EKOTURIZMI - Ftesë në parqet kombëtare, margaritarët e natyrës shqiptare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
EKOTURIZMI. Ftesë në parqet kombëtare, margaritarët e natyrës shqiptare
0.gif
Nga Veriu në Jug, ku bukuria herë merr formën e madhështisë, e herë të pamatësisë e brishtësisë Nga fushat e pllajat, tek majat e maleve dhe brigjet e lumenjve, me një hartë në dorë piketo pushimet e tua

Freski, ngjyra, peshkim, ushqime bio, shlodhje e argëtim, si dhe një flurudhë ndjenjash nga më e brishta tek më madhështorja. Ejani të shijoni këngët e natyrës shqiptare

Vero aty ku stinët janë më të bukura !
Shqipëria ju ofron mundësi të shumta për turizëm: madje, për të shijuar njëherësh disa lloje të turizmit. Ju mund të zgjidhni plazhet, liqenet, qytetet për traditat kulturore dhe historinë e tyre, mund të zgjidhni të shëtisni të gjithë vendin, nëse jeni të dhënë pas arkitekturës, arkeologjisë, muzeve, nëse ju interesojnë doket dhe zakonet, apo gatimet karakteristike të trevave të ndryshme të këtij vendi mesdhetar. Kjo ftesë vlen për të gjithë turistët, por sidomos për shqiptarët që jetojnë këtu dhe ende nuk kanë patur rastin ta njohin pasurinë dhe bukurinë e vendit të tyre, si dhe për ata që kanë shteguar për një stinë më të mirë. Por stinët më të bukura se këtu, nuk janë gjetiu, edhe pse me varfëri dhe mundim.
Bukuria që rri e fsheshur thellë në gjirin e natyrës, ka mbetur e paprekur, madje edhe e pazbuluar. Vetë natyra i fshehu perlat e saj, që barbaria të mos i shkelte me këmbë. Por që t i sodisni, ju duhet që më parë t i njihni. Për këtë arsye, pas një përshkrimi të përgjithshëm, ne sot kemi vendosur t ju propozojmë në mënyrë të veçantë ekoturizmin (ose turizmin e natyrës), duke ju prezantuar me parqet kombëtare të Shqipërisë, edhe pse ato nuk janë të vetmet vende të bukura. Shumë vende të tjera të bukura ju do t i zbuloni edhe vetë, pavarësisht se ato ende nuk janë përfshirë në një hartë kombëtare të mbrojtjes nga shteti. Pra, mirësevini dhe mos harroni se “Ballkan” do t ju njohë më nga afër në ditët në vazhdim me disa prej këtyre vendeve ekzotike dhe me të tjera.

