Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

braziljania

Anëtar i Nderuar
Domethënia e fjalës La ilahe il Allah
- të drejtat e saj dhe gjurmët që lë ajo te individi dhe shoqëria -
Autor: Salih el-Fevzan

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se s'ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi1 është rob dhe i Dërguar i Tij. Salavati dhe selami qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe kapen për Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit…

ثshtë realitet se Allahu na urdhëroi ta përkujtojmë Atë, madje i lavdëroi përkujtuesit e Tij dhe u premtoi shpërblim të madh. Urdhëroi që ta përkujtojmë pakufishëm dhe veçanërisht kur lirohemi nga adhurimet e detyrueshme… Allahu i Lartësuar thotë:

"Kur të keni përfunduar faljen (ne grup) kujtojeni Allahun në këmbë, të ulur dhe të mbështetur (në krahë)". (Nisa, 103)

"Kësisoj, kur të keni përfunduar Menasikun (Haxhin), kujtojeni Allahun siç kujtoni prindërit tuaj apo edhe më tepër". (Bekare, 200)

Ka urdhëruar ta përmendim Atë edhe gjatë kryerjes së obligimeve të Haxhit. Allahu i Lartësuar thotë:

"Pastaj, kur të zbritni nga Arafati2, kujtojeni Allahun tek Mesh'ar-el-Haram3". (Bekare,198)

...dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi ato kafshë e bagëti, që Ai i ka sjellë e siguruar për ta". (Haxhxh, 28)

"Dhe kujtojeni Allahun gjatë ditëve të caktuara4". (Bekare, 203)

Dhe e obligoi faljen e namazit për ta përkujtuar Atë. Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe fale namazin që të më përkujtosh Mua".

Pejgamberi thotë:"Ditët e Teshrikut janë ditë të ngrënies, pijes dhe të përmendjes së Allahut5…"

Allahu i Lartësuar thotë:

"O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun me përkujtim të madh dhe lartësoni Lavditë e Tij në kohën e parë të agimit dhe pasdite". (Ahzab, 41-42)

Meqë, dhikri më i mirë është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, siç është transmetuar kjo nga Pejgamberi se ai ka thënë:"Du'aja më e mirë është ajo në Arafat. Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje, është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut. Ai është Një dhe i pa Shok. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë)". Dhe kur kjo fjalë madhështore zë këtë pozitë kaq të lartë në mesin e llojeve të dhikrit, e që për të lidhen vendime, ka kushte e domethënie, përmban kërkesa dhe nuk është vetëm fjalë që shprehet me gjuhë; pasi puna qëndron kështu, preferova që ajo të jetë tema e fjalimit tim, duke shpresuar që Allahu të na bëjë ne dhe ju prej pjesëtarëve të saj, ta marrim vesh kuptimin e saj dhe të punojmë me atë që nënkupton ajo haptas dhe fshehurazi.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Kjo fjal eshte kusht per nje musliman
Me kete e verteton se Zoti eshte Nje
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Do të flas lidhur me këtë fjalë brenda pikave që vijojnë:

1. Kur përmendet Pejgamberi, thuhet: Salallahu alejhi ve selem (Paqa dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të). Imam Tahaviu thotë: ثshtë obligim (t'i çohet selam) sa herë që përmendet. Sikur ky thanë një grup prej dijetarëve hanefij.

2. Vend ku Haxhinjtë e kalojnë ditën e nëntë të Dhul-hixhes.

3. Mesh'ar-el-Haram quhet Muzdelifa, vend ku Haxhinjtë e kalojnë natën e dhjetë të Dhul-hixhes.

4. Janë tri ditët e qëndrimit në Mina gjatë Haxhit.

5. Transmeton Muslimi.

Pozita e fjalës "La ilahe il-Allah" në jetë, dobitë e saj, shtyllat e saj, kushtet e saj, domethënia e saj, kërkesat e saj, kur i bën dobi njeriut shqiptimi i saj dhe kur nuk i bën dobi dhe gjurmët e saj.

1 - Pozita e fjalës La ilahe il-Allah në jetën e njeriut

Ajo është fjalë të cilën muslimanët e shfaqin kur këndojnë ezanin, ikametin, në ligjëratat dhe bisedat e tyre. ثshtë fjalë për të cilën është bërë qielli dhe toka. Për të janë krijuar të gjitha krijesat dhe me të Allahu i Lartësuar dërgoi të Dërguarit, i zbriti librat dhe e shpalli Fenë e Tij. Për të janë vënë peshore dhe regjistra dhe për shkak të saj është hapur tregtia me Xhennetin dhe Zjarrin. Për të janë ndarë krijesat në besimtarë dhe jobesimtarë. Ajo është origjina e krijimit, e çështjeve, e shpërblimit dhe e dënimit. ثshtë e vërteta për të cilën janë krijuar krijesat, për të dhe për obligimet ndaj saj pason pyetja dhe llogaria, shpërblimi dhe dënimi. Mbi të është vënë kibla dhe mbi të është themeluar Feja. Për shkak të saj janë ngritur shpatat e xhihadit. Ajo është e drejta e Allahut përmbi të gjithë robërit. ثshtë fjala Islame dhe çelësi i Shtëpisë së Paqes. Për të pyeten të parët dhe të fundit… Nuk lëvizin këmbët e robit para Allahut derisa të pyetet për dy çështje:"اka keni adhuruar dhe si u jeni përgjigjur të dërguarve". Përgjigjja ndaj pyetjes së parë bëhet duke vërtetuar fjalën La ilahe il-Allah me dituri, miratim dhe punë. Kurse përgjigjja ndaj pyetjes së dytë bëhet duke vërtetuar dëshminë Muhammede–Rresulu-Allah me dituri, bindje dhe nënshtrim.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Kjo fjalë dallon kufrin prej Islamit. ثshtë fjala e devotshmërisë dhe lidhja më e fortë. ثshtë ajo që Ibrahimi e tha:"Fjalë të jetonte ndër pasardhësit e tij, që ata të mund të ktheheshin (me pendim te Allahu)" (Zuhruf, 28). ثshtë ajo fjalë me të cilën Allahu dëshmoi për Vetveten e Tij, dëshmuan melekët dhe të diturit nga krijesat e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"Allahu dëshmon se La ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij). (dëshmojnë) Edhe melekët, edhe ata që kanë mend e që dinë..". (Ali-Imran, 18).



Ajo është fjala e sinqeritetit dhe dëshmia e së vërtetës. ثshtë thirrja për të vërtetën dhe lirimin nga shirku. Për shkak të saj u krijuan krijesat, siç thotë Allahu i Lartësuar:"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët, veçse të më adhurojnë vetëm Mua" (Dharijat, 58).



Për të janë sjellë të Dërguarit dhe janë zbritur Librat, siç tha Allahu i Lartësuar:"Dhe nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (o Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar Ne (duke i thënë): La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje). Kështu, më adhuroni Mua të Vetëm" (Enbija, 25).



"Ai me urdhrin e Tij i dërgon melekët me shpallje atij që dëshiron nga robërit e Tij (duke i thënë): Këshilloje njerëzimin se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje. Pra më keni frikë Mua" (Nahl, 2).



Ibën Ujejne thotë:"Dhuntia më e madhe me të cilën Allahu e ka begatuar robin e Tij është njoftimi me fjalën La ilahe il-Allah. Vërtet fjala La ilahe il-Allah për banorët e Xhennetit është sikur uji i ftohët për banorët e dynjasë. Kush e shqipton atë e ka mbrojtur pasurinë dhe gjakun e tij, kurse ai që nuk pranon ta shqiptojë, pasuria dhe gjaku i tij janë të kota". Në përmbledhjen e saktë është transmetuar se Pejgamberi ka thënë:"Kush thotë La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) dhe mohon atë që adhurohet veç Tij, bëhet e ndaluar pasuria dhe gjaku i tij dhe se llogaria e tij është tek Allahu7".



Ajo është gjëja e parë që kërkohet prej jobesimtarëve kur ata ftohen në Islam, sepse Pejgamberi kur e përcolli Muadhin për në Jemen, i tha:"Ti do të shkosh te të krishterët dhe çifutët. Gjëja e parë që ti do t'i ftosh ata, të jetë dëshmia La ilahe il-Allah". Hadithi është në dy përmbledhjet e sakta.



Nga kjo që u tha del pozita e saj në Fe dhe rëndësia e saj në jetë, dhe se ajo është obligimi i parë për robin, ngase është themeli mbi të cilin ngrihen të gjitha veprat.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

2 – Vlerat e fjalës La ilahe il-Allah

Vlerat e saj janë madhështore dhe Allahu i Lartësuar i dha pozitë asaj. Kush e shqipton atë me sinqeritet, Allahu e futë në Xhennet, ndërsa ai që dëshmon rrejshëm, mbrohet gjaku i tij dhe ruhet pasuria e tij në dynja, kurse llogaria e tij është te Allahu. ثshtë fjalë me tekst të shkurtër, më pak shkronja, e lehtë për gjuhën dhe e rënd në peshore. Transmeton ibn Hibani, gjithashtu edhe Hakimi dhe e vërteton nga Seid el-Huduriu, se Pejgamberi ka thënë:

"Musai tha:'O Zot, ma mëso një gjë që të të përkujtoj dhe të të lus (adhuroj) me të.'

