E vogla ime❤

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Me kujtohet si sot momenti me i bukur ne te cilen mesova se ti kishe filluar te "lulezoje" brenda meje.Ishte dite e marte sapo kisha dale nga provimi dhe humbas ndienjat papritur duke perfunduar ne spital .Kisha dite qe isha si e lodhur ,e pafuqishme por ideja se do behesha nene ishte shume large...mendoja se kjo gje me ndodhte nga stresi i provimeve dhe monotonia. Momenti kur dalin pergjigjet e analizave me than "urime ",u habita! E pyeta pse? Do behesh nene, me tha.U shokova ,se kisha menduar qe kjo dite do vinte kaq shpejt.Kam qare shume ditet e para ,te gjithe me benin presion qe te hiqja dore ,por nese do hiqja dore nga ty do hiqja dore nga vetja.Dola kunder te gjitheve dhe mora parasysh cdo rrezik ...ja dola ne fund .Pas 9 muajve jo te lehta per mua ,pas nje lindje shume te veshtire momenti kur te mora ne krah mu duke sikur asgje deri ne ate cast nuk kishte ekzistuar.Ti dhurata me e cmuar per mua ne naten e Krishtlindjeve me dhurove krejt boten .E falenderoj ardhjen tende ne jet sepse ti u bere forca ime,ti erdhe per te ndryshuar kete vajze te brishte dhe te ndieshme duke i dhuruar force per te perballuar cdo gje ne te cilen isht dorezuar.Nese deri dje ndihesha vetem tani te kam ty , dhe per mua ti je vet jeta .Nuk frymoj nese jam larg teje, nuk me ze gjumi nese nuk e ndiej aromen tende, te them te dua eshte pak sepse ti je burimi im i dashuris.Uroj shume qe te jem nena ideale per ty , dhe te te plotesoj ne cdo drejtim.Kejt , e vogla ime uroj qe buzeqeshja jote rrezellitese te na ngrohe dhe te na ndricoj shpirtin ne cdo vit qe ti rritesh.Dita e lindjes tende ishte dita e shpreses dhe drita ne fund te tunelit per mua,e kam perqafuar jeten me te dyja duart vetem per ty sepse ti je motivi i jetes time.Gezuar ditelindjen e shtrenjta ime, thesari i zemres time dhe qetesia e shpirtit ❤ edhe 100000 pranvera te lumtura plot shendet dielli im ?
 
Redaktimi i fundit:
Edhe 100 princesha logel, qofsh perhere e mbushur me gezime e plot shendet ❤️??
 
Baboooooo, princeshesh te vogel i uroj jete te gjate, plot shendet dhe gezime, mes perkushtimit dhe dashurise
qe ti ja dhuron ne çdo moment ???

Ju perqafoj te dyjave ❤️❤️❤️❤️❤️❤️
Babooo shume faleminderitt per fjalet e ngrohta, te perqafojme ????
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top