Ekziston miqësia në ambientet e punës?

MonaLisa

💫 Ipse valere opto 💫
Staf në FV.AL
Adm
Shumica e personave kalon shum kohë në punë me kolegë dhe kjo ndihmon zhvillimin e raporteve në miqësi mes kolegëve.
Të punosh në një ambient të qet mes kolegëve ndihmon çdo individ të jetoj më mirë ditën, më i qet mendërisht por është dhe ana tjetër e medaljes, krijohen xhelozi hatërmbetje.
Si mendoni ju, është e mundur të krijohen raporte të bukura në punë? Anët pozitive dhe negative kundrejt këtij fenomeni?
 
Mundohem te mbaj nje qendrimit sa me pozitiv pa treguar hatermbetje pavarsisht se ndonjehere du tja shkul lesht e kokes ndonjeheres kur ndihem e prekur personalisht.
Por e kuptoj qe eshte ambient i till dhe pranoj faktin qe dhe ato qe "zemer ktu e zemer aty" o me kan share nga mbrapa o do ta bejn ne vazhdim.
Nuk afeksionohem me. Off feelings. Dhe I fus nje sarile pasi dal nga puna 😂😂😂😂
It works.
 
Miqesia e ngushte varet se sa afrohet robi me dike qe i pershtatet karakteri,forma, natyra e punes.
Por korrektesia dhe deshira per te pas nje bashkpunim produktiv ekziston ndryshe asnje pune,kompani nuk do jete e suksesshme!
Te jesh me fryme bashkpunimi ne grup eshte rregull pune.
Ambjentet e punes toksike jane negativitet per punen,kompanin e ku di une me gjere.
 
Une besoj se po.Njerezit qe dine te punojne ne skuader dine mjaft mire te krijojne raporte te mira,ne radhe te pare per veten,por edhe per koleget.
 
Ekziston , si jo ....madje mjafton tu thuash 3 dite rresht miremengjjes dhe fillojne e te therrasin vedha 🤣
 
Shumica e personave kalon shum kohë në punë me kolegë dhe kjo ndihmon zhvillimin e raporteve në miqësi mes kolegëve.
Të punosh në një ambient të qet mes kolegëve ndihmon çdo individ të jetoj më mirë ditën, më i qet mendërisht por është dhe ana tjetër e medaljes, krijohen xhelozi hatërmbetje.
Si mendoni ju, është e mundur të krijohen raporte të bukura në punë? Anët pozitive dhe negative kundrejt këtij fenomeni?

Ne fakt ambienti yne i punes eshte shtepia jone e dyte dhe dite pas ditesh, nese vazhdon per nje kohe te gjate karriere ne te njejten pune, behet dhe familja e dyte.
Duke pare se jo rralle ne kalojme me shume kohe me njerezit (grate 😜) e punes konsideroje se eshte e rendesishme te krijojme nje ambient sa me pak toksik dhe sa me te shendetshem te mundshem.
Nuk eshte aspak e lehte dhe behet aq me komplekse sa me i madhe te jete numri i te punesuarve te cilet takon brenda dites apo ke nen mbikeqyrje. Eshte nje lloje loje shahu ku secila figure ka rendesine e vet.
Duhet pare ne sensin se te gjithe ne jemi qenie unike dhe sociale. Pra secili nga ne kemi formimin tone por dhe hallet e brengat tona te cilat deshem nuk deshem jane pjese e ambientit te punes. Normalisht se gjate kesaj kohe ne do krijojme gjera te mira por dhe hatermbetje e xhelozi te cilat jane te pashmangshme.

Ne ambiente pune nuk te mjafton te jeshte vetem profesionist por dhe debatuesi i tipit i PJEKUR ( i rritur, kontrollon problemin, i njejt per te gjithe por pa u ndikuar). Nje lloj karizme pozitive eshte mese e domosdoshme sidomos nese ke plane te krijosh karriere aty.

Ajo qe sduhet te behet: Mos gjuaj ne vend pune 😝
 
Miqesia krijohet nga karakteret e njejta dhe jo nga mardhenia e njejte e punes. Njeriu sa me i mire te jete nga ai mund te pefitojne te tjeret nga prezenca e tij. Dhe e kudnderta sa me i ligeshte ne karakter dhe moral te jete negativiteti do te shperfaqet tek te tjeret si ne pune, ne familje, ne treg, ne rruge etj.

@Arfenilla si mendon ti?
 
