Egjipt, ndalohet testimi i detyruar i virgjërisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një gjykatë në Kajro nxorri jashtë ligjit testimin e detyruar të virgjërisë, të cilit i nënshtrohen të gjitha të burgosurat në burgjet e zakonshme e kampet ushtarake.

Vendimi i gjykatës, i shpallur të martën, u motivua pas padisë publike të protestueses Samira Ibrahim. Ajo akuzoi ushtrinë egjiptiane se e detyroi t’i nënshtrohej këtij testi pasi u arrestua në demonstratat anti-qeveritare të sheshit Tahrir, në muajin mars.

Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar vazhdimisht Egjiptin për këtë praktikë, e cila është konsideruar fyese dhe ndëshkuese për popullsinë femërore.

”Gjykata urdhëron që ekzekutimi i procedurës së virgjërisë mbi vajzat brenda
Egjipti

kampeve ushtarake dhe burgjeve të vendit të ndërpritet menjëherë”, deklaroi gjykatësi Aly Fekry, drejtuesi më i lartë i Gjykatës Administrative të Kajros.

Vendimi u prit me brohërima nga disa qindra aktivistë të ndodhur në sallën e gjyqit. Megjithatë, ata argumentuan se vendimi nuk është i mjaftueshëm për të ndalur praktikën abuzive, pasi duhet të vendosen edhe sanksione për ata që do të shkelin urdhëresën.

Më parë gjatë vitit, një gjeneral egjiptian argumentoi vendimin e kryerjes së këtij testi, për t’i paraprirë mundësisë që ushtria të akuzohet për përdhunimin e të arrestuarave.

topchanel
 
Titulli: Egjipt, ndalohet testimi i detyruar i virgjërisë

Mire kane bere. U pata cuditur kur kam lexuar per se pari here per kete. Mendje mendje kjo dunja.
 
Pe: Egjipt, ndalohet testimi i detyruar i virgjërisë

Ne fillim kur lexova titullin,mendova mos kane ndonje mashkull ''provez'' qe e ruajne per keta raste...:D
 
Titulli: Egjipt, ndalohet testimi i detyruar i virgjërisë

Su vjen turp su vjen me lane pa pune :( une vetem kete pune dija te beja TESTUS VIRGJERIE :( te
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top