'O Musai, thuaj La ilahe il-Allah.'

'Të gjithë robërit e Tu e thonë atë!' – tha ai.

'O Musai, sikur shtatë qiejt dhe çka ka në to përveç Meje, dhe shtatë tokat të vihen në njërën anë të peshores, kurse La ilahe il-Allah në anën tjetër, i ngreh ato La ilahe il-Allah.'"

Hadithi tregon se fjala La ilahe il-Allah është dhikri më i mirë. Në hadithin e Abdullah bin Omerit thuhet:"Du'aja më e mirë është ajo në Arafat. Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir". (E transmetojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Prej haditheve që argumentojnë se ajo peshon rënd në peshore, është gjithashtu edhe hadithi që e transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hasen. Gjithashtu e transmeton Nesaiu dhe Hakimi, dhe ky i fundit thotë:"sahih (i saktë) sipas kushteve të Muslimit, prej Abdullah bin Amrit se Pejgamberi ka thënë:'I bëhet thirrje një njeriu prej umetit tim në mesin e krijesave Ditën e Kiametit dhe i shfaqen nëntëdhjetë e nëntë regjistra, secili8 sa fusha e të parit, pastaj i thuhet atij:

'A mohon diçka prej kësaj?'

'Jo, o Zot!' - përgjigjet ai.

I thuhet:'Për këtë që ke punuar, a ke ndonjë arsye, ose a ke ndonjë të mirë?'

'Jo!' - thotë i tronditur.

I thuhet:'Si jo! Ti ke mirësi tek Ne dhe sot nuk të bëhet padrejtësi.' I nxirret një skedë në të cilën është shënuar: Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enn Muhammeden abduhu ve resuluhu.

'O Zot, çfarë vlerë ka kjo skedë përballë këtyre regjistrave.'

I thuhet:'Vërtet që ty nuk të bëhet padrejtësi.' Vendosen regjistrat në njërën anë të peshores kurse skeda në anën tjetër, dhe (ngrihen) vijnë lehtë regjistrat dhe peshon rënd skeda.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Vlerat e kësaj fjale madhështore janë të shumta, tërësinë e të cilave i ka përmendur ibën Rexhebi në librin e tij të quajtur "Fjala e Sinqeritetit", dhe e ka argumentuar çdonjërën prej tyre:"Ajo është tarifa e xhenetit, dhe se fjala e fundit e kujtdo që është ajo, ai hyn në xhenet, shpëton nga zjarri, sjell faljen, është më e mira e mirësive, i fshin mëkatet dhe gabimet, ripërtërinë në zemër atë që është mësuar prej Imanit, rëndon peshoren përball regjistrave të mëkateve, dhe shkrumbon perdet derisa të arrijë tek Allahu. Shqiptuesi i saj është i çiltër tek Allahu. ثshtë më e mira që kanë thënë Pejgamberët dhe është dhikri më i mirë. ثshtë më e mira e veprave dhe i shumëfishon ato. Barazohet me lirimin e skllevërve dhe është mburojë nga shejtani. ثshtë siguri për trishtimin e varrit dhe frikën e tubimit (për të dhënë llogari). Ajo është parulla e besimtarëve kur ngrihen nga varret. Ajo ia hap shqiptuesit të saj tetë dyert e xhennetit dhe hyn nga cila të dojë. Prej mirësive të saj gjithashtu është se të zotët e saj edhe në qoftë se hyjnë në zjarr për mosplotësimin e detyrimeve të saj, ata patjetër do të dalin". Këta janë titujt për vlerat e saj, që ibën Rexhebi i ka cekur në broshurën e tij dhe e ka argumentuar çdonjërën prej tyre.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

3 – Analiza, shtyllat dhe kushtet e saj

a - Analiza (gramatikore)

Kur të kuptuarit e përmbajtjes varet nga analiza gramatikore e fjalisë, dijetarët i kushtuan rëndësi analizës së fjalës La-ilahe il-Allah. Ata thanë:"La (nuk ka) është pjesëz mohore për gjininë. Ilah (i adhuruar) është emërori i saj, kurse kallëzuesi i saj mendohet. Hakkun (të merituar) domethënë: nuk ka të adhuruar të merituar, kurse il-Allah (përveç Allahut) është përjashtim nga kallëzuesi i cili qëndron në rasën emërore. el-ilah domethënë: I adhuruar me ibadet – ثshtë Ai të Cilin e adhurojnë dhe e synojnë zemrat për të arritur të mirat dhe për të mënjanuar të këqijat.



Gabon ai i cili e mendon kallëzuesin e saj vetëm me fjalën "ekziston" ose "adhurohet", sepse ekzistojnë të adhuruar të shumtë nga idhujt, varrezat, e të tjera…, mirëpo i adhuruar i vërtetë dhe i merituar është vetëm Allahu. اdo i adhuruar përveç Tij është i kotë dhe adhurimi i tij është i rremë. Kjo është edhe kërkesa e dy shtyllave të fjalës La ilahe il-Allah.



b - Dy shtyllat e fjalës La ilahe il-Allah



Ajo ka dy shtylla: mohimin dhe pohimin.



Me mohim është për qëllim mohimi i adhurimit nga të gjitha krijesat përveç Allahut, kurse me pohim është për qëllim vetëm pohimi i adhurimit të Allahut, i Cili është i Adhuruar i vërtetë dhe se çdo i adhuruar që morën idhujtarët është i kotë. "Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti. Dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij, është i kotë" (Haxhxh, 62).



Imam ibën Kajimi thotë:"Domethënia e fjalës La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut), sa i përket të vërtetuarit e ilahijetit të Tij (se Ai është i vetmi i adhuruar i vërtetë), është më e fortë se ajo e fjalëve të Tij "Allahu ilah (Allahu është i adhuruar)", sepse (Allahu ilah) nuk mohon adhurimet e tjera përkundër fjalës së Tij La ilahe il-Allah, që kërkon përkufizimin e adhurimit dhe mohimin e tij nga çdokush tjetër. Bën gabim të turpshëm ai që e shpjegon fjalën "ilah" vetëm me atë se Ai është i plotfuqishëm për të shpikur.



Dijetari Sulejman bin Abdillah, në shpjegimin e bërë librit "Kitabu tevhid", thotë:"Nëse thua se tashmë u qartësua kuptimi i fjalës "ilah", atëherë cila është përgjigjja kundër atij që thotë se fjala "ilah" e ka domethënien i plotfuqishëm për të shpikur ose diç të ngjashme me këtë shprehje? Përgjigjja ndaj kësaj jepet nga dy pika. Njëra: se kjo fjalë është risi dhe nuk dihet ta ketë thënë ndonjë dijetar, madje as nga ata të gjuhës. Fjalët e dijetarëve, edhe të atyre te gjuhës, kanë po atë kuptim që e përmendëm më parë, kështu që kjo fjalë është e kotë.



E dyta: edhe nëse supozojmë një gjë të tillë, prapëseprapë, ai është shpjegim me atë që është domosdoshmëri e të Adhuruarit të vërtetë. Ai patjetër duhet të jetë i plotfuqishëm për të shpikur, përndryshe nëse nuk është i këtillë, s'mund të jetë i Adhuruar i vërtetë, edhe nëse e quajnë i Adhuruar. Nuk është qëllimi i tij se ai që mëson se fjala (ilah) domethënë i plotfuqishëm për të shpikur tashmë është futur në Islam dhe se me këtë e ka goditur cakun me çelësin e Shtëpisë së Paqes. Këtë nuk e thotë askush, sepse një gjë e tillë nënkupton se edhe idhujtarët arabë kanë qenë muslimanë! Nëse supozojmë se disa nga të vonshmit synuan këtë, ata janë të gabueshëm, sepse me këtë kundërshtojnë argumentet e sheriatit dhe ato mendore.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

c – Kushtet e fjalës La ilahe il-Allah



Kjo fjalë nuk i bënë dobi shqiptuesit të saj vetëm se me plotësimin e shtatë kushteve:



I pari: dituria mbi kuptimin e kësaj fjale duke pohuar dhe mohuar. Kush e shqipton atë duke mos e kuptuar domethënien e saj dhe atë që kërkon ajo, kësisoj ajo nuk i bënë dobi, sepse ai nuk ka besuar në atë që shpreh ajo - sikur ai që flet me një gjuhë të cilën nuk e kupton;
i dyti: besimi i plotë që i kundërvihet dyshimit;
i treti: sinqeriteti që hedh poshtëë shirkun, e që këtë e shpreh fjala La ilahe il-Allah;
i katërti: besnikëria që pengon dyfytyrësinë, sepse ata e thonë këtë me gjuhët e tyre duke mos besuar në atë që shpreh ajo;
i pesti: dashuria për këtë fjalë, për atë që rezulton ajo dhe të kënaqurit me këtë.
i gjashti: bindja për realizimin e të drejtave të saj, veprave e obligueshme, me sinqeritet ndaj Allahut dhe duke kërkuar kënaqësinë e Tij;
i shtati: pranimi që hedh poshtëë refuzimin duke iu bindur urdhrave të Allahut dhe duke i lënë ndalesat e Tij.



