Dy vellezer kunder njeri-tjetrit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Sfida ndermjet Gjermanise dhe Ganes ne Kampionatin Boteror nuk do te jete vetem nje ndeshje ndermjet dy kombeve, nuk do te jete nje takim ndermjet dy skuadrave qe luftojne per t’u kualifikuar ne fazen tjeter, por do te jete edhe nje beteje ndermjet vellezeve Boateng

I pari Xherom Boateng luan me kombetaren e Gjermanise, ndersa i dyti Kevin-Princ ka zgjedhur te luaj me vendin e origjines se tij, me Ganen.

Kevin-Princ Boateng, 23 vjec dhe Xherom Boateng, 22 vjec janë djemtë e nje emigranti te varfer nga Gana,i cili kishte emigruar në Gjermani ne vitin 1981. Princ Boateng kishte bere punë të ndryshme në Berlin, madje kishte luajtur dhe futboll si amator per ekipe rajonale.

Kur djali i tij i dytë, Kevin-Princi ishte një vjeç ai e kishte braktisur atë së bashku me nënën dhe vëllain e tij të madh për të jetuar me një tjetër grua, nënën e Xheromit.

Princ Boateng kishte braktisur edhe familjen e tij të “re” kur Xheromi ishte pesë vjeç kështu që edhe ai nuk ishte rritur me prani të fuqishme të babait të tij pranë.
Megjithatë, Xherom dhe Kevin-Princ janë rritur së bashku dhe kanë luajtur në ekipe të grupmoshave të reja ne Herta duke arritur deri në klubin e parë skuadres nga Berlini.

Kevin Princi është vlerësuar si një prej talenteve më premtues të futbollit gjerman. Mesfushori ka zhvilluar 41 ndeshje për grupmoshat e reja të Gjermanisë dhe pritej të ishte një nga yjet e Kombetares Gjermane. Por, vitin e kaluar para fillimit të Kampionatit Evropian të të rinjve Kevin-Princ Boateng ishte lënë jashtë per mungesë te theksuar te disiplinës. Ai shpeshhere vonohej në stërvitje dhe kjo sjellje e tij e kishte detyruar stafin teknik t’a largonin nga ekipi kombetar, ndersa vellai i tij, Xheromin u shpall kampion Europe me perfaqesesen U-21 te Gjermanise.
thumbnail.php

Ky incident ndikoi shumë tek Kevin-Princ Boatengu, i cili vendosi perfundimisht te luaje me Kombetaren e Ganes.

Kevin-Princ Boateng, i cili aktivizohet ne Angli me Portsmuthin eshte si nje futbollist me shumë temperament dhe jo rrallë reagon shume ashpër ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet e tij shpesh kanë shkaktuar demtime te renda të kundërshtarëve.
Në anën tjetër, Xheromi, , i cili luan me ekipin e Mancestes Sitit dallohet per gjakftohtësia dhe disiplina e tij në fushë e blerte. Ai eshte nje futbollist me karakter të qetë, etikë të madhe në punë dhe me ambicie për sukses.

Interesant eshte fakti se Xherom dhe Kevin Princ-Boateng momentalisht nuk flasin me njerit-tjetri dhe në rast të aktivizimit të të dyve në ndeshjen Gjermania – Gana do të jete kulmi i rivalitetit të tyre. Përkeqësimi i marrëdhënies të tyre ka ndodhur pas ndërhyrjes së Kevin-Princit ndaj Mihael Balakut në ndeshjen finale të Kupës FA ku ekipi i Kevin-Princit, Portsmuthi u mposht nga اelsi. Kevin- Princi demtoi rende Mihael Balakun duke e lene jasht Boterorit. Mediat gjermane aluduan shumë se ndërhyrja e tij ka qenë e qëllimshme dhe spekulimet bazoheshin në një konflikt që Balak dhe Boateng kishin pasur nëvitin 2006, kur Balaku luante në Bajern, kurse Boatengu në Herta. Këtë ndërhyrja ndaj kapitenit të Gjermanisë, Kevin-Princit nuk ia ka falur as vëllai i tij Xheromi.

Megjithate, pergatituni te shikoni nje ‘beteje titanesh’!
infoal
 
Titulli: Dy vellezer kunder njeri-tjetrit

Mbase i fluturon nga nje kerci sot ...kromashi na la kapitenin pa boteror....te ishte nga nje super i talentuar ja beja hallall po ky ashtu do zhduket...Kevin Princi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top