin lojtar te medhenj si toti, del piero,demtimi i bufon ishte nje grusht i rende per scuadren italiane,...mendoj se ndikoi dhe mendjemadhesia e trajnierit LIPI, ne skuader luajten lojtar me nivel te dobet, dukej si nje skuader me pak pervoje...nuk ishte e pregatitur per kete kompeticion te madh sportiv ,dhe moren ate qe meritonin......
 
Titulli: Eliminohet Italia

se harrova ta them MUORIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Eliminohet Italia

Na fulliqi fare ncncncn vetem birra dhe mishi i mungote ne fushe se mund te benin nje feste ncncncn ,kto sikur ishin per pushime ,dhe jo per te luajtur ncncnc .Dobet fare fare fare ,me prishen endren te beja qef ne piazze :(:(:(.
 
Titulli: Eliminohet Italia

Leter drejtuar Hartinit:

E shoh qe je tifoz i flakte i Italise, por do ishte me mire ta hiqe ate flamurin me ato ngjyrat e shpifme. Plus ate statusin poshte nickut, besoje se do te bezdis pasi nuk do kesh mundesi as pas 8 vjetesh te shohesh 5 yje. Pese yje po deshe shikoje ne qiell sonte.

LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

nje pshnd dhe ty me kete kengen:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Eliminohet Italia

ℒℴ⋁ℇ;256550 said:
Te gjitha ekipet e medhaja dolen shume kot kete vit .... skandal

pikerisht!!! ky eshte boterori i shteteve te vegjel!!!!
ne duhet e gezohemi per kete .
une do gezohesha shume nqs ne gjysem finale do arrinte serbia dhe sllovenia, ose sllovakia...
neve shqiptarebe na duhet kjo gje
 
Titulli: Eliminohet Italia

pikerisht!!! ky eshte boterori i shteteve te vegjel!!!!
ne duhet e gezohemi per kete .
une do gezohesha shume nqs ne gjysem finale do arrinte serbia dhe sllovenia, ose sllovakia...
neve shqiptarebe na duhet kjo gje

ato dy te parat eshte cik e pamundur ti shikosh se jan eliminuar LOL LOL LOL Sllovakia edhe mundet te arrij po kaloje Hollanden dhe me vone i bje Brazili LOL
 
Titulli: Eliminohet Italia

Pavarsisht se nuk jam tifoze me Italine, dje me ka ardhur keq kur i pash qe zbriten lojtaret ne aeroport plus dhe ajo gazeta me fushen e futbollit dhe arkivolet me duket absurde. Ata pak kane qene te vrare shpirterisht, edhe ajo pritje u duhej ne aeroport. Shume keq, nuk e prisja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top