Parku Kombëtar " Llogoraja"
Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Parku fillon në një lartësi prej 470 m për t u ngjitur deri në 2018 m. Afër Qafës së Llogarasë takohen drurë në formë kurorash mjaft interesante, ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim " Pishën Flamur" që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore. Bimësia këtu është e përbërë kryesisht nga pemë halore si pisha e zezë dhe frashëri. Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe si destinacion turistik, por edhe si urë për në bregdetin e Jonit. Ky park ofron mundësi të mëdha për eko-turizmin, sportet e ajrit, eskursionet dhe marshime. Nga qafa e Llogorasë, rreth 3 km në vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të maleve të vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës Shqiptare. Ky park ka vlera klimaterike të padiskutueshme dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar.
Parku “Lugina e Valbonës”
Parku Kombëtar "Lugina e Valbonës" ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura, të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë. Ka vlera të mëdha turistike dhe rekreative, të cilat ndërthurren me një biodiversitet me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Fshati Valbonë është pika më e rëndësishme turistike. Lugina nëpër të cilën kalon lumi me të njëjtin emër, ka natyrë të bukur dhe të pastër. Konfiguracioni, morfologjija, hidrologjija, pyjet, kullotat, llojllojshmëria e luleve, shtëpitë karakteristike, bujaria dhe mikpritja e banorëve krijojnë kushte për zhvillimin e turizmit. Natyra e këtij parku është e përshtatshme për shumë tipe turizmi, peshkim, relaks, alpinizëm si dhe për sportet dimerore. Në brendësi të parkut ka shumë shpella dhë më e rëndësishmja ndër to është Shpella e Drogobisë.
Parku Kombëtar i Dajtit
Parku Kombëtar "Dajti" ndodhet në lindje të kryeqytetit dhe ka një sipërfaqe 3300 ha. Aty gjenden drurë ahu 200 vjeçarë që përfaqësojnë monumente natyrore mjaft të çmuara dhe me vlerë për t u vizituar. Ky park është një zonë shumë e frekuentuar sidomos nga pushues ditorë. Gjithashtu ai ofron edhe mundësi akomodimi për pushuesit. Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një sipërfaqe prej 3.300 hektarësh. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zone ku rriten disa gjitarë të mëdhenj si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj. Parku frekuentohet nga vizitorë ditorë, por ofron edhe mundësi akomodimi për vizitorët. Tipet e aktiviteteve që mund të praktikohen janë: ekskursione, ski, sportet e ajrit, alpinizmi etj.
Parku Kombëtar i Thethit
Parku Kombëtar "Thethi" ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Namuna (të mallkuara) dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Parku ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës. Ai përshkohet nga lumi i Thethit, i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sec dhe është i pasur me troftën e malit. Një monument natyror vërtet interesant dhe mahnitës këtu është Ujvara e Grunasit, me ujërat e saj që zbresin nga një lartësi prej 30 m. Parku është i njohur për shumëllojshmërinë e kafshëve dhe bimësisë. Për t u vlerësuar është prania e drurit relik të lisit. Ky park përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebullin (50 krerë). Tendenca e banorëve të këtij parku është të lëvizin drejt zonave urbane, por gjatë periudhës së verës ata kthehen për pushime, duke vënë në dukje sforcot e tyre për zhvillimin e turizmit familjar
Parku Kombëtar “Lurë”
Parku Kombëtar "Lurë" ndodhet në faqen lindore të Masivit " Kunora e Lurës" dhe ka një sipërfaqe 1280 ha. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Midis këtyre Liqeneve, më të mëdhenj janë: Liqeni i Madh 32 hektarë, Liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe liqeni i Luleve 4 hektarë. Në dimër, sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet "Fusha e Perlave" që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit, sporteve dimrore, gara me kuaj etj.
Parku Kombëtar " Zall Gjocaj"
Ka një sipërfaqe prej 1400 ha dhe ndodhet afro 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Në përgjithësi pamja e këtij parku është mjaft pitoreske. Bukurinë ia shton edhe prania e disa burimeve dhe e rrjetit të prroskave.
Parku Kombëtar i Divjakës
Parku Kombëtar "Pisha e Divjakës" ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjës dhe ka një sipërfaqe 1250 ha. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Lugana e Karavastasë, që ndodhet që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur, ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6,4 % të popullsisë botërore. Karavastaja është pika perëndimore më ekstreme e shumimit të këtij lloji shpendi në Europë. Në këtë park ka shumë mundësi për zhvillimin e eko-turizmit, turizmit bregdetar, vëzhgues zogjsh, peshkim etj.
Parku “Bredhi i Drenovës”
Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës" ndodhet 10 km larg qytetit të Korçës dhe shtrihet në kurrizin e malit të Moravës. Parku ka një sipërfaqe prej 1380 ha. Ky është mjaft i frekuentuar nga banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve, të cilet kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës etj.
Parku Kombëtar " Mali i Tomorrit"
Ka një sipërfaqe 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigande. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë. Këtu ndodhet edhe varri i Abaz Aliut (Tyrba e Kulmakut) 1200 m mbi nivelin e detit, ku çdo vit në fund të muajt gusht mijëra pelegrinë ngjiten për të zhvilluar një javë rresht ritet e bektashinjve duke “sulmuar” kështu turizmin fetar.
Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës"
Ka një sipërfaqe prej 1200 ha dhe ndodhet në krahinën e Frashërit, rreth 35 km në verilindje të qytetit të qytetit të Permetit. Karakteristikë e këtij parku është Bredhi i Hotovës, i cili konsiderohet si një nga reliktet bimore mesdhetare më të rëndësishme të vendit. Falë natyrës së bukur e piktoreske, klimës së shëndetshme, ajrit të pastër dhe afërsisë me qendrat e banuara, ky park merr vlera turistike, rekreative e sportive në çdo stinë.
Parku Kombëtar " Qafë Shtama"
Ka një sipërfaqe 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethore dhe mjaft pitoreske. Këtu si mjaft tërheqëse përmendet çezma e " Nënës Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ, është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peizazhit që ajo ofron.
Parku Ballkanik "Prespa"
Ky park ka një sipërfaqe prej 27750 ha dhe ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël si dhe Pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Përmendim këtu kishat eremite të Bizantit, Shpellën e trenit në liqenin e Prespës së vogël, kalaja e Trajanit, Kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shekullin 14-të. Ky rajon është konsideruar me një potencial të madh eko-turistik. Aktivitet që mund të praktikohen janë: shlodhje, peshkim sportiv, mbledhje bimësh mjekësore, gjueti, banja në liqen, sporte të ujit etj. Liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të Kryeministrave.
Parku Kombëtar " Butrinti"
Ndodhet afërsisht 25 km në jug të qytetit të Sarandës. Ai ka vlera të larta shkencore, turistike, arkeologjike, shoqërore, shëndetësore e rekreative të cilat ndërthurren me një biodivesitet të rëndësisë kombëtare e ndërkombëtare. Sipërfaqja e parkut është 2500 ha. ثshtë një zonë e një rëndësie të veçantë turistike të vendit. Në radhë të parë dallohet për turizmin kulturor me qytetin antik të Butrintit, turizmin e detit me Ksamilin, ekoturizmin në liqenin e Butrintit, sportet ujore po në liqenin e Butrintit, peshkimin etj. G. Ballkan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top