E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
45-300x200.jpg


Një fëmijë holandez 11 vjeçar në Amsterdam ka fituar 100 dollarë për planin që shtroi në lidhje me zgjidhjen e krizës financiare të Greqisë.

Jurre Hermans ishte pjesë e 452 kandidatëve që kanë propozuar plane për krizën ekonomike, ku fituesi do të marrë një çmim prej 400 mijë dollarësh të Wolfson Economics Prize.
Fëmija ka propozuar që të bëjnë me eurot ashtu si me një “kek apo një picë”.


Ideja e tij është “që të gjithë grekët t’i çojnë eurot e tyre në bankë dhe t’i fusin në një makinë këmbimi parash”.

“Grekët – vazhdon i vogli – në vend të eurove do të marrin dhrahminë, monedhën e tyre të vjetër dhe banka të gjithë eurot ia kthen qeverisë”.

Fëmija e shpjegon idenë e tij me anë të një metafore: “Të gjithë eurot formojnë një picë. Qeveria greke mund të fillojë të paguajë të gjithë borxhet e saj sepse për të gjithë huadhënësit do të marrin nga një pjesë pice në këmbim”.

Pesë finalistët e çmimit kanë përftuar një sasi prej 10 mijë sterlinash për të vazhduar punën e tyre në ndarjen e çmimit të madh më 5 korrik të këtij viti.

B;botashqip
 
Pe: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

Vertet ide intresante...me sa kam ndegjuar une eshte fole dhe me pare per kthimin e dhramise
 
Titulli: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

Ideja e tij është “që të gjithë grekët t’i çojnë eurot e tyre në bankë dhe t’i fusin në një makinë këmbimi parash”.

“Grekët – vazhdon i vogli – në vend të eurove do të marrin dhrahminë, monedhën e tyre të vjetër dhe banka të gjithë eurot ia kthen qeverisë”.
B;botashqip

Ideja do ishte fenomenale sikur ky cuni te spjegonte se ku ti marrin greket paret qe ti dergojne ne banke. Pastaj nuk e di ne e kan analizuar edhe faktin tjeter shqetesues qe shteti i tyre ka borxhe mbi 420 miliard Euro borxhe ( cdo koke greku nga 40 mije Euro mesatarisht) dhe vetem brenda dites ky borxh (dmth. kamata nga Banka Boterore ku kan marre borxhin) rritet me dhjetra miliona Euro. :)
 
Titulli: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

broqkullla interneti jan kto sendee po futeni te lojrat kete send
 
Titulli: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

Sma ha mendja se kjo ide seshte hedhur me pare nga vet qeveria e jo me nga nje femije nga Holanda
 
Pe: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

E rralle ????? aman cfare lajmesh

vetem nje zgjidhja ka kriza greke falimentimin, dhe me pas t'ja nis nga e para ....

Zgjidhja e dyte eshte nese debitoret i falin borxhin ....
 
Titulli: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

po kjo eshte ceshtja:
qe greqia te mos dale nga zona euro
sepse nje monedhe qe te mos falimentoje dhe te funksionoje ne treg duhet te kete dy elemente: qendrueshmerine dhe besimin
qe te jete e qendrueshme nuk duhet qe njeher te hyje e njeher te dale nga tregu...
ndersa qe te kete besim duhet te jete e forte, e perdorur nga te gjithe dhe e pathyeshme
nese greqia del nga grupi i vendeve qe perdorin monedhen euro, atehere thyhet besimi...
dhe i bie qe te hysh e te dalesh ne eurozone sa here te duash, dhe euro i bie te jete nje cope leter pa vlere...
ndaj europa po ben "cmos" qe te shpetoje greqine, qofte edhe me paketa shpetimi disa miliarde euro, ne menyre qe eurozona dhe euro, te mos tronditet nga themelet...
te thuash se zgjidhja e drejte per Greqine, eshte rikthimi tek dhrahmija atehere eshte nje spekulimin i paster...
 
Pe: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

Mendoj qe ideja e lajmit eshte tek fakti qe kjo ide eshte paraqitur dhe menduar nga nje 11 VJECAR,,kjo e ben lajmin te vecant,,
 
Titulli: Pe: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

Mendoj qe ideja e lajmit eshte tek fakti qe kjo ide eshte paraqitur dhe menduar nga nje 11 VJECAR,,kjo e ben lajmin te vecant,,

Nje femije 11 vjecar s'ja ka idene kaq thelle per krizen e ekonomine, sado i zgjuar te jete.
Te pakten une se shikoj kete si mendim 11 vjecari ( klasa 3-4).
 
Titulli: E rrallë, 11 vjeçari jep zgjidhjen e krizës financiare greke

Sikur te mundej te jepte dhe nje zgjidhje per situaten financiare ne Shqiperi :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top