Miqesia ekziston vetem ne distance, nga njerez te dhembsur e te drejte me sinqeritet.
Ndryshe besoj se nuk ekziston!
 
Miqesia krijohet nga karakteret e njejta dhe jo nga mardhenia e njejte e punes. Njeriu sa me i mire te jete nga ai mund te pefitojne te tjeret nga prezenca e tij. Dhe e kudnderta sa me i ligeshte ne karakter dhe moral te jete negativiteti do te shperfaqet tek te tjeret si ne pune, ne familje, ne treg, ne rruge etj.

@Arfenilla si mendon ti?
Hera e par se pajtohem deri diku me ty ne kte se thua.karakteri i afron ne miqsi njerzit e jo puna.
Por,kto karakteret takohen ne vendet e punes apo aktivitete tjera.
tani shpirt binjak nuk i kemi
ase familjaret.
 
Ne pune eshte konkurenca dhe vjedhja e ideve qe prish cdo lloj miqesie, sado dhe sido te jete, besoj une🙂😘😘
 
E pata fjalen qe une di te flas edhe pertej marteses🤭
 
Ne pune eshte konkurenca dhe vjedhja e ideve qe prish cdo lloj miqesie, sado dhe sido te jete, besoj une🙂😘😘
Valla cfare nuk ka thuaj e cfare mund te ndodh aty:sneaky:Por cdo njeri duhet te ket nje kontroll mbi veten,se nuk eshte cdo gje paraja.
dhe fajtor kurr nuk eshte vetem njera pal😘
 
Në ambient pune, të paktën me koleg zyre, është e rëndësishme për shëndetin e çdo individi të punoj në raporte të mira, duke krijuar dialog pa kaluar në ofendime, pa vën në dialutim punën e tjetrit, pa bër telefonine prishur duke degjuar e përçuat fjalë.

Unë para 10 vitesh në një punë te re per mua gjeta shoqen dhe miken e jetës, në atë kohë ishte drejtoresha ime, tani eshte një ndër personat më të rëndësishëm për mua, por ato vite që kemi punuar bashk puna ishte punë shoqëria ishte jasht pune.
Kam ndërruar punë dhe shoqeri te tille nuk krijoj më, por raporte të mira po krijoj akoma.
 
Miqesia ne pune krijohet dhe ekziston per sa kohe je ne ate pune. Sapo nderron punen, zhduken edhe miqte e punes.
Behet fjale per shumicen, se ka dhe disa qe i rezistojne kohes. Kam dy shoke me te cilet mbaj kontakt, edhe pse ka vite qe nuk punoj me ata.
 
Është e pamundur me të gjith të mbahen kontaktet, por ndodh që me dy tre ose dhe 5 në rastin tim jemi shoqe që shihemi dhe mblidheni per evente te ndryshme.
 
Ne fakt jane te rralle ata qe kane force dhe karakter te mbajne nje shoqeri pozitive pa "interese" ne ambientet e punes. Besoj se egziston miqesia por ne raste shume te rralla. Une per vete sa here bisedoj me koleget e mij e tregojne qe kane nje bashkpunetore femer, mundet te them me bindje qe 90% e rasteve me kane pershkruar linjat e koleges, e jo aftesite ne pune. Une jam i rezervuar e s'para shprehem ashtu, por ndonjehere mes meshkujsh ndonje batute e bej dhe une.
 
Ekziston vetem nese u permbahesh fort 3 fakteve;

1. Shoqeri e ndertuar mbi punen qe beni
2. Qartesi, korrektesi e besueshmeri brenda punes
3. Perjashtim total familjar brenda ambientit te punes

Sqarim;
1. Thjesht e ke koleg/-e pune - ndihmoni njeri-jetrin gjate orarit te punes, por mos u thello me te mos e shtrij biseden ta kthesh ne privat. Kolegu, sa me pak di per jeten tende private, aq me shume ka per te te respektuar.

2, Mos pergojo. Ji sa me korrekt ndaj pergjegjesive qe te preokupojne. Bejua te qarte se si e çfare ndihme mund t’u ofrosh dhe çfare jo ti si koleg/-e i tyre. Mos sakrifiko veten me shume se sa kerkohet nga ti. T’i bindesh se mund te te zene bese.

3. Gjate orarit te punes per punedhenesin je vetem nje numer, as je prind, moter e as vella. Je nje punetor i thjeshte qe paguhesh vetem per punen qe ben. Po u semure - nuk je i pazevendesueshem - je numer - do vije nje njeri tjeter. Keshtu qe, mos hap privatesine tende me askend!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top