E RËNDËSISHME: Këto janë kushtet e udhëtimit me veturë nga Zvicra për në Serbi









IMG-20200517-WA0000-750x445.jpg

Kryesore


Ambasada serbe në Zvicër ka lëshuar një njoftim në lidhje me udhëtimet nga Zvicra në drejtim të Serbisë.
Për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët janë me qëndrim të përkohshëm në Zvicër apo momentalisht përshkak të situatës së krijuar kanë mbetur të bllokuar atje këto janë mundësitë e udhëtimit me veturë.
Në vijim po ju sjellim kushtet të cilat nevojiten për ta realizuar këtë udhëtim gjatë situatës e cila po vazhdon me CoVid 19, raporton Ministria e Lajmeve
UDHËTIMI ME VETURË
Duhet të kontaktoni Ambasadën në Bern ose Konsullatën e Përgjithshme në Cyrih (në varësi të zonës së Konsullatës në të cilën ndodheni) për të njoftuar udhëtimin dhe për të marrë pëlqimin e Ministrisë së Brendshme Serbe, raporton Ministria e Lajmeve.
Dërgoni Ambasadës këto të dhëna të nevojshme për pasagjerët dhe automjetin si në vijim:
Emri dhe Mbiemri,
Gjinia,
Data e lindjes,
Numri Personal,
Numri i Pasaportës,
Data e lëshimit të Pasaportës,
Adresën jashtë vendit,
Adresën e vendbanimit në Serbi,
Adresën e postës elektronike (e-mail),
Numrin e telefonit,
Marka dhe lloji i automjetit si dhe
Targat e automjetit.
Pastaj për ata të cilët duan ta evitojnë karantinimin 14 ditor në shtëpi nevojitet:
– Test PCR negativ për koronavirus, jo më i vjetër se 72 orë
– Kush nuk ka një test , duhet të izolohet në shtëpi për 14 ditë.
– Fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk kanë pse të bëjnë një test PCR, nëse prindi, kujdestari ose anëtari i familjes që shoqëron fëmijën posedon një test PCR negativ

Ministria Lajmeve
 

Attachments

  • IMG-20200517-WA0000-750x445.jpg
    IMG-20200517-WA0000-750x445.jpg
    59.8 KB · Shikime: 0
  • IMG-20200517-WA0000-750x445.jpg
    IMG-20200517-WA0000-750x445.jpg
    59.8 KB · Shikime: 0
kafe-ne-tirane-6-696x464.jpg

Lokalet dhe restorantet kanë rihapur aktivitetet e tyre, pasi qëndruan të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.


Ashtu siç u përcaktua edhe nga protokollet e ministrisë së Shëndetësisë, këto biznese do i duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre nën masa të rrepta sigurie, siç është dhe zbatimi i higjienës, apo dhe shërbimi nga ana e personelit me maska.




Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se si shërbejnë disa bare në kryeqytet, ku personeli është me maska dhe doreza, ndërsa tavolinat për klientët, janë të vendosura në distancë me njëra-tjetrën dhe shërbehet vetëm në ambientet e hapura.


kafe-ne-tirane-300x215.jpg


kafe-ne-tirane-6-300x200.jpg


kafe-ne-tirane-7-300x200.jpg
 

Attachments

  • kafe-ne-tirane-7-300x200.jpg
    kafe-ne-tirane-7-300x200.jpg
    15 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-6-300x200.jpg
    kafe-ne-tirane-6-300x200.jpg
    16.9 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-300x215.jpg
    kafe-ne-tirane-300x215.jpg
    18.5 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-6-696x464.jpg
    kafe-ne-tirane-6-696x464.jpg
    64.6 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-7-300x200.jpg
    kafe-ne-tirane-7-300x200.jpg
    15 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-6-300x200.jpg
    kafe-ne-tirane-6-300x200.jpg
    16.9 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-300x215.jpg
    kafe-ne-tirane-300x215.jpg
    18.5 KB · Shikime: 0
  • kafe-ne-tirane-6-696x464.jpg
    kafe-ne-tirane-6-696x464.jpg
    64.6 KB · Shikime: 0
auto_kksks1589991596.jpg



Festa e Bajramit mund të kalojë në karantinë, pasi që Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë Veriore ka kërkuar ndalimin e lëvizjes nga dita e shtunë në orën 19 deri të martën në 5 të mëngjesit. Por ende nuk ka një vendim të Qeverisë për këtë kërkesë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e arsyeton kërkesën për orë policore.


