Dy fjalë rreth agnosticizmit

Bilderberg

Anëtar i ri
Dy fjalë rreth agnosticizmit

Rreth agnosticizmit si qëndrim filozofik ka ndodhur një keqkuptim i rëndësishëm, me sa duket si pasojë e nevojës së një pjese njerëzish për t’iu bashkëngjitur një pozicioni që në njërën anë duhet të të nxjerrë jashtë fesë dhe besimit fetar, por që nga ana tjetër nuk duhet të mbajë as "njollën" e perceptuar të ateizmit (meqenëse, në pjesë të caktuara shoqërish të caktuara, ateizmi ende konsiderohet si ndonjëfarë njolle). Agnosticizmi, i keqkuptuar, është zgjedhur si njëfarë rruge e mesme midis teizmit dhe ateizmit, ndërkohë që në asnjë rast nuk ka adresuar e nuk e adreson çështjen për të cilën përdoret, pasi merret me njohjen apo njohshmërinë e "zotit" dhe subjektesh të tjera teologjike dhe jo me besimin në "zot".
اështja që trajtohet në vijim është se çfarë do të thotë agnosticizëm, cilën fushë të realitetit apo të metafizikës prek agnosticizmi dhe çfarë lidhje ka me teizmin dhe ateizmin.
Së pari, burimisht agnosticizmi nuk është pozicion mbi ekzistencën e "zotit" apo çfarëdo teze tjetër fantastike, por metodë për të arritur përfundime në arsyetim. Biologu dhe anatomisti Tomas Hakslej (1825-1895), në esenë e tij "Agnosticizmi", si krijues i termit, e përkufizon atë kështu:


"Agnosticizmi nuk është besim, por metodë, thelbi i të cilës qëndron në zbatimin e rreptë të një parimi të vetëm. Pozitivisht, parimi mund të shprehet në çështjet e arsyetimit si: ndiq arsyen tënde deri atje ku ajo mund të të shpjerë, pa marrë asgjë tjetër parasysh. Dhe negativisht, në çështjet e arsyetimit si: mos pretendo se çështjet janë të sigurta nëse ato nuk janë të provuara apo të provueshme."

Krijuesi i termit e përcakton agnosticizmin si metodë njohjeje dhe jo si qëndrim filozofik. Shndërrimi i parë kuptimor që ndodhi me kalimin e kohës në lidhje me subjektet teologjike ishte marrja e trajtës:


"Agnosticizmi është pozicioni që pohon se "zoti", "mbinatyra", etj. janë të panjohura dhe të panjohshme për mendjen e njeriut."

Në këtë rast agnosticizmi ka thjesht kuptimet: mosnjohje, mosdije, por dhe pamundësi njohjeje apo dijeje; Nuk është më metodë njohjeje, por qëndrim rreth çështjes së të pasurit dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrës". Duke qenë se me kalimin e kohës termi nisi të përdoret së gjeri në këtë kuptim, atëherë agnosticizmi në ditët e sotme përcakton mosnjohjen dhe mosnjohshmërinë e një subjekti të caktuar, e duke adresuar çështjet metafizike, mosnjohjen dhe mosnjohshmërinë e subjekteve teologjike si "zoti", apo "mbinatyra", etj.
Ajo që bie menjëherë në sy në këto përqasje të termit është se, qoftë si metodë, qoftë si qëndrim, agnosticizmi në asnjë rast nuk i përgjigjet pyetjes "A beson në "zot"?", e cila logjikisht merr vetëm dy përgjigje të mundshme: 1) besoj (teizëm); dhe në çdo rast tjetër: 2) nuk besoj (ateizëm).
Në shtrembërimin vulgar, që është dhe rasti i tretë dhe kryekëput i gabuari i agnosticizmit, termi është kuptuar si ndonjë qëndrim i mesëm mes besimit dhe mosbesimit, sikur pyetjes në fjalë agnosticizmi i jep përgjigjen "Nuk e di!" dhe me anë të kësaj gjen mesin... Përveç të qenit thjesht një keqkuptim kyç i domethënies së agnosticizmit, dhe vetë një pohim "Nuk e di!" ndaj pyetjes "A beson në "zot"?" përkthehet detyrimisht si "Nuk besoj!", gjë që në fund të fundit do të thotë ateizëm! اështja është se në fakt nuk ka "mes" në përgjigjet e mundshme të pyetjes "A beson në "zot"?"
ثshtë e pamundur të thuhet se edhe beson, edhe nuk beson në "zot". ثshtë për më tej falsitet logjik të pohohet se "besohet pak" apo "besohet shumë" në "zot", pasi situata nuk merr dot vlerë sasiore. Dhe ndonëse në gjuhën e përditshme mund të ketë njerëz që shprehen në formë të tillë, pohimi në të dy rastet e fundit përmban vetëm një kuptim: "besoj në "zot"".
Në çdo rast, pra, agnostikut të mirëfilltë ashtu si dhe agnostikut vulgar iu mbetet ende t'i përgjigjen pyetjes "A beson në "zot"?", pasi mosdija, apo pamundësia e dijes rreth "zotit" apo "mbinatyrës" nuk e adreson askund këtë pyetje. Aq më tepër kur kuptohet se nëse dikush do të dinte rreth "zotit" apo "mbinatyrës" atëherë ky person nuk do të kishte më nevojë të besonte e kësisoj do të përfshihej në kuadrin e mosbesuesve, pra, të ateistëve.
Agnosticizmi, si adresues i njohjes apo njohshmërisë së subjekteve teologjike a metafizike, shtrihet qartë dhe në teizëm dhe në ateizëm. Si ilustrim i kësaj, në çështjen e besimit në "zot" ka ateistë agnostikë dhe teistë agnostikë. Ajo që është e përbashkët për të dy këto palë është se pohojnë se nuk dinë asgjë rreth "zotit" apo "mbinatyrës", dhe se "zoti" apo "mbinatyra", për më tepër janë të panjohshme nga njeriu. Prej këtu njëra palë niset të besojë në "zot" dhe "mbinatyrë", dhe kjo është pala e teistëve agnostikë, dhe pala tjetër nuk beson në "zot" apo "mbinatyrë", dhe kjo është pala e ateistëve agnostikë.
Sërish të diturit rreth "zotit" apo "mbinatyrës" nuk e cek aspak çështjen e besimit rreth "zotit" apo "mbinatyrës" e ato mbeten gjithnjë dy çështje krejt të ndryshme.
Përgjithësimi që buron prej këtu është se në fakt të gjithë teistët janë agnostikë, duke qenë se nuk dinë asgjë rreth "zotit" apo "mbinatyrës" dhe po ashtu janë dhe një pjesë e konsiderueshme e ateistëve, të cilëve nuk iu intereson fare feja, besimi, "zoti" a cilado çështje fetare. Agnostike nuk është vetëm ajo pjesë e ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) që pohon se duke qenë pa kuptim, pa përkufizim, të paperceptueshme dhe (në analizë librash të shenjtë) me veti vetëkundërshtuese, ato çka nënkuptojnë termat "zot" dhe "mbinatyrë" nuk ekzistojnë në realitet, pasi realiteti është i njohshëm, i perceptueshëm dhe nuk lejon ekzistencën e subjekteve me veti absurde, vetëkundërshtuese përjashtuese
 

Attachments

  • ateist9.gif
    ateist9.gif
    4 KB · Shikime: 38

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top