Këto kushte dijetarët islam i kanë nxjerrë nga tekstet Kur'anore dhe të Sunetit, të cilat kanë ardhur veçanërisht për këtë fjalë madhështore, për të treguar obligimet dhe kushtet e saj dhe se ajo nuk është vetëm fjalë që shprehet me gjuhë.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

4 - Kuptimi dhe kërkesat e saj



Nga ajo që u tha u qartësua se fjala La ilahe il-Allah e ka këtë kuptim: Nuk ka të adhuruar të merituar veç një Zoti të vetëm, e Ai është Allahu, i Vetëm dhe i pa shok, sepse vetëm Ai është i denjë për adhurim. Kjo fjalë madhështore nënkupton se të gjithë të adhuruarit tjerë veç Allahut nuk janë zota të vërtetë, por të kotë, sepse nuk meritojnë adhurim.



Për këtë shpesh vjen urdhri për adhurimin e Allahut përkrah me mohimin e adhurimit të dikujt tjetër veç Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"Adhuroni Allahun dhe mos vini Atij shok në adhurim" (Nisa, 36).



"Kushdo që mohon Tagutin dhe beson në Allahun, atëherë ai ka rrokur mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu dëgjon gjithçka, është i Gjithëdijshëm" (Bekare, 256).



"Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo popull të Dërguar (duke u thënë): Adhuroni vetën Allahun dhe shmanguni dhe rrini larg Tagutit9" (Nahl, 36).



Pejgamberi thotë:"Kush thotë La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut) dhe mohon atë që adhurohet veç Tij, bëhet e ndaluar marrja e pasurisë dhe gjakut të tij10".



اdo Pejgamber i tha popullit të Tij:"O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij" (el-A'raf, 59)



Ibën Rexhebi thotë:"Vërtetimi dhe sqarimi i kuptimit të saj është se fjala e robit: La ilahe il-Allah, nënkupton se s'ka të adhuruar tjetër për të veç Allahut - i Adhuruar është Ai, të Cilit i bindet njeriu dhe nuk i bën mëkat, duke e respektuar dhe madhëruar, duke e dashur, duke iu frikësuar, duke shpresuar, duke u mbështetur tek Ai dhe duke iu lutur vetëm Atij, e që për këto është i merituar vetëm Allahu i Madhëruar.



Kur Pejgamberi u tha idhujtarëve Kurejshitë:"Thoni La ilahe il-Allah. Ata thanë:"A i ka bërë ai zotat (të gjithë) në Një Zot (Allah)? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme" (Sad, 5).



Ata kuptuan nga kjo fjalë se ajo i kundërvihet adhurimit të idhujve dhe përkufizon adhurimin në Allahun, gjë të cilën ata nuk e dëshironin.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Ky shpjegim qartësoi se fjala La ilahe il-Allah dhe kërkesat e saj kanë këtë domethënie: njësimin e Allahut me adhurim dhe lënien e adhurimeve tjera përveç Allahut. Kur robi thotë: La ilahe il-Allah, ai me këtë shpall njësinë e Allahut me adhurim dhe kotësinë e adhurimeve tjera veç Tij, si adhurimin e varrezave, të evlijave dhe të njerëzve të mirë. Kjo hedh poshtëë atë në të cilën besojnë sot adhuruesit e varrezave dhe ata që u ngjasojnë atyre, se fjala La ilahe il-Allah e ka këtë domethënien: të besosh se Allahu ekziston, apo të besosh se Ai është i plotfuqishëm për të shpikur, e shpjegime të tjera të këtij lloji. Ose La ilahe il-Allah d.m.th. gjykimi i takon vetëm Allahut. Ata mendojnë se me këtë besim dhe me këtë komentim të fjalës La ilahe il-Allah, e kanë vërtetuar plotësisht Tevhidin, edhe në qoftë se adhurojnë të tjerë veç Allahut, besojnë tek të vdekurit, u afrohet atyre me therje e zotim, me tavaf rreth varreve të tyre, kërkojnë bekimin prej dheut të varreve të tyre, etj. Ata nuk e kuptojnë se edhe idhujtarët e hershëm arabë kishin këtë farë besim. Ata e dinë dhe e pranojnë se Allahu është krijues dhe i plotfuqishëm për të shpikur. Ata adhuruan të tjerë me bindje se ata i ofrojnë sa më afër Allahut, jo sa ata krijojnë dhe i furnizojnë. El-Hakimije (të gjykuarit me Sheriat) është pjesë e asaj që nënkupton fjala La ilahe il-Allah dhe nuk është kuptimi thelbësor i kërkuar i saj. Nuk mjafton të gjykuarit me Sheriat në të drejtat (e njerëzve), në hududë11 dhe ngatërresa, duke qenë i pranishëm shirku në adhurim.



Sikur të ishte kuptimi i fjalës La ilahe il-Allah ashtu siç mëtojnë ata, nuk do të kishte pasur grindje mes Pejgamberit dhe idhujtarëve Kurejshitë, bile do të nxitoheshin t'i përgjigjeshin thirrjes së Pejgamberit kur t'u thoshte: pranoni se Allahu është i plotfuqishëm për të shpikur ose pranoni se Allahu ekziston. Apo t'u thoshte: gjykohuni te Sheriati në gjaqet, pasuritë dhe të drejtat e juaja, dhe të heshtte ndaj adhurimit. Mirëpo ata qenë të zotët e gjuhës arabe, nga dhe kuptuan se po të thoshin La ilahe il-Allah, do ta pranonin kotësinë e adhurimit të idhujve. E dinin se ajo nuk është vetëm fjalë pa domethënie, kështu që i iknin asaj dhe thoshin:"A mendon ai t'i bëjë zotat një Zot (Allah)? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!" (Sad, 5)



"Ata qenë që kur u thuhej:"Nuk ka të adhuruar të merituar përveç Allahut", e mbanin vetën lart dhe thoshin: A do t'i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?" (Safat, 35-36).



Ata e morën vesh se fjala La ilahe il-Allah, kërkon braktisjen e adhurimeve tjera përveç Allahut dhe njësimin e Tij me adhurim. Andaj po ta shqiptonin atë duke vazhduar në adhurimin e idhujve, do të binin në kundërshtim me vetveten, kurse ata e urryen një gjë të tillë. Adhuruesit e sotëm të varrezave nuk lodhën për këtë kontradiktë. Ata thonë La ilahe il-Allah, e pastaj i kundërvihen me adhurimin e të vdekurve dhe afrimin tek varret dhe teqetë. ثshtë turp për atë që Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi janë më të ditur për kuptimin e fjalës La ilahe il-Allah.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Me pak fjalë: ai që e thotë këtë fjalë duke ia ditur kuptimin, punon me atë që kërkon ajo haptazi dhe fshehurazi, mohon shirkun dhe i pohon adhurimin vetëm Allahut, i tilli është musliman i vërtetë.



Ndërsa ai që e thotë atë dhe vepron sipas saj haptazi, mirëpo nuk është i bindur në atë që shpreh ajo, ky është munafik (hipokrit).



Kurse ai që e shqipton atë me gjuhën e tij dhe bën punë që janë kontradiktë e saj, siç është shirku i cili e hedh poshtëë atë, i tilli është idhujtar (mushrik).



Prandaj, patjetër, veç shqiptimit, asaj duhet t'i dihet edhe kuptimi, sepse të kuptuarit e saj na mëson mënyrën e të vepruarit me atë që kërkon ajo. Allahu i Lartësuar thotë:"Përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë". (Zuhruf, 86)



Puna që kërkon kjo fjalë edhe caku që godet ajo, është adhurimi i Allahut dhe mohimi i adhurimeve tjera përveç Tij. Prej kërkesave të fjalës La ilahe il-Allah, gjithashtu është edhe pranimi i sheriatit të Allahut në ibadetet, muamelat12, lejimet e ndalimet, si dhe refuzimi i gjykimeve tjera përveç sheriatit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"A mos kanë atë ortakë (zota) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu". (Shura, 2)
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Patjetër duhet pranuar sheriatin e Allahut në ibadete, transaksionet dhe gjykimet mes njerëzve për grindjet e tyre personale, si dhe për gjërat e tjera dhe refuzimin e ligjeve të bëra nga njerëzit. Kjo nënkupton refuzimin e të gjitha bidateve (risive) dhe besëtytnive në ibadete, të cilat shpiken dhe përhapen nga shejtanët njerëz dhe xhinë. Kush pranon diç nga ato, ai është idhujtar, siç tha Allahu i Lartësuar në këtë ajet:"A mos kanë atë ortakë (zota) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu". (Shura, 21)



Allahu i Lartësuar thotë:"E nëse ju u bindeni atyre, vërtet që ju jeni idhujtarë". (Enam, 121)



"Ata i morën ahbarët (priftërinjtë çifutë) e tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesihun (Isain), birin e Merjemes, për zota veç Allahut". (Tovbe, 31)



ثshtë transmetuar ne hadithin e saktë, se Pejgamberi ia lexoi këtë ajet Adij bin Hatim et-Tait, e ai i tha:



"O Pejgamber i Allahut, ne nuk po i adhurojmë ata!



"A nuk ua lejojnë ata juve atë që e ndaloi Allahu dhe ju e merrni për të lejuar, dhe ua ndalojnë atë që e lejoi Allahu dhe ju e merrni për të ndaluar", - i tha atij.



"Gjithsesi", – iu përgjigj ai.



"Ky pra është adhurimi i tyre!" - i tha Pejgamberi.



Shejh AbduRrahman bin Hasen thotë:"U bë që të bindurit ndaj tyre në mëkate të quhet adhurim i dikujt tjetër veç Allahut, sepse me këtë ata i morën për zota, siç ngjan tash te ky umet. Ky është shirku i madh që mohon Tevhidin, e që ky (tevhidi) është kuptimi i dëshmisë La ilahe il-Allah ... U qartësua se fjala e sinqeritetit hodhi poshtëë të gjitha këto, sepse ato mohojnë kuptimin e kësaj fjale.



Duhet të refuzohet po ashtu gjykimi te ligjet e bëra nga njerëzit, sepse është i detyrueshëm gjykimi te Kur'ani dhe lënia e gjykimeve tjera veç tij, siç janë regjimet dhe ligjet e bëra nga njerëzit...



Allahu i Lartësuar thotë:



"Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari (tek Suneti i tij)". (Nisa, 59)



"Për çdo gjë që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu, Ai është Zoti im". (Shura, 10)



Allahu e ka gjykuar me kufër, me mizori dhe me mëkat atë që nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu. Të pezulluarit e Imanit nga ai, na bënë të kuptojmë se nëse gjykuesi e konsideron si të lejuar të gjykuarit me atë që nuk e ka zbritur Allahu, apo konsideron se ai është më mirë se ligji i Allahut, ky është kufër13 dhe shirk që mohon Tevhidin dhe i kundërvihet plotësisht fjalës La ilahe il-Allah. Mirëpo, nëse ai një gjë të tillë nuk e konsideron si të lejuar dhe është i bindur se të gjykuarit me ligjin e Allahut është i domosdoshëm, mirëpo i shtyrë nga epshet e kundërshton atë, ky është kufër i vogël14 dhe shirk i vogël, i cili hedh poshtëë kuptimin e fjalës La ilahe il-Allah dhe atë që kërkon ajo15.
Domethënë fjala La ilahe il-Allah është metodologji e plotë e cila duhet të mbizotërojë në jetën e muslimanëve, në të gjitha adhurimet dhe veprimet e tyre. Ajo nuk është fjalë që shqiptohet për bereqet, apo pjesë e rregullt që thuhet ne mëngjes dhe mbrëmje, pa e kuptuar domethënien, pa punuar me atë që kërkon ajo, dhe pa ecur sipas metodologjisë së saj, siç mendojnë shumë prej atyre që e shprehin atë, kurse e kundërshtojnë me bindjet dhe sjelljet e tyre.



Gjithashtu është domosdoshmëri e fjalës La ilahe il-Allah të pohuarit e emrave dhe cilësive me të cilat Allahu e emërtoi dhe e cilësoi Veten e Tij, apo e emërtoi dhe e cilësoi Atë i Dërguari i Tij. Allahu i Lartësuar thotë:"Allahu ka emra të bukur, andaj Atë luteni me ata dhe ua keni frikën atyre që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata kanë për t'u dënuar për punën e tyre". (Arafë, 180)



Në librin "Fet'hul-Mexhid" thuhet:"Rrënja e fjalës ilhadit te të folurit arab domethënë: shmangie nga qëllimi, anim, padrejtësi dhe devijim. Kurse emrat e Zotit, që të gjithë janë emra dhe cilësi që tregojnë përsosurinë e Tij me të cilat Allahu e prezantoi Veten e Tij tek robërit e Vet.



Ai më pas tha: ilhadi i tyre bëhet duke i mohuar dhe refuzuar. Duke i refuzuar me ngulmim kuptimet e tyre dhe duke i mohuar, apo duke i keqinterpretuar dhe duke u dhënë atyre kuptime jo të drejta, apo edhe duke u dhënë ata emra krijesave, siç është puna e "ehlu itihadit16", të cilët me këta emra e quajnë universin, të mirën dhe të keqen e tij. Kush i keqinterpreton (i bënë ilhad) emrat dhe cilësitë e Allahut, duke mohuar domethënien e tyre ose duke ua shtrembëruar kuptimin, ose duke mos i kuptuar ashtu siç i kuptuan selefi dhe nuk beson në kuptimet e larta që shprehin ata, siç është puna e Xhehmijve, Mutezilëve dhe Esharijve, vetëm se e ka kundërshtuar domethënien e fjalës La ilahe il-Allah. Sepse Allahu është Ai të Cilin e lusin dhe tek i Cili ndërmjetësojmë me emrat dhe cilësitë e Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:"...andaj Atë luteni me ata". Ai i cili nuk ka emra dhe as cilësi, si mund të jetë ilah (i adhuruar), si e thërrasim atë dhe me çka e thërrasim…"
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Ibën Kajjimi thotë:"Pati debate mes dijetarëve në shumë vendime të sheriatit, mirëpo nuk pati debate në lidhje me ajetet që kanë të bëjnë me cilësitë e Allahut dhe argumentet për to në asnjë vend. Janë të pajtimit sahabet dhe tabi'inët për pohimin dhe kalimin (leximin) e tyre, duke e kuptuar domethënien dhe duke pohuar vërtetësinë e tyre. Kjo na bënë të kuptojmë se nga dy llojet, sqarimit të këtij lloji i është kushtuar më shumë rëndësi. Sqarimit të tij duhet t'i kushtohet më tepër rëndësi, sepse ai është plotësim dhe vërtetim i shehadetit. Po ashtu pohimi i tyre është prej domosdoshmërive të Tevhidit, dhe për këtë Allahu dhe Pejgamberi e sqaruan në mënyrë të plotë, që të mos ketë paqartësi. Ajete që kanë të bëjnë me vendimet pothuajse nuk arrin t'i kuptojë vetëm një pjesë e veçantë e njerëzve, kurse ajetet që kanë të bëjnë me cilësitë, bëjnë pjesë në të kuptuarit e tyre pjesa e veçantë dhe e thjeshtë; kam për qëllim kuptimin themelor të tyre, e jo formën".



Gjithashtu tha:"Kjo çështje është e njohur nga natyrshmëria, mendja e shëndoshë dhe nga librat qiellorë, se ai që nuk posedon cilësitë e përsosurisë nuk mund të jetë ilah (i adhuruar), sistemues, e as Zot, madje do të ishte i përçmuar, i gjymtë dhe me të meta. Nuk i takon falënderimi në këtë e as në botën tjetër. Mirëpo falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetrën është për atë që posedon cilësitë e përsosurisë dhe lartësisë për çka është edhe i merituari i falënderimit. Për këtë, librat që selefi shkruajtën rreth Sunetit, të pohuarit e cilësive të Zotit, lartësinë e Tij mbi krijesat dhe të folurit e Tij, i quajtën Tevhid. Sepse mohimi dhe refuzimi i kësaj është mohim i krijuesit, kurse njësimi i Tij bëhet duke i pohuar Atij cilësitë e plota dhe duke e lartësuar Atë nga përngjasimi dhe të metat".

5 - Kur i bën dobi njeriut fjala La ilahe il-Allah dhe kur nuk i bën dobi?



E cekëm më parë se fjalën La ilahe il-Allah pa tjetër duhet ta shoqërojë dituria për kuptimin dhe puna me atë që nënkupton ajo. Mirëpo pasi që ekzistojnë disa citate, të cilat mund të keqkuptohen se vetëm të shqiptuarit me gjuhë është i mjaftueshëm dhe se për këtë janë lidhur iluzionet e shumë njerëzve, çështja kërkoi që ta mënjanojmë këtë keqkuptim nga ai që e dëshiron të vërtetën.



Sulejman bin Abdi-Lah në lidhje me hadithin e Itbanit… në të cilin ceket:(Vërtet Allahu e ka bërë të ndaluar zjarrin për atë që thotë La ilahe il-Allah, me të cilën synon Fytyrën e Allahut) thotë:”Dije se janë transmetuar disa hadithe, nga forma e të cilave kuptohet se ai që vjen me dy shehadetet, i ndalohet hyrja në zjarr. Kështu është cekur në këtë hadith dhe në hadithin e Enesit, i cili thotë:



"Pejgamberi ishte hipur në shalë dhe prapa tij ishte ulur Muadhi.



"O Muadh," - e thirri Pejgamberi.



"Të përgjigjem me gëzim", - ia ktheu ai.



Pejgamberi i tha:"اdo rob që dëshmon La ilahe il-Allah (se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) ve enn Muhameden abduhu ve Resuluhu (dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij), Allahu e ka bërë të ndaluar për të zjarrin".



Kurse Muslimi nëpërmjet Ubades ka sjellur hadithin:"Kush dëshmon La ilahe il-Allah (se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) ve enn Muhameden abduhu ve Resuluhu (dhe se Muahamedi është rob dhe i dërguar i Tij ), Allahu e ka bërë të ndaluar për të zjarrin".
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Gjithashtu kanë ardhur edhe hadithe të tjera, në të cilat theksohet se kush vjen me dy shehadetet, futet në Xhennet. Mirëpo nuk është cekur në to se bëhet i ndaluar për të Zjarri. Nga ato hadithe është hadithi i Ubedes, i cekur pak më parë, dhe hadithi i Ebu Hurejres kur ata ishin në betejën e Tebuku me Pejgamberin. Në të është cekur se Pejgamberi ka thënë:"Eshhedu en La ilahe il-Allah (dëshmoj se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) ve enni Resulullah (dhe se unë jam i Dërguar i Allahut). ثshtë e pamundur që ndokush ta takojë Allahun me këtë fjalë, duke mos dyshuar në të, dhe të pengohet nga Xhenneti". (Transmeton Muslimi)



Fjala e shejh el-Islam ibën Tejmije



Ai që më së bukuri ka folur lidhur me kuptimin e këtyre haditheve është shejh el-Islam, ibën Tejmije i cili thotë:”Vërtet këto hadithe janë për atë që e thotë atë dhe vdes me të. Siç erdhi e kushtëzuar: ta thotë me sinqeritet nga zemra, me zemër të bindur pa dyshuar në të, duke qenë i sinqertë dhe i vendosur, sepse raliteti i Tevhidit është të kushtuarit e zemrës vetëm Allahu plotësisht. Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut (La ilahe il-Allah) me sinqeritet nga zemra, hyn në Xhennet, sepse më sinqeritet nënkuptojmë të përkushtuarit e zemrës ndaj Allahut me pendim të sinqertë nga mëkatet. Kur njeriu vdes në këtë gjendje, e fiton atë. Vërtet kanë ardhur hadithet mutevatir17, se nxirret nga zjarri secili që thotë La ilahe il-Allah, dhe që ka pasur mirësi në zemrën e tij sa peshon një kokërr elbi, sa peshon një mustardë, dhe sa peshon një thërrmijë. Gjithashtu hadithet janë mutevatir se shumë prej atyre që e thonë fjalën La ilahe il-Allah, hyjnë në Zjarr dhe pastaj nxirren nga ai.


Gjithashtu hadithet janë mutevatir se Allahu i Lartësuar ia ka bërë të ndaluar Zjarrit që t'i hajë gjurmët e sexhdeve të bijve të Ademit, kuptohet ata që janë falur dhe i kanë bërë sexhde Allahut. Po ashtu kanë ardhur hadithet mutevatir se pengohet nga Zjarri ai që thotë La ilahe il-Allah (se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut) dhe ai që dëshmon (La ilahe il-Allah ve enn Muhameden Resuslullah) se nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut). Mirëpo erdhi e kushtëzuar me kushte te rënda. Shumësia e atyre që e shqiptojnë, nuk dinë gjë për sinqeritetin dhe vendosmërinë, kurse të tillët është rrezik të sprovohen me të në prag të vdekjes dhe të pengohen nga ajo. Shumë nga ata që e shprehin atë, janë imitues dhe e marrin si traditë, e që imani nuk është përzier me dritën e zemrës. Të tillët janë pjesa dërmuese që sprovohen në prag të vdekjes dhe në varreza, siç është transmetuar në hadith:"I kam dëgjuar njerëzit të thonë diç dhe e kam thënë të njëjtën". Shumë prej veprave të tyre janë imitim dhe shëmbëllim i atyre që janë të ngjashëm me ta. Ata janë njerëzit që më së afërti janë me fjalët e Allahut:"Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin një farë rrugë e një lloj feje, dhe sigurisht që Ne do të ndjekim gjurmët e tyre". Prandaj nuk ka mospajtime mes haditheve, meqë kur ai e thotë atë me sinqeritet dhe bindje të plotë, është e pamundur që në këtë gjendje të vazhdojë në gjynahe, sepse përsosuria e sinqeritetit dhe bindjes së tij kërkojnë që Allahu të jetë më i dashur për të se çdo gjë tjetër. Kështu që nuk mbetet në zemrën e tij dëshirë për atë që ka ndaluar Allahu dhe as urrejtje për atë që ka urdhëruar me të. I tilli pengohet nga zjarri edhe sikur të ketë pasur gjynahe më parë. Vërtet ky iman, ky pendim, ky sinqeritet, kjo dashuri dhe kjo bindje nuk i lënë atij asnjë mëkat veçse ia fshijnë ashtu siç mbulohet nata me ditën".
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Ajo që tha Muhamed Abd el-Vehabi:



"Ata kanë një paqartësi tjetër: thonë se Pejgamberi ia tërhoqi vërejtjen Usames për vrasjen e atij që tha La ilahe il-Allah (A e vrave pasi tha La ilahe il-Allah) dhe hadithe të tjera që ndalojnë vrasjen e atij që e thotë atë. Të marrët mendojnë se ai që e thotë atë nuk bie në kufër dhe nuk vritet pa marrë parasysh se çka bën. U thuhet këtyre injorantëve: është e ditur se Pejgamberi i luftoi çifutët dhe i zuri robër, kurse ata thoshin La ilahe il-Allah. Edhe sahabet e Pejgamberit e luftuan (fisin) Neni Hanife edhe pse ata thonin La ilahe il-Allah ve enne Muhameden Resulullah, e falnin namazin dhe thirreshin me Islam. Po kështu edhe ata të cilët i dogji Aliu. Këta injorantë pranojnë se ai që e mohon ringjalljen bën kufër, dhe vritet edhe nëse thotë La ilahe il-Allah. Gjithashtu ai që refuzon diçka prej shtyllave të Islamit bie në kufër dhe vritet edhe në qoftë se e shqipton atë. Si është e mundur që të mos i bëjë dobi atij që refuzon diçka që nuk është bazë dhe t'i bëjë dobi atij që refuzon Tevhidin, i cili është themeli i fesë së Pejgamberëve dhe kulmi i tij. Mirëpo, armiqtë e Allahut nuk e morën vesh kuptimin e haditheve".



Ai gjithashtu tha:"Sa i përket hadithit të Usames, ai vërtet vrau njeriun i cili deklaroi Islamin, mirëpo duke menduar se shkak për paraqitjen e Islamit ishte frika për të shpëtuar jetën dhe pasurin e tij. Njeriu kur e paraqet Islamin, duhet të presim derisa të na vijë diçka e qartë nga ai që e kundërshton atë. Në lidhje me këtë Allahu e zbriti:"O ju që keni besuar! Kur të shkoni në luftë për çështjen e Allahut, të jeni të matur dhe mos i thoni ndokujt që ju përshëndet (duke pranuar islamin):"Ti nuk je besimtar…", domethënë vërtetojuni. Nga ajeti mund të përfundohet se duhet të ndalojmë dhe të sigurohemi, mirëpo nëse pas kësaj na bëhet e qartë ajo që e kundërshton Islamin e tij, ai vritet për shkak të fjalëve të Allahut: (të jeni të matur). Sikur të mos lejohej vrasja e tij pasi ta ketë thënë atë, nuk do të kishte kuptim maturia. Gjithashtu edhe hadithi tjetër dhe hadithet e tjerat të ngjashme me të e kanë po atë kuptim që përmendëm, se ai që shfaq Islamin dhe Tevhidin, është obligim që të përmbahemi nga ai, përveç nëse na qartësohet diçka që e kundërshton këtë. Argument për këtë është se Pejgamberi i tha:"A e vrave pasi tha La ilahe il-Allah", dhe tha:"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të thonë La ilahe il-Allah". Po ashtu është ai që tha në lidhje me havarixhët:"Kudo që t'i takoni luftoni. Sikur t'i takoja unë, do t'i vrisja si popullin e Adit". Meqenëse ishin njerëzit që më së tepërmi e thoshin këtë fjalë, sa që sahabet e ulnin vetën para tyre - edhe pse ata e morën diturinë nga sahabet - atyre nuk u bëri dobi fjala La ilahe il-Allah, as adhurimi i shumtë që bënin, dhe as të thirrurit me Islam, pasi erdhën me diç që e kundërshton Sheriatin. Njashtu edhe ajo që e përmendëm lidhur me vrasjen e Pejgamberit të çifutëve dhe të luftuarit e sahabeve të fisit Beni Hanife.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Fjala e ibën Rexhebit



Ibën Rexhebi në broshurën e tij të quajtur "Kelimetu el-Ihlas', në lidhje me fjalët e Pejgamberit, "Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të thonë La ilahe il-Allahve enne Muhameden Resulullah," tha:"Omeri dhe një grup prej sahabeve erdhën në përfundim se ai që vjen me dy shehadetet, nuk dënohet në dynja pas thënies së kësaj fjale. Kështu që nuk morën qëndrim për luftimin e atyre që nuk e jepnin zekatin. Kurse Ebu Bekri kuptoi se kjo nuk e pengon luftimin e tyre, vetëm në qoftë se i kryejnë obligimet ndaj saj, për shkak të fjalëve të Pejgamberit:"Në qoftë se e bëjnë këtë (e thonë fjalën La ilahe il-Allah) ata e mbrojnë jetën e tyre nga unë, veçse me meritën e saj (nëse bën vepër që meriton ndëshkim të tillë) dhe llogaria e tyre do të jetë te Allahu". Ai tha:"Zekati është e drejtë e pasurisë". Ky përfundim me të cilin erdhi Ebu Bekri, është transmetuar qartë nga disa sahabe, prej tyre është ibën Omeri, Enesi dhe të tjerë, se Pejgamberi ka thënë:"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë La ilahe il-Allah ve enne Muhameden Resulullah, ta falin Namazin dhe ta japin Zekatin". Këtë e argumentojnë edhe fjalët e Allahut:


"Por në qoftë se ata pendohen, e falin Namazin dhe e japin Zekatin, atëherë ua leni rrugën të lirë". (Teube, 5)


"Por në qoftë se ata pendohen, e falin Namazin dhe e japin Zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe". (Teube, 11)


Për shkak se vëllazëria në fe nënkupton kryerjen e farzeve së bashku më Tevhidin, dhe se pendimi (tovbeja) nga shirku nuk bëhet vetëm se me Tevhid. Kur Ebu Bekri ua arsyetoj sahabeve mendimin e tij, u kthyen me të dhe e panë se ai kishte të drejtë.


Kur kuptohet se ndëshkimi që jepet në këtë botë, nuk pezullohet tërësisht nga ai që përmbush dy shehadetet, por dënohet për thyerjen e ndonjë të drejtë prej të drejtave të Islamit, kësisoj është edhe dënimi i ahiretit".


Gjithashtu tha:"Një palë tjetër e dijetarëve thanë se këto hadithe i shërbejnë qëllimit se të shqiptuarit e fjalës La ilahe il-Allah është shkak për hyrjen në Xhennet dhe shpëtimin nga Zjarri, dhe se ajo e bën të domosdoshme këtë. Por ajo nuk e bën të domosdoshme këtë punë vetëm se me grumbullimin e kushteve të saj dhe heqjen e pengesave. Ndodh që nuk e bën të domosdoshme këtë për shkak të mungesës së ndonjë kushti apo ekzistimit të ndonjë pengesë. Këtë mendim e ka zgjedhur Vehb bin Munebbih dhe është më i qarti. Më pas e ka përmendur tregimin e Hasen el-Basriut, se ai i kishte thënë Ferezdekut kur qe duke e varrosur gruan e tij:


"اka ke përgatitur për këtë ditë?"


"Dëshminë La ilahe il-Allah, qe shtatëdhjetë vite", – iu përgjigj ai.


"Sa përgatitje e mirë! Mirëpo fjala La ilahe il-Allah ka kushte, andaj ruaju akuzimit të grave të dëlira".


I është thënë Hasenit se disa njerëz po thonë se ai që thotë La ilahe il-Allah hyn në Xhennet. "Ai që thotë La ilahe il-Allah dhe përmbush të drejtat dhe obligimet ndaj saj, hyn në Xhennet", – u përgjigj ai.


Vehb bin Munebbih i është përgjigjur atij që e kishte pyetur se fjala La ilahe il-Allah, a nuk është çelësi i Xhennetit? Ai i tha:"Gjithsesi. Mirëpo çdo çelës ka dhëmbë. Nëse vjen me çelësin që ka dhëmbë, do të hapet, përndryshe jo".
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Mendoj se këto citate që solla nga dijetarët janë të mjaftueshme për ndriçimin e kësaj paqartësie, për të cilën janë kapur ata që menduan se ai që thotë La ilahe il-Allah nuk bie në kufër (nuk del nga Islami), pa marrë parasysh sa lloje të shirkut të madh bën, prej shirkut që praktikohet sot te varrezat e njerëzve të mirë, e që këto i kundërvihen dhe e hedhin poshtëë plotësisht fjalën La ilahe il-Allah. Kjo është rruga e të devijuarve të cilët marrin prej citateve të përgjithësuara, të cilat mendojnë se janë argument i tyre dhe e lënë atë që u shpjegua dhe u sqarua nga citatet e shkoqitura. Si puna e atyre që besojnë një pjesë të Librit dhe e mohojnë pjesën tjetër. Allahu në lidhje me këtë soj të njerëzve thotë:"Ai është i Cili ta ka zbritur ty (O Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete plotësisht të qarta të cilat janë themelet e Librit, dhe të tjera jo krejt të qarta (për t'u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar Fitneh (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi, etj.) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta. Por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije thonë:'Ne besojmë në të. I tëri (Ajete të qarta dhe të paqarta) është nga Zoti ynë'. Dhe nuk marrin mësim veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë. (Ata thanë):'Zoti Ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi më i Madh. Zoti Ynë! Vërtet je Ti Ai i Cili do të grumbullojë të gjithë njerëzit bashkë në Ditën për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Vërtet, Allahu kurrë nuk thyen Premtimin e Tij". (Ai Imran, 7-8)"


O Allah, na e trego të vërtetën dhe na e lehtëso ta pasojmë atë, dhe na bëj që ta shohim të kotën si të kotë dhe mundësona që të largohemi nga ajo…




6 – Gjurmët që lë fjala La ilahe il-Allah


Kjo fjalë, kur thuhet me besnikëri e sinqeritet dhe punohet me kërkesat e saj, lë gjurmë të çmuara tek individi dhe shoqëria. Nga më të rëndësishmet (veçojmë):


1- Bashkimi i cili prodhon fuqinë muslimane dhe fitoren ndaj armikut, sepse ata kanë përqafuar një Fe dhe një Akide, siç thotë Allahu i Lartësuar:"Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur'anit) dhe mos u ndani në mes jush…". (Ai Imran, 103)


"ثshtë Ai i Cili të ka mbështetur ty me Ndihmën e Tij dhe me besimtarët. Dhe ai i ka bashkuar zemrat e besimtarëve. Sikur ti të kishe shpenzuar gjithë ç'ka në tokë, nuk do t'i kishe lidhur aq fort zemrat e tyre, por është Allahu që i bëri bashkë ato. S'ka dyshim se Ai është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjykatës". (Enfal, 62-63)


Kundërshtimet në Akide janë shkak për ndarje, konflikt dhe luftë siç thotë Allahu i Lartësuar:


"Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e gupe, ti (o Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta". (Enam, 159)


"Por ata (njerëz) e kanë coptuar fenë e tyre në degëzime, secili grup duke u kënaqur me besimin e vet". (Mu'minun, 53)


Njerëzit nuk i bashkon gjë tjetër veç Akides, e cila është prodhim i Imanit dhe Tevhidit, e që këto janë kërkesat e fjalës La ilahe il-Allah. Për këtë mund të marrësh mësim nga gjendja e arabëve para ardhjes së Islamit dhe pas ardhjes se tij.


2- Sigurimi i qetësisë dhe sigurisë në bashkësinë monoteiste e cila jeton në varësi nga fjala La ilahe il-Allah. اdonjëri merr atë që e lejoi Allahu dhe e lë atë që e ndaloi Ai, në bashkëveprim me Akiden e cila ia dikton atij këtë. Dhunohen cenimet, padrejtësitë dhe sulmet, dhe zëvendësohen me ndihmesë, dashuri, mbështetje dhe përkrahje për hirë të Allahut, duke punuar me fjalët e Allahut të Lartësuar:"Padyshim që besimtarët janë vëllezër (në Islam)". (Huxhurat, 10)
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Kjo duket qartë te gjendja e arabëve para se të jetonin me këtë fjalë dhe pasi jetuan me të. Ishin armiq lufte që mburreshin me vrasje, grabitje, plaçkitje. Ndërsa kur e jetësuan atë u bënë vëllezër të dashur, siç tha Allahu i Lartësuar:"Muhammedi është i Dërguar i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj kafirave dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre" (Feth, 29). "Dhe përkujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja. Kështu që me Mëshirën e Tij, ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam)". (Ali Imran, 103)


3- Arritja e mbizotërimit dhe marrja e pushtetit në tokë, qëndrueshmëria përball rrymave të dogmave të ndryshme, siç thotë Allahu i Lartësuar:"Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t'ua sigurojë atyre vazhdimësinë (e sundimit) në Tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre. Dhe se Ai do t'ua sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t'u japë atyre siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht që) këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos më bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua". (Nuur, 55)


Për të arritur këto synime kaq të larta, Allahu i Lartësuar ndërlidhi adhurimin e Tij me lënien e adhurimeve tjera veç Tij, e që kjo është domosdoshmëri e fjalës La ilahe il-Allah.


4- Ai që thotë La ilahe il-Allah dhe punon me kërkesat e saj, fiton prehje shpirtërore dhe normalizim mendor, sepse adhuron një Zot, i di detyrimet ndaj Tij dhe e di çka e kënaq Atë, andaj dhe i punon ato. E di çka e hidhëron Atë dhe i largohet asaj përkundër atij që adhuron shumë zota. اdo njëri prej tyre ka dëshira (kërkesa) që nuk i ka tjetri dhe bën organizime që nuk e bën tjetri, siç tha Allahu i Lartësuar:"A janë më mirë shumë përëndi të ndryshme apo Allahu, Një, i Vetmi, i Papërballueshmi, më i Larti?" (Jusuf, 39)


"Allahu ju sjell një shembull: një rob e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së bashku (si ata që adhurojnë shumë zota përkrah a përveç Allahut), që grinden me njëri-tjetrin, dhe një rob i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm (si ata që adhurojnë Allahun Një e të Vetëm), a janë këta të dy të barabartë në krahasim?" (Zumer, 29)


Ibën Kajimi thotë:"Këtë shembull Allahu i Lartësuar e dha në lidhje me mushrikun (idhujtarin) dhe muvehidin18. Mushriku është në gradën e robit, i cili është bashkëpronësi e një grupi që grinden, kundërshtohen dhe polemizojnë. Pasi mushriku adhuron shumë zota, Allahu i Lartësuar e krahasoi me një rob i cili është bashkëpronësi e një grupi, që konkurrojnë cilin ta shërbejë. Ai nuk mund t'i kënaqë që të gjithë. Ndërsa kur muvehidi adhuronte vetëm Allahun Një, e krahasoi me një rob i cili është pronë e një njeriu të vetëm që i dorëzohet atij, që di kërkesat e tij dhe rrugën për të cilën e kënaq atë. Ky është në pushim ndaj hamjeve të të shoqëruarve në të. Madje ai i është dorëzuar pronarit të tij pa u nxënë për të, me gjithë përdëllimin, mëshirën dhe dhembshurinë për të, bamirësinë ndaj tij dhe kujdesin për interesat e tij. Pra, a barazohen këta dy robër!!?"
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

5– Arritja e lartësisë dhe madhështisë për të zotët e fjalës La ilahe il-Allah në dynja dhe ahiret. Allahu i Lartësuar thotë:"Jini Hunefa Lil-lah (për të adhuruar vetëm Allahun) duke mos i vënë Atij shok. Dhe kushdo që i emëron shokë e të barabartë Allahut, kjo është sikur ai të kishte rënë nga qielli dhe ta kishin kapur zogjtë, ose sikur era ta kishte hedhur në një vend të largët e të humbur" (Haxhxh, 31). Ajeti tregon se Tevhidi është i lartë dhe i ngritur, dhe se shirku është i ulët dhe i rënë poshtëë.


Ibën Kajimi thotë:"E ka ngjasuar Imanin dhe Tevhidin me lartësinë, gjerësinë dhe lavdinë e tij, si dhe me qiellin i cili është vendarritja dhe vend-lëshimi i tij. Prej aty është lëshuar në tokë dhe prej tokës ngrihet atje. E krahasoi lënësin e Imanit dhe Tevhidit me rënien nga qielli në ultësirën më të thellë - për sa i përket shtrëngimit të fortë që ka dhe dhimbjeve të grumbulluara, dhe zogut të cilit i rroken pjesët e tij dhe i copëtohen copë-copë, me shejtanët që i çon Allahu dhe e rrethojnë, e shqetësojnë dhe e tronditin derisa e qojnë në humnerë. Kurse era e cila hidhet me të në një vend të largët e të humbur, është epshi i cili e mbartë që hedh në vendin më të ulët dhe më të largët nga qielli".


6- E mbron gjakun, pasurinë dhe nderin. Pejgamberi thotë:"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të thonë La ilahe il-Allah. E në qoftë se e bëjnë këtë (e thonë fjalën La ilahe il-Allah), ata e mbrojnë jetën dhe pasurinë e tyre nga unë, veçse me meritën e saj".


Fjalët e Pejgamberit:"Veçse me meritën e saj", d.m.th. nëse ata e thonë atë, mirëpo nuk pranojnë që t'i kryejnë obligimet ndaj saj siç janë Tevhidi, largimi nga shirku, dhe plotësimi i shtyllave të Islamit. Kjo nuk e mbron pasurinë dhe gjakun e tyre. Bile luftohen dhe u merret pasuria e tyre si plaçkë për muslimanët, siç veproi me ta Pejgamberi dhe kalifet e drejtë pas tij.


Kjo fjalë lë edhe gjurmë tjera te individi dhe bashkësia në ibadet, muamelat19, edukatë, moral…


Me ndihmën e Allahut vjen suksesi. Salavati dhe selami qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Përktheu: Blerim Krasniqi
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Kjo fjal eshte kusht per nje musliman
Me kete e verteton se Zoti eshte Nje

dhe deklarohet musliman gjithashtu... teme shume e mire...
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

pse nuk i perdorni keto fjale ne shqip kur te gjitha kane perkthimin e tyre te pershtatshme ne shqip, eshte doemosdoshmeri apo preference???
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

pse nuk i perdorni keto fjale ne shqip kur te gjitha kane perkthimin e tyre te pershtatshme ne shqip, eshte doemosdoshmeri apo preference???

Domosdoshmeri eshte ne adhurime (namazi,leximi i Kur'anit etj). Lutjet jashte namazit, mund te behen edhe ne shqip.

p.s. Nuk ka perkthim te pershtatshem ne shqip.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Domosdoshmeri eshte ne adhurime (namazi,leximi i Kur'anit etj). Lutjet jashte namazit, mund te behen edhe ne shqip.

p.s. Nuk ka perkthim te pershtatshem ne shqip.

Pse eshte doemosdoshmeri, superioritet gjuhesor, afrimitet i krijuesit tuaj me nje apo nje tjeter gjuhe???

Si nuk paska perkthim, ju ne te gjitha postimet shkruani perkthimin shqip ne kllapa, por qe deshtoni ti perdorni.
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Pse eshte doemosdoshmeri, superioritet gjuhesor, afrimitet i krijuesit tuaj me nje apo nje tjeter gjuhe???

Si nuk paska perkthim, ju ne te gjitha postimet shkruani perkthimin shqip ne kllapa, por qe deshtoni ti perdorni.

Nuk ka alfonc, shume thjesht dhe logjike.

E si menduat ju se u ruajt i pandryshuar Kur'ani deri me sot?

Ky eshte njeri nga shkaqet pra. I percjellur brez pas brezi deri tek ne, gjenerate pas gjenerate. Nga perkthimi/pershtatja e mesojme kuptimin. Po ta largonin origjinalin dhe secili ta mbante perkthimin e gjuhes se tij, deri tani nuk do te gjeje liber te njejte, e ndoshta as te perafert.

Namazi tek muslimanet behet ne gjuhen arabe. Nuk eshte kjo vetem per shqiptaret, por per 1.5 miliard musliman. Nese flasim per lutjet jashte namazit, ato mund te behen edhe ne shqip pa problem.

Gjuha arabe eshte gjuhe e pasur. Ka rreth 14 milion fjale, ndersa gjuha jone rreth 40 mije nese nuk gaboj. Tash besoj se mund ta kuptosh me lehte se perse nuk ka perkthim te pershtatshem.

Merre shembull fjalen "atom" ! Para 14 shekujve askush s'ka ditur fare se c'eshte atomi. Ndersa ne Kur'an, permendet atomi si "therrmije", e cila nuk dihej fare.

Fjalori qe perdorin studentet jo-arab, Arabisht-Arabisht eshte 20 vëllime. Kurse fjalorin qe perdorin hulumtuesit eshte mbi 20 vellime, sa qe, nje fjalor Arabisht-Arabisht ne Aleksandri eshte 133 vëllime.

Vetem emrin "Luan" ka me shume se 90 emra ne gjuhen arabe.


Kjo ishte ne pika te shkurtera rreth gjuhes arabe dhe rreth asaj se perse nuk kane perkthim te pershtatshem ato qe jane cekur :)

Ju pershendes tani !
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Nuk ka alfonc, shume thjesht dhe logjike.

E si menduat ju se u ruajt i pandryshuar Kur'ani deri me sot?

Ky eshte njeri nga shkaqet pra. I percjellur brez pas brezi deri tek ne, gjenerate pas gjenerate. Nga perkthimi/pershtatja e mesojme kuptimin. Po ta largonin origjinalin dhe secili ta mbante perkthimin e gjuhes se tij, deri tani nuk do te gjeje liber te njejte, e ndoshta as te perafert.

Namazi tek muslimanet behet ne gjuhen arabe. Nuk eshte kjo vetem per shqiptaret, por per 1.5 miliard musliman. Nese flasim per lutjet jashte namazit, ato mund te behen edhe ne shqip pa problem.

Gjuha arabe eshte gjuhe e pasur. Ka rreth 14 milion fjale, ndersa gjuha jone rreth 40 mije nese nuk gaboj. Tash besoj se mund ta kuptosh me lehte se perse nuk ka perkthim te pershtatshem.

Merre shembull fjalen "atom" ! Para 14 shekujve askush s'ka ditur fare se c'eshte atomi. Ndersa ne Kur'an, permendet atomi si "therrmije", e cila nuk dihej fare.

Fjalori qe perdorin studentet jo-arab, Arabisht-Arabisht eshte 20 vëllime. Kurse fjalorin qe perdorin hulumtuesit eshte mbi 20 vellime, sa qe, nje fjalor Arabisht-Arabisht ne Aleksandri eshte 133 vëllime.

Vetem emrin "Luan" ka me shume se 90 emra ne gjuhen arabe.


Kjo ishte ne pika te shkurtera rreth gjuhes arabe dhe rreth asaj se perse nuk kane perkthim te pershtatshem ato qe jane cekur :)

Ju pershendes tani !

* kjo me duket shume e ulet, pasi eshte nje lloj impenjimi dhe "detyrimi" per te mesuar arabisht. Nese zoti egziston ai duhet te dije dhe flase te gjitha gjuhet e botes, nese ai eshte krijues i botes ai duhet te pranoje te gjithe pa dallim rrace apo kulture, nese zoti egziston atehere ta them une me plot gojen se arabizmi nuk eshte perpara shqipes ne asnje aspekt, nuk ka me shume vlera dhe nuk eshte me e pasur per te krijuar nje lidhje me te pasur me krijuesin. Nese ajo ka nje avantazh eshte sepse ti shqiptar me gjak e perul gjuhen tane dhe e perdor ne momentet me personale sic eshte lutja dhe e transfromon ate tek trashigimtaret tuaj.

Perndryshe zoti juaj eshte i paditur nese ai nuk flet te gjitha gjuhet e botes, eshte i padrejte nese nuk pranon te gjitha dialektet dhe gjuhet e botes si gjuhe komunikimi ndermjet tij dhe krijesave te tij.

Kjo eshte e papranueshme por fatkeqesisht edhe e pakonceptueshme per praktikues si ju qe e perdorin ate.

Kjo me ngjan per mua si per mbi 1 miliard jo arab mosmirenjohes per gjuhen, kulturen dhe traditen e tyre me shume sesa dedikim dhe pranim ndaj zotit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Ne rregull Alfonc. Kerkove pergjigje, une e solla pergjigjen. Une e dua gjuhen time, gjuhen shqipe. Dhe jam krenar qe jam shqiptar. Ka dashur Zoti t'jem shqiptar. Cfare t'keqe ka ketu? Sdq, ajo eshte tjeter teme. Nuk jam une ai qe e perul gjuhen shqipe. Eshte gjuha arabe ajo qe e kane thirrur "nena e gjuheve" ! Andaj, nese ke ndonje fakt qe do t'na tregonte se gjuha arabe nuk eshte e pasur, nuk i ka aq fjale sa i ceka etj etj...Urdhero, argumentet gjithmone i mirepres:)
Vetem te lutem, mos kerce nga tema ne teme tani. Perderisa nuk sjell deshmi, s'kam perse te mirrem me ty...A thua ia vlen vallë ?

Me t'mira =)
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Ne rregull Alfonc. Kerkove pergjigje, une e solla pergjigjen. Une e dua gjuhen time, gjuhen shqipe. Dhe jam krenar qe jam shqiptar. Ka dashur Zoti t'jem shqiptar. Cfare t'keqe ka ketu? Sdq, ajo eshte tjeter teme. Nuk jam une ai qe e perul gjuhen shqipe. Eshte gjuha arabe ajo qe e kane thirrur "nena e gjuheve" ! Andaj, nese ke ndonje fakt qe do t'na tregonte se gjuha arabe nuk eshte e pasur, nuk i ka aq fjale sa i ceka etj etj...Urdhero, argumentet gjithmone i mirepres:)
Vetem te lutem, mos kerce nga tema ne teme tani. Perderisa nuk sjell deshmi, s'kam perse te mirrem me ty...A thua ia vlen vallë ?

Me t'mira =)

Per te krijuar afrimitet ndermjet besimtareve dhe krijuesit asnje gjuhe nuk ka perparesi sic duket asnjehere nuk arrini te kuptoni mire shqipen. nese zoti egziston perseris ai nuk do te kete preferenca gjuhesh, por do te dije te kutpje zemren e cdokujt ne cdo lloj gjuhe. Nese ai deshton per te ditur te gjitha gjuhet e botes atehere ai eshte i paditur.

"Nena e gjuheve," ketu islami del akoma tek injoranca dhe kontradiktat e pafund te saj. "babai i profeteve" Abrahami fliste gjuhen cifute, po ashtu profetet e tjere si moisiu e shume te tjere. Megjithate ne kuran ka pjese te shkeputura nga keto profete qe nuk jane asgje me shume sesa te perkthyera arabishtja si gjuhe jo primare, dmth jo e perdorur qe ne fillim arrin te deklaroje superioritetin e saj kunder gjuhes burimdhenese.

Nuk ka asgje te keqe per te qene shqiptar, e keqja eshte nese je i lindur i tille dhe jeton duke e perqeshur, perulur dhe gjunjezuar ate identitet.
 
Per te krijuar afrimitet ndermjet besimtareve dhe krijuesit asnje gjuhe nuk ka perparesi sic duket asnjehere nuk arrini te kuptoni mire shqipen. nese zoti egziston perseris ai nuk do te kete preferenca gjuhesh, por do te dije te kutpje zemren e cdokujt ne cdo lloj gjuhe. Nese ai deshton per te ditur te gjitha gjuhet e botes atehere ai eshte i paditur.

"Nena e gjuheve," ketu islami del akoma tek injoranca dhe kontradiktat e pafund te saj. "babai i profeteve" Abrahami fliste gjuhen cifute, po ashtu profetet e tjere si moisiu e shume te tjere. Megjithate ne kuran ka pjese te shkeputura nga keto profete qe nuk jane asgje me shume sesa te perkthyera arabishtja si gjuhe jo primare, dmth jo e perdorur qe ne fillim arrin te deklaroje superioritetin e saj kunder gjuhes burimdhenese.

Nuk ka asgje te keqe per te qene shqiptar, e keqja eshte nese je i lindur i tille dhe jeton duke e perqeshur, perulur dhe gjunjezuar ate identitet.

I themi edhe shqip o alfonc i themi: Deshmoj se nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet perveq Allahut dhe se Muhamedi a.s. eshte rob dhe i derguari (emisar) i tij dhe nuk prish pune por ja qe origjinali shpreh shume me shume se kjo fjale shqip. Tani ti themi te gjitha domethenjet shqip, nuk na del dita te nisim me ndonje verset tjeter qe eshte akoma me i thelle e qe shqipja ngel per ta shprehur tere ate qe thot.

Tjetra, eshte origjinal dhe ne kete menyre ruhet Libri, pra origjinal.

Nuk e di pse e keni manine t'ia nderroni kahjen temes, hap teme ne vete dhe pyet per linguistiken atje dhe debatojme pastaj sa te doni!

Tere bota islame kur ta degjoj fjalen La ilahe il Allah e di dhe e kupto ne gjuhen e tij cka do te thot dhe e di qe ti qenke musliman. Po i the shqip nje indoneziani apo pakistanezi a te kupton ai ty? Ose kinezi gjermani anglezi etj. Te vetmen fjal qe do ta kuptojne eshte Allahu dhe Muhamedi, tjeter nuk dijn a po shan a cfare je duke thene.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Tere bota islame kur ta degjoj fjalen La ilahe il Allah e di dhe e kupto ne gjuhen e tij cka do te thot dhe e di qe ti qenke musliman. Po i the shqip nje indoneziani apo pakistanezi a te kupton ai ty?

Po si i bahet kur flet me nje shqiptar, ketu po behej fjale per ne shqiperi. Shqiptaret flasin ne dialekt por flasin te njejten gjuhe, me te miren e botes. :eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh:
 
Titulli: Domethënia e fjalës La ilahe il Allah

Po si i bahet kur flet me nje shqiptar, ketu po behej fjale per ne shqiperi. Shqiptaret flasin ne dialekt por flasin te njejten gjuhe, me te miren e botes. :eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh:

Nuk ka shqiptare (e aty je edhe ti dhe gjithe katoliket) e te mos e dije kuptimin e asaje fjale, prandaj.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top