Të gjitha këto raste që i kemi ditëve të fundit në përqindje të madhe janë si pasojë e tubimeve familjare në ditët që lamë pas. Për shkak të mos respektimit të masave kemi raste të reja, kështu që vlerësojmë se vetëm një masë rigoroze do të ketë efekt të vërtetë,” tha ai.
Shifrat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në 24 orët e fundit katër persona kanë vdekur dhe se janë regjistruar 19 raste të reja. Ndërkohë 16 persona janë shëruar.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi, 110, e rendit Maqedoninë në vendin e parë në rajon me 5.2 të vdekur në 100 mijë banorë. Sllovenia është e dyta me 105 të vdekur apo 5,1; Serbia me 234 të vdekur apo 3,3 në 100 mijë banorë. Shqipëria me 31 të vdekur dhe Kosova me 29 të vdekur./AlsatMhttps://www.botasot.info
 

Attachments

  • auto_kksks1589991596.jpg
    auto_kksks1589991596.jpg
    74.7 KB · Shikime: 0
  • auto_kksks1589991596.jpg
    auto_kksks1589991596.jpg
    74.7 KB · Shikime: 0
auto_Bashkimi-Evropian11589986731.jpg


Ilustrim
Këshilli Evropian miratoi një paketë ndihme prej tre miliardë eurosh për të mbështetur vendet kandidate të BE dhe fqinjët në Partneritetin Lindor dhe Jug, të propozuar më parë nga Komisioni Evropian, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Paratë nga i ashtuquajturi "Instrumenti i Financimit të Shpejtë" janë të destinuara për ekonomitë e dhjetë vendeve, me qëllim që t'i ndihmojnë ata të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.

Ndihma financiare do të ofrohet në formën e huave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kushte të favorshme.

100 milionë euro janë ndarë për Kosovën, 60 milionë euro për Malin e Zi, 160 milionë euro për Maqedoninë Veriore, 250 milionë për BeH dhe 180 milionë euro për Shqipërinë,

Paratë janë planifikuar gjithashtu të ndihmojnë edhe shtete tjera, kështu që 150 milionë euro janë të destinuara për Gjeorgjinë, 200 milionë për Jordaninë, 100 milion për Moldavinë, 600 milionë për Tunizinë dhe 1.2 miliard euro për Ukrainën.
Ndihma e BE nga ky program do t'u shërbejë vendeve që e kanë pranuar të mbulojnë kërkesat shtesë financiare që u krijuan për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, dhe ai do të jetë në dispozicion të tyre në 12 muajt e ardhshëm.
"Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për drejtimin e burimeve për mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë", thonë në Këshillin Evropian
 

Attachments

  • auto_Bashkimi-Evropian11589986731.jpg
    auto_Bashkimi-Evropian11589986731.jpg
    97.2 KB · Shikime: 0
  • auto_Bashkimi-Evropian11589986731.jpg
    auto_Bashkimi-Evropian11589986731.jpg
    97.2 KB · Shikime: 0
fluturime-korona-696x392.jpg

Advertisment
Rifillimi i fluturimeve do të thotë ndër të tjera që pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport.



Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport në të ardhmen. Krahas mbajtjes së maskës parashikohen edhe procedura të zgjeruara kontrolli. Detyrim për të mbajtur maskë në pika të caktuara, procese më të përimta dhe për këtë arsye më të ngadalta kontrolli, por një herë për një herë jo kontroll mjekësor – këto janë disa nga rregullat që prezantoi Shoqata e Industrisë së Fluturimeve Ajrore ADV në Berlin. Paketa e masave ka për qëllim ta shmangë thuajese krejtësisht rrezikun e infeksionit nga sëmundja e mushkërive COVID-19, nëse trafiku ajror rifillon nga puna, tha drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Ralph Beisel.


Aktualisht në aeroportet gjermane nuk ekziston një detyrim i përgjithshëm për të mbajtur maskë në terminalet e aeroporteve. Deri tani një detyrim i tillë ekziston vetëm për aeroportet në landet e Bavarisë, Baden-Vürtembergut, Nordrajn –Vestfalise, Saksonisë së Ulët dhe në atë të Berlinit dhe Bremenit. Në aeroportet e landeve të tjera udhëtarëve vetëm sa u rekomandohet një gjë e tillë. Tani mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha aeroprotet e Gjermanisë.


Më shumë autobusë – më pak vende




Shoqata rekomandon që aeroportet të ngadalësojnë proceset e ndryshme në aeroport, si p.sh. në sportelet për check-in apo në kontrollet e bagazheve në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të ruajnë distancën minimale fizike. Po ashtu pritet të kufizohen edhe vendet e pritjes së pasagjerëve në hollet e aeroportit dhe që radhët e pritjes të tyre të organizohen në mënyrë të tillë që të ruhet distanca fizike. Prej zbatimit të këtyre masave pritet që infrastruktura e aeroporteve do shënojë rënie prej 20 deri 50 përqind të kapaciteteteve të saj, që do të thotë edhe një përgjysmim të numrit të mëparshëm të udhëtarëve.


Jo kontrolleve mjekësore


Sa u përket kontrolleve mjekësore të pasagjerëve para se të hipin dhe kur zbresin nga avionet aeroportet gjermane janë kundër, sepse sipas ekspertëve kamerat termike ose matja e temperaturës së pasagjerëve nuk janë masa të përshtatshme për të identifikuar bartësit e virusit Coronës. Por nëse autoritetet gjermane kërkojnë vendosjen e kontrolleve mjeksësore, aeroportet preferojnë që kjo të bëhet përmes pyetësorëve që duhet të plotësohen nga pasagjerët.

 

Attachments

  • fluturime-korona-696x392.jpg
    fluturime-korona-696x392.jpg
    27.8 KB · Shikime: 0
  • fluturime-korona-696x392.jpg
    fluturime-korona-696x392.jpg
